Vasil Ndeko, Bashkia do te ndaje banesat sociale me defter bakalli

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Vasil Ndreko , sekretari i përgjithshëm i prefekturës së qarkut Fier pohon se banesat sociale nuk janë ndarë pasi bashkia i ka në lista bakalli. Ka shumë ankesa për persona që nuk meritojnë. Do kontrollohen dosjet një e më një dhe do të verifikohen në terren. Në lista s’janë futur qyterë që kanë 20 vjet që aplikojnë dhe janë future të rinj 22 vjecar që kanë 6 muaj në Fier

 

Vasil Ndreko që mban postin e sekretarit të përgjithshëm të prefekturës së qarkut Fier  në një intervistë për GSH pohon qartë dhe prerë se  qytearët që pretendojnë që të përfitojnë nga banesat sociale që do të ndajë këshilli bashkiak  do të vonohen akoma edhe një muaj. Kjo është për shka se bashkia deri mëngjesin e sotëm listat I ka pasur në letër bakalli pa kokë, pa stemë dhe pa anëtarët e komisionit dhe firmat e tyre. Pas këmbënguljes sime personale por edhe të këshiltarëve  nga Aleanca për qytetarin  mëngjesin e sotëm mbërin në zyrën e tij një listë serioze, ashtu sic e kishin këkruar, pohon Ndreko.

 

   Nga ana e tij Ndreko pohon se nga 193 aplikantë  do të përfitojnë vetëm vetëm ata që kanë dosjet e plotësuara sic I këkron ligji dhe në përfundim vetëm 96 do të marrin banesa të cilat janë 2 + 1, 1 + 1, dhe garsoniera.

 

    Zoti Ndreko si qëndron problem i listës së të pa strehëve në bashkinë Fier që ju pohoni  se janë letër bakalli ?

 

  Problemi I ndarjes së banesave sociale ka kohë që duhet të sihin ndarë prej këshillit bashkiak. Kjo vonesë ka ardhur për shkak se  sa herë që  këshilltarët e aleanca për qytetarin në bashkinë Fier kërkonte listën përfundimtare të qytetarëve që kishin aplikuar ata sillnin një listë pa kokë, pra stem,  dhe pa emrat e komisionit dhe firmat e tyre që do të thotë  një listë që mund të bënte kushdo, pra defter bakalli. Pas këmbënguljes sonë disa javore  më në fund mëngjesin e sotëm në zyrën time  vjen një listë që është seriuoze me stemë, dhe me emrat e komisonit si dhe firmat e tyre.

 

A keni vënë re parregullsi në këtë listë ?

 

Nuk mund të flas për parregullsi pasi lista ka 193 emra qytetraësh ku nga këta  një pjesë do të kualifikohen për garim dhe fitues do të jenë vetëm 96 sepse kaq është numuri I apartamenteve që do të ndahen. Ne jemi në kuadër të verfikimeve.

 

Që do të thotë ?

 

Do të këkrojmë të gjitha dosjet e aplikantëve. Ata që plotësojnë kushtet në bazë të dokumentacionit   që parashikon ligji për këtë rast do të kualifikohen për garim. Më pas do të garojnë ata që e meritojnë me dokumentacion të saktë dhe në bazë të pikëve do të fitojë ai që e meriton.

 

Ju thatë që do të bëni verifikimet tuaja në terren , cfarë do të thotë kjo ?

 

Në zyrën time kanë ardhur  me hjetra ankesa , bile po them që rrethë 15 persona kanë takim pasi të përfundojë intervistën me ju. Në bazë të informacuioneve të ardhura nga ankesat e qytetarëve  mësojmë se dhgjetë qytertarë kanë nga 20 deri në 5 vjet që aplikojën dhe nuk I fusin në listë për të konkuruar ndërkohë që ka të tjerë , mos përmënd emra pa verifikim, që kanë 6 muaj në fier , janë 22 apo 30 vjecë pa asnjë llojë kontributi në këtë qytet dhe futen në listë për të konkuruar. Po u jap edhe ankesa të tjera futen në listë për të konkuruar për të marrë banesë sociale banorë  që në fshat kanë marrë tokë, kanë mbjellë ullijë dhe kanë përfituar nga suvencionimi I qeverisë dhe dalin pa tokë, pa shpi janë të pa strehë në qytetin Fier. Këto parregullsi duhet të hiqen, të riparohen, ta marrë banesan ai që e meriton. Nuk mund të lihet pa banesë një qytetar , kryefami8ljar 20 apo 10 vjet në Fier që ka kontribuar për këtë qytet  dhe të konkuroijë  një tjetër që ka tokë  në fshat dhe ka 6 muaj në Fier  dhe më keq që është edhe moshë e re. Neë fund të fundiut kush e meritonë le të konkurojë dh eta gëzojë banesën.

 

Si do të procedohet për ndarjen e këtyre banesave sociale ?

 

Do të këkrojmë që komisonit ti bashkangjitet edhe një shtese ku do të jenë një këshiltar për cdo forcë politike që është në këshillin bashkiak. Do të kontrollohet dokumentacioni I cdo dosje për cdo aplikant. Këto dokuemnta që ka dosja do të verifikohet në terren , në fshatin ku ka qënë aplikanti, në kadastrën e komunës, në zyrën e hipotekës në Fier apo qark. Më pas ata që janë tërregullt sipoas ligjit do të konkurojnë. Nga konkurentët ata që kanë më shumë pikë do të fitojnë banesa 2 + 1, 1 + 1  dhe garsonierë .  Ta gëzojë banesën sociale ai që e meriton. Këtë gjë kemi ëkkruar prej kohësh nga këshilltarët socialsitë , por ata nuk janë dakortë  dhe prandaj ka ardhur kjo vonesë në ndarjne e këtyre 96 banesave.

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Astrit Cuko 31 May, 2012 02:35:14
Vasil Ndreko u kthye nga komunist ne demokrat mbasi beri krushqi me camin per te mar turizmin.Cifti i batakcinjeve Robert Bitri(ish kryetari socialit i keshillit te rrethit dhe mik nen rrogoz i Viktor Margilajt)dhe Vasil Ndreko drejtojn sot prefekturen e Fierit.
avatar
Delli USA 29 July, 2012 09:50:23
Me vjen mire qe z. Astrit Cuko shkruan nje te vertet.Vasil ndreko i biri i nje oficeri madhor te korpusit dhe vellaj i Merita Ndrekos ish kryetare e gruas socialiste u be me Saliun pikerisht per te rrembyer turizmin duke u bere ortak me nje cam.Vellezerit siamez Margilaj-Bitri-Ndreko i njohin gjithe fieraket si tre musketier qe rrembyen sa munden ne Fier.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00