Nga malet tek pusi i projektit per nafte e gaz

Font size: Decrease font Enlarge font

E  Henë datë 6 Gusht 2012 ;I mbytur në kujtime dhe në djersë,qendroj i vetmuar,në katin e tretë të një ndëtese të lagjes ASTORIA në NEW YORK. Pres ,por nuk e di se ç’pres?! Ndofta një pëllumb?! Të vij ,pse mos  të vij dhe të qendroi  në dritaren time?! E pres pëllumbin ,  të  dërguar nga kolegët, shokët dhe miqtë e mij,nga Vendi im Shqipëria! Ti dhuroj atyre zemrën time , duke i thenë:nuk mund të qëndroj  i vetëm pa ju?!Pëllumbin ma ktheni ,që të më kujtoj  vazhdimisht ju dhe shoqërinë tonë ?!Natë dhe ditë  i ulur në një karrige pranë dritares shohë dhe dëgjoi zhurmën  e makinave të mëdha dhe shumë të renda,me ngarkesa gjigande, që kalojnë në një nga rrugët kryesore të New Yorkut. Në telefon, kolegët e mij më thonë: për ne  është  endër ardhja në New York;qendra e botës për lidhjet njerzore dhe biznesin. Endër?! po endër, për të parë botën e besoj, por jo, për të ndërruar vendin ;ku linde  punove dhe jetove?! Eshtë e vërtetë, se në vendet e zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar ka kushte të mira jetese.  Jeta është lëvizje, ajo shpreh punën dhe dashurinë njerzore,kudo  dhe për këdo , që e kupton ate.Duhet të punosh dhe të mos bjesh në nostalgji,sepse pa pune nuk ndërtohet jeta o njeri!. Kush e kupton dhe e do të ardhmen, me të gjitha vështirsit e saj,qëndron dhe punon në vendlindje?!

Mu kujtuan malet e vendit tim, të dashur dhe adhuruar! Nuk  është e lehtë të punosh, të studjosh dhe analizosh shkëmbinjt e maleve?! Nuk kam parasysh vetëm , të nxehtit e stinës së Verës;as  të ftohtit apo shiun e  fortë të Dimrit , që nuk të mishronin?! Nuk llogaris  lodhjen fizike, që e përballonte fiziku rinorë i atëhershëm . Sigurisht Gjeologët e ndjenin   mungesën  e familjes dhe të shoqëris, por i kalonin ato me të gjitha  vështirsit përkatëse ,duke venë në qendër të vëmendjes detyrën e lartë, për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve  të naftës. Të gjitha profesionet e ndimonin ekonomin e vendit,por “populli thoshte dhe thotë” nafta e mbante gjallë ; dhe e mbanë ekonominë e një vendi.”  

Dyzet e tetë vjetë kam punuar per kërkimin dhe zbulimin e naftës dhe të gazit. Gati! Gjysmën e jetës e kam kaluar nëpër malet e Shqipërise!. Kur dikush do të më pyesi :si nuk u lodhe  dhe nuk u mërzite?! Unë do ti   përgjigjem : dhe në këtë moshë tani do të fluturonja tek malet e mij! Me dëshirë të madhe do të punonja, do ti studjonja dhe analizonja përsëri, ata shkëmbinj ,që  më flisnin, por dhe  më flasin duke më thirrur ,ndofta dhe për të vdekur mbi ta?!Do të jet kënaqsi dhe fat për mua të eci i lirë në ajrin e pastër, të shtrihem mbi ta dhe të pi ujin e pastër të burimeve. Pasioni im ,ka qenë, është dhe do të jet : Studimi gjeologjik i  maleve tona të Shqipërisë.Kjo sepse, malet janë burimi primar për studimin e shtresave gjeologjike, për të arritur në pëfundime të sakta  në ndërtimin gjeologjike të vendit tonë.  Vetëm duke u bazuar në këto studime shkencore  ,puset  do të takojnë me siguri objektin ,qe kërkohet[ naftën dhe gazin]. Pikërisht ,ky ka qenë dhe qëllimi i kolegve të mij gjeologë,që  u burgosën dhe u pushkatuan nga regjimi diktatorial komunist.Diktatura vrau vetëm trupin e tyre ,por jo shpirtin ; ëndrrat  dhe pasionin për studimet gjeologjike . Ata vranë familjet dhe fëmijt e tyre,por jo dëshirën, për të zbuluar vendburime nafte , në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur dhe të varfër. Endërrat e tyre nuk u shuan ,sepse ne kolegët dhe shokët e të njejtës punë i vazhduam studimet dhe kërkimet  gjeologjike për zbulimin e  vendburimeve të  naftës dhe gazit.E kujtoj me nostalgji ,punën e grupit tonë  të kabinetit të përgjithsimeve dhe projektimeve, në projektimet e puseve të naftës. Ecjet  me hartë në dorë nëpër  rajone të ndryshme, për të kontrolluar dhe verifikuar kufijt gjeologjike,prishjet[këputjet]tektonike,formën strukturore,krahët e tyre, periklinalet,e tj. ;të dhena nga rilevimet.Në një nga këto eskursione verifikuese në rajonin e Cakranit; grupi i përber nga Koço  Plaku[shefi I kabinetit],milto Gjikopulli, Thanas Nasto dhe unë shkonim për verifikimin e problemeve gjeologjike  të përmendur më sipër.

Zakonisht, për tu  çlodhur uleshim nën hijen e  pemeve, pranë  ndonji burimi.Gjatë kohës pushimit fillonin diskutimet për problemet gjeologjike të sheqerosura nga shakatë e Thanasit.Ajo është prishje e sigurt dhe nuk e luan topi, u shpreh Koço  Plaku!Prit ore  Koço prit?!ju përgjigj Thanasi ,se jemi ngopur me topat e tua! Dhe u ngrit për  të ikur nga frika e Koços. Ulu, ulu se nuk do merrem me një budalla si ty?! E di e di, por unë ç’do gje e pres nga ty u përgjigj Thanasi. Ndërkohë, Miltua mu drejtua mua: Afrou pak tek harta, se duhet diskutuar më shtruar pozicioni i kësaj prishjeje;ajo, nuk duket shumë e qartë?! Në çastin kur unë u afrova  tek harta;,ja priti Thanasi  ,duke na u drejtuar mua dhe Miltos: E ku merni vesh ju. Këtë problem mund ta zgjidhi vetëm njeriu i gjatë me trup dhe me mendje të ndritur.?! Thanasi i dhuronte Koço  Plakut, të preferuarit të tij mjaltin e shakas . O Thanas ne flasim seriozisht ,ndërsa ti  ben shaka! i tha Miltua.I lini këto, tha Koçua dhe u ngrit në kembë duke dhenë urdhër: Ti Thanas bashk me Hazbiun kontrolloni pjesën jugore të prishjes; ndësa unë dhe  Miltua do të verifikojmë anën  Veriore. Si urdhëron shoku shef, ju pëegjigj Thanasi; por a do ti besosh ti o komandant konkluzionet?! O Koço! Më mirë i verifikojmë sëbashku; ndërhyra unë; që të mos detyrohemi të vijmë për së dyti?! Unë mendoj ,tha Mitua se mendimi i Hazbiut është i drejt. Mirë e keni ju ,por përgjigjem unë për këtë pune. Jo tha Miltua përgjigjemi të katër si grup; aq më tepër, që jemi një me tre. Ore  matufa jeni ju?! ; ai po të ishte si ne nuk do të ishte berë shef tha Thanasi?!  Kështu vazhdonim , gjykonim dhe verifikonim materialet e hartave për rajonet përkatëse.Me shakatë e forta dhe simpatike të  Thanasit ne shlodheshim. Njëher; Thanasi mu drejtua mua?! Sa i lumtur je, o Hazbi ,që nuk ke probleme familjare?!Ç’ thua o Thanas po unë kam prindërit?! Kur të martohesh do të dalin  probleme me gruan dhe fëmijt, atëhere do ti kujtosh fjalët e mija.?! Ore Thanas; sa dashnore ke pasur gjate studimeve të larta në Moske? E ngacmoi Miltua . O Milto ju përgjigj Thanasi; mos i bej lemsh  problemet. Nuk kërkonja unë dashnore, sepse isha i ri , i bukur,simpatik dhe shakaxhi. Vajzat më kërkonin mua dhe jo unë ato.

Mbas verifikimit të fenomeneve gjeologjike në terren[ose  fushë siç përdoret shpesh] kthehesim në Institut. Në zyrë diskutonim materialet gjeologjike  të mbledhura në terren, sëbashku me rezultatet e analizave paleontologjike,petrografike,kimike,e tj. Në rradhë të parë, të gjitha  këto  të dhena përpunohen dhe diskutohen brenda grupit. Edhe  në zyrë nuk shpëtonim nga shakatë plot me krip të Thanasit,  të cilat i jepnin gjallëri punës grupit. Diskutimet tona ishin, jo vetëm konkrete por dhe plot dinamizëm dhe me llogjikë të fortë. Më kujtohet një rast kur Miltua mu drejtua mua: o Hazbi, unë mendoj se prishja tektonike duhet të spostohet akoma më djathtas ; të lutem hajde vështroje këtu në hartë. O Milto ! ne sëbashku si grup e përcaktuam dhe e vendosëm drejtimin e saj në terren; pse po e ndrron mendimin ti tani?! E po në prroin e Cakranit  unë me Thanasin kemi vërejtur një pikë tjetër të prishjes këputëse ; dhe sipas asaj duhet ta ndryshojmë drejtimin  e prishjes kryesore më djathtas, apo jo Thanas?! Nuk më  kujtohet, ju përgjigj Thanasi. O Thanas?  unë flas seriozisht, ndësa ti ben shaka; leri ato të shkreta tani. Në çast u hodh Koçua, duke u shprehur: o Milto; ç’janë këto kthesa; apo sugjerime?! Pozicionin e prishjes ne e vendosëm   bashk si grup në fushë.Pse nuk u kujtove kur ishim në terren ,për ta vërtetuar në vend?! Unë kam mendimin tim tha Miltua. E po ne nuk do të shkojmë mbas tekeve të njerit apo tjetrit, vazhdoi Koçua. Unë mendoj, që të  shkojmë dhe njëher ta verifikojmë në vend; tha Thanasi.?! Jo more;  ju përgjigj Koçua: Të harxhojmë kohën e punës, parat e shtetit dhe të popullit?!

Më fal o shef; ju keni të drejt, ju drejtova unë Koços, për harxhimet e kohës dhe shpenzimet  e parave; ,por problemi duhet zgjidhur njëherë e mirë. Kush, na lejon neve të paraqesim një material me kontradikta?! Këtë as ne nuk duhet t’ja lejojmë vehtes, sepse, na është besuar një projekt, që koston miljona. Ne, si grup duhet ta vendosim pusin në pozicionin më të përshtatshëm. Më mirë të harxhojmë disa mijra lek tani se, sa miljona më vonë?! Koço,  ti do vendosëh ,por mua më duket e arsyeshme të shkojmë dhe njëherë ta verifikojmë u shpreha unë. Sigurisht Koçua si specialist i vjetër me përvoj dhe llogjike gjeologjike të shëndoshë   bashkohesh me shumicën, kur mendimi i dukesh i drejt ,por qellimi i tij ishte kkursimi.Kështu vazhdonin diskutimet në grupet tona të kabinetit të projektimeve . Ato ishin të zjarrta, të thella;herë herë dhe të ashpra ,por gjithmon në dobi të punës, për t’ju afruar sa më shumë të vërtetës. Sigurisht,ç’do, gjeolog kishte dhe ka karakterin e tij të veçantë.  Ndonjëherë shprehnim dhe egoizmin personal. Në fund të fundit të gjithë punonin për një qellim;për të projektuar puset në baza sa më të shëndosha gjeologjike, në zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Përplasjet gjatë diskutimeve nuk kanë qenë tendecioze; ato shprehnin dëshirën për të dhenë maksimumin e dijeve në zgjidhjen e problemeve të nxehta  të projektimeve.

Pikërisht kur isha në kulmin e kujtimeve të mija , në rrugë kalon një makinë gjigande me pesha shumë të renda dhe pikat e ujit të shiut, që kishte mbushur rrugën,u përplasën mbi fytyrën time. Kujtimet e mija të bukura,   të asaj kohe u ndërprenë.Atëhere mendova me vehten time: ku jeni o koleg,shokë dhe miqtë e mij?! Dy u pushkatuan nga regjimi diktatorial: Koço  Plaku dhe Milto Gjikopulli; ndësa Thanasi u dënua me 25 vjetë burg.Ky qe realiteti i asaj kohe.?!

Familjet e dy kolegve të mij të pushkatuar, po kërkojnë eshtrat e tyre që ti varrosin,për të kryer, të paktën ceremonin e fundit të jetës njerzore. Ato , nuk i kanë gjetur deri tani. Diktatura jo vetëm, që i pushkatoi, pa të drejtë, por nuk lejoi, as eshtrat e tyre të prehen pranë vorrezave të familjes. kjo  ishte  liria e njeriut në at  regjim të “bukur”. Ky, qe dhe shpërblimi,që i dhanë gjeologëve të projektimit të puseve për zbulimin e vendburimeve të naftës dhe gazit. Kjo naftë u jepte kotheren e bukës njerzve të tjeshtë dhe të ndershëm ,por dhe lluksin udhëheqësve të partis dhe të shtetit.

Kolegu tjetër, Thanas Nasto doli nga burgu në kohën e ardhjes të demokracis rreth vitit 91. Sot ai jeton në Moskë [Rusi],së bashku me  Nadjen [gruan] dhe fëmijt e tij. Me këtë rast dua të theksoj, besnikërinë, dashurinë dhe respektin  e vajzave [grave ]Ruse, të martuara me djemt shqiptar, që kryen studimet e larta në Rusi. Shembulli i tyre duhet  të jet frymëzim për të gjithë vajzat tona shqiptare.

Male o malet e mija kam shumë dëshirë të punonja përsëri tek ju; por mosha dhe kushtet  familjare ma kanë prerë rrugën. Megjithate, unë zemrën dhe mendjen e kam tek ju o male dhe vendi im  i dashur, Shqipëri!.

Kujtime o kujtimet e mija sa pisk e kam ; o kujtime  me ju?!

 

Prof. Dr. Hazbi Shehu

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.00