Kafeneja, institucioni që po zëvendëson librin

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kafeneja, institucioni që po zëvendëson librin

Studimi, vetëm 60 për qind e të rinjve kanë libra në shtëpi, ndërkohë që shumë më pak lexojnë Sociologët pohojnë se faji është i institucioneve, të cilët kanë qasje të pakët me kërkesat e rinisë

Është e qartë se libri ka humbur shumë në raport me masmediat e tjera. Një studim i kryer një vit më parë, nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, tregonte se vetëm 60 për qind e nxënësve shqiptarë pohonin se kishin libra në shtëpi. Sociologët e pranojnë me keqardhje se, sot, të rinjtë lexojnë shumë më pak, por gjithsesi, ata kanë shpresë se gjithçka është kalimtare dhe me kalimin e viteve, rinia shqiptare do të rikthehet te libri. Diku fajtor është parë interneti. Diku faji i është ngarkuar televizionit dhe rolit të tij imponues në informimin e njerëzve. Në fakt, sociologët shqiptarë shohin më përtej tisit gri që na rrethon. Për ta faji është i kohës. Institucionet arsimore dhe jo vetëm ata, janë shumë larg komunikimit me rininë. Shumë larg dëshirave dhe mundësive që ka sot për zhvillim rinia shqiptare. Sociologu Lek Sokoli, thotë se sot është fakt, që më shumë se të qëndrojnë në biblioteka për të lexuar, të rinjtë preferojnë të qëndrojnë në kafene, duke e kthyer atë në institucion të antivlerës. Dhe kjo, jo sepse të rinjtë nuk duan librin, por se vetë bibliotekat nuk u përgjigjen kërkesave që ata kanë. Është fakt që bibliotekat në universitete, por jo vetëm, janë të varfra në libra dhe, në rastin më të keq, kanë vite pa u pasuruar. Sociologu Sokoli e cilëson këtë detaj si defekt të shoqërisë ku jetojmë. "Duhet të kemi parasysh që interesat e rinisë kanë ndryshuar. Fakti që rinia vërshon në kafene, tregon një lloj kontradikte midis interesave që ka sot rinia dhe paaftësisë së shoqërisë së sotme shqiptare për t'ju përgjigjur këtyre kërkesave të ndryshuara të rinisë". Sociologu Sokoli nuk mohon që studentët janë të interesuar për librin, por gjithsesi, ky interesim mbetet në kuadrin e tekstit bazë dhe nuk shkon përtej. Ai thotë se në shumë vende të botës ka kuota të vendosura si pjesë e programit akademik, për një numër të caktuar faqesh që duhet të kalojë studenti në një vit dhe ka sisteme monitorimi se sa ky student ka shkuar te libri, gjë që Shqipëria është shumë larg një kërkese të tillë. Ai thotë se i vetmi shpëtim për rininë shqiptare mbetet gjetja e alternativave, që do të zëvendësonin kafenetë si institucion. "Filxhani i kafesë dhe kafeneja vetë, janë ambiente, në të cilën nuk mund të komunikohet. Edhe po të kishte komunikime normale, prapë do të ishin institucione të papranueshme. Pra, këto institucione të reja që ne po i quajmë kafene, reduktojnë në mënyrë drastike kapitalin social, lidhjen midis njerëzve. Çfarë mund të bëhet? Duhet të kemi alternativa të këtyre kafeneve; biblioteka të pasura, mjedise sportive", - thotë sociologu Lek Sokoli.


Universitet shqiptare, sa larg standardeve
Kemi shkolla që lejohen të hapen në katet e katërta apo të gjashta të pallateve, gjë që sipas standardeve europiane, është tërësisht e palejueshme, pasi nuk krijon mundësi zhvillimi. Kemi universitete ku investohen shumë, siç është rasti i universiteteve private, ku nuk ka terrene sportive. Universitetet shqiptare nuk kanë një olimpiadë midis tyre. Nuk kanë për më shumë shkëmbime kulturore. Universitetet nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Nuk ka ambiente sportive. Nuk ka lëvizje sportive. Nga statistikat rezulton se vetëm 20 për qind e të rinjve ushtrojnë në moshën e rinisë fizkulturë dhe sport, ndërkohë që kjo duhet të ishte 100 për qind. "Universiteti nuk është thjesht një shkollë. Kur them universiteti, është një vend ku janë studentët, janë intelektualët e ardhshëm. Është shumë e vërtetë që universitetet nuk kanë ambiente sportive, të cilat janë të detyrueshme. Në procesin e akreditimit të parë që do të marrin universitetet, duhet të jetë kusht edhe kjo. Këtu duhet të ketë rol shoqëria. Institucionet olimpike duhet të krijohen në bashkëpunim me shoqatat rinore, universitare, me Ministrinë e Kulturës, të Arsimit dhe të Shkencave. Janë institucione që duhet të merren pikërisht me këtë gjë. Unë mendoj se ky është një proces kalimtar. Nuk besoj se do të vazhdojë gjatë kështu, sepse nuk mund të jetohet kështu përfundimisht. Jam i bindur që, shpejt, shoqëria do të orientohet ndryshe, por që kjo të ndodhë sa më shpejt, duhet një ndërhyrje shoqërore", -shprehet Profesor Sokoli.

 

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00