Hidrokarburet e pangopura shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font

Albpetroli   drejton  nafte shqiptare, ai  nje Kale Troje  brenda ne Shqiperi.  Dinastite qe instalohen ne Albpetrol kane vetem nje qellim, te  lidhen me kompanite e huaja, te  thethihet nafta shqipare  deri ne piken e fundit.  As nje specialiste nafte  nuk pyet per parametra  fizike dhe teknologjik me te cilet shfrytezohen vendburimet e naftes  shqiptare,  te gjithe jane ne frontin  qe paguan me mire, nga ku  peshtyhet  dhe perrmirret Shqiperia. Binomi  Qeveri-Albpetrol vepron perfekt, nuk i pyet edhe  ata  pak specialiste-shkencetare  te ndershem, ajo nuk ka me nevoje per ta, prandaj me fshesen demokratike  I ka nxjerre  ne  fund te dhomes,  e ca nga ca po I hedh ne koshin e plehrave, si Shqiperine.  

Kjo qeveri e shkretetoj kete vend, I mori stolite dhe fuqite,  ndersa ne rrime dhe bejme sehir, zihemi  me nje-tjeterin, pime kudo duhan te forte kerxhall qe mbulon me re gri te  renda nje qytet te tere. Dinastite qe istalohen  ne  Albpetrol,  ne  Pentagonin  e naftes  shqiptare, plackitin, vjedhin, bejne marreveshje hidrokarbure dhe me pas I vene edhe zjarre, te mos ngelet asgje, as per gjykate as per arkeologe, vetem hi.  Militantet e  parties demokratike/socialiste,  arshivojne,  censurojne, kane  memorie  djalli, ata blejne gjithcka, e kane blere me kohe  Shoqaten e Intelektualeve te Naftes aty ne Fier, e cila  bene  cirku,  si I famshemi Shvejk,  illustron  tranzicionin  demokratike,  shtiren  opozite,  me demek   mbron naften Shqiptare. Nafta  shqiptare nuk ka nevoje per mbrojtje dhe  oponence, oponent eshte populli dhe fuqia  kalorifik e saj,  ato miliarda dollare qe mbajten me kembe nje sistem te tere diktatorial.   Punonjesit e minierave te Shqiperise,  protestuan  ne bulevardin kryesor, e peshtyne  qeverine shqipare, kerkuan trajtim, dinjitet. Naftetaret nuk u bashkuan me ta,  nuk u afruan, as nuk shprehen solidaritet. Cfare behet me  kete  armate  te  madhe? Eshte ne fushim? Te  pakten te nxijne nje rresht ne shtypin e zi  shqiptare. Shoqata e Intelektualeve te Naftes bene sikur mbron naftetaret, ajo  bene pjese ne serine e Hidrokarbureve te pangopur.

Te huajit jane te guzimshem sepse ne shqiptaret jemi te atrofizuar, te mbaruar moralisht.  Do te perdridhemi edhe ca si kulpra  dhe pak  kohe, sa pa na I  marre  komplete  edhe  ato pak  simbole  te pakta  qe na kane ngelur nga Skenderbeu  dhe Nene Tereza. Pastaj  SOS. Antenat me te ndiesheme te nje kombi, artistat tane nuk funksionojne, kane frekuenca te tjera. Edhe  ata  te  paket  qe na kane mbetur  rreken  me njeri-tjeterin, nuk  shikojne popullin, nuk lexojne permbajtjet e gazetave, nuk shikojne facadat e rrugeve, lotet qe leshohen neper faqe e shqiptareve, ata  kerkojne tema  ne qiell,  ne  sagat  komuniste, me lagu  s’me  lagu.   Nje dite pashe ne nje rruge te Tiranes  dramaturgun OA., I  imte, zvogeluar nga koha. Shiste  librat e ti,j me  koken varur  nga kopertinat ftonte kalimtaret te  blenin  ato drama  partie.  Cdo kumt ne gazeta eshte nje teme per  te shkruar. Subjektet nuk kemi perse ti kerkojme gjetke duke enderruar, po le te shikojme dhe te ecim ne rruge tona,pa  mbyllur syte. Eshte e veshtire te  shkruash  te vertete thote Hemiguej. Grekerit se pari  pushtuan  shqiptaret,   me pas   ju versulen detin (edhe  per nafte),  tani po zbarkojne ne  tokes, Permet dhe Kelcyre,  keshtu  me kulturen fetare  e kane  me  lehte te marrish gjithe Shqiperine… Artistat  tane bejne sehir. Ca jane arratisur me kohe,  ata qe  kane pasaporta nderkombetare, nuk duan t’ia dine cfare behet ne Shqiperi, kurse ne   te  thjeshteve,  nuk na lene te futemi pa shkresa  as ne nevojtore, prandaj nate-dite, perrmjerim njri-tjeterin. Artistet dhe mendimtaret  e shekullit XIII  nuk pyeten per inkuzicion. Artiste eshte ai qe shkruan per  problemet e dites,  jo ai qe e therret ate ne  retrospektive. Si nuk ka  nje dridhje nervi  per  naften shqiptare qe vidhet ashiqare ne mes te dites! U thyen raftet nga librat boshe, as nje kandil nuk po ndizet per naften shqiptare. Shkruhet dhe diskutohet per homoseksualet, analistet mprehin lapsat e karbonit-karboni eshte element I naftes-  nuk kujtohen te shkruaj nje fjalke per naften.  Edhe ata e dine se  ne kutit e votimit eshte fshehur nafta jone.  Me nafte  permbyse njeqind mbreteri, sisteme, nderton qindra  centrale. Ne kuti  eshte Ligji Nr.7746, vendimi Nr.509, ligje dhe vendime qe kane  roberuar  Shqiperine.

Presidenti i “Bankers”, z.Richard Wadsworth thote se ne po perpiqemi qe te rrisim mundesite tona per te nxjerre sa me shume(lexo: per te vjedhur sa me shume,)  nga rezervat e naftes qe ndodhen ne kete vendburim(Patos-Marinez). Per kete jemi duke zbatuar nje projekt te ri per Shqiperine.”  Zoteria e tij e di forte mire  se vete   specialistet shqiprare, me ekperience  disa vjecare  e bejne ate  pune per mrekulli, se paisjet do ti blejne  duke shitur  naften shqiptare, por cfare ti besh qeverise shqiptare qe bene krushqi  te tjera. Shikojeni mire Priftin, ai duket sikur nuseron!

Cfare nuk po behet per ta shkaterruar industrine e naften Shqiptare. Albpetroli,  e vetemja  kompani shteterore  e nxjerrjes se naftes shqiptare, po shkon drejte falimentimit dhe kjo ndodh ne prag te privatizimit. U  privatizua gjithe  Shqiperia. Strategjia e shkaterrimit  te naftes eshte e thjeshte, ajo behet  duke mos investuar as nje leke,  nxirren jashte prodhimit shume puse  nafte,   mbyllen sektore. Marinza po  mbylljet, puset qe kane  pasur prodhimtari te larte u jane dhene firmave te huaja,  ndermarrja  shfrytezohet per perfitime personale, shkaterrime, vjedhje,  vidhen kullat e naftes(!),  vidhen paisje  cipllake, vulfe, tubo  transporti  naftes.  Barbarizm I pa pare. Kjo eshte direktiva e  militanteve  te parties demokratike(me valenca socialiste),  te shkaterrohet plotesisht Marinza, vlera e saj te bjere   ne nje qindarke, pastaj te privatizohet. Prifti punon edhe per te ardhemen e sages se  tij.   Ne cilin shtet te botes veprohet keshtu?  Marinza, nje emer I bukur,  dikur mes gjelberimeve  dhe   puseve te naftes,  me kujtoni fontanen e vitit 1957, kurse tani  eshte sulmuar nga vandalet.

I shkruaj me dhembje  keto reshta,  nuk kam as nje  inat personal me shoket dhe koleget e mi, perkundrazi  kame shume malle per ta sepse kemi humbur, nuk komunikojme dot. Sigurisht nuk kam dhembje per liderat, shefat dhe istruktoret, qe nxine ate kohe dhe tani  nuk ndihen, nuk rrefehen. Une dua  te mbroj naften tone. Te huajit  nuk po na vjedhin vetem naften po edhe informacionet  ne  te kater drejtimet, dhe analizat , gjithcka. 

As nje nuk flete per naften Shqiptare. Ne mediat  e ndryshme, ne  show televizive behen  pazare, mashtrime politike,  pornografi ashiqare, gjithecfare po, as nje lloje bisede per naften Shqiptare, shmanget  ministri,  qeveritaret,  shkencetaret, specialistet.  As nje nuk merakoset per kete pasuri me fuqi te madhe.Te ftuarit, derivate partish duan ta shterojne, ta thajne naften tone.  Ne keto show  me disa seri  ftohen  edhe qente por nuk ftohen te flasin naftetaret, shkencetaret e naftes. Qente  nxjerrin llapen  per politika te mirefillta, diabolike  per tu bere deputete, presidenta, ambasadore,  po as nje nuk flet per naften tone. Asnje kanal TV, asnje  stacion radioje, asnje shoqate, asnje qytet, asnje lagje apo  fis, ndihen vetem ata qe  rrezikohen nga gasi Metan, CH4,  dhe  kullat e naftes. Media shqiptare si dhe vete qeveria jone I shmangen naftes,  gjeologjise dhe shkencave te naftes.  I jepni naftes vendin e vete, ajo do ti zgjidhe  te  gjitha problemet.

Parlamenti yne duhej te debatonte me dite te tera per naften Shqiptare. Te huajit, fqinjet ketu afer apo ata  me larg, kudo  ne bote,  edhe nje pike nafte  nuk  e lene tu ik nga dora,  po e perpunojne  ne vend.  Kurse ne bejme te kunderten.  Deputet shqiptare  PD/PS  vjedhin  naften. Sa  persona me  tituje  apo pa tituje  shkencor jane perfshire ne keto  veprime mafioze?  Vete  K/ministri  shqipetar   duhej te shfaqej  ne ato poligone show, te shpjegonte perse u  asfiksua  nafta jone?  Perse nuk behen kerkime per zbulimin e naftes tone? Cdo gje  po degradon, ndersa  artiste  e jo artiste,  patriote dhe balliste,  ndjekin kete farse  qe luhet nga keto hafije dhe themi, ky eshte fati yne.

Mallkimin  me te madh per ata qe nuk e duan vendin dhe popullin e  vet! Nafta  shqiptare e manazhuar mire nenkupton njeqind demokraci te ndersheme, rruge te tera te asfaltuara,  drita, industri te thelle… E lini naften ne duar te ndersheme,  ajo  do vendos rendin, demokracine, lirine personale, identitetin tone,  pasaportat biometrike, dashurite e reja dhe te vjetera, pensionet, te gjitha, nuk do te kultivohet droge dhe  vajzat shqiptare nuk do te shkojne me te  kurverohen  neper bote. E lini naften ne duar te popullit,  prej saj prodhohen  qindra produkte ...  Prandaj duhen  te  hiqet censura dhe te hapen kutite, kasafortat e naftes,  te shikojme  cfare behet me  naften! A ka  kerkese me te shenjte se kjo?!

 

Dje ne komunizme  censurohej mendimi, prodhimi, kufijte, librat, familja, biografia, dashuria, xhepat, breket… Sot ne demokracine shqiptare  nafta jone me te cilen ne jemi mburrur gjithe kohet, vidhet ashiqare.  Cilet jane ata qe drejtojner naftern Shqipatere?  Perse u shkaterrua nafta? Kompani te huaja vijne dhe shkojne,  behen marreveshje, popullit nuk di.  Sa  marrin(vjedhin) keta te huaj? Sa tone nafte kane nxjerre, ku kane  shkuar  gjithe  ato te ardhura? Perse nuk rigjenerohet  kjo dege e rendesisheme e ekonomise tone? Ku jane naftetaret?  Censura demokratike nuk lejon asnje lloje informacioni te dale ne popull. Ish dy  kolege te mi, IA. Dhe AE.  tani  militante  demokratik/socialiste,  pasi lexuan ca shkrime te mia, megjithese une nuk atakohem me ta,  nuk me shkruajne me.  

Ndonjehere  befasohem nga  lajme  qesharake(tragjike)  qe thone se filani u prangos nga  policia sepse u kap duke vjedhur  20 litra nafte. Po, si nuk eshte  prangosur  te pakten nje qeveritar, apo biznesmen te cilet  vjedhim  mijra tone nafte? Per be, as nje. As larte, as poshte.  Censura funksionon pefekt, sepse kontrollohet nga shteti qe eshte kunder popullit.  Te gjithe bosat moderne shqiptare  jane lidhur shoqerisht apo familjarisht me pushtetaret tane. Ca shtiren si merhume. Sa shume merhume paska kjo Shqiperi!

 

Qe nga viti 1994 kane qene firma te huaja qe operuan ne fushen e prodhimit apo gjetjen e vendburimeve te reja te naftes Shqiptare. Sot ne  te gjithe zonat qe administrohet prej  kompanise se naftes “Albpetrol”,  operojne tre firma te huaja, “Bankers Petroleum Ltd”, kompania Kanadeze “Therwood International Petroleum Ltd”, si dhe  dhe nje firme e re e cila po nderton punen ne hapat e saja te para “Visok Energy”.   Keto   kompani dhe te tjera  e thethijne naften  Shqiptare.  Ne Gorisht, Cakran, Ballsh,  Delvine, Patos, Kucove  flitet anglisht, kurse  gjuha shqipe  eshte  per zezaket shqipare. Ku shkojne  gjithe keto te ardhura? A nuk mundemi ne shqiptret me te ardhurat e  naften  te persosim  proceset teknologjike, te rigjenerojme  industrine e naftes, te bejme kerkime per te zbuluar vendburime te reja nafte, te  rritim mireqenien e ketij populli?  Fle nafat ne  Pekisht, Paper, Elbasan, Tirane,  Rove, Petrele, Mezes, Preze, ne Depresionin e Tiranes, e me radhe…

Sigurisht kemi mundesi, po nuk deshiron Qeveria  Demokratike Shqiptare, kolera e fundit pas Krishtit. Me te drejte populli  yne pyet, ku shkojne te gjitha ato te ardhura nga nafta shqiptare?  A duhet te pergjigjet kjo qeveri dhe te gjithe lakejte e saj?  E ke te kote me thot dikush nga larg, sepse  gjithe shqiptaret jane marre nga te huajit me marreveshje koncensioniste per 99 vite. Te shikojme cfare mund te behet pas  99 vitesh.  Gjithmone Shqiperia ka qene  satelit I te tjereve, ne fillim me Turqine, pastaj me Rusine, me tej me Kinen, e me radhe... Qe ti keputim keta zinxire duhet te hapen  kutite e votimeve,   kasafortat,  te shokojme cfare eshte bere me naften tone, te perkthejme  ligjet  Nr.7746, 505, te gjejme autoret,  nafta jone  eshte aty ne kuti, vjedhur  bashke me  votat e shqiptareve.

Pasi te hapen kutite e votimeve,  me siguri do te  hapen   kasafortat dhe fondet e naftes, do  deshifrohen te gjithe kodet,  si eshte shkaterruar dhe vjedhur nafta shqiptare. Kete do populli yne I lodhur.  Dhe nese qeveria nuk I hap  ato vullnetarisht,   naftetaret do  mbledhemi  toke, do ti hapin vete me ate fuqi dhe moral  te asaj nafte qe konvertohet ne miliarda dollare.  Kjo me siguri  ka per te ndodhur nje dite, se ndryshe  emeri  Shqiperi nuk ka per tu shkruar me  ne as nje liber apo enciklopedi te huaj.

 

nga Ahmet Collaku

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
28 April, 2011 12:23:17
E lini naften ne duar te ndersheme, ajo do vendos rendin, demokracine, lirine personale, identitetin tone, pasaportat biometrike, dashurite e reja dhe te vjetera, pensionet, te gjitha, nuk do te kultivohet droge dhe vajzat shqiptare nuk do te shkojne me te kurverohen neper bote.
avatar
Dionis Dumi 03 May, 2011 08:35:23
nafta nuk eshte e qeveris , ne fakt nuk i perket asnje qytetari , apo banori te ketij shteti apo ketij planeti ne vecanti. Eshte pjese e natyres ne te cilen shoqeria shqipetare jeton, mekat qe te ndriturit politikan qe jan kulmi i intelektit shqipetar qe na udheheqin nuk din kuptimin e fjales"pasuri e perbashket falur nga natyra"
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0