Perspektiva për naftë dhe gaz në vëndin tonë Shqipëri (për rajonet konkrete).

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Qëllimi i jetës sime nuk kanë qenë postet as pasuria, por pasioni për profesionin e gjeologjisë dhe kënaqësia që ndjenja për naftën që nxirrej nga vendburimet e reja të zbuluara e veçanërisht nga projektimi i puseve të temave ku unë isha autor; sepse të ardhurat e fituara do të ndihmonin ekonominë e vendit dhe popullin tim.

Kompanitë e huaja po kryejnë shpime për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të naftës në rajonet, që kemi përcaktuar dhe projektuar ne specialistët e Institutit gjeologjik të naftes dhe të gazit me qendër në qytetin e Fierit.  Ata nuk e njohin gjeologjinë e vendit tonë, sepse nuk kanë kryer studime gjeologjike, por kanë marrë studimet tona gjeologjike dhe vendet ku ne specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës kemi projektuar puset nga drejtuesit e qeverise sonë.  Unë autori kryesor së bashku me kolegët e mi Pr. Dr. Ali Mema (Ing. Gjeofizik), etj. kemi projektuar puset në brezin e Beratit dhe konkretisht në rajonin e Shpiragut ku kompanitë e huaja janë duke shpuar.  Puset tona shpuan deri në thellësinë rreth 3530m.  Sondat tona nuk mundën të shponin më thellë për arsye të kapacitetit tyre.

            Unë kreva studimet në shkollën e mesme dhe të lartë me bursë në nje kohë prej 9 vjetësh në Tiranë; në sajë të taksave që pagoi populli im i shumëvuajtur Shqiptar.  Si rrjedhojë unë nuk kam të drejtë ti shes rezultatet e punës sime 48 vjeçare, sepse ato i takojnë vendit dhe popullit tim Shqiptar; prandaj po botoj rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz që të njihen të gjithë qytetarët e vendit tim Shqiptar.

            Rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz:

    A. Strukturat karbonatike të mbuluara nga flishi:

            Rajone të shkallës së parë:

                        1. Amantia thellësia e pritëshme rrethe 3000 metro

                        2. Vlora me katër blloqe tektonike.  Thellësitë e pritshme rreth 4500m; 4000m; 4500m dhe 5000 metro

                        3. Treblova.  Thellësia e pritshme rreth 1500 m

                        4. Rexhepaj.  Thellësia e pritshme rreth 1800m

                        5. Brezi i Beratit.  Rajoni i Shpiragut.  Thellësia e pritshme 4500-6000m

                        6. Dumreja.  Thellësia e pritshme 5500-6000m

            Rajone të shkallës dytë:

                        1. Vrioni.  Thellësia e pritshme rreth 4500m

                        2. Rusian.  Thellësia e pritshme rreth 3500m

                        3. Picar-Kardhiqi me tre blloqe.  Thellësia e pritshme rreth 2800m; 3000m dhe 2500m

                        4. Perati.  Thellësia e pritshme rreth 1000m

                        5. Rradhima.Thellësia e pritshme rreth 4000m

                        6. Ramica.  Thellësia e pritshme rreth 2500m

                        7. Bolena.  Thellësia e pritshme 3500-4000m

                        8. Borshi Verior.  Thellësia e pritshme rreth 6000m

                        9. Sevasteri me dy gungëzime.  Thellësia e pritshme rreth 3000m dhe 3500m

                        10. Vagalati.  Thellësia e pritshme 4000-4500m

                        11. Paper.  Thellësia e pritshme rreth 5500m

                        12. Rova.  Thellësia e pritshme rreth 5500-6000m

            Rajone të shkallës së tretë:

                        Prongji, Ardenica, Dragoti, Pajuni, Peshtan, Galigati, Kozani Verior, Petrela, Mëzezi, Rodoni, Butrinti.  Më pak të njohura: Orikumi, Shushica, Elbasani, Shijani, Spiteni, Hajmeli, etj.

 

            B. Nafta e lidhur me shtresat ranore:

            Rajone të shkallës së parë:

                        Zgjerimet në vendburimet e njohura: Kuçove, Marines-Kolonjë dhe Pekisht-Muriz.

            Rajone të shkallës së dytë:

                        Monoklinali Cakran-Ardenice nën mbihypjen e kripërave dhe rajoni i Pekishtit.

            Rajone të shkallës së tretë:

                        Zona e Ishmit.

            Gazi i lidhur me shtresat ranore:

                        Të vazhdojnë kërkimet në vendburimet e njohura: Divjake, Frakull dhe Povelçe.  Perspektivë konsiderohen dhe rajoni i Semanit, Durrësi, Kepi i Rodonit, etj.

      C. Për rajonet detare

            Nga të dhenat e deritanishme perspektiva nën ujrat detare eshte e lidhur me strukturat karbonatike dhe me ranoret në thellësi rreth 6000m dhe me thellë.

            Për ti përcaktuar konkretisht strukturat naftëgazmbajtëse eshte e domosdoshme të kryhen punime gjeofizike.

 D. Për të përcaktuar strukturat perspektive naftë dhe gazmbajtëse në zonën tektonike të Krujës dhe më në lindje duhen kryer punime gjeofizike.

 fieri.com/Ing. Gjeolog Prof. Dr. Hazbi Shehu                                                     

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00