Emigrantet, keta bujare . . .

Font size: Decrease font Enlarge font

Mirë apo keq, gjatë gjithë kësaj kohe ne dhe bashkë me ne Shqipëria jonë ka ndryshuar, sigurisht ngadalë por ka ndryshuar ama. Me qindra kilometra rrugë të reja I kemi ndërtuar dhe prishur e prapë i kemi ndërtuar, kemi hapur ndërmarje të vogla e të mesme, ku kemi prodhuar, “bukë” e punë, kemi financuar dhe ndihmuar dhe mirë kemi bërë edhe popuj që vinin nga vende të largëta që dikur as emrin nuk ua dinim. Por kemi kaluar edhe momente të vështira, kur skamja dhe varfëria kanë zbritur në sofrat tona dhe na kanë shtrënguar shpirtin tonë. Ata kanë qenë aty, pranë nesh duke mbushur me djersën e tyre “kutitë” e vjetra të kursimeve të nënave tona. Por edhe të shtetit tonë. Dhe kurrë s’kursyen për ne dhe kurrë s’ditën të kërkonin asgjë nga familja e vendi i tyre. Vec një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur për ta dashur, mbrojtur dhe krenuar me të kur idiotët e botës ua tallnin, si mos më zi.

Ne shqiptarët e këtyshëm, jemi të varfër, ne s’kemi c’u japim. Vec pak atdhe. Vec pak mall. Ne shqiptarët e këtushëm nuk ditëm t’jua japim as atë. Ne u tallëm me djersën e tyre. I “zinim” pusi asaj në cdo hyrje aeroporti apo porti, në cdo cep rruge kur ata kalonim me makinat e tyre, me targa shtetesh të huaja, plot numëra e kode të pakuptueshme. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne nuk ditëm as të përfitonim nga ndihma e tyre bujare, duke e shpërdoruar atë teksa i “ndaluam” dhe “mbyllëm” nga padituria jonë, në “oborrin” e ngushtë familjar. Natyrisht, duke i lënë të hapur vec një shteg, atë për në xhepat e yndyrshëm të funksionarëve të këtij shteti. Duke i bërë ata të ndihen kështu, qënia më e cuditshme në botë: të huaj, gjithandej.

Të “cuditshëm” gjithandej. Edhe në investimet e tyre në Shqipëri. Të vetmit investitor të mëdhenj në ekonominë tonë që nuk masin rriskun. Që nuk mendohen gjatë, për taksat pa fund që ju duhet të paguajnë qofshin këto formale apo informale. Që nuk pyesin e flasin për infrastrukturë, për ujin që mungon, për dritat që s’ndricojnë për rrugët e pashtruara që nuk dihet nga të “cojnë”. Vijnë ashtu thjesht dhe investojnë “pasurinë” e gjakut të tyre, në vendin më të varfër dhe të c’rregullt të Europës. E ndoshta e humbin atë, në “kacafytje” stërlodhëse me ne e administratat tona të pamëshirshme e ikin sërish larg, andej nga s’po vinë kurrë me betimin qesharak për të mos u kthyer më kurrë në këtë vend. Duke mezi c’pritur ndërkohë, netëve të huaja, të vënë kokën në jastëkun e butë, për të ëndërruar akoma, sërish e sërish, rrugicat dhe portat e vjetra, aty ku u rrëzuan për herë të parë, në atë vendin e tyre, që se shkulin dot nga zemra.

Janë, pa dyshim, “qesharakët” më modern midis nesh. Të shkolluar dhe edukuar në ambjentet më të zhvilluara të botës, qoftë të punës, qoftë të dijes, ata janë ndër aksionerët më të mëdhenj të ekonomisë Shqiptare. Sa të mëdhenj aq edhe të vecantë. Të vecantë sepse janë ndoshta të vetmit aksioner në botë që s’kanë pushtet, që s’kërkojnë pushtet. Jo se nuk e dinë. Në vendet nga vijnë ata e kanë mësuar medoemos se askush nuk e dhuron paranë pa ditur dhe u siguruar më parë përse do të përdoret dhe si. Dhe kjo ndodh edhe me pasuritë e fituara me trashëgimi apo llotarira. “Pasuria” e tyre nuk është e tillë. Por pavarësisht nga kjo, ata vijnë dhe investojnë pa ditur aspak, se ku dhe se si. Pa kërkuar kurrë nga ne, as më të voglën e më të voglave të gjërave; të paktën të zgjedhin edha ata bashkë me ne, “barqet” që do të na udhëheqin.

Ata janë gjithashtu, më modernët ndër ne. Ata jetojnë cdo ditë, punojnë cdo ditë, mësojnë cdo ditë përkrah njerëzve më të zhvilluar të botës, të europianëve dhe amerikanëve drejt të cilëve ne po udhëtojmë cdo ditë me “gazin”, “dajret” dhe “haretë” tona. Me ata qytetar të botës së zhvilluar që dinë më mirë se ne se c’është e mira dhe e keqja për një vend. Ndërkohë që ne, akoma vazhdojnë të na habisin dhe kuriozojnë, tek i shohim të ecin shpenguar në rrugët e “pashtruara” të “zhvillimit” tonë. Ata do ta modernizonin pa dyshim, më shpejt këtë vend.

Ata janë të “vecantë”, gjithashtu. Rezidentë të demokracive më të vjetra në botë, emigrantë të demokracisë së vendit të tyre. Një nga kontribuesit më të mëdhenj të saj, të stabilitetit të saj, një nga të përjashtuarit më të heshtur gjithashtu. Prej vitesh, ata vazhdojnë, duke ndihmuar familjet e tyre dhe ekonominë tonë, të mbrojnë demokracinë shqiptare nga krizat që lindin e vijnë, nga ekonomia. E bashkë me to, indirekt edhe qeveritë e padenja shqiptare të cilat, vec paudhësive të tjera ndër vite, ndoshta më të madhen kanë atë, përjashtimin e tyre nga jeta politike e këtij vendi.

Në fakt, jemi ne shteti qesharak dhe i cuditshëm dhe bashkë me të ne “rezidentët” e kësaj toke. Jemi në fakt ne, europianët potencial, fajtorët e vërtetë të këtij përjashtimi sepse ndoshta, jo për fajin tonë, ndoshta për faj të varfërisë sonë, nuk ditëm kurrë të dallojmë se, vota e ardhur prej tyre, në cfardo lloj forme, me DHL apo pëllumba si një herë e një kohë, nuk ka asnjë qindarkë vlerë me pak se miliardat e eurove që “migrojnë” drejt nesh, në ditë të bukura apo të vështira. Ne nuk ditëm kurrë të dallojmë tek ta atë dashuri madhështore që fle në një shpirt të vetmuar, në dhe të huaj. Dhe ndërsa pyesim sërish, a do të votojnë ata kësaj rradhe, nuk bëjmë gjë tjetër vec se i dënojmë akoma dhe akoma, me atë që më të shumtën e herës e meritojmë vet plotësisht; përjashtimin.

 

Burimi Informativ: SHEKULLI (shkruar nga Igli Totozani)

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (4 postuar)

avatar
gjermania 24 July, 2009 12:04:08
po jan te verteta keto qe jan shkruajtur me siper. por nji gje nuk kuptojn keta qytetar qe ne vertet jetojm e jemi te integruar ne keto vende por prap mendjen ,zemren ,koken e kemi vetem ne atdheun ton ,me nji fjal ne jemi gjysem njieri se kemi cdo gje por jemi me pran jush me ndjenjat tona dhe deshirojm dhe ne pak ngrohtesi dhe respekt dhe mirnjohe .ju faleminderit kush me kupton dhe ndan po te njejtin mendim me mua ,une sa her qe vij ne shqiperi dhe iki vetem lotoj nga malli per vendin tim. gjithmon mendoj sikur te jet hera e fundit qe e shof vendin tim dhe familjaret emi..
avatar
majlinda beharaj 03 August, 2009 12:32:41
eshte mese e vertete.Dhe une jetoj larg vendit tim ne U.S.A por shpirtin e kemi ne vendin tone. Ndonjehere mendoj se shqiptaret e shqiperise nuk na kuptojne ne, jeten, veshtiresite qe kemi ne vend te huaj, dhe ne zakonisht e shprehim me shume dashurine qe kemi per vendin dhe njerezit tane.
Por nje gje verej dhe qe nuk e pelqej te shqiptaret e shqiperise,eshte mentaliteti dhe toleranca qe nuk e kane duhet te zhvishen sepse ndryshe nuk mund te ecin drejt zhvillimit dhe civilizimit
avatar
03 August, 2009 04:17:20
kjo artikull eshte e vertet dhe shkruajtur shume bukur. faleminderit.
avatar
Fauzi 24 September, 2012 10:55:34
alexandri eshte nip shqiptarimaqedonasit e nhjoin si maqedonata e kan mirse ne greqi eshte nje vend ic icli quhet maqedoniai eshte greqnuk eshte shiptaro maqedon apo shqiptar i paster ai njihet me emrin meriamune jo alexanderkaq
total: 4 | displaying: 1 - 4

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00