Lideri i papërsëritshëm Berisha dhe triumfet e tij

Font size: Decrease font Enlarge font
image Suzana Numani

Sa herë më ka tunduar ideja ta përshkruaj liderin e madh të PD-së, gjithmonë më është dukur e pamundur, sepse të përshkruash një njeri në kuptimin e plotë të fjalës Të Madh, me një jetë të vrullshme dhe jashtëzakonisht të ekzpozuar përballë opinionit jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, fjalët e fjalorit nuk nuk mund të gjenden lehtë. Fjalët e zemrës po. Berisha është njeriu që sa herë bashkëbiseduesi gjendet përpara tij, e ka të vështirë të mos ndihet nën trysninë e një personaliteti shumë të informuar dhe erudit, ai është njeriu që pas viteve “90 u bë legjenda e shqiptarëve. Karizma, erudicioni, e ndërkohë dhe familjariteti me bashkëbiseduesit janë emocionuese për ata që kanë patur rastin të takohen me Berishën.

Në jetën e tij politike i kujtojmë vetëm triumfet e tij të mëdha, të fituara nëpër beteja të mëdha politike, siç ishin pritja e Xhejms Bejkerit në vigjilje të demokracisë, mitingu nё sheshin “Skёnderbej” me ambasadorin amerikan Rajerson nё krah, vizitat në Shtëpinë e Bardhë, takimet me personalitetet më të mëdha të botës së sotme moderne, pritja e Presidentit Bush në Shqipëri (2007), fjala në OKB, futja e Shqipërisë në paktin e NATO-s, etj. Përveç këtyre Berishës i kujtojmë dhe betejat jo më pak të mëdha në politikën e brendshme shqiptare, ku përgjatë këtyre dy dekadave është përplasur vazhdimisht në një luftë të ashpër dhe shpesh herë me tendenca për ta zhbërë figurën e tij përgjithnjë nga politika. Por mrekullisht pas gjithë këtyre gurguleve të zhurmshme kemi parë figurën e tij të ngrihet si një sfiniks; edhe më i freskët, edhe më i fortë, edhe më me vullnet të hekurt për t’i çuar gjërat deri në fund në politikën e spektrit të djathtë, dhe së fundi, pas zgjedhjeve të vitit 2005, kemi parë që të gjithë Berishën e suksesshën në rindërtimin e vendit dhe në nxjerrjen e tij nga prapambetja e gjatë, e një tranzicioni të gjatë.

Ngado që ta shohësh, padiskutim Berisha, simbolikisht i mishёron tё gjithё triumfet e qeveritarëve të tjerë që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë historisë së saj parlamentare, por që nuk kanë arritur dot atë çka arriti Berisha, të paktën në këto katër vite të shkuara të mandatit të tij të parë si Kryeministër. Pothuaj, asnjё nga pararendёsit nuk ka pёrjetuar kaq shumё evenimente pozitive dhe triumfe sa Sali Berisha.

Kësisoj pёr shqiptarёt emri i tij do të lidhet gjithmonë me fillimet e një epoke të madhe, që solli një çlirim të madh, një ëndërr të madhe evropiane e integrimi dhe një bashkim të madh të kombit. Kёtё gjë tashmё e ndjejnё dhe e dinë fare mirë tё gjithё; miq, skeptikë apo kundërshtarë të betuar të tij. Kush vallë e solli këtë njeri në krye të shqiptarëve, mos vallë vetë Zoti e dërgoi për shqiptarët e vuajtur e të munduar? Ndoshta.

Qytetarin dhe politikanin Berisha e kemi parë shpesh herë të emocionuar, të dhembsur e të përlotur në ngushëllime fatkeqësish familjare. Kjo është ana tjetër e personalitetit të tij, veçori kjo që është vështirë ta gjesh kaq të theksuar tek ndonjë politikan tjetër shqiptar i kohës sonë, pra personaliteti human dhe i përulur përballë dhembjes së madhe të bashkëkombasit të tij. Sa të vërteta qenkan ato që kemi mësuar për figurën e shqiptarëve legjendarë, trima e të besës. A mos vallë tek ky personalitet i gjejmë të kristalizuara të gjitha cilësitë më të spikatura, si; guximin, trimërinë, ndershmërinë, besën këmbënguljen e çeliktë për t’iu shkuar gjërave deri në fund. Besoj të gjithë e mbajnë mend ende kohën kur ai doli me guxim dhe iu priu turmave studentore të vitit 1990 duke iu premtuar atyre Lirinë, Demokracinë dhe Evropën; e kemi parë duke e përsëritur në çdo shesh qyteti të Shqipërisë këtë premtim të madh përballë ovacioneve emocionuese të popullit dhe së fundi këtë premtim të madh po e shohim duke u bërë një realitet i madh, një realitet historik, për ta shndërruar kështu Berishën padyshim në politikanin shqiptar historik, në politikanin shqiptar më të rëndësishëm të këtyre dy dekadave pluralizëm.

I marrё si fenomen social - kulturor, Berisha personifikom etjen e shqiptarit pёr dije, kulturё, shkencё dhe përparim. Nё majёn e piramidёs drejtuese të shtetit shqiptar Berisha nuk erdhi si Bonaparti nga betejat e luftёs, as nga shtabe ushtarakёsh të sprovuar në beteja; nuk ishte protagonist i ndonjё grushti shteti, nuk u pёrzgjodh nga vetë sallonet mondane diku, atje nё Evropё, (dukuri kjo e pranishme edhe nё historinё shqiptare); as pati ndonjё trashёgimi politike. Nё historinë shqiptare Berisha hyri me shkollё, me studim, me dije, me këmbëngulje, guxim, mençuri, largpamësi duke u bërë lideri i përmbysjes së sistemit më të egër komunist në Evropë. Ai hyri në histori si një personalitet me vitalitet dhe vullnet titan për epokën e tij të progresit që i solli këtij vendi. Një prej triumfeve të tij ishte edhe fitorja e zgjedhjeve elektorale të 2009-ës, qoftë në sensin e standardit përpara qytetarëve të vendit dhe ndërkombëtarëve që i kanë sytë nga Shqipëria evropiane, qoftë në sensin e konkurimit përballë kundërshtarëve të tjerë politik, të tij dhe të forcës politike që ai drejton.

Kësaj radhe një ndër kandidatet e kësaj force politike isha dhe unë, administrativisht në Qarkun e Fierit, dhe duke qenë për herë të parë e përfshirë në një fushatë intensive elektorale, pata rastin fatlum të ndjehem vërtetë krenare për forcën politike për të cilën do t’iu flisja zgjedhësve, dhe për liderin e saj historik i cili ka ditur t’i japë asaj trajtë në të gjithë Shqipërinë. Në çdo vend ku bashkë me z. Alibeaj shkuam për të çuar mesazhet politike për PD-në dhe qeverisjen e re paszgjedhore, pamë se mbështetja do të ishte e madhe, besimi që Berisha me vitet e tij në politikë kishte sjellë tek qytetarët ishte vërtetë i madh, reformat dhe arritjet e qeverisë së tij nuk do ta linin në baltë. Berisha nuk mund të ishte një humbës. Dhe nuk doli humbës. Dhe nuk do të jetë humbës, të paktën për aq kohë sa qytetarët shqiptarë do ta ndjejnë frymën e re të ndryshimeve që po e çojnë vendin e tyre drejt progresit që ata prej vitesh kanë pritur.

Triumfet e Berishës kësisoj janë triumfet e gjithë shqiptarëve; mbi diktaturën, mbi krimin, mbi korrupsionin, mbi degjenerimin etik dhe moral të administratës me mendësi të vjetër dhe ajo që është dhe më kryesorja në sytë e qytetarëve është triumfi i tij dhe i qeverisë së tij mbi prapambetjen dhe krizën ekonomike që ka qenë pjesë e pandarë e qeverisjeve të shkuara në historinë tonë. Të gjithë e kemi vënë re se si kundërshtarët e tij politik i deformojnë me dashakeqësi arritjet e qeverisë së drejtuar prej tij, progresin e quajnë regres, veprat i quajnë dështime, mirëqenien që po përmirësohet dukshëm e quajnë krizë, por asgjë s’mund ta ndalë Berishën e fortë ta vazhdojë rrugën e tij politike, të bëjë realitet reformat dhe ëndrrën evropiane të shqiptarëve, për të njohur kështu bashkë me kombin e tij triumfin më të madh në historinë e këtij vendi.

 

Shkruar nga Suzana Numani

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (5 postuar)

avatar
eni 18 August, 2009 04:03:27
e diskretitoi figuren e Berishes.... me mire te mos shkruaj keto gjera se injoron veten.
avatar
analisti 18 August, 2009 05:30:23
Znj.Numani i ka thene keto gjera dhe per Nanon e Edi Ramen. Kur PD ishte ne opozite ajo "flirtonte" me pushtetin e majte per hir te interesave. Dhe PD del me kandidaturen e saj ne fushate, kurse intelektualet e djathte, qe i kane dhene aq shume pd ne opozite rrine ne hije.
avatar
ledja 19 August, 2009 08:17:24
Shume bukur zonja numani.
avatar
cipin brati 31 August, 2009 09:39:25
servilizem i peshtire
avatar
alba 02 November, 2009 04:48:18
Sorry Znj. Numani ,
Kam kohe qe jame larguar nga shqiperi dhe per ju kam lexuar mund te them muaj me pare dhe vertete ju kam vlersuar, por ky artikull me ka zhgenjyer. Me thene te drejten nuk e lexova deri ne fund jo , se me irritoje titulli.

Mua me dridhet mishte , si Fadil Kasa me skeçin " Sheqeri" kur lexoje emrin e Berishes dhe jo me ta konsideroje ate nje politikan te paperseritshme apo Irreplacable .
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00