“Ksera-Bollano” dhe një apel për dy djem

Font size: Decrease font Enlarge font

Prefekti i Gjirokastres, z. Spiro Ksera, më 19 maj të ketij viti ne nje tubim në Konicë, në të cilin festohej pervjetori i Traktatit të Korfuzit deklaroi se ndihej “Prefekt i Vorio-Epirit. Kryebashkiaku i Himares, z.Vasil Bollano, gjate ketij viti ka ndermarre disa nisma ultranacionaliste ne sherbim te propagandimit te “Megalidese” si: Memorandumi derguar qeverise greke me kerkesen e tij “personale” ku kerkohet qe shteti grek te vendos veton ne Keshillin e Evropes per mos futjen e Shqiperise ne procesin e MSA-se, heqjen e tabelave ne gjuhen shqipe dhe zevendesimi i tyre me ato ne gjuhen greke, deklarata te shumta antishqiptare te cilat cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe shkelin hapur Kushtetutën e një shteti sovran.

Për shkaqet e mësipërme, të sensibilizuar me të drejtë, dy djem nga fshati Toç i Tepelenës zhvilluan një demonstrim (të veshur me flamuj) pro-vlerave kombetare dhe kunder shfaqjeve ultranacionaliste Ksera-Bollano.

Por, keta djem jane duke u gjykuar nga organet e “drejtesise” ne Tepelene per kinse “tubim te paligjshem” (!). Jane zhvilluar 4 seanca deri me tani e me 14/janar/2009 ne Tepelene zhvillohet seanca e radhes…
Ju bëj thirrje gjithe shqiptareve qe ndihen te tille te marrin pjese ne kete seance jo per arsye te tjera sesa per tu treguar bollano-kserave se Kombi yne eshte gjalle, ata djem nuk jane vetem…
Ju presim me 14/ janar /2009 ora 10.00 ne gjykaten e Tepelenës të protestojmë paqësisht.

*Autori Genc Llakaj është jurist, sekretar i përgjithshëm i një shoqate, në të cilën bëjnë pjesë dy djemtë e ndaluar për tubimin

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (11 postuar)

avatar
Vido Prifti 03 January, 2009 12:04:15
E vleresoj maksimalisht gjestin atdhetar te dy djemeve dhe i pergezoj per kurajon qe kane cfaqur. Hallall qumeshtin e nenes.Ne te njejten kohe me vjen keq per drejtesine qe kemi(nuk dua te nxitohem),por ne vend qe te marin si te pandehur kseret e bollanot, marin djem te tille.Nuk jam ne Shqiperi, por do te desha te isha aty e t'i pergezoj nga zemra per kete gjest fisnik e atdhetar.Sidoqofte, perderisa kemi qeveritar qe me shume ndihmojne te huajt ne gllaberimin e tokes shqipetare,se sa qytetaret e ketij vendi,do te degjojme e shikojme edhe skena te tilla,te cilat jane te turpeshme.
avatar
Jona 03 January, 2009 12:08:39
Bravo djemve!!
avatar
Vido 03 January, 2009 12:15:48
E vleresoj aktin e djemeve, bravo. Kam vetem nje pyetje:A ka Qeveri ne vendin tone? Ne se po a kane sy e veshe?
avatar
fredi 06 January, 2009 08:02:11
bravo djemeve ....nuk e kuptoj ata persona qe gjukojne keta djem endjejne ndopak veten shqiptar ?
keta djem duhen nderuar hallall ju qofte qumeshti i nenes.duhet te jetosh ne greqi qe ta kuptosh se sa e madhe eshte urrejtja e grekerve per shqipetaret dhe pestaj te gjukohen keta djem shqipetar dhe patriot
avatar
maryl 11 January, 2009 04:37:26
Dua te them se kush eshte personi qe na servir kete forum. Nje fare Genci Llakaj qe rrjedh nga nje familje qe nuk njeh vlera kombetare, por qe aksidentalisht ka qene prane nje veprimi te thjeshte atdhetarizmi. pavarisht prezences se tij jurist, apo sekretar i nje shoqate duhet thene se kontributi i tij personal duhet vlersuar, por nuk duhet te vleresosh atributet dhe shoqatat qe ai apo miq te tij rendin per t'i marre.
avatar
ARTAN 14 January, 2009 06:41:35
PSENUK MEREN TE COJNE NE GJYGJ BOLLANON POR MEREN ME SHQIPTARET SE NGA BOLLONI KANE FRIKE PRANDAJ NE NUK KEMI SHTET TE FORTE TE COJ NE GJYGJ BOLLanon.berish ka friken e bollanos i te ndonje tjetri
.
avatar
genc llakaj 01 February, 2009 01:54:16
Se pari vlersoj se tepermi reagimin e te gjithe shqiptareve te ndershem ne mbeshtetje te djemve tane te Tocit e se dyti deshiroj te komentoj "MARYLI" ne lidhje me brockullat qe shkruan per familjen time. Nuk kam haber kush je dhe cfare mund te keshe me mua personalisht, por njekohesisht te lutem te mos vjellesh per familjen time, sepse nqs me ngaterrone me ndonje person tjeter po ju shpjegoj me pak fjale se familja ime jo vetem eshte PATRIOTIKE prej shekujsh, por fatmiresisht ka edhe 6 te rene per ceshtjen kombetare Rrjedh nga një familje me origjinë tepelenase, nga fshati Salari. Gjej momentin të krenohem me prejardhjen time. Nga dera e Llakaj’ve, qysh nga 1875 deri më 1945, kanë dhënë gjakun dhe kontrubutin për çlirimin e atdheut këta persona të derës sonë:
• Aqif Rakip Llakaj;
• Telo Ago Llakaj;
• Zano Hasan Llakaj;
• Ali Rakip Llakaj;
• Driza Hasan Llakaj.
Në vitin 1915, gjyshi im, Veip Tafil Llakaj, mori pjesë në luftën që aleatët tanë të kohës, austro-hungarezët, zhvilluan me italianët në Novoselë të Vlorës ku dhe u kap rob dhe u internua 3 vjet në Brindizi të Italisë.
Në luftën e vitit 1920, Veip Llakaj ishte përkrah Selam Musait ku dhe u plagos rëndë e më pas u dekorua nga organet kompetente të kohës.
Në vitin 1940, shtëpia e Llakaj’ve, si shtëpi atdhetare digjet brutalisht nga italo-fashistët, duke i vënë Llakaj’t në pozitë të rëndë ekonomike, më pas në 1943-shin qenë po nazistët gjermanë që e ridogjën përsëri kullën dy katëshe të Llakaj’ve.
Ndërsa në Luftën e LANÇ-it si partizan kontribuoi në moshën 15-vjeçare, Avni Veip Llakaj, dhe si pjesë e strukturave të njësiteve guerrile, i vëllai i tij, Neki Veip Llakaj (xhaxhallarët e mi).
Por në shërbim të çështjes kombëtare, në ruajtjen e vlerave dhe kulturës kombëtare punuan edhe djem nga Llakaj’t, ky ishte Mustafa Llakaj, i cili ishte mësuesi i parë që hapi shkollën shqipe në fshat pas ikjes së pushtuesit turk.
Me emrin e një familje të tillë atdhetare u mburrën Veli Llakaj (ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në kohën e komunizmit), i cili është pjesë e rrënjës së Llakaj’ve dhe iniciator i planit "TE FSHEHTE" PER MARRJEN E KOSOVES e më së fundmi unë, që me mënyrën time dhe i paorganizuar në asnjë strukturë të rregullt e kam bërë detyrën si atdhetare në mënyrën time deri sa fillova tubimet më 10-mars-2007 në qytetin e Fierit në mbrojtje të dinjitetit dhe moralit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Tubim ky, që pati suksesin e vet dhe më afroi rreth vetes shumë patriotë dhe shumë intelektualë të tillë.
Tubimi i dytë ishte ai i datës 22-qershor-2007 po në qytetin e Fierit, ku pati shumë reagime nga masa. Ky tubim u organizua nga Ne dhe me shpenzimet tona.
Tubimi i tretë dhe më i madh u organizua përsëri nga patriotë të qytetit të Fierit në bashkëpunim edhe me pjesëtarë të SHAIBK si Lirim Muhaj, Neritan Murati, Anila Dafa, Merjola Skëndaj, Valbona Daci, Fiqiri Xhemali, Kastriot Shametaj etj. I gjithë ky aktivitet u mbështet edhe nga Kryetari i Përgjithshëm i SHAIBK, Prof. Dr. Hulusi Hako.
Tubimi pati shpenzime të konsiderueshme të cilat rreth 80% i pagoi z. Genc Llakaj dhe Bar-Restorant SALARIA (lokal në pronësi të tim eti).
Më pas u angazhova në SHAIBK dhe organizova për herë të parë këtë shoqatë në qytetin e Fierit duke e çuar anëtarsinë e saj për pak ditë në 60 veta.
Propaganda nëpërmjet fletushkave, shkollave, mediave vizive, shkrimeve në gazeta e revista të ndryshme qysh prej kohësh ka qënë obligim imi personal.
Në bazë të fakteve reale konstatova se SHAIBK me qendër në Tiranë, nuk kishte një organizim dinjitoz. Ishin ditët e para që ishte zgjedhur në krye të saj z.Hulusi Hako. Pra ajo kishte një ngërç që e kishte lodhur. Ju dhashë punës me të gjitha forcat për themelimin dhe institucionalizimin e degëve në të gjithë Shqipërinë e Jugut, detyrë kjo që më ishte ngarkuar nga Kryesia Qëndrore pasi isha zgjedhur Kryetar i degës Fier-Prevezë.
Me shumë përpjekje arrita të instaloj, qoftë edhe përkohësisht, institucionin e kuatizacionit.
Në datën 07-Shtator-2007, organizova bashkë me shokët e mi atdhetarë tubimin madhështor të Fierit me slloganin “PA KOSOVË E ÇAMËRI, NUK KA SHQIPËRI!”; tubim i cili më rëndoi pak si tepër në anën ekonomike të familjes. Nisur nga reklamat, banderolat, afishat, kartat e telefonit, karburanti etj., shpenzimet ishin të konsiderueshme për ekonominë time familjare. Po flas këtu për veten time pa përjashtuar punën e çmuar që kanë bërë të rinjtë Neritan Murati, Mateo Murati, Albi Hadroviq, Kristaq Ziu dhe zotërinjtë Lirim Muhaj, Adif Llakaj…etj…etj.
Në tubim u njoha zyrtarisht edhe me z. Gafurr Adili, me të cilin krijuam një raport sa miqësor, aq dhe vëllazëror.
Tubimet vazhduan gjithandej: në Vlorë, Mallakastër, Elbasan e Lushnje, të shoqëruar me një nismë timen, të përkrahur edhe nga atdhetarë të tjerë për të çuar flamurin stafetë në të gjitha trevat shqipfolëse, flamur i cili më 17-Shkurt-2008, iu dorëzua degës së SHAIBK në Kosovë, pikërisht në Prekaz.
Edhe udhëtimin në Kosovë e organizoi dega e SHAIBK për Fierin me në krye kryetarin e saj z. Genc Llakaj.
Qëllimi i vajtjes në Kosovë nuk ishte thjesht festimi i një pavarësie protektorat, por ishte festimi i një pikënisje drejt Bashkimit Kombëtar edhe pse disa personazh nuk e deshën këtë udhëtim ne si degë këmbëngulëm dhe ja arritëm. Në këtë tubim të përbashkët të degës së Fierit, Vlorës, Shoqatës Çamëria dhe degës së Dardanisë me z.Ibush Hetemi në krye dhe nëndegës së Prishtinës me në krye z. Azem Bogaj arritëm të japim mesazhin tonë për bashkim kombëtar. Ky tubim do të ngelet në histori si tubimi i Bashkimit Kombëtar, për të cilin replikuan dhe komentuan pothuaj të gjitha mediat e pranishme, shqiptare dhe të huaja.
Pas ardhjes nga Prishtina, Kryesia e SHAIBK më ka komunikuar se më kishin zgjedhur Sekretar të Përgjithshëm Oraganizativ të saj.
E pranova detyrën me kënaqësi duke menduar se me ndihmën e shokëve do t’ia dilja mbanë. Dhe shokë të mirë, për mendimin tim, ka shumë.
Megjithë këto aktivitete masive nuk kanë munguar simpoziumet, takimet me intelektualë, me nxënës shkollash dhe me drejtues shoqatash nga të gjitha trevat. Edhe këto janë organizuar nga Kryetari i degës së Fierit në bashkëpunim të ngushtë me kryesinë e kësaj dege dhe me atdhetarë të shoqatave të tjera.
Riunione të përbashkëta për Çështjen Kombëtare kemi pasur vazhdimisht me të gjithë kryetarët e shoqatave kulturore-atdhetare jo vetëm të qytetit të Fierit, por dhe të qyteteve përreth.
SOT kemi dege ne te gjithe Shqiperine administrative dhe djemte e Tocit jane produkt i punes se patrioteve te ndershem qe pa a shume po shkrijne pasurine per te bere Shqiperine e jo sic bejne politikanet tane dhe disa si ata qe po shesin Shqiperine per te bere pasuri...
Me falni vellezer per mungesen e modestise ne kete shjegim per "MARYL"..

ME KONSIDERATE TE LART GENC LLAKAJ
avatar
genc llakaj 01 February, 2009 01:58:38

ibush hetemi 16 April, 2009 09:15:14
shkrimin që e ka bërë z. Genc Lakaj është i vërtet me ngjarje të vërtetë,po, në Prekazin heroik të Dardanis,u pranua flamuri shtafet i Bashkimit Kombëtar, e pranuam me knaqesi dhe përgjegjësi të lartë kombëtare,dhe me detyrimet qe vijn pasë,pra rrutimi i flamurit në fjalë vazhdon dhe një ditë do të arrin në cakun e destinuar,vetëm diqka e vogel ka qe nuk me pelqen të z.Genc Lakaj dhe ay këte e di,është aq e vogel sa nuk ja vlen të thuhet publikisht.
avatar
genc llakaj 18 June, 2009 12:48:39
Z.Ibush, se pari te uroj te jesh mire ti dhe familja juaj, se dyti: ju kujtoj se shkrimi im eshte pasoj e nje shkaku-nje shpifjeje te mesiperme. Te lutem lexoje. Ishte kjo shpifje e cila me detyroi te prezantohem ai qe jam. fakti qe nuk kam shtuar hic gje nga ajo cka eshte familja ime, tregone se jam me se korrekt, koherent dhe i gatshem qe ti pergjigjem cdo lloj provokimi antishqiptar...
Miku im, riperseris se: ne qofte se nga ato cka kam shkruar me siper nje presje qofte e pavertet jam ne pritje te nje demaskimi publik...

Me atdhedashuri
genc LLAKAJ
1 2 next total: 11 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.33