Njerëzit e ujit

Font size: Decrease font Enlarge font

Gjej një dinjitet të pashembullt në fatkeqësinë e banorëve të zonave të përmbytura. Ata flasin sikur të ishin banorë a biznese të Sheshit San Marco të Venecias, që me vërshimin e detit janë mësuar në shekuj. Përmbytjet në Shkodër e Lezhë nuk kanë indinjuar shumë banorët e këtyre zonave, edhe pse uji i shtohet varfërisë dhe problemeve të ditës që duken me një të çelur të kamerave. Në gjithë raportimet e bëra nga terreni ata shprehen se janë mësuar me ujin që është prej vitesh pjesë e jetës së tyre. Ata nuk gëlltisin dot mungesën e korrektësisë dhe gënjeshtrat. Për fat të mirë kanë drita dhe ndjekin situatën në TV dhe më shumë se nga uji mërziten nga deklaratat e fryra për ndihma, asistencë. Ka zona e familje që janë ndihmuar, por ka dhe të tjerë në fshatra të tërë që s’lëvizin dot si Shirgj e Darragjat, ku jetojnë të izoluar. Politikanët nuk bëjnë hap në terren pa kërkuar kamera dhe me këtë jemi mësuar; është mirë që një punë në ndihmë të njerëzve në nevojë gjithsesi duhet treguar, por shpesh i kalojnë kufijtë me këtë mani për t’u dukur.


Natën e parë të përmbytjeve, kur gazetarët e News24 në errësirë po depërtonin mes ujit e shtëpive, aty takuan vetëm një prift të Karitasit, Don Marjan Gegën që mes errësirës, me një fjalë të mirë e ndihma u gjendej afër banorëve. Mendoj se Shqipëria ka nevojë tamam për këtë gjë, më shumë punë, mëngë të përveshura, e më pak krekosje para kujtdo e sidomos para kamerave.

Alba Malltezi ne BW

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.