Ilir Bele, kandidature e pershtateshme per Kryetar Bashkie ne Fier.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Qellimi i ketij shkrimi nuk ka aspak karakter partiak, por thjesht i nisur nga kendveshtrimi i nje ish qytetari fierak

Perse them qe Ilir Bele eshte kandidature e pershtateshme per Kryetar Bashkie ne Fier?

Ilir Bele rjedh nga nje familje e mesme qytetare,nga nje familje qe pronen private e ka njohur qe para luftes.Gjyshi i tij kishte ne pronesi nje dyqan boje qe ushqente familjen. Babai i Ilirit Z.Stavri Bele ne vitin 1958 mbasi mbeti pa pune hapi ne shtepine e tij nje laborator fotografik ku ndihmonte e gjith familja e tij. Me pas u inkuadrua ne kooperativen e artizanatit, ne sektorin e fotografeve, pra eshte nje nder krijuesit e pare te sektorit te fotografeve ne Fier, ku ne konkurime te ndryshme ne rang republike eshte vleresuar me cmime nderi. I vallai Z.Piro Bele mbasi mbaroj Shkollen e Larte te Fiskultures punoj si trainier ne klasat sportive, trainier i shpreses, inspektor i klubit te futbollit dhe deri para sa te vinte ne Amerike ishte President i klubit te futbollit. E Jema dhe te motrat kane qene figura te nderuara ne qytetin e Fierit.

Ndersa Iliri mbasi mbaroj studimet e larta ne Akademine e Arteve,ka qene nje nder aktivistet me te dalluar ne jeten artistike te qytetit te Fierit, ka qene nje mesues model ne shkollen e muzikes,ka mare pjese ne orkestren e Estrades Profesioniste, ne orkestren sinfonike dhe frymore te Shtepise se Kultures se Fierit. Pra eshte nje familje qe ka dhene qe prej kohesh nje kontribut shume te cmuar ne levizjen kulturore,sportive dhe artistike te qytetit te Fierit. Nuk eshte pak qe nje qytetar te bej me shume nga c'jane mundesit normale te c'do njeriu,dhe kete gje e ka bere familja Bele. Eshte fat per qytetin e Fierit qe ne krye te saj te ket nje figure shume te nderuar sic eshte Ilir Bele.

Ai eshte nje njeri i edukuar, i qete dhe i matur ne mardhenie me shoket dhe koleget. Mbi te gjitha eshte nje njeri energjik qe punen e sotme nuk e le per neser, dhe ajo qe eshte me kryesorja per nje politikan drejtues, ai nuk di te genjej. Dhe te gjitha keto cilesira shume te mira qe ai ka, flasin hapur qe ai eshte nje figure e ndershme dhe e pa koruptuar. Ai ka nje familje shume te rregullt,E shoqja Berta dhe dy cunat jane model ne shoqeri. Dhe kur njeriu ka nje familje te rregullt di ta organizoj edhe punen si ne familje. Kur dikush ben dicka te mire ne punen e tij, te tjeret thone qe "Ai eshte artist", e pra Iliri nuk eshte artist vetem ne profesion, por edhe ne shpirt dhe kjo nuk eshte pak qe ne krye te Fierit te jete nje artist i vertete. Ilirit i pelqejne shume ndryshimet dhe jam i bindur qe ai do luaj nje rol shum te math ne ndryshimet qe duhet te ndodhin ne qytetin e Fierit.Ai eshte nje njeri qe nuk kenaqet me pak,eshte me karakter luftarak dhe ka kurajo qe te parballet me fenomenet negative. Mu duk shume qesharake nje thenie e nje punonjeseje te Bashkise, ku ne kuadrin e debateve partiake perpiqet te ofendoj Ilirin duke thene qe: - "... u bene sazexhinjte te drejtojne qytetin'...! ?. Sa per dijenin e saj dhe te cdo kujt tjeter Z. Ilir Bele eshte muzikant dhe jo sazexhi.

Nuk di ndonje profesion tjeter ne Shqiperi qe te bej shkolle me teper se profesione i muzikes, Iliri ka bere 16 vjet shkolle profesionale per tu ber muzikant, kurse nje sazexhiu nuk i duhet asnje dite shkolle. Fjala sazexhi eshte nje zhargon i vjeter popullor qe eshte perdorur qe ne kohet e lashta, qe atehere kur nuk kishte shkolla profesionale ne Shqiperi. P.sh muzikantit i thoshnin sazexhi, piktorit-bojaxhi dhe humoristit-karagjoz. Pas hapjes se shkollave profesionale dhe akademise se arteve, sazexhinjte filluan te quheshin muzikante, bojaxhinjte-piktor dhe karagjozet-humoriste.

Mua me vjen shume keq qe ju ne kohet moderne qe jetojme sot,perdorni terma shume te vjeteruara,terma qe ne fjalorin e nje intelektuali nuk ekzistojne fare.Ju n.q.s. do te ishit kaq e rrepte ne idene tuaj qe nje kryetar bashkie nuk duhet te jet sazexhi,ju duhet te jeni po aq e rrepte edhe per Kryetarin e Bashkise se Tiranes,qe sipas fjalorit tuaj "nuk eshte gje tjeter vecse nje bojaxhi'.

Si ka mundesi qe ti e ben sehir nje fenomen te tille, qe nje bojaxhi te jete kryetar bashkie, kryetar partie dhe aq me teper edhe pretendent per kryeminister?. Por kryetari juaj nuk eshte bojaxhi (sipas jush), por eshte piktor i cili ka mbaruar Akademin e Arteve, pra te njejten shkolle qe ka mbaruar edhe Iliri. Llogika udheheq politiken dhe jo politika llogjiken. Sa me shume te shpifesh ti per ilirin dhe familjen e tij, aq me shume dem u ben atyre qe ta kane ngarkuar ate detyre. Ti mund te hedhesh balte sa te duash mbi Ilir Belen, por duhet ta dish se balta nuk ngjit tek nje figure e paster si Iliri, tek ndonje figure e pist po.Si tek c'do njeri edhe tek Iliri ju mund te gjeni te meta plot,se asnje njeri nuk eshte perfekt. P.sh. un konstatova nje verejtje tek Iliri qe do t'jua rekomandoja edhe juve qe t'ja benit... "Ilirit i jane zbardhur floket shume",besoj se edhe ne sy te te tjereve tingellon me mire se sa ta shash nga profesioni. Ashtu thane edhe opozitaret per aktorin e math te Hollivudit Arnold Shvarceneger kur kandidoj si Gavernor i Kalifornias.." u bene muskujt te udheheqin politiken "!?.

Por ja qe muskujt po drejtojne edhe sot e kesaj dite me sukses. Nuk eshte e thene qe te jesh agronom, ekonomist apo nga fshati qe te jesh drejtues,mund te jesh edhe doktor, inxhinjer, artist apo edhe nga qyteti. E rendesishme eshte qe jesh organizator i zoti dhe te kesh kurajo dhe forc qe te perballesh me korupsionin. Artistet ne shkolle kane bere nje lende qe quhet Estetike.Dhe nuk ka me mire se sa nje drejtues te kete te zhvilluar sensin estetik,ate sens qe tani Fierit i mungon shume, p.sh. lumi i Gjanices eshte per faqe te zeze, eshte me keq se sa ne vitin 1990, gropat me balte ne mes te qytetit, gjelberimi, plazhi i Semanit, plehrat, e shume gjera te tjera qe duhen rregulluar e ndryshuar urgjent.

I nenvizova keto cilesira pa asnje interes timin personal, mbasi un jetoj ne Amerike, por thjesht per t'jua prezantuar atyre qe nuk e njohin, mbasi un e njoh Ilirin shume mire qe kur ishim femije me pantallona te shkurtera ne Liceun Artistik "J.Misja" ne Tirane. I uroj Ilirit suksese ne kete prag zgjedhjesh, sepse mendoj se ai e meriton plotesisht te jete Kryetar i Bashkise se Fierit.

 

Ferit Hoxha /  USA

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Mila Tod 15 April, 2011 01:59:06
Z. Ferit ju lumte per artikullin e mrekullueshem, ku keni permbledhur esencen e Ilirit si individ ne familje dhe shoqeri. E vleresoj shume faktin qe e perdorni politiken vetem per t'ju dretjuar me te njetjen monedhe arroganteve partiake. Sa mire do ishte ta kuptonin te gjithe se njeriu dhe karakteri i tij eshte zgjidhja midis ecjes para nga njera ane, apo inkurajimit te ngrohjes se karriges nga ana tjeter. Edhe nje here, Ju lumte per qytetarine tuaj!!!
avatar
taulant bozo 20 April, 2011 09:26:47
PER NJERZIT E AFTE KA QENE GJITHMONE E VESHTIRE TE TREGOJNE AFTESITE QE ATA KANE DHE BESOJ QE ILIR BELE DO TE JETE NE GJENDJE TE TREGOJE AFTESITE E TIJ JO VETEM SI INTELEKTUAL PO DHE SI QYTETAR FIERAK NUK DO TA KETE TE LEHTE POR UNE PERSONALISHT JAM SHUME OPTIMIST SE ME NE FUND DO TE MUND TE SHOHIM NE BASHKINE E QYTETIT TONE TE DASHUR NJE NJERI ME BOTEKUPTIMIN E NJE ARTISTI
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.75