Tmerret e Qaf-Barit e disa te tjera ...

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Mbas shumë viteve kërkimesh të familjarëve të të pushkatuarve të revoltës të Qaf-Barit ,dhe më vonë gati 3 vjet unë bashkë me familjarët gjetëm gropën e fshehtë .Një ditë të nxehtë maji kova e fadromës që gërmonte në thellësinë gati 2 metra nxorri një kafkë më pas u zbulua e gjithë gropa në sheshin e antenës në Kuc të Shkodrës .U zbuluan të dy skeletet ,atje ku ishte koka e Sokolit ishin këmbët e Tomës.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për të përshkruar si i gjetëm kush ishte njëri e kush ishte tjetri .Ata u gjetën u varrosën me nderimet e duhura,homazhet u zhvilluan në hollin e institutit të burgosurve politik.Erdhën për ti nderuar dy trimat e Qafe-Barit ,familjarë ,miq ,shokë e të gjithë dashamirësit e deri te kreu i shtetit Z.Bamir Topi. Mbasi u vendosën të pushojnë të qetë pranë të dashurve të tyre të ndarë nga kjo jetë ,dhe disa ikën me brengën se nuk po gjiheshin se ku ishin groposur Sokol Sokoli dhe heroi tjetër Tom Ndoja ,shumë kush ka menduar se e bëmë detyrën. Unë mendoj jo,jo, për heronjtë e vërtetë shoqëria mbetet gjithmonë borxhlije.

Duke menduar se duhet pasqyruar ajo që ndodhi ,si ndodhi ,shkakun dhe pasojat ,dhe gjaku i derdhur i atyre dy djemve të rinj ,por dhe i treti që dha shpirt barbarisht nga xhelatët e kohës Sandër Sokoli duhet ta përshkruash .E shkrojtura mbetet ,koha ecën ndokush s’ka qejf ta dijë ,ndokush nuk do që të tregohet se c’ka ndodhur në të famshmin komunizëm. Unë i nisur nga krenaria e tyre ,guximi i tepruar për të vajtur drejt lirisë së mohuar ,tmerri i asaj dite të bukur maji ,britmat ,ulërimat nga torturat e shokëve tanë nuk mundet të hesht dhe kam menduar të bëj një përmbledhje të ditës të përgjakshme dhe kam menduar se ja kam arritur qëllimit.

E kam titulluar Shqipëria nën terrorin komunist 1943-1991.Në muajin tetor apo nëntor 2011(nuk jam i saktë) kërkoj një takim më ministrin e kulturës Z.Aldo Bumci.U tregua shumë i gatshëm dhe më priti në zyrë ,madje me shumë respect e kënaqësi ,pimë dhe kafe.Kur mendova se ishte momenti pse kasha kërkuar takim i drejtohem ..Kërkoj të më sponsorizoni për librin në fjalë .Po më tha me të parën Z.Bumci.Pa as më të vogëlin dyshim madje unë kam menduar se 1% të buxhetit të ministrisë do ta akordoj për botimet e të burgosurve politik .Ministri më tha që së pari do të sponsorizoj për poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi .Unë i kerkova për Qafën e Barit së pari.

Por kjo do ndodhi në janarin e 2012 u ndamë me besimin dhe dëshirën e mirë që cfaqi ministri.Aplikova sipas rregullave dhe njoftova ministrin (sepse ashtu më porositi),ai më tha në telefon “Bedri e pashë jemi në rregull ti do të jesh i pari që do të sponsorizohesh “.E solli rasti mbas ca kohësh takohemi rastësisht më thotë pa i folur fare unë “Mos ki merak je i pari”,”Ju e dini “ja ktheva unë po pres libri është gati për shtyp.E kam takuar dhe herë të tjera ,i kam bërë dhe sms ,”Mos ki merak Bedri “më thotë .I bëra dhe para muajit maj një sms me qëllim që ta botonin librin me rastin e 22 majit të 2012 dhe ta shpërndanin atje ku u derdh gjaku kjo nuk ndodhi.Pra deri tani vetëm premtime dhe sot vendosa ta publikoj këtë premtim që s’u bë kurrë.Unë e kam të qartë qëndrimin e sundimtarëve të sotëm ndaj të burgosurve politik ,duk si drita e diellit që ndaj nesh vazhdon urrejtja ,mospërkrahja harresa e qëllimshme.

Get our toolbar!

E vërteta mund të jetë se Sokol Sokoli ,Tom Ndoja dhe grupi i tyre janë dënuar si TERRORISTË dhe terrorizmi dënohet në të gjithë botën .Kjo është dhe arsyeja që komisioni i ligjeve me në krye Ilir Cajup Rusmajlin nuk ka dëshirë të dalë kundër babait të tij ta c’fuqizojë nenin e terrorizmit .Dhe juve si ministër mbani përgjegjësi po përkrahe terroristët.Po të ndaleshe të arsyetosh për këtë qëndrim juve që sundoni keni plotësisht të drejtë .Pse juve nuk u lidh asgjë me neve .As gjaku i derdhur,as varret e humbura ,as vuajtjet ,as rënkimet ,as shamitë e zeza ,as lotët e nxehta ,të derdhur nga nënat tona që enden në perrua e greminë më greminë duke qarë e lebetitur ,për të gjetur se ku janë groposur burrat ,djemtë ,vëllezërit apo baballarët e tyre .Faji është i joni dhe vetëm i joni që besuam tek bijtë e kriminelëve .Tek bijtë e atyre që e veshën Shqipërinë me të zeza ,tek ata kriminelë që e rrethuan Shqipërinë me tela me gjemba e ngritën kudo trekëmbësha, hapën gropa massive me të pushkatuar.

Ngritën burgje ,kampe internimi cep më cep Shqipërisë .hapën apostafat cmendina për të mbyllur përjetësisht ata që torturoheshin në qelitë e errta të hetuesave dhe kryetarëve të degës kriminela në gen.Më fal Z.Bumci se e kuptova gabim ,më fal se nuk do ta përsëris më.Unë e kuptoj se juve jeni mbërthyer pas katovicës juve s’kini për ta harruar kurrë porosinë e xhelatit Ramiz .Ju u pasuruat ,ju do vazhdoni të sundoni me bijtë e sek.të parë me bijtë e oficerëve të sigurimit,me bijtë e historianëve të diktatorit , e bijtë e kriminelëve të tjerë që keni detyrime. Më fal se unë kam menduar ndryshe megjithëse ju sundimtarët e sotëm e keni filluar e po e vazhdoni luftën e klasave me familjen Blloshmi ,vazhdoni e mos u ndalni vetëm një gjë duhet ta dini gjaku i derdhur nga ne nuk ka për të humbur. Ju vazhdoni te mbroni diktatorin në parlament ,vazhdoni merruni me ligjin e homoseksualëve krijoni kushte,hapni dhe shtëpi publike se këto i kërkon BE-ja.Ju keni dhe përkrahjen e SHBA-së ,ata e ngritën dhe në senat problemin e homove si janë të drejta që ju takojnë .Shoqërim të vecantë ju bëri dhe Z.Aleksander Arvizu.

Me të madhe e ngriti dhe kryetari i folesë së grenzave zoti Totozani.Pse të gjithë këta të brëndshmit apo përfaqësitë e huaja nuk e kanë hapur gojën një herë për të burgosurit politik që enden rrugëve pa asnjë lloj përkrahje nga sundimtarët e sotëm ?Pse Z.Arvizu nuk e ka prekur as edhe një herë të vetëme as kthimin e pronës as problemin e të burgosurve politik dhe të internuarve? Pse parlamenti nuk e zbaton rezolutën e KE për dënimin e krimeve të komunizmit ?Pse jeni kundër hapjeve të dosjeve të b.p. të sigurimit ? Pse ?Pse ? Ju drejtohem të gjithë atyre që kanë dëshirë të lexojnë tmerret e Qafë Barit ,e tmerre të tjera ,pushkatime,groposje të gjalla,na ndihmoni financiarisht. Se këta që sundojnë sot nuk duan të sponsorizojnë për të zbuluar krimet e baballarëve të tyre.

 

Nga Bedri Blloshmi

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0