Fundi i mandatit dhe dinjiteti i Bamir Topit

Font size: Decrease font Enlarge font

Me 20 korrik 2012 para presidencës janë një grumbull njerëzish.Burra ,gra,fëmijë dhe nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu.Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura ,balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinj .Çdo kush e kuptonte pa hyrë në bisedë me ta se shpirtërisht ishin të vrarë dhe bënin pjesë ne klasën e përmbysur nga vrulli i pamëshirshëm i historisë .Këta njerëz fisnikë e me plagë në zemër se dikush kishte humbur  vëllanë dikush bashkëshortin  apo babanë në kohën e luftës civile ,apo mbas pushtimit nga terroristët komunistë në 1945 deri në 1990 të Shiqpërisë presin para presidencës .
Unë isha i lajmëruar bashkë me disa miqtë e mi te burgut të Qafë-Barit-Pukë.Këta ishin pjesa e atij grupi që më 22 maj 1984 guxuan të kundërshtojnë diktaturën  dhe ju bënë krah dragonjve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët së bashku gjunjëzuan policinë kriminele te diktatorit Hoxha.
Mbas gjetjes së groposjes ,mbas pushkatimit të pathyeshmërisë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët ditën e homazheve ,presidenti i Republikës i dekoroi  për guximin dhe trimërinë që treguan ,pjesa tjetër e këtyre guximtarëve ishin njoftuar më 20 korrik për të marrë dekoratat.Sapo u futëm në sallën e pritjes ku do bëheshin dekorimet erdhi momenti që presidenti Z.Bamir Topi u fut në sallë e cila gumëzhiu nga duartrokitjet .Ai nuk ishte i gëzueshëm sepse ai që e ndjen dhe e vlerëson dhimbjen ,do të mbajë atë qëndrim që mbahet në rastet e derdhjes së gjakut dhe dhimbjes të plagëve.
Dekorimi filloi me të ekzekutuarit nga Velipoja që nuk ishin pak por plot 12 burra trima që se deshën asnjëherë komunizmin as bijtë e saj terrorista komunistë .
Ata janë:Ilir Dashi,Dedë Shabani ,Nikollë Dashi,Dul Bajrami,Maliq Bajrami,Nikollë Mala,Fran Imajli ,Gjok Luli,Ndue Luli,Gjon Sina,Ded Mala,Dom Mark Hasaj.
Të ekzekutuarit nga Lezha janë: Mark Bajraktari Mark Vata,Prek Tahiri dhe Dedë Coku.Të gjithë ata që paraqiteshin tek presidenti për të marrë dekoratën nuk pushonin së uruari e falenderuar Z.Topi me fjalët e dala nga thellësia e zemrës të cilat tregonin dhimbjen e freskët të asaj dite  që humbën njerëzit e tyre më të dashur të përlotur por dhe të gëzuar se kaluan plot 22 vjet nga gjunjëzimi i komunistave dhe këta trima ,këta kundërshtarë fanatikë të komunizmit që nuk kujtoheshin as se janë gjallë as të vdekur apo të zhdukur.
Këta të pushkatuar nga terroristët komunistë që luftuan për një Shqipëri tjetër ,krejt tjetër dhe nga Shqipëria e sotme dhe fjala e tyre e fundit nëpërmes plumbave të skuadrës së pushkatimit ishte “Të Rrojë Shqipëria”.
Këta që dhanë jetën pa u dridhur qerpiku dhe shumë të tjerë nacionalistë  do ti dekoronte ky president  në fundin e mandatit të tij Presidenti Bamir Topi dekoroi duke vlerësuar guximin dhe trimërinë dhe katër të dënuar për “terrorizëm” në revoltën e Qafë Barit .Ata janë: Martin Leka ,Haxhi Bacinovski ,Bajram Vuthaj  dhe Kostandin Gjordeni ,u dekorua dhe Hysen Shoshori për guximin që tregoi duke shpërndarë trakte kundër komunizmit . Me propozimin e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Z.Shefki Çota u dekorua dhe Selman Blloshmi pas vdekjes.Të gjithë sa ishin në sallë nuk i linin radhë njëri tjetrit për të takuar dhe falenderuar z.Topi.
“Për të bërë punë të mira duhen njerëz të mirë “-thotë Napoleoni.I vetmi president që ka bërë për shtresën e të burgosurve politik vlerësime reale.Duke përfunduar dua dhe unë të shpreh urimet e mia për z.Bamir Topi.Falenderime të pakufi dhe suksese në vazhdimin e udhës në politikë për një Shqipëri sic e deshën ata që s’janë më,u plotësoftë pengu i tyre për një Shqipëri pa terroristët komunistë dhe pa bijtë e tyre që kanë uzurpuar dhe sundojne Shqipërinë të cilët pasurohen e mbrojnë baballarët e tyre vrasës dhe gjakatarë.Të dyja gjysmat e partisë komuniste nuk e prekin aspak rezolutën e KE për dënimin e krimeve te komunistave as dhe ligjin e spiunëve kur ne po presim.Po e përfundoj Hygoin:
“Sado që koha të kalojë
 Sado që rrobat e zisë të zbardhen nga larja
 Për një nënë që ka humbur fëmijën e saj
 Është gjithmonë dita e parë e dhimbjes
 Dhe zemra mbetet gjithmonë e zezë”
  Viktor Hygo
 
Të gjithë të rënët për një Shqipëri tjetër pushofshin në paqe .
Qoftë lëvdue Jezu Krishti
  
Gjithmonë do ju kujtojmë
 
Nga  Bedri Blloshmi

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Dhimiter Papuciu 04 October, 2012 09:39:23
Ne kete blog lexova shume Urrejtje, Hakmarrje, Perbuzje, Ekzagjerime, Shpifje, Trillime, mungese etike, histori te transformuara dhe parqitje emocionale, pa vlera historike dhe aq me pak analiste, gazetareske apo artistike. Enver Hoxha ka qene diktator por ka qene edhe patriot. Per here te pare dhe te vetme ne historine e saje, Shqiperia ka qene e lire ekonomikish dhe politikisht. Shqiperia ka qene e mbushur me spiuna dhe tradhetare dhe i ka denuar njesoj si i denoi e gjithe Bota. Ai shkrim eshte nje pacavure.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0