Letër zotit Rama, nga një naftëtar

Font size: Decrease font Enlarge font

E prisja këtë test të popullit tim. Sepse nga urrejtja dhe uria, edhe  gurët po çaheshin. Nuk kishte rrugë tjetër.  Zgjat shumë, po vjen një ditë kur buka e popullit të zë sytë,  të mbyt. Kjo ndodhi edhe me enverizmin, paraardhësin e berishizmit. Simetri. Edhe këtë radhë, berishinjtë si pulat myzeqare, e kakarisën  me lotë liderin e tyre të marrosur. Nostalgji.

Berishen e çoi  në trekendësh kjo Shqipëri e uritur, jo z.Rama. Tani Berisha është  një amoral, zhveshur,  pa lëkurë në trup dhe në faqe. Pa cipë. Berishinjtë e  të gjithë krahëve, do të veshin një kostum  tjerër, atë të Ramës. Si kameleonët, do nderrojnë  brekët  neilone a  perlone. Por, z.Rama, mbajeni mend mire: Këtë fitore ju e keni edhe nga nafta jonë, nafta Shqiptare. Ju  duhet të llogarisni, sa tonë naftë kanë dalë këto vitet e fundit, nga nëntoka e Shqiperisë,  sa para dhe në xhepat e kujt  kanë  perfunduar. Nafta jonë e ka nisur luftën që në vitin 1918, ajo ka qënë në luftë me të gjithë, tani afër edhe  me ata  “burrat e shtetit”. Po së fundi ajo ia  shkroi këtë epitaf të zi jo vetëm  Berishës por edhe atyre  të huajve  me ata emra të shemtuar që vinin në Shqipëri për ushqime organike dhe për seks shqiptar. Ata, naftën e prodhuar në  Cakran, Gorisht dhe Mollaj për një vit, e  kanë marrë si dietë udhetimi vetëm për një javë.  Ndërsa unë me pensionistët  e tjerë, zëmë radhen pa u gdhirë, per ato 170 dollarë mujor,  për 35 vite punë  në naftë.

Para disa vitesh, si qytetar dhe specialist nafte i shkrova letër Berishes, po ai nuk ma vari. Nëse e do Shqiperinë vertete të pasur-i thashë-, mbaj  varur në murin e zyrës tënde  aty ne K/ministri, Hartën e Naftës Shqiptare. Tani e kam muhabetin me ju z. Rama. Ju porosis të mbani varur në zyrën tuaj Hartën e Naftës Shqiptare. Në këtë fushatë elektorale ju premtuat se do ta shikoni seriozisht naftën, se do të anulloni gjithë marrëveshjet dhe allishverishet e qeverisë Shqiptare të Berishes me të huajit. Do t’ju monitorojmë nëse do ta mbani fjalën.

Ç’është e vërteta, mua nuk më pëlqeu shumë starti juaj i parë. Ju falenderuat Berishën për ato të mira që  paska bërë(!?) Cilat të mira?! Sikur në atë 21 Janar, ju  të  kishit qënë në krye te turmës, me siguri do ta kishit  ngrënë një plumb gjithashtu. Kjo është ajo e mira  që thoni ju?

Nafta Shqiptare e coi ne trekëndësh Berishën, sepse ai naftën tonë  e shkaterroi me rrënjë, me vetëdije të plotë. I nderuar z.Rama, për ne naftëtarët, Shqiperia nuk matet me km2, por me puse nafte. Pranë puseve janë akoma si rrenoja luftrash barbare, copat e betonit  ku  ne ngritem barakat,  gati pesëdhjetë vite. Aty me moshën tuaj. Të huajit ia rrasën Berishës, ata i kërkuan më shumë  naftë për ta lënë në pushtet edhe disa vite të tjerë, po  ata e  panë që ai po lajthiste prandaj  ndryshuan kursin. Berisha mendonte se me psikologjinë  e të huajeve dhe me fuqinë e mercenarëve, do të qëndronte në pushtet për një kohë të gjatë.  Por asgjë nuk e zbuti urrejtjen e popullit tim. Sovrani votoi kunder tij. Të huajit na morën naftën. Kurse Berishës  i dhanë një shqelm bythëve. Berishën e zuri buka e popullit. Po jo vetëm atë, buka e popullit ka zënë të gjithë suitën e tij.

Z. Rama, unë jam binjak me naftën.  Ju duhet të  mesoni emërat e gjithë specialistëve të naftës dhe me pas  ti mblidhëni në një salle të madhe, ti pyesni, cfarë duhet bërë  për naftën, si ta rikonstruktojmë, si ta administrojmë, si të zbulojmë vendburime të reja. Nëse ju do të komunikoni me ta si shokë, tu kërkoni projekte, ata do tu ofrojnë  jo një po me dhjetëra  dhe pa asnjë interes. Ne kemi specialistët tanë të mrekullueshëm, kemi Kadri Ramën, Dhimitër Gjeneralin, Telo Velaj, Vangjel Kicin, Ramadan Perhatin, Engjell Perrenjasin, Alfred Frasherin e shume te tjerë, të cilët  do tu  thonë si duhet trajtuar  nafta shqiptare,  ata do t’u japin disa projekte. Me specialistët shqiptarë, prodhimi i naftës  shumë shpejt do të ngrihet në 5 milion t/n.  A e imagjinoni, cdo të thotë pesë million t/n ne vit!?  Ne nuk i duam ata të  huajt, me ata tituj shkencorë që të trembin. Unë kam disa intervista për naftën shqiptare. Me ato intervista, ju do të kuptoni  naftës tonë, do të kuptoni përse  militantët e PD-së dhe të huajit ia rrisin asaj  përqindjen e Squfurit më tepër se sa duhet, përse ata i trajtojnë ato vendburime si   tokë të djegur, përse nga histerizmi për të vjedhur,  po shembin  tokë dhe nëntokë…

Së pari ju duhet  të krihni mirë të gjithë ata pseudospecialistë apo pseudoshkencetarë,  ulur këmbëkryq nëpër ato drejtori të drejtorive, nënshkrues të atyre  marrëveshjeve skllavëruese me të huajit në dëm të Shqiperisë. Besoj se e keni lexuar  librin “Nafta dhe Politika ” shkruar nga Prof. Dr. Maksim Shuli. Me siguri këta pseudoshkencetarë, do të vinë te antarsohen në partinë tuaj. Por është turp t’i mbani.

Të rihapet Instituti i Naftes në Fier, të ringrihen  ndërmarrjet e naftës, të administrohet mirë Albpetroli… Këto  reforma, nuk mund të bëhen me ata dhjetë  legena që ka lënë Berisha në Albpetrol dhe nëpër dikastere. Me siguri kjo specie, do fillojë tu lëpihet juve,  për të mbrojtur  vjedhjet. Mos e lejoni! Dhe mos bëni shaka të thërrisni për konsultime “biznesmenë apo specialistë të tuaj”. Kjo do të ishte rrëshqitje e madhe. Kur ne nxorëm nga nëntoka jone, 2 milion e 200 mijë T/N ne vit, nuk u konsultuam me të huajt. Kemi specialistët tanë ata PA PARTI, të ndershëm dhe patriotë, prandaj mblidhuni dhe konsultohuni me ta. Disa specialistë shqiptarë u arsimuan dhe u kualifikuan jashtë shtetit me paratë e ketij populli, ata tani janë te  punësuar nëpër kompani të huaja. Pamvarsisht se  paguhen  mirë, ata  janë gati të kthehen  në Shqipëri. Ju takon juve t’u jepni  punë sepse nafta është ekonomi, strategji, politikë, pavarësi…

Populli dhe Zoti ju dha një shans historik. Tani e keni radhën ju.  Duhet guxim. Pa guxim, të gjitha virtytet e tjera humbasin kuptimin e tyre, – thotë Çurcill. Bëni ato që i duhen popullit dhe jo ato që i duhen një grushti njerëzish. Dhe atëherë do ta shihni se si ky popull i uritur në mes të naftës, do t’u ndjek hap pas hapi.

 

Ing. Ahmet Collaku

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Arqile Pipa 22 September, 2013 05:47:46
Shume mire dhe sakte keni shkruar, dhe kerkuar Z. Sollaku. Bashkohem me ju ne kete kerkese (qe brenda vehtes ka arsye te domosdoshme) qe afron jete, mireqenie dhe pavaresi jo vetem per naftetaret por per nje komb te tere.

Tani radhen e ka Z. Rama, por vetem te mos harrojme, se ai ka nevoje dhe per ndihmen tone dhe te gjithe naftetareve.

Dr. Arqile Pipa
avatar
Aleksander 06 February, 2014 06:26:23
E te keqe or bab "Pa Parti" e bravo te qofte ty duhet te cojne senator ne shtetin shqiptar
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.00