Kafenetë në afërsi të shkollave dhe ndikimi i tyre tek nxënësit

Font size: Decrease font Enlarge font

“Në bazë të njohurive që kam, këto kafene duhet te largohen se paku 500 metra nga qendra shkollore sikurse në vendet tjera perëndimore” thotë z. Xhevat Kastrati, drejtor i shkollës se mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan. Dhe deklaroi se kafenetë afër institucioneve shkollore ndikojnë negativisht në mirëmbajtjen e procesit mësimor, si dhe droga, prostitucioni dhe konsumimi i duhanit është pasojë e këtyre kafenetë.

Shumë profesorë të kësaj shkolle mendojnë që kafenetë duhet të mbyllen ose të transferohen në ndonjë vend tjetër, larg institucioneve shkollore, mirëpo jo të gjithë e mendojnë të njëjtën gjë, sepse disa nga profesorët dalin për kafe me nxënësit dhe kjo është një dukuri edhe më shkatërruese si dhe mund të ndikojë edhe më keq tek nxënësit dhe raportit nxënës-profesor. Prandaj, drejtori i kësaj shkolle mbeti me shpresën që kuvendi komunal të merr një vendim për mbylljen ose ndërrimin e funksionit të saj në ofrimin e ushqimit për nxënës. Në lidhje më këtë temë hasëm edhe tek mendimi i z. Ibrahim Shkodra, drejtor i shkollës së mesme teknike, i cili shprehu mendimin e tij lirshëm duke u bazuar në fakte konkrete.

Sipas tij nxënësit të cilët nuk e kanë qejf shkollën ose ballafaqohen me probleme tjera atëherë shume shpejt orientohen që kohën ta kalojnë me dëshirë në kafene se sa ne objekte shkollore dhe deklaroi se ky është një dëm serioz i të rinjve të cilët në vend se kohën e paradites ta kalonin duke mësuar diçka, është dem që atë kohë ta shpenzojnë në kafene,dhe me shumë bindje na tha se haste në përditshmëri tek nxënësit dhe i sheh se si vijnë në shkollë, i lënë çantat e tyre dhe dalin menjëherë për kafe, gjë qe është në dëm të tyre e jo të kafeneve edhe pse shumica e nxënësve të kësaj shkolle kane bërë anketa në lidhje me këtë çështje dhe kanë deklaruar se kafenetë ndikojnë negativisht, dhe janë pengesë për mirëmbajtjen shkollore, me këtë kuptuam që anketat e tyre kane qene joreale dhe jo bindëse. Z. Mehmetali Rexhepi drejtor i gjimnazit “Zenel Hajdini” kishte një mendim me ndryshe, ai tha se nxënësit nëpër kafene me shume kanë dëshirë të duken se sa të pinë diçka.

“Çerdhe joshëse e grumbullimit të nxënësve”ai i quajti këto kafene të cilat nuk kanë asnjë dobi tek nxënësit. Ai deklaroi se nuk është i gjithë faji i kafeneve, nëse në çerdhen e ngrohtë familjare nuk ka përkushtim edukativ,sepse pot e kishte përkushtim edukativ nga prindërit e te tjerët, nuk do mund te ndikonin dëmshëm kafenetë. Edhe kjo si shkolle profesionale mbetet në shpresë që kuvendi komunal do te merret me ambientet e tilla, mundësisht ti zhvendos me larg objekteve shkollore.

Nëpër shkollat e mesme mungojnë bibliotekat, fushat e sportit, pishinat e notit ose laboratorët për praktikën e nxënësve në lëmi të caktuara të cilat jo që do t’i ushtronin nxënësit, por sadopak do t’i orientojnë që të vetëdijesohen sa më shume dhe t’i përkushtohen mësimit gjë qe është prioritet për një te ardhme sa me te ndritur. Prandaj, ne vendosem të bëjmë edhe një debat të vogël me kuvendin komunal dhe të shohim se çfarë mendojnë ata dhe se çfarë mund të ndryshojnë në lidhje me këtë problem aktual që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë në qytetin tonë. Kuvendi komunal kishte marrë një vendim në gjysmën e vitit 2008 për përmirësimin e kësaj gjendje, sa i përket mësimdhënies, është fjala për pengesat që i shkaktojnë kafenetë.

Me këtë përfunduam se kuvendi komunal ka marre një varg masash për përmirësimin e kësaj gjendje por rezultatet janë për të dëshiruar. Z. Shefik Surdulli,shef i zyrës për informim deklaroi se problemet ose mos interesimi i nxënësve nëpër orët mësimore dhe prania e tyre e përditshme nëpër kafene gjatë orarit mësimor është një dukuri negative që po behet gjithnjë e më e shpeshtë. “Gjysma e fajit u takon kujdestarëve të klasave dhe drejtorëve të shkollave për këtë çështje”shprehet ai dhe thotë që ata duhet të marrin masa më të rrepta ndaj nxënësve dhe të vendosin një rregullore në shkollë, që nxënësit të mos dalin kur janë në orare mësimore, dhe të gjithë të duken me uniforma që të dallohen nga personat që nuk janë pjesëtar të shkollës.

Dhe shprehet qe shume njerëz i mbajnë ato kafene për sigurimin e jetesës, dhe jetojnë nga ajo kafene, por ja qe tek nxënësit ndikon negativisht, duke e bërë kafenenë shkollë të dytë, ku më shumë kohë qëndrojnë nëpër kafene se sa n[ shkollë. Edhe pse janë bërë shumë anketa, analizat në lidhje me këtë çështje aktuale, ende nuk është marre një vendim ose një zgjidhje përfundimtare nga kuvendi komunal që do ishte në dobi të nxënësve dhe të institucioneve shkollore gjë që ai deklaron se shkollimi është prioritet për të gjithë, mirëpo kuvendi komunal premtoi që shumë shpejtë do ketë ndryshime pozitive edhe pse ndoshta do të zgjasë shumë kohë.

 

Edona Beqiri

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
irena 13 August, 2010 12:50:42
po te pijne dhe nxensit nga nje kafe se u lodhet truri nga te studiuarit duke lozur ter oren e mesimit me telefonat.kafe per te gjith
avatar
dimitris 05 December, 2010 01:05:30
nuk eshte problemi se eshte kafenea afer problemi kryesor per mua eshte FAMILIA cfar edukimi do mari nga shtepia.
avatar
kumanovaa 04 May, 2011 11:09:52
shumee flm kete teme e kemi edhe ne projekt prap te falemderoj
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0