Per kujtim te kolegut, shokut te punes dhe mikun tim, Enriko Veizi

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kollos me trup; me zemer i dashur; i dhembsur ne shpirt; mjeshter i karikatures. Kush e njohu dhe nuk e deshi?! Kush bisedonte me te dhe nuk u lartesua ne shpirt?! I vune prangat dhe e burgosen?! Kur e degjuam u befasuam! E si mund te hidhet lulja ne koshin e plehrave?! A duhet burgosur pellumbi pse fluturon?! Nuk e kemi degjuar kurre, qe i mencmi te hedhi gure?!

Enriku gjendjen e tij shpirterore e shprehte ne art. Ai ishte i sinqerte dhe i ndershem. Bukuria me e madhe qendronte ne thjeshtesine e tij. Ai nuk fliste kurre per veten. Regjimi “simpatik” komunist e dogji Enrikun jo vetem si trup, por dhe si shpirt. Nga shtypja lind vec turpi dhe shkaterrimi. Nuk djeg flaka aq shume kur ne kashte bie zjarr; se sa djeg ahu i njeriut qe ja ben jeten varr. Me mire me pranga dhe me miq se sa ne kopshte me lule dhe me armiq. “Njerezve foli embel dhe jo me thumb”, thoshte Enriku, “dhe ate qe do paqen mos e prit me plumb. Ruaju nga gjembat, mblidh lule, se ato jane te pastra dhe nuk kane djallezi, por vetem dashuri.” Kur e burgosen ai nuk kundershtoi, as nuk pyeti, vetem zgjati duart dhe ata i vune prangat.

I dashur Enrik, ty te burgosen se karikaturat e tua perhapnin dashuri midis njerezve. Ato ishin te gatuara me shpirt, me tru, me zemer dhe shprehnin jeten e popullit, punen dhe vuajtjet e tij. Njerezit duke i analizuar qeshnin, kenaqeshin dhe shpreheshin “eshte i talentuar ky djale”. Nuk mund te duronte Enver Hoxha dy rryma, dy burime. Populli duhet te studjonte vetem udhezimet e partise dhe veprat e tij dhe si rrjedhoje autori i ketyre karikaturave duhej eleminuar. Enriku punonte ne Institutin Gjeologjik te Naftes ne projektimet e puseve te naftes. Keshtu shkaku per ta denuar ishte i qarte dhe i besueshem. Ata donin te burgosnin shpirtin e Enrikut, mendimet e tij dhe jo trupin. Po a burgosen mendimet?! Karikaturat ishin shperdare ne te gjithe Shqiperine. Ato ishin futur thelle ne trurin e njerezve. A varrosen mendimet kur shprehin shpirtin e gjalle te popullit?! Te gjithe udheheqesit qe i ka dashur populli kane mbetur ne zemren dhe kujtesen e tij, si Skenderbeu, Ismail Qemali, etj. Te tjeret qe kane perdorur shtypjen, qe kane sjell turpin dhe shkaterrimin, kane marre gjithmone urrejtjen e populit si E. Hoxha me shoke.

          Une po shkruaj, jo qe ti kundervihem shpifjeve te regjimit komunist per Enrikun, sepse kete e kane bere te tjere, as ta lavderoj mikun, shokun tim te punes dhe shoqerise, se dhe kete e kane shprehur qarte veprat e tij ne cdo qytet te Shqiperise dhe jashte shtetit. Une po shkruaj vetem per ta kujtuar.

Lulet celin vetem ne Pranvere, ndersa karikaturat e Enrikut jane te fresketa kurdohere.

 

ME RESPEKT

Prof. Dr. HAZBI SHEHU

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00