Mafiozët modernë pushtojnë "Facebook"

Font size: Decrease font Enlarge font

ROME Nëse Toto Riina është kthyer në një mit dhe Bernardo Provenzanon duan ta bëjnë menjëherë shenjtor, kjo është "meritë" e mafiozëve të rinj që kanë nisur të përdorin internetin dhe rrjetet e gjera komunikimit social. Mafiozët modernë, ata të çmendur pas teknologjisë së lartë, tashmë po përdorin edhe faqen e "facebook" për të tërhequr adhuruesit e tyre, e ndoshta edhe për të zgjeruar aktivitetin. Në prokurorinë e Palermos, këto ditë po vëzhgohet me shumë kujdes ajo që po ndodh këto ditë në rrjetin social më të frekuentuar në Internet dhe duket shumë e afërt hapja e një çështjeje gjyqësore. Në rrjet nuk kanë përfunduar vetëm urimet për kumbarët dhe fotot e atyre që bëjnë pjesë në grupin e fansave të Bernardo Provenzanos, por edhe sentencat më domethënëse të krerëve te mafias të akuzuar për vrasje dhe masakra. Ka dyshime se pas budallallëqeve dhe vulgaritetit, fshihen personazhe me qëllime të tjera.
 
Ndërkohë, sistemi italian i drejtësisë është vënë në alarm nga një gjë e tillë. Prokurori kombëtar antimafia, Pietro Grasso thotë se ka shumë mundësi që pas të gjithë kësaj të fshihen mafiozët e rinj që duan të përfitojnë. "Mafiozët lëvizin në botën globale me një shpejtësi të madhe dhe janë gjithnjë të shpejtë për t'iu përshtatur risive të teknologjisë. Pas manifestimeve publike para gjykatave dhe pas parullave të përkrahësve të mafiozëve, interneti po bëhet kufiri i ri mafioz. Që më parë mafiozët kishin nisur të merreshin me internetin. Vëllezërit Giuseppe dhe Filippo Graviano, të përfshirë në bombat e vendosura në Firence, Romë dhe Milano në vitin 1993, kishin nisur ta shfrytëzonin botën virtuale për të ndërhyrë në çështjet e familjes. Dhe për të lëshuar sinjale ose për të promovuar imazhin e mafias në Sicili dhe Itali. Por, a përfshihen ndërhyrjet e fundit në Facebook në strategjinë e re të komunikimit të Cosa Nostrës?
 
Kjo është ajo që po kërkon të zbulojë hetimi i fundit i prokurorisë italiane në ditët në vazhdim. Kufiri mes atyre që janë bërë miq të Totò Riinës dhe atyre po planifikojnë të tjera ndërhyrje në rrjet, është shumë i hollë dhe gati i padukshëm. Tashmë janë me mijëra miqtë e bosëve korleonezë, 2228 të regjistruar në krah të profilit të xhaxha Totos, 34 janë adhuruesit e Provenzanos dhe 85 janë ata që bëjnë pjesë në grupin "Po çfarë të keqe patët nga djali i Riinës?". Një mënyrë për të mbështetur Salvon, djalin e dytë të bosit mafioz në betejën e tij të fundit. Prokurori Grasso thotë se nuk është dakord me idenë e censurimit të faqes së internetit, sepse "nuk ka kuptim të mbyllësh rrugët e tilla të komunikimit. Por, ai pohon se tashmë duhet të nxitet reagimi civil. Dhe, kjo duket se ka ndodhur. Më shumë se 100 mijë firma janë mbledhur në Facebook për të anuluar grupet e përkrahësve të bosëve të Korleones. Dhe më shumë se 50 mijë për të thënë me zë të lartë: "Mafia na e shpif!"
 
 
Burimi Informativ: BalkanWeb
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00