1 Maji ne Fier fillon me protesta. Punetoret kerkojne rrogat e pa dhena!
Dita e 1 Majit ne Fier eshte pritur me protesta nga punonjes te cilet kane ende rroga pa marre nga firmat ku kane qene te punesuar. Disa prej tyre marshuan per nje ore ne qender te qytetit nderkohe qe grupe tjere shkuan ne drejtorine e policise ku kane kryer denoncim tek zyra e luftes kunder krimit ekonomiko–financiar.
Rreth 50 ish punonjes te KPTHN-s Ballsh te cilet dolen ne reforme kane protestuar nga qendra e qytetit deri para godines se prefektures se qarkut Fier. Ata mbanin ne duar pankarta nderkohe qe hidhnin parrulla si: - “Duam parat tona. Zgjohu opozite. Ekonomia ne dore te mafias”, e te tjera si keto. Ata kan kekruar qe tashme pronaret e rinje te KPTHN-se te mbajne premtimin dhe te zbatojne vendimin e qeverise qe tu jape pagat qe u kane premtuar pas daljes ne reforme te tyre.
Ata kane pohuar se: - “Neqoftese zgjidhja nuk do te kryhet brenda 15 Majit ata do te hidhen ne greve urie dhe nuk do te shkojne ne votime ne 28 Qershor”. 20 puntore te tjere te firmes “Pro trans” qe merret me ndertimin e segmentit te autostrades Levan - Vlore kane bere nje proteste nje oreshe para godines se drejtorise se policise qarkut Fier. Ata kerkuan nga autoritet e kesaj drejtori policie qe te denancojne pronaret e firmes pasi kane 4 muaj qe nuk kane marre pagat. Drejtues te policise fier pasi kane marre vesh se cfare kerkonin kane vene ne dispozicion te tyre nje punonjes te zyrs se luftes kunder krimit ekonomiko–financiar qe u ka marre denoncimin.
Fieri.com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!