180 familje te braktisura nga demshperblimet per tokat e marra nga Bashkia Fier per investimet publike.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Jane me shume se 180 familje ato qe presin te marrin demshperblimin pasi nje pjese e tokave apo trojeve u jane marre nga bashkia Fier. Qysh prej vitit 2006 keto familje kane bashkepunuar me pushtetin vendor per te lene te lira hapesirat qe duheshin ne ndihme te invetsimeve publike. Por gjate kohes se negocimit te dyja palet kane rene dakord qe per demin e shkatuar tek banoret, do te behej edhe kthimi ne vlere monetare me qellim zhdemtimin e tij.

Kemi pritur te na japin leket por kjo gje nuk ka ndodhur. Kerkojme te na hiqen disa dokumenta nga lista qe duhet te plotesojme dosjen perkatese. Per te realizuar te gjithe plotesimin e dosjes qe duhet, ne detyrohemi te shpenzojme shume, sepse vetem nje vertetim na kerkon leke, mendo pastaj per te tjerat. Kam rreth 280 metra toke qe me eshte prekur nga rruga e lagjes qe beri bashkia, por nuk kam dokumentat e duhura. Si t’ja bej edhe leke per ti bere te gjitha nuk i kam. Kjo eshte absurde. Shteti duhet te na lehtesoje disa proceduar burokratike” - ka deklaruar R.M. nga lagja Kastriot e qytetit te Fierit i cili perdite kerkon te marr shpejgime neper zyrat e bashkise. Nderkohe sipas bashkiakeve, deri tani kane hyre ne listen e te shpronesuarve vetem 36 familje, nje numer ky mjaft i ulet perballe kerkesave. Kjo sipas departamentit juridik ne bashki ka ardhur si rrjedhoje e dokumentacionit te servirur nga banoret e lagjeve te ndryshme te qytetit. Kjo zyre deklaron se deri tani vetem keta persona, pra 36 familje kane patur dokumentacion te plote, te rregullt dhe certifikaten e marre nga hipoteka.

Vlera qe zene shpronesimet per hapesirat e zena nen emrin investim publik nga Bashkia Fier eshte 27 milione lek. Kjo vlere eshte vene ne dispozicion te ketyre familjeve dhe sapo ato te paraqesin dokumentat e duhura ne jemi te gatshem te veprojme sipas procedurave ligjore. Ne te njejten kohe neve do te presim qe te na kthehet pergjigja me nje vendim qeverie i cili do te na japi driten jeshile per te vepruar ne kete procedure. Behet fjale per disa prona qe duhet te kalojne nga qytetaret tek bashkia me nje vendim te posacem “ - kane vijuar burimet zyrtare bashkiake me kete rast.  Per pjesen e lekeve qe nuk mund te perballohet ne rast se do te vijojne te dalin emra familjaresh qe ende nuk jane paraqitur deri tani, nga ana e bashkise do ti behet nje kerkese ministrise se finances per fonde te reja. Por ajo qe duhet thene eshte se shtyrjet apo vonesat per te perfituar shpronesimet nga qytetaret fierake kane ardhur si pasoje e procedurave te ligjit qe nenkupton edhe keto dokumenta qe kerkohen, te cilat megjithese ne dukje jane formale duket se behen te domosdoshme per te fituar te drejten e kompesimit.

Tashme sipas burimeve nga bashkia puna qe i perket vete asaj ka perfunduar. Gjithcka do te varet nga disponibiliteti i familjareve dhe qeverise si per proceduar me te lehta ashtu edhe pse jo per fond ne ndihme te financimit te vendimeve. Nderkohe ajo cka duhet evidentuar eshte se ne shume rruge po vijojne investimet publike qe do te thote se do te vijojne edhe prishjet e ndertimeve pa leje per te cilat banoret nuk do te jene te sigurte nese leket e zhdemtimit te tyre do ti marrin ndonje dite apo jo.

 

 

Fieri.com / Majlinda Rama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
0