Merret në fshehtësi vendimi për Parkun Eolik të Karaburunit
Pak javë përpara zgjedhjeve kyçe për Shqipërinë, qeveria ka miratuar në heshtje ndërtimin e atij që ndoshta mund të jetë parku eolik (për energjinë me anë të erës) më i madh në Europë, një projekt për të cilin ambientalistët kanë paralajmëruar se mund të shkatërrojë një nga brigjet e virgjëra, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një shkelje e hapur e ligjit.
Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy përfshirë dhe një kilometër zonë mbrojtje, në të cilin nënkontraktori shqiptar Enpower Albania synon të ndërtojë një park eolik me fuqi 500 megawatt, në jug të vendit.
Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008 tregonte se projekti rrezikon të shkatërrojë një prej zonave më të paeksploruara në Europë duke lejuar ndërtimin e parkut eolik në një rezervat natyror dhe mbi territorin e një parku kombëtar.
Vendimi për të dhënë tokën dhe leja mjedisore janë të paligjshme sipas ligjeve shqiptare që synojnë mbrojtjen e rezervateve natyrore.
Grupet ambientaliste janë të tërbuara me vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të lëshuar një leje për parkun eolik në gadishullin e Karaburunit- një park natyror- dhe një nga vendet më të bukura në gjithë Mesdheun.
Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi që do të kalojë nga porti i Vlorës për në portin italian të Brindizit.
Kablli me fuqi 400kV do të shtrihet në thellësinë 900 metra për rreth 145 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e energjisë për në vendin fqinj. Linja e interkonjeksionit dhe parku eolik do të kenë një vlerë të përafërt prej 1.25 miliard euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2010.
Ekspertët e konsiderojnë gadishullin e Karaburunit, që ka një hapësirë prej 62 kilometrash katrorë, afër qytetit të Vlorës, së bashku me parkun e Llogarasë, si një nga parqet natyrale më të rëndësishme të Mesdheut.
Ndërsa momentalisht ajo është një rezervë natyrore, një seri studimesh sugjerojnë që e gjithë zona të kthehet në park kombëtar.
Kjo sugjerohet nga projekti MedWetCoast në vitin 2006, Plani për Veprim Strategjik për Biodiversitetin në vitin 2002, Plani për Aksion në Zonat e Bregdetit në vitin 1996 dhe një raport për aktivitetet në zonat me mbrojtje speciale që daton në vitin 1996.
Genuario Belmonte, Profesor për Biologjinë Detare në Universitetin e Salentos në jug të Italisë e përshkruan Karaburunin si një parajsë të pazbuluar.
"Karaburini është një vend mitik, një kartolinë për të ilustruar atë se çka duhet të jetë Mesdheu," tha Belmonte për Balkan Insight. "Gadishulli është një nga pasuritë më të mira të rajonit për të tërhequr turistë nga Bashkimi Europian."
Burimi informativ / Shekulli























Komente (2 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!