Vazhdojne problemet me energjine elektrike ne qytetin e Fierit!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Biznese te shumte te pozicionuar ne zonen industriale te qytetit te Fierit, vazhdojne te vuajne mungesen e energjise elektrike. Rrjeti i armotizuar, mangesite ne sistemin transmetues e nje mori defektesh kane bere qe per kater dite rresht nje pjese e mire e ketyre biznesve te ndezin gjeneratoret per te nxjerr ne treg prodhimin e tyre. Me evident ky problem mbetet per furrat e prodhimit te bukes, pasi edhe vete produkti esthe  domosdoshem ne treg, pavaresisht mungeses apo jo te energjise. Vete prodhuesit tregojne se ne baze te marreveshjeve qe kane bere me kompanine shperndarese te energjise elektrike, keta te fundit duhet ti demshperblejne per gjitchka esthe prishur gjate kesaj kohe. “ Ka me shume se kater dite qe mungon energjia elektrike dhe eshte e pamundur te perballoht kostoja e prodhimit te bukes.

Vetem gjate ketyre kater diteve, per shkak te nderprerjes se herepashershme energjise kam harxhuar me shume se 800 litra nafte per te mbajtur ndezur gjeneratoret. Ne kemi bere marreveshje me shperndaresit e energjise elektrike, dhe marreveshjet duhet te zbatohen. Kompania na furnizon me energji elekrike dhe perkundrejt kesaj paguajme faturat. Por ne castin qe kjo energji mungon dhe ne vendosim gjeneratoret ne pune, marreveshja me pergjegjesit e elektrikut prishet kete energji qe ne arrijme ta prodhojme me gjenerator, duhet te na kthehet ne formen e demshperblimit. Asnjehere nuk na kane njoftuar kur kane remonte, cka na ka shkaterruar biznesin, pasi dritat vijen dhe ikin pa orar.

E gjithe kjo situate esthe shoqeruar edhe me nje dem te madh, ate te prishjes se bukes. Kjo e fundit eshte hedhur poshte, pasi eshte fermetuar me shume se sa kerkohet ne procesin normal”, Keshtu eshte shprehur nder te tjera njeri prej prodhuesve et bukes ne Fier, i cili ehste gjithahstu edhe presidenti I shoqates se prodhuesve te bukes ne kete qytet. Ky i fundit ka vijuar se nje gje e tille ka sjell deme te konsiderueshme ekonomike, nje nder me evidentet mbetet rritja e kostos se prodhimit qe eshte disafishuar. “

Nderpreja e enegjisise na gjeti te papergatitur. Jemi te detyruar qe te paguajme edhe personelin qe punon ne furrat e bukes, por edhe me klientet duhet te tregohemi korrekt’’. E njejta situate eshte perseritur edhe ne shume biznese te tjera, pronaret e te cileve i kane meshuar faktit se jane pagues te rregullt te fatures se OSSH, e ndersa kjo e fundit nuk tregohet aspak korrekte me ta. Nderkohe shqetesimin e tyre nuk e kane komentuar aspak kreret drejtues et OSSH Fier. Kreu i saj Arjan Bibo nuk ka pranuar te jap shpjegime rreth ketyre kufizimeve dhe problemeve qe i jane shkaktuar biznesit. Justifikimi i vetem i tyre ka qene nepermjet rojave te cilet jane mjaftuar me pak fjale ”Jemi privat dhe nuk lejohemi te japim asnje detaj “.

 

Fieri.com / Majlinda Rama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

ne 11 November, 2009 05:29:46
avatar
jeni te sakte

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.