Interviste me kryetarin e bashkise Fier Baftjar ZEQAJ. Bashkia e Fierit ka qene e sukseshme ne investime per vitin 2008!
Interviste me kryetarin e bashkise Fier z. Baftjar ZEQAJ. Midis te tjerash z. Zeqaj shprehet se Bashkia Fier ka patur realizime te sukseshme te projekt-planeve te saj per vitin e kaluar.
Ku ka investuar bashkia Fier gjate viti te kaluar?
- Jane kryer investime ne infrastrukturen rrugore ne 20 objekte dhe rikonstruksione ne 3 objekte te tjere. Jane rikonstruktuar zyrat e Bashkise, Shtepia e te Moshuarve dhe eshte investuar ne murin mbajtes te varezeve publike te Fierit. Vlera e ketyre investimeve eshte rreth 195 milone leke.
A mund te thoni ku eshte investuar konkretisht?
- Investime janë kryer në rruget: “Harrilla Bozdo,” e “Llukan Toska”; sistemim dhe asfaltim ne blloqet e pallateve tek ish-ndërmarrja e Perpunimit të Drurit në lagjen “Kryengritja e Fierit”; ne bllokun e pallateve ne lagjen “8 shkurti”; ne bllokun nr. 2/1 ne lagjen “11 Janari”; rikonstruksion i rruges “Andon Xoxa” në Sheq te Vogel; rikonstruksion i rruges “Petraq Ndreu” ne lagjen “Kongresi i Permetit”; rikonstruksion i rruges “Pilo Filka” ne lagjen “1 Maji”; rikonstruksion i rruges “Çerçem Çelo” ne Afrim e Mbrostar Ferko; rikonstruksion i rruges “Liri Gero” ne lagjen “1 Maji”; rikonstruksion i rruges “Llambi Bego” ne lagjen “Kastriot”; rikonstruksion i rruges “Naun Prifti” në Sheq i Madh; rikonstruksion i rruges “1 Maji” nëeSheq te Madh; ndertim trotuaresh dhe lulishtesh ne rrugen “Skenderbeu”, etj. Theksojë se kane perfunduar punimet ne te gjitha rruget.
Ne bashki fuksionon dhe bene pune te rendsishme ndermarja komunale. Cfare ka bere ajo per qytetin e Fierit ?
- Po eshte e vertete qe ndermarja komunale ka bere nje sere punesh mund te permend disa rruge te demtuara ai ajo “K. Kallogjeri”, “Petro Sota”, “Migjeni”, “Nikollaq Bega”, “Xoxi Andoni”, ne lagjen “29 Nentori”dhe tek blloku ne lagjen “15 Tetori”. Ne Korrik dhe Gusht u punua me intensitet per riparimin e gropave me asfalt ne rruge të ndryshme. Persa i perket riparimit te trotuareve, eshte punuar kryesisht per mirëmbajtjen e sheshit qendror, ne trotuaret rrotull barit “Rinia”, ne trotuaret para Bashkise, si dhe në mirembajtjen e trotuareve te ndertuar vitet e fundit. Nuk duhet haruar ketu edhe investime ne ndricimin rrugor, per mirembajtjen e rrjetit te ndricimit ne te gjitha rruget e qytetit ku ka ndicim.
Ne Fier shikohet se ka nje investim per gjelberimin. Ku eshte investuar me shume?
- Sektori i Gjelberimit ka punuar per mirembajtjen e siperfaqjeve eë gjeleërta dhe për ndertimin e lulishteve ne blloqet e lagjeve, per mbjelljen e drureve e shkurreve dekorative, etj. Jane ndertuar lulishte te reja, ne: lagjen “Apollonia”, ne lagjen “Kastriot” (prane ish-konviktit të shkolles industriale), ne lagjen “Kryengritja e Fierit” (pas kopshtit nr.6), tek blloku i parafabrikateve ne lagjen “8 Shkurti”(ne veri te kopshtit), tek shkolla “Pinellopi Piro” dhe tek çerdhja ne lagjen “29 Nëntori”. Lulishtet e ndertuara me fonde te Bashkise zene rreth 6000 meter katrore, nderkohe qe nje tjeter siperfaqje e se njejtes permase eshte ndertuar me fonde donatoresh – dhe ketu është fjala per lulishten midis fillimit te Unazes se Re, e njohur zyrtarisht si rruga “Skenderbeu”, dhe pallateve ne lagjen “Liri Gero” dhe ne lagjen “8 Shkurti”. Gjate vitit 2008, jane mbjelle 510 drure dekorative, rreth 400 shkurre dekorative, rreth 1600 meter lineare bordurë e gjelbert dhe rreth 16 000 meter katrore me bar e tapet.
Sektori i ujesjelles–kanalizimeve pa dyshim eshte me i rendesishm .pasi shikohet se mbas cdo shi qe bije rruget e qytetit mbushen me uje. Pse ndodhe kjo?
- Gjate vitit 2008, Bashkia dhe Shoqeria e Ujesjelles-Kanalizimeve kaeë pasur nje bashkerendim, ne pergjithesi, te mire te puneve, per t’iu pergjigjur ne kohe kerkesave dhe ankesave te qytetareve. Bashkepunimi eshte perqendruar ne eliminimin e çarjeve te tubacioneve, si pasoje e amortizimit te tyre, si dhe e rritjes se presionit ne rrjet. Eshte bashkepunuar gjithashtu për zhbllokimet e kanalizimeve te ujerave te zeza. Por, konstatojme se shoqeria e Ujesjelles-Kanalizimeve nuk ka punuar në menyre ritmike, me grafik, për kryerjen e sherbimeve per mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe te bardha . Një detyre, e kryer jorregullisht eshte edhe ajo e sherbimit te planifikuar per pastrimin e shimbledhesve me nje grup te specializuar, me grafik; pasojat dalin në pah kur qyteti përmbytet nga shirat në dimer.
Kush eshte projekti me i rendishem per ket vite?
- Per kete vit fondet do te jene 20 perqind me te larta se ai nje vit me pare. Ka shume. Por une do te vecoja se projekti me te i rendesishem ate te zgjerimit te rruges kryesore nga ana Veriore te qytetit te Fierit, zgjerimi i urres kryesore ne hyrje te qytetit te Fiet nga ana e Lushnjes e shume te tjera.
Intervistoi per Fieri.com Kristaq Thano























Komente (5 postuar):
Une si banor i Fierit do deshiroja te dija se nese e ka programuar dhe sa po punon bashkia per zbatimin e planit rregullues te qytetit qe u miratua kete vit. Doja te dija se pse nuk po ecen puna per fillimin e punimeve per reabilitimin e lumit Gjanica; per ndertimin e landfilldit per grumbullimin dhe perpunimin e mbetjeve urbane (plehrave); per permiresimin e jeteses, me aq sa ka ne dore bashkia, te moshes se trete, e cila nuk ka kohe te prese dite me te mira; per shtimin e territoreve per te kaluar kohen e lire femijet; per cvendosjen e te ashtuquajturit "treg" anes Gjanices (qe eshte turpi i qytetit); per cvendosjen e tregetareve nga trotuaret dhe ambjentet publike; per lirimin e trotuareve nga kafenete e ngritura ne katet e para te pallateve anes rrugeve kryesore,etj.
E di shume mire se fondet jane te pamjaftueshme, por shume pune mund te behen edhe me fonde minimale. Duan vec investim dhe angazhim te Keshillit bashkiak dhe administrates se Bashkise. Doja te dija se sa e ndihmon dhe sa e ka kordinuar punen ne te mire te komunitetit, keshilli bashkiak me vete kryetarin apo administraten e bashkise, pas atyre ndryshimeve te pakuptimta qe u bene ne kete keshill, me nismen e anetareve te ketij keshilli te LSI, qe kishin dhe kane qellim te vetem plotesimin e kerkesave te tyre dhe te afermeve te tyre, thjesht qellime perfitimi dhe korrupsioni politik dhe ekonomik.
Keto pyetje i ben vetem nje gazetar i afte, i zoti, trim dhe i pavarur. Por dhe qe duhet te dije se pasi t'i beje keto pyetje, do vene tek shtepia e tij dhe do i trokasin ne dere.
une qe po shkruaj jam nje vajze qe kam mbaruar studimet ne itali, kam 8 muaj qe jam kthyer ne fr, dhe mund tju them qe jeta ketu eshte shume here me e mire se ne Athine, ju nuk mund te krahasoni nje kryeqytet qe ka shekuj qe egziston me nje qytet qe tani po rimekembet. atehere si thoni ju? po te themi te gjithe qe aty dicka nuk funksionon, atehere une nuk kthehem me aty. mund te me thuash! si do te ecim perpara,,ky qytet ka nevoj per rini, per ide te reja,per njerez me me shume vrull,per njerez qe nuk tremben nga veshtirsit.
po nqs se ju per dicka qe nuk shkon thani nuk ja vlen te kthehesh aty, ateher ju them: jeni mire ne athine vazhdoni te pastroni shtepite e grekeve,se ky qytet nuk ka nevoj per ju
te behej nje projekt qe ky lum jo vetem te pasrohet por dhe te shifet ne nje kendveshtrim per nje ambjent shplodhes
me respekt don fieraku
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!