Subjektet publike 2.1 miliard borxh deges se tatim-taksave Fier

Font size: Decrease font Enlarge font
image Subjektet publike 2.1 miliard borxh deges se tatim-taksave Fier

Shkon ne me shume se 2.1 miliarte leke borxhi qe 6 subjekte publike i kane Deges se Tatim-Taksave ne Fier. Ndersa subjektet private i detyrohen deges se tatimeve plote 300 milione leke. Lajmi konfirmohet nga kryetari i Tatim-Taksave ne Fier, Zaho Jace.

Nder te tjera Jace ka bere te ditur se drejtoria e Tatim-taksave do te nise te zbatoje sanksione te renda ndeshkuese ndaj institucioneve shteterore qe nuk kane derdhur detyrimet ne arken e shtetit. Sipas kreut te tatimoreve lokale, subjektet me te medha debitore jane Ujesjellesat e Fierit dhe Patosit, si dhe kompanite e hidrokarbureve. Ai nuk permend dy kompanite Albpetrol dhe Armo, qe bejne pjese ne kete emertim, ndersa nuk shprehet edhe per disa nga subjektet e vecanta, qe jane debitore ndaj zyres se tatimeve.

 

“Ky borxh nuk i perket ketij viti, por ai eshte i mbledhur nder vite. Nga nje borxh shume i madh arritem qe ne fundin e vitit te kaluar te mbledhim gati nje miliard leke borxhe, duke e ulur deri  ne 1.1 miliard leke.” Ne deklarimin e tij, Jace ka folur me teper per detyrimet e pashlyera nga ujesjellesat ndaj te cileve nuk do te ushtrohen sanksione per shkak te veshtiresive finaciare. Kompanite shteterore dhe sidomos ujesjellesat, paraqesin veshtiresi financiare per shkak te problemeve te tyre ekonomike. “Jemi ne negociata te vazhdueshme me to, qe ta zvogelojme kete borxh me kalimin e kohes”, ka theksuar nder te tjera Jace. Duke iu referuar te dhenave te paraqitura nga kreu i tatimores Fier, borxhi do te paguhet nga keto kompani, por atyre nuk do t’u bllokohet aktiviteti, per arsye se borxhi ekziston brenda shtetit. Per sa u perket subjekteve private, edhe keto subjekte i detyrohen kesaj dege 300 milione leke, borxh per te cilin do te veprohet sipas procedurave qe percakton ligji.

 

 

 

Gazetare per Fieri.com Aurora Damini

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00