Tokat shtetërore, skema e shitjes

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Qeveria nxjerr në treg pronat e shtetit. Përcakton procedurat për trojet dhe objektet e privatizuara. Të ardhurat, për ish-pronarët

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë përcaktuar kriteret dhe procedurat e shitjes së trojeve të ndërmarrjeve apo të objekteve shtetërore të privatizuara. Për ata që kanë privatizuar objektet, por jo sipërfaqen e truallit, qeveria përcakton rregulla të reja. Kategoritë e tokave shtetërore që dalin në shitje janë trojet e pa shitura të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe privatizimit të NB-ve, me degët e saj në rrethe. Në relacion theksohet se Ministria e Financave kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore të privatizuara përpara krijimit të këtyre agjencive.

Afati

Të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, por që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas genplanit të dokumentacionit të privatizimit, duhet ta blejnë këtë truall deri më 31 maj 2009, si dhe të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë.

Pas afatit të përcaktuar, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet kur trualli ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari.

Organet e qeverisjes vendore apo organi tjetër shtetëror, brenda shtatë ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie vërtetimin, nëse subjekti kërkues ka paguar qiranë e truallit dhe koeficientin e bashkëpronësisë për objektet me dy apo më shumë kate.

Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda shtatë ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie hartën treguese përkatëse, me të dhënat e nevojshme gjeografike dhe statusin e truallit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, pas marrjes së dokumentacionit të nevojshëm nga organet e qeverisjes vendore, zyrat rajonale të kthimit të kompensimit të pronave apo organet e tjera shtetërore, njofton kërkuesin për t‘u paraqitur pranë këtij institucioni, për të marrë autorizimin për pagesën e vlerës së truallit. Pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit. Pas kryerjes së pagesës së vlerës së plotë të truallit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, në Ministrinë e Financave, lidh kontratën e shitjes së truallit me blerësin. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes, që është privatizuar ose do të privatizohet, do të bëhet vetëm në lekë.

Letrat duhet të bëhen në dy kopje dhe të dorëzohen pranë Ministrisë së Financave


Dokumentet për të blerë truallin e ndërmarrjeve


Katër dokumente, në dy kopje, do të dorëzohen në Ministrinë e Financave pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike për të blerë truallin e objekteve që personat juridikë, fizikë apo privatë kanë privatizuar më parë. Kërkesës me shkrim për blerje të truallit do t‘i bashkëngjitet edhe vërtetimi hipotekor, certifikata e pronësisë, e noterizuar, dhe nëse disponohet, avantazh do të jetë edhe kartela e pasurisë për objektin, të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe harta treguese e pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Dokumenteve duhet t‘i bashkëngjitet edhe fotokopja e noterizuar e kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP, ish-AQRNB, Ministria e Financave, DASHPP-ja dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje të noterizuar e genplanit apo planimetrisë së objektit në çastin e privatizimit. Dokumenti i fundit do të jetë deklarata noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda dhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës së mësipërme, për rastet kur privatizimet janë kryer nga ish-AKP dhe degët e saj në rrethe, nëse dosja e privatizimit gjendet e rregullt dhe brenda shtatë ditëve nga mbërritja e dokumentacionit të privatizimit, nga Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DRBUMK), për privatizimet e kryera nga ish-AQRNB, i kërkon zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qarkun përkatës dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që të konfirmojnë statusin e truallit, çmimin përkatës të shitjes, të përcaktuar në hartën e çmimeve, në zbatim të vendimit nr.183, datë 23.4.2005, të Kuvendit, dhe hartën treguese, me të dhënat e nevojshme gjeografike për zonën përkatëse, nëse ato janë të përditësuara. Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i kthejnë përgjigje Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndërmarrjeve të shitura ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, apo ka pronarë shtetin, atëherë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontratës.


Dokumentet

- Kërkesë me shkrim për blerje të truallit


- Vërtetimi hipotekor, certifikata e pronësisë, e noterizuar, nëse ka, kartela e pasurisë etj., për objektin, të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe harta treguese e pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës

- Fotokopje e noterizuar e kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP, ish-AQRNB, Ministria e Financave, DASHPP dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje e noterizuar e genplanit apo planimetrisë së objektit (në çastin e privatizimit)

- Deklaratë noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës


Zgjerohet buxheti i AKKP-së

Të ardhurat për kompensimin financiar


Vlera e qirasë së tokës, e arkëtuar pranë organeve të qeverisjes vendore apo organeve të tjera shtetërore, me të cilat subjektet kanë lidhur kontratë qiraje, ndahet 5 për qind për Ministrinë e Financave, 65 për qind për buxhetin e shtetit dhe 30 për qind për organin e qeverisjes vendore apo organin shtetëror përkatës. Me vendim qeverie, është përcaktuar që të ardhurat e arkëtuara nga shitja e truallit do të kalojnë 100 për qind për buxhetin e shtetit, për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara.

 

 

 

Burimi Informative: Shqip

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.