Berisha-Fullanit: Kujdes me uljen e normës së interesit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Berisha-Fullanit: Kujdes me uljen e normës së interesit

Kryeministri Sali Berisha reagon për uljen e normës së interesit me 05.% nga Banka e Shqipërisë. “"Shqipëria nuk është e prekur nga kriza, por duhet të jemi të kujdesshëm në të ardhmen pasi njëkohësisht duhet të ruajmë kursimet”- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.

DAVOS-Shqipëria duhet të bëjë kujdes përsa i përket uljes së normës së interesit në të ardhmen, pasi si një lëvizje agresive mund të cojë në uljen e nivelit të depozitave ka thënë dje kryeministri Berisha për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në fillim të kësaj jave Banka e Shqipërisë uli normën e interesit me 0.5 % duke e cuar normën bazë të interesit të kredive do të jetë 5.75, si masë për të nxitur ekonominë pasi norma 6.25 % qëndroi e palëvizshme për gjithë 2008-tën.

I pyetur për mundësi të tjera të uljes së normës së interesit, Sali Berisha i tha Reuters se duhet të monitorojë zhvillimin ekonomik duke shtuar “Ne duhet të bëjmë kujdes. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi njëkohësisht duhet të ruajmë kursimet”

Deklarata e Kryeministrit u bë pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Suedez Fredrik Reinfeldt gjatë Forumit të Ekonomisë Botërore që po zhvillohet në Davos. Gjatë këtij takimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters- mësohet se kryeministri Sali Berisha i kishte kërkuar Suedisë më shumë investime për Shqipërinë, një ndër vendet më të varfra të Eurpopës.

“Aktualisht Shqipëria nuk është e prekur nga kriza” është shprehur Kryeministri në Forumin Ekonomik të Davos duke shtuar se 
“Sistemi bankar në Shqipëri është me likuidet të plotë, pasi nuk ka dhënë kredi më shumë se 50-60 % të depozitës”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi më 28 janar 2009 vendimin e Bankës së Shqipërisë për të ulur normën e interesit me 0.5 %. Duke mbrojtur vendimin e BSH-së Fullani deklaroi se masa është e duhura dhe do të japë stimulin përkatës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit gjithashtu ai dha garanci se BSH do të tregohet e kujdesshme për për të patur nën kontroll edhe masën e inflacionit.

 

Burimi informativ / BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.