Gjyqi i rrallë, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte ..

Font size: Decrease font Enlarge font

"Rastësisht me burrë"! Është titulli i një filmi humoristik, po në këtë rast nuk bëhet fjalë për film, po për një histori reale me vendndodhje në qytetin e Fierit. Ju ka ndodhur ndonjëherë që papritur të zbuloni se dikush është martuar me ju, por ju nuk e dini?! Madje, pas disa vitesh martesë, të zbuloni emrin e bashkëshortit e më pas të merrni vesh se jeni një njeri i paregjistruar në asnjë copë letër të regjistrave?

Me siguri që nuk ndodh përditë. Por zonjusha M., e datëlindjes 1971, lindur dhe banuese në Fier, lagjja "16 Prilli", ka zbuluar se para 14 vjetësh "ishte martuar". Pa dijeninë e saj. Ngjarja e habitshme që ka marrë më pas rrugën gjyqësore, u zbulua rastësisht para disa muajsh, kur M. ka shkuar në zyrën e gjendjes civile të këtij qyteti për t'u pajisur me një certifikatë dhe ka marrë përgjigje negative nga punonjësi i kësaj zyre.

Ai i ka thënë se ajo nuk e kishte emrin aty, pasi rezultonte "të ishte shpërngulur pas martesës më 25 gusht të vitit 1995". Madje, në dokumente ishte edhe emri i bashkëshortit. Quhej Asllan Sh. nga fshati Dermenas i Fierit. Pas ankimit të 38-vjeçares, ka qenë prokuroria që ka ngritur një padi ndaj zyrës së gjendjes civile të qytetit të Fierit dhe asaj të komunës Dermenas. Objekti i padisë ishte: "Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit të martesës".

Pas hetimeve të njëpasnjëshme të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se, sipas dokumenteve, kjo "martesë" është lidhur në zyrën e gjendjes civile të Bashkisë Fier, me numër akti 107, datë. 25.08.1995, si vendbanimi i njërit prej bashkëshorteve të ardhshëm. Historia zhvendoset në Dermenas. Është bërë verifikimi edhe në zyrat e gjendjes civile të kësaj komune, si vendbanim i bashkëshortit të saj dhe ka rezultuar se ky shtetas nuk figuron në regjistrat e kësaj zyre.
Pra, shtetasja M. H është ç'regjistruar nga regjistri i gjendjes civile të Bashkisë Fier, për shkak të martesës së saj, dhe nga ana tjetër nuk figuron e regjistruar gjëkundi. Fakt tjetër është se as bashkëshorti i saj "imagjinar" nuk figuron i regjistruar në regjistrat e kësaj komune dhe as të rrethit të Fierit.

E gjitha të ngjan më një histori telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e një njeriu e ka çregjistrua dhe e ka martuar atë. Më tej janë bërë verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas kodit të familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).
Në fund të gjykimit, me vendimin nr. 210, të datës 10 shkurt 2009, gjyqtari Taulant Banushi, ka vendosur në favor të paditëses M., duke e liruar atë nga "burri" që nuk ekzistonte.

"Gjykata, në bazë të nenit 306 K. Pr. Civile, vendosi: Pranimin e padisë, konstatimin e pavlefshmërisë së martesës të lidhur me aktin nr. 107, dt. 25.08.1995, në zyrën e gjendjes civile, Bashkia Fier", - thuhet në vendimin që i jep fund kësaj çudie të gjendjeve civile shqiptare.

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.