Kam fjetur me 1500 burra, por s'jam prostitutë. Jam mjeke popullore

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kjo grua ka kryer marrëdhënie me qindra meshkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera. Por Mare Simone, 54 vjeçe, nuk e quan veten prostitutë, por një "peshkope e seksit", një tip "mjeke popullore" që siç shprehet, "ia ka kushtuar jetën e saj çifteve që kanë pasur probleme në dhomën e gjumit". Sipas shtypit britanik, që boton historinë e kësaj gruaje, si një terapiste seksi, ajo ka dhënë mësime dashurie për më shumë se 10 000 klientë brenda një harku kohor prej 23 vjetësh.

Edhe ndërsa ajo bën llogarinë, rezulton se ka kryer marrëdhënie seksuale me 1 500 prej tyre dhe insiston në idenë se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë që ajo bën.

Mare thotë: "Unë e fitoj jetesën duke fjetur me burrat e grave të tjera, apo me të dashurit e tyre. Por në asnjë mënyrë nuk jam prostitutë, përderisa ajo bëhet në një atmosferë terapeutike dhe shëruese. Njerëzit më paguajnë për të konsultuar dhe për të kuruar problemet e tyre, jo për seksin.

Mua më duket vetja sikur jam krijuar për të ndihmuar të tjerët të kenë një jetë seksuale sa më të shëndetshme. Klientët e mi largohen të kënaqur, pasi kanë gjetur një besim seksual të ri."

Gruaja beqare, nga Londra Perëndimore, pret gati 5 takime në ditë dhe shikon njerëz nga të gjitha llojet. Ajo thotë: "Klientët e mi janë të të gjitha moshave, prerjeve, masave dhe profesioneve; ata më gjejnë nëpërmjet organizatave të ndryshme seksuale, apo ndonjë terapist seksi i ka këshilluar të më takojnë mua. Burrat zakonisht kanë nevojë për ndihmë... Para se ata të takohen me mua, sigurisht që duhen të kenë bërë një test anti-HIV. Edhe gratë vijnë tek mua. Unë u tregoj atyre se si të kënaqin veten e tyre dhe si të bëjnë dashuri me trupat e tyre. Të gjitha seancat e mia nisin në të njëjtën mënyrë. Ne e nisim me bisedë, ndërsa unë u përkëdhel duart, për t'i bërë ata të ndihen të çlodhur dhe besues me mua. Pas kësaj ne bëjmë një ushtrim në pasqyrë. Shohim trupat tanë.. Ata ndihen shumë të ndrojtur për trupin e tyre.. Në këtë pikë unë nis të bëj masazh.. Më në fund është koha për të vendosur çdo mësim "në praktikë"...

Mësimi që u jep Mara të gjithëve është ky: Problemet duken sikur kanë të bëjnë me trupin, por kjo nuk është e vërtetë, sipas saj: "Problemet nuk janë fizike. Ato janë në mendje dhe kanë shumë të bëjnë me besimin në vetvete."

 ***

 Mara nuk ka qenë kaq e "hapur: me seksin. Ajo tregon se kur ishte 19 vjeçe, u përdhunua nga një shoku i saj, pasi po kthehej nga një festë. Humbi besimin tek burrat dhe seksi. Kur u martua me burrin e parë, Viktorin, ende nuk ishte gati për të lejuar një mashkull ta prekte "E dija se arsyeja e kësaj frike kishte të bënte me përdhunimin". Pas 4 vitesh u divorcua. "Ishte pikërisht kjo koha kur një mik më sugjeroi të lexoja mbi seksin. Lexova shumë, vazhdoj të lexoj dhe ja ku jam...".

Ajo vijon detajet mbi "punën" e saj: "Ndonjëherë më duhet të kryej marrëdhënie me një burrë para syve të bashkëshortes, për t'u treguar të dyve të jenë më të ndjeshëm .. Unë do ta cilësoja veten si një "ilaç seksual" dhe jam shumë krenare që kam arritur të gjej punën e ëndrrave të mia"..

 

Burimi Informativ:  SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0