Belaja me sekretet e Viktorias

Font size: Decrease font Enlarge font

E enjtja e kësaj jave, dita kur tre miqtë e revistës MAPO vendosën të rikthehen në Tiranë, mbas një migrimi të vullnetshëm në Roshnik të Beratit që t´u shpëtonin përmbytjeve në Shkodër, qëlloi ditë terse. Tirana pothuaj po mbytej nga shiu kurse Lana ishte eksituar nga qielli i rëndë ngjyrë kobalt mbi të. Retë ishin shtrydhur që një mbrëmje më parë mbi Tiranë dhe të enjten kishin tharë deri në pikën e fundit humorin e tre miqve tanë.

Që nga Roshniku kishin sjellë me vete dhe një tufë me halle që vendosën t´i ndajnë me redaksinë. Si zakonisht, tema për Shqipërinë virtuale nuk mund të mungonte, edhe pse siç thuhej rëndom, ardhja e Realit në Tiranë, kishte treguar qartë fytyrën e Shqipërisë reale në të cilën jetojmë të gjithë.

“Mua më pëlqen Shqipëria e televizorit. Aheng këtu, aheng atje, shfaqje, gallatë, VIP-a me brekë dhe pa brekë, sherre në ekran dhe puthje armiqsh mbas sherrit në lokal, suksese, arritje historike”, tha gazetari i parë. “Edhe mua më pëlqen e njëjta Shqipëri, madje edhe ajo e dhomës së gjumit. Kur u ktheva në shtëpi, gruaja m´u duk më e plakur, por një të fikur dritën e dhomës dhe kur nisa të kryej me përpikmëri detyrimin bashkëshortor, domethënë, jetova me symbyllur ato dy minutat e trishtuara mbi gruan, i futa një të përfytyruar të dashurës dhe nuk më doli dhe aq keq”, tha gazetari i dytë.

I treti, edhe beqar, edhe me probleme zemre që i dhemb për zemrën e tij, sipas zakonit nuk fliste. Insistuam dhe vetëm diku andej nga mesdita hapi gojën dy herë; herën e parë për të gogësitur dhe të dytën për të thënë frazën që na la pa mend: “E dashura ime është spiune ndërkombëtare”. U lebetitëm. Nuk u lebetit. I kërkuam sqarime, e lutëm, ju përgjëruam dhe vetëm mbas premtimit se nuk do t´ja rrëfenim njeriu zbulimin e tij ai vendosi të hapë zemrën që i dhemb për zemrën e tij.

“Që është e bukur, e bukur është. Që është si qershi, si qershi është. Që kur më rrinte sipër në krevat më ngjante vetja si tortë, si tortë më ngjante. Që ka shijen e një fiku të mirë të “marinuar” në mjaltë, e ka këtë shije. Që më marros dhe më pëlqen të jem i marrosur edhe këtë nuk e ndryshon gjë, i marrosur kam qenë për të, kështu jam dhe kështu do të jem”, filloi ai të nxjerrë nga thellësia e zemrës rrëfimin për zemrën e tij. E dëgjonim pa e ndërprerë. Kurioziteti na ishte rritur si xhungë në pantallonat që mbajmë veshur, kur shohim programe të veçanta të digitalb-it.

“Si more, qenka spiune, e dashura jote? Fantastike! Si në filma!”, e pyeti gazetari i parë. “Edhe ndërkombëtare, madje. Mua më kanë thënë ca herë spiun shokët, por që të flija me një spiune, nuk më kishte ndodhur kurrë. Duhet të jetë eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha gazetari i dytë.  “Çështje fati. Ky fat më ra, këtë fat po jetoj”, tha shkurt gazetari i tretë.

Pastaj na tregoi një shkresë që i ishte dërguar SHISH-it shqiptar, nga një institucion i nderuar që mbledh para nga biznesi për llogari të shtetit shqiptar. Thelbi i shkresës ishte i thjeshtë. SHISH-i vihej në dijeni nga ky institucion se qytetarë të ndryshëm shqiptarë ishin rekrutuar për llogari të një shërbimi të huaj në Amerikë me emrin: Victoria Secrets! Por në ndryshim nga rastet normale të funksionimit të agjenturave, agjentët paguanin me kartë krediti dhe dollarë shefat e tyre. Në këmbim, ata u çonin nga Amerika pako që ata i tërhiqnin direkt në sportelet e postës. Shkresa vazhdonte gjatë, por shumë më gjatë se kaq, do të vazhdonte ngrirja totale e dy gazetarëve të tjerë.

“Po të jetë për këtë punën e “sekreteve të Viktorias”, unë paskam agjente të jashtme edhe gruan, edhe të dashurën”, tha gazetari i parë. “Idem edhe unë. Të dyja i paskam agjente”, tha gazetari dytë. Dhe papritur përgjigje u ngritën e ikën. Të dy. Të ngrirë. I treti mbeti me ne. “Kanë hallin e vetes së tyre. Paguajnë me kartë krediti për gruan dhe furnizojnë fshehurazi me dollarë kartën e kreditit që kanë hapur për të dashurat.

Po të hetojë SHISH-i, do të zbulojë se ata janë shefat e agjenturës së agjenteve të tyre, grua dhe e dashur”, tha gazetari i tretë. Pastaj u ngrit dhe ai të largohet. I trishtuar. I pangushëlluar. I tkurrur nga dhembja si një zemër që vuan për zemrën tjetër. “Më shkruante email herën e fundit. Më thoshte se e kishte marrë malli marrëzisht për mua dhe unë vetëm të jem i marrë që të mos e besoj. Ajo është si qershi mbi tortën e hidhur të jetës sime”, na tha. Duke dalë nga kafja, një pikë shiu i ra në fytyrë. Nga larg na u duk se qante. Mirë do të bënte, fundja lotët nuk janë vetëm për gratë. Një burrë kryelartë në Shqipërinë reale, ja vlen të qajë.

 

Burimi Informativ:  MAPO

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.