Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton maredheniet sociale

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona

Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet  rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Tashme eshte fakt se jo vetem babai por edhe nena  ushtron dhume ndaj femijeve te tyre. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per ta shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, petagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote: - "Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit". Ose nje tjeter fraze: - "Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije".

Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret. Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj. Por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.

Studjues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme ‘Pro’ dhe 'Kunder’ funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10 % e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

Nje bashkeqytetare thote: - “Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”

Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per ti mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona.17,62% e popullsise se pyetur nga sondashe te rastesishme pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme. Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejt-perdrejt ndaj tyre, ose ndaj antareve te tjere te familjes. Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar. Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjitheshme te Republikes se Shqiperise gjate vitit 2006 rreth 44.3 % te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje, plagosje, grabitje me dhune, rrembim personi etj, jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec. Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune, ku vecanerisht meshkujt me te rritur, flasin sistematikisht per modele sjelljesh te te pershtateshme per moshat me te reja, per krime e dhune kunder te tjereve etj. Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen keta te rinj, priren per veprime kriminale te shkalle se larte.

Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve. Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale jane te domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve, qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (5 postuar)

avatar
pashke krasniqi 17 May, 2009 03:04:28
mos i hidheroni femijet se ata jan jeta jon shpresa drrita e babait dhe e nenes zemra jon femijet leni te qet
avatar
inva zyberaj 01 November, 2010 09:42:52
mendoj se dhuna ne shhoqeri dhe ne familje nuk duhet te egzistoje fare.Jogjithmone me dru ose me sakte me dhune sgjidhet gjithcka.Nqs jeton ne kete bot bashke me ne fjala e bukur, keshillat,toleranca,mirbesimi tek personi por dhe dashuria dhe mirkuptimi etehere cdokush eshte i qarte per dike apo oer dicka te caktuar.Pra un mendoj qe asnjeher te mos perdoret dhuna ne asnje vend por fryma e tolerances dhe mirkutimi na con perpara na con drejt asaj qe ne e quajme eurpian pra drjt europes ose per te pasur paqen me njeri tjetrin dhe te kemi mardhenie te mira por te ndihemi si te them te lire nga cdokush dhe te lire per nje jete sa me te bukur
avatar
xhesi abazi 02 November, 2010 07:38:18
un mendoj se dhuna nuk duhet te egzistoje as ne familje as ne shoqeri,pra t mos ket fare dhun por vetem paqe gjithashtu nuk me duket nje veprim i drejt kur nje prind qellon femijen e tij ose dikush qellon dike tjeter........... cdo njeri ka te drejt te mos dhunohet she ta jetoj jeten e tij i lire........
avatar
ela 09 February, 2011 06:28:00
nuk e mendoj se perse duhet ti torturojme femijet kur ata jane shpresa jone ne kete jete ka shume familje qe i torturojne femijet kur ata buan vetem mbeshtetjen tone qe ne ti mbeshtesim ata ne cdo hap te jetes se tyre ithem te gjithve prinderve qe ti duan femijet e tyre sepse jane gjeja me ebukur qe ata kane.
avatar
enrik 14 November, 2011 09:11:10
ne shqiperi mbizoteron injoranca .... mos prisni te ndryshoj ndonje gjee ... kur ne britani dhe shume vende te tjr shteti ta mer femijen po e dhunove ktu te thote dhunoje me shum :( .... kur do behet shqiperia ... kur .... ????
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.30