Gra , ju tradhetojne burrat ?! Ja shenjat per ti kuptuar.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Nëse mendon se partneri yt po të fsheh diçka, shanset janë që po e bën vërtet por kur je në dyshim, shiko për këto shenja.

1.    Të thotë në fillim se nuk është gati për një marrëdhënie. E megjithatë vazhdon të të flasë e të të bëjë të kuptosh se është diçka serioze. Ti thjesht vazhdon me të sepse mendon se është i ëmbël, të jep vëmendje dhe mendon se mund të ndryshojë mendjen e të kuptojë se je “e duhura”.
2.    E vendos telefonin në airplane mode 
Në këtë mënyrë ti s’mund ti shohësh mesazhet që i vijnë kur i kërkon telefonin ose kur bëni foto bashkë me telefonin e tij.
3.    Mban bishtalec
Burrat që kanë flokët bisht, janë të dyshimtë.
4.    E merr telefonin me vete sa herë shkon në banjë.
5.    Ka më shumë mikesha femra se ti. Ka shumë pak miq djem.
6.     Nuk ke takuar shumë miq të tijët edhe pse rri shumë me të. Ata janë gjithnjë të zënë.
7.    Bateria e telefonit të tij bie shumë më shpejt se mesatarja e njerëzve të tjerë, duke e bërë të pakapshëm për periudha të caktuara kohe.
8.    Ai të jep mjaftueshëm vëmendje për të të mbajtur vërdallë por jo aq sa për të ecur përpara me marrëdhënien tuaj.
9.    Ka gjithnjë një arsye pse s’mund ta takosh. Si psh, s’është i sigurtë “se kur do ta mbarojë punën” ose “janë vetëm djem, ata me të cilët ka dalë”.
10.    Sa herë e kritikon për diçka, të tipit pse s’kthen përgjigjje, ose pse se hap telefonin, të kthehet ty duke të thënë se je shumë kërkuese ose e çmendur.
11.    Ai nuk e kërkon më i pari seksin.
12.    Nuk e di kurrë se ku është dhe refuzon të të ketë në aplikacione si “Find my Friends”
13.    Ai i referohet vetes herë pas here si vetmitar. Koha për t’ja futur vrapit vajza!
14.    Nuk di të komunikojë dhe i duhet shumë të të kthejë përgjigjje. Sepse është duke i çuar mesazhe shumë vajzave të tjera kështu që i duhet kohë për të folur me ty.
15.    Herë pas here pranon të bëni plane e më pas ti prish planet. Si psh, të thotë se do vijë tek dasma e kushëririt tënd e më pas sillet çuditshëm kur i thua të merrni me qera një makinë për të shkuar.
16.    Zhduket nga qarkullimi herë pas here
17.    Nuk mund të përkushtohet. Me ty ose planet e të ardhmes, edhe për gjëra që do të bëni të Shtunën që vjen.
18.    Ai gënjen dhe për gjëra të parëndësishme që duket se nuk kanë asnjë rëndësi.
19.    Kushdo që ndjek në Instagram është diçka që duket si një grua seksi dhe gjysmë nudo
20.    Ka shumë numra telefoni të ruajtur pa emra në celularin e tij. Mund të jesh e sigurtë se janë vajza që flasin me të, më saktë flirtojnë.
21.    Nuk e ke takuar familjen e tij. Ndoshta vetëm mamanë por ajo se ka idenë se çfarë bën djali i saj dhe e ke takuar vetëm për një orë.
22.    Gjen mesazhe alarmuese në telefonin e tij, të tipit: “I ke bërë testet?”
23.    I ka mesazhet e celularit të ruajtura në ipad në një folder që quhet “E fejuara”
24.    Duket sikur flirton me shoqet e tua.
25.    Nëse ti përballesh me partnerin tënd në një mënyrë të sinqertë dhe e qetë për diçka që të bën të mos ndjehesh rehat dhe ai të kthehet duke bërtitur në mënyrë jo racionale, atëherë është për shkak se është “I kapur!”

fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00