Fieri.com - Portali Fierak Online: Asgjësohen ushqime të skaduara Asgjësohen ushqime të skaduara ================================================================================ Ervin Vani on 26 June, 2009 11:03:00 Drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në Fier shton kontrollet për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore për konsumatorin. Sipas drejtuesit të bujqësisë dhe ushqimit në Fier, Fatos Troka kontrollet e ushtruara kanë evidentuara në disa subjekte ushqimore sasira ushqimesh të skaduara , kryesisht për fëmijë që shkojnë afërsisht 1 ton , të cilat janë asgjësuar.Për subjektet janë marrë penale të gjobës, ndërkohë që shumë subjekte të tjerë janë ndërgjegjësuar duke deklaruar kalimin e afateve të produkteve. "Në bashkpunim me shëndetin parësor, komunat dhe Bashkitë - ka thënë Troka, me një plan të vecantë firmosur nga këto subjekte që përmenda vazhdojm kontrollin në të gjitha pikat ushqimore të subjekteve të cilat prodhojnë produkte ushqimore kryesisht për fmëijë.Konkretisht janë kontrolluar 22 fabrika të përpunimit të qumështit, janë kontrolluar 10 subjekte pasticerie, 28 fast-foode, sot po vazhdojmë kontrollin për restorantet të cilat janë shtrirë në pikat ruristike. Nga kontrollet kemi rezultuar se në përgjithësi këto subjekte i plotësojnë kushtet. Kemi vetëm një baxho të bllokuar në rrethin e Lushnjës në komunën Bubullimë që shtë bllokuar sepse nuk plotëson asnjë kusht teknik dhe puna vazhdon më intensitet të lartë". Në shënjestër të kontrollit nga inspektoriati i ushqimit janë ato subjekte të cilat lidhen me turizmin, sic janë restorantet, por edhe produktet që konsumohen më tepër. Kontrollet e ushtruara janë të kontrolluara ndërkohë edhe nga inspektoriati i shëndetit dhe higjenës në njësitë vendore. Fieri.Com / Aurora Damini