Tradita dhe Zakone

Font size: Decrease font Enlarge font

Interesante eshte edhe pershkrimi etnografik i menyres se si jetonte popullsia e treves se Fierit ne fund te shekullit XIX- fillimi i shekullit XX. Ushqimet baze per fshataresine qe perbente shumicen e popullsise ishin: buka, bulmeti, vezet, perimet, te cilat bujku i prodhonte vete. Perdorej kripa qe ishte produkt i bregdetit te Adriatikut( kriporja e Semanit) dhe mallrat koloniale te importit si: sheqeri, kafeja dhe orizi. Per gatim perdorej gjalpi i forte dhe i lyrshem, vaji i ullirit (ne Mallakaster), vaji i importit, etj.

Ushqimi kryesor per shume kohe mbeti buka, e cila pregatitej nga gruri, thekra dhe misri. Buka zihej me uje te vaket me pak kripe dhe me nje cope brumi te thartuar. Pasi vinte, brumi ndahej ne copa te vogla dhe piqej ne saç ose furre. Me raste festash fetare dhe dasmash prodhoheshin buke te veçanta si Kolindet(per Pashke), mesha(buka e kishes), buket e rasteve te vdekjeve, pershpirteve etj.

 
Krejt ndryshe ishin buket qe pregatiteshin per dasem gjate darkes se Jançes. Kjo buke pregatitej me miell gruri dhe qiqra. Brumi lyhej me veze dhe zbukurohej perpara pjekjes. Te tilla ishin buket qe vjehrra i jepte nuses kur ajo futej per here te pare ne shtepine e burrit.

Shpesh here perdoreshin edhe kulaçet te cilet piqeshin mbi vater dhe saç. Gatime te tjera me brume ishin petullat (ne raste lindjesh) byreku, ballguri, trahanaja. Per te perkujtuar te vdekurin perdorej gruri i zier. Perdorim te gjere ne popullsine e krahines tone kishte bulmeti qe merrej nga gjedhet, buallicat dhe dhente. Qumeshti perdorej gjate mengjesit ne forme te lenget ose persheshi. Nga perpunimi i tij nxirrej gjalpi, kosi, dhalla dhe nje lloj djathi dhe gjize i nje cilesije te dobet. Mishi i zier dhe i pjekur perdorej me pak se buka, bulmeti dhe perimet. Per Krishtlindje dhe Pashke thereshin zakonisht qengjat. Tradite e treves ishte mbareshtrimi i madh i pulave, rosave dhe patave. Perdorim te madh kishin edhe shpezet e egra qe siguroheshin ne ujerat e brendshme (keneta, gjole). Ushqim i preferuar ishte peshku, si ai i detit dhe i lumenjve. Ne kuzhinen e fshatarit fierak zinin nje vend te rendesishem edhe perimet si: qepa, preshi, hudhra, lakra e bardhe, speci, domatja, spinaqi, bizelja, batha, bamja, trangulli, etj. Nje vend te rendesishem zinte fasulja e cila ishte gjella kryesore e dimrit dhe gjysmes se ftohte vitit.

Perdorim kishin edhe lakrat e egra si: lepjeta, radhiqja, burdullaku, rrepica, lelekuqja, etj, te cilat perdoreshin ne forme gjelle, sallate dhe byreku. Tryezes asnjehere nuk i mungonin frutat e stines si: ftonjte, sheget, kumbullat, pjeshket, por edhe vera dhe rakia. Keto te fundit nxireshin prej perpunimit te rrushit me ere qe kultivohej me shumice ne te gjithe Myzeqene.  Familja fshatare e cila ne shume raste ishte e madhe ulej dhe hante ne nje sofer te sheshte mbi te cilen shtrohej siper nje pelhure liri qe quhej “mesalle”. Mbi mesalle vendoseshin pjatat e bakrit, drurit ose qeramikes te cilat fillua perdorimin e tyre ne fund te shekullit XIX. Si mjete te tjera perdoreshin luget, pecetat qe tek burrat myzeqare ishin pjese e kostumit te tyre. Me vone filluan te perdoreshin edhe pirunjte metalike dhe pjatat e fajances te sjella nga Italia ose Austria. Pas luftes se pare boterore ne qytetin e Fierit filluan te futen ne perdorim te gjere tek te gjithe qytetaret tavolinat, karriget, pjatat e porcelanit, filxhanet dhe gotat e qelqit qe me pare ishin perdorur vetem nga bejleret dhe familjet e tregetareve fierake. Ne kuzhine per gatim perdoreshin sahane bakri, tenxhere tunxhi, tigane, tasa, qypa, poçe, shtemba, ibrike etj.

Ushqimi konsumohej zakonisht tre here ne dite ne sofren e rrumbullaket te shtepise ulur mbi rrogoze. Mengjesi hahej heret sepse pas tij menjehere fillonte puna. Dreka pergjithesisht ishte e bollshme. Gatuheshin gjelle te tilla si: pilafi, fasulet, bizelet, bamjet, jahnia, japraku etj. Edhe darka ngjante nga perberja e gjelleve me dreken, per nga norma ushqimore. Ne traditat dhe zakonet e popullit bejne pjese edhe besimet fetare. Ne vitet e pavaresise kombetare lindi edhe levizja atdhetare per realizimin e pavaresise se institucioneve fetare. Ne hapesiren kombetare iniciativen e ndermorren te paret bektashinjte, te cilet ne janar 1921 shpallen Keshillin ateror Bektashian te Shqiperise.  Ky vendim se bashku me vendimet e Kongresit te Prishtes1(Skrapar) i dha hov zhvillimit te metejshem te ketij sekti te fese islame edhe ne treven e Mallakastres se siperme ku ai ushtronte veprimtarine e tij.

 

Bektashianet festonin si feste kryesore diten e Novruzit, qe ishte edhe fillimi i vitit te ri per ta. Kjo feste me origjine nga Persia festohej çdo 21 Mars si dita e lindjes se Aliut, dhenderit te profetit Muhamed. Novruzi festohej me mish qengji dhe embelsira nga me te ndryshmet.

Pas Bektashianve ne rrugen e pavaresise u fut edhe kisha ortodokse. Ne 12 shtator 1922 u mblodh ne Berat ne shkollen e lagjes Mangalem1, Kongresi ortodoks shqiptar. Ai perfaqesohej nga 33 delegate te, cilet vinin nga komunitetet fetare te 20 qyteteve dhe krahinave te Shqiperise. Ne 13 shtator kongresi ne te cilin merrnin pjese edhe dy delegate nga qyteti i Fierit shpalli autoqefaline e kishes ortodokse Shqiptare. Sipas vendimeve te marra ne Berat kisha ndahej ne Mitropoli, dioqeza, zevendesira dhe famulli. Ne nenprefekturen e Fierit e ushtronte veprimtarine e saj zevendesia, ndersa kisha e Shen Gjergjit sherbente si famulli e qytetit.

Nder festat fetare qe festonin ortodokset te cilet, perbenin shumicen e qytetareve fierake permendim: Diten e ujit te Bekuar (6 Janari), Diten e Shen Vangjelizmoit (25 Marsin), Pashken dhe diten e Krishtlindjes(25 Dhjetorin). Ne diten e ujit te bekuar çdo besimtar mbushte nje shishe uje ne lume, perrua, pus, kenete ose pellg, sepse uji kete dite ishte i pijshem. Ishte bere tradite qe nga ura e Gjanices te zhvillohej edhe ceremonia e hedhjes se kryqit ne lume. Ne kete feste çdo familje duhet te bente “gjak” duke therur nje qengj ose pule. Festa e dyte ne vazhdim te vitit ishte dita e Shen Vangjelizmoit qe festohej ne çdo 25 Mars, si dita kur Maria kishte rene shtatzane me Jezusin. Gjate kesaj feste lejohej ngrenia e peshkut dhe pirja e veres. Me veze te kuqe dhe qengj te pjekur festohej dita e Pashkes se madhe, ne muajin Prill. Ne çdo 25 Dhjetor festohej Krishtlindja, pergjithesish me qengj ose derr te pjekur. Dita e vitit te ri festohej si feste popullore. Kjo dite e kryemotit shoqerohej me gjela deti te pjekur dhe koka derri. Te gjithe shkonin per urim te njeri-tjetri. Ne vizita mysafiret priteshin me petulla, raki dhe fruta. Per darken e vitit te ri pregatitet edhe kulaçi, brenda te cilit vendosoj edhe nje monedhe.

Ne 12 Mars 1923 Kongresi muhamedan shpalli ne Tirane autoqefaline e Xhamise Shqiptare. Ky veprim e shkeputi klerin islam nga varesia e Turqise. Islamizmi ishte i perhapur kryesisht ne Mallakastren e bute dhe ishte i ritit sunit. Ne Myzeqene e vogel ai nuk pati perhapje. Ne qytetin e Fierit u ngrit nje xhami e vogel per sherbesat ndaj popullsise myslymane ardhur nga Mallakastra , Laberia dhe trevat e tjera te vendit.Hysen Emiri na njofton se ne xhami kryheshin faljet e besimtareve te perkushtuar dhe nje sere ceremonish fetare. E tille ishte edhe ceremonia e varrimit te deshmorit Shenasi Dishnica, vrare ne demostraten anti-italiane te 25 Tetorit 1942 ne Tirane, ku mori pjese i gjithe qyteti i Fierit. Si festa qe festoheshin prej komunitetit te besimtareve myslymane ishin ato te Bajramit te madh, Bajramit te vogel, Novruzit, etj.

Keto dite te shenuara festoheshin me qengjin e pjekur dhe embelsira te tilla orientale si: Bakllavaja, hallvaja dhe kabunija. Nje fenomen qe vihej re tek te tre komunitetet fetare ishte se kleriket, pavaresisht nga perkushtimi i tyre, pergjithesisht kishin arsimim jo te plote dhe pa nivel te larte intelektual. Maredheniet midis dy komuniteteve fetare ishin shume te mira dhe miqesore. Ne festat fetare te Bajramit dhe Pashkeve myslymanet dhe te krishteret benin vizita te ndersjellta ne shtepite e njeri-tjetrit duke uruar dhe festuar bashkarisht. Toleranca, mirekuptimi dhe respekti reciprok ishin tipare te bashkejeteses se faktorit fetar ne hapesiren shqiptare.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
30 January, 2014 07:13:59
Sh mire.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
2.00