Kryengritja e Myzeqese e vitit 1835

Font size: Decrease font Enlarge font

Porta e Larte duke filluar prej vitit 1832 filloi rekrutimin e forcave te armatosura ne Shqiperi, per zbatimin e reformes ushtarake te nisur nga sulltan Mahmudi II qysh ne vitin 1826.

Rekrutimi perfshiu edhe treven e Fierit. Rekrutet ishin ushtare te rregullt nga mosha 15-30 vjeç, te cilet ishin krahet me te afte per pune. Nepermjet thirrjes se moshes me aktive nen arme dobesohej ndjeshem ekonomia fshatare, mbi te cilen rendonin nje numer I madh taksash bujqesore.

Sherbimi ushtarak1 zgjaste 15 vjet dhe ishte i ndare ne dy faza. Ne fazen e pare (asakiri mansure) qe zgjaste nga mosha 15-22 vjeç, kryhej sherbimi i rregullt ushtarak ne ushtrine turke. Ne fazen e dyte (redif mansure), sherbimi zgjaste nga 22-30 vjeç dhe ishte sherbim rezervist qe kryehej ne kufijte e krahines, prej nga vinin rekrutet.  Te pakenaqur nga taksat e shumta qe merrte Perandoria Osmane dhe te irrituar nga vendosja e sherbimit ushtarak, pakenaqesia popullore shpertheu ne vitin 1833 ne kryengritjen e Beratit, ne te cilen mori pjese edhe fshataresia e Mallakastres dhe Myzeqese.  Ne maj te vitit 1835 shpertheu kryengritja e Myzeqese, ku popullsia e kesaj krahine u ngrit kunder orvatjeve te autoriteteve osmane per te vene ne jete reformat centralizuese shteterore.

Qindra kryengrites nen drejtimin e Alush Frakulles sulmuan pronat dhe çifligjet shteterore te krahines se Myzeqese dhe I shpallen ato prone te tyre. Alush Frakulla me ane te disa letrave ftoi parine dhe popullin e Myzeqese, te Mallakastres dhe Tepelenes te bashkohej me revolten. Numri i pjesemarresve ne te arriti ne 7000 veta, te organizuar sipas krereve kryengrites, te cilet ju pergjigjen thirrjes se tij. Duke bere te qarta synimet e tyre ata organizuan nje kuvend me kryepleqte e krahinave kryengritese. Mbledhja u be ne fshatin Portez, te nahijes se Myzeqese (Fierit). Ne kete mbledhje pjesmarresit percaktuan detyrat e tyre dhe krijuan nje beselidhje, e cila do te drejtonte krahinat kryengritese. U krijua edhe nje ushtri e perhershme me rroge per tu mbrojtur nga çdo sulm i ushtrise turke. Çdo ushtar do te merrte 40 grosh ne muaj si page. Shpenzimet per ushtrine do te nxirreshin nga te ardhurat e çifligjeve shteterore te konfiskuara.

1. P. Thengjilli “Kryengritjet popullore antiosmane ne Shqiperi 1833-1839” fq.46-47  

Komandant i ushtrise u caktua Alush Bej Frakulla. Pas kuvendit te Portezes kryengritesit u drejtuan Beratit qendres se sanxhakut. Megjithe luftimet e ashpra ata nuk e moren dot keshtjellen, per shkak te fortifikimit te saj. Kryengritja e Myzeqese shkaktoi nje shqetesim te madh ne qarqet drejtuese osmane. Per shtypjen e saj u ngarkua Valiu i Rumelise Mahmud Hamdi Pasha, i cili do te ndihmohej nga qeveritari i tre sanxhakeve te Shqiperise se jugut, Emin Pasha. Ndekohe nisen prej autoriteteve turke ofertat per kreret drejtues. Emin Pasha thirri komandantin e kryengritesve Alush Frakullen per bisedime. Por ai nuk pranoi. Atehere autoritetet turke derguan ne Berat disa prej krereve lokale, te cilet ishin njerez me reputacion qe u vune ne sherbim te shtetit osman. Keta krere si Ago Vasjari, Tahir Abazi dhe Abdyl Bej Koka arriten te joshin disa prej komandanteve te kryengritjes, te cileve iu ofruan poste ne administrate dhe ushtri.  Kjo taktike u dha rezultatin e saj duke nxitur grindje ne radhet e levizjes. Duke u gjendur perpara nje fakti te tille si dhe sulmit te forcave turke te nisura kunder tij nga Janina dhe Manastiri, Alush Frakulla hoqi rrethimin nga keshtjella e Beratit dhe u terhoq ne Frakull1. Aty ai mori masa fortifikuese per te organizuar nje mbrojtje te sukseshme. Me gjithe qendresen qe i bene forcave turke, kryengritesit u detyruan te dorezoheshin. Alush Frakulla I kapur rob me 150 vete te tjere, u dergua ne Stamboll I denuar me pune te detyruar ne internim. Megjithese deshtoi kryengritja pati disa rezultate pozitive. Qeveritari Emin Pasha nuk zbatoi reformat dhe rekrutimin ushtarak, te planifikuara edhe ne Myzeqe dhe Mallakaster. Edhe pse kjo kryengritje u shtyp gjendja ne treven e Fierit nuk u qetesua. Keshtu ne vitin 1837 revoltat rifilluan ne te gjithe Myzeqene me permasa me te medha.

Frakulla permendet qe ne periudhen e mesjetes. Emri Frakull ka mbetur prej panairit qe zhvillohej ne kete pjese te Myzeqese prane Orakullit te vjeter pagan nga vjen ky emer (Orakull-Frakull). Gjate pushtimit osman ne shekujt XVI-XVII Frakulla u be qender administrative dhe ekonomik-tregetare. Ne te zhvilluan mjeshterite, tregtia dhe kultura. Nga Frakulla ishte edhe Nezim Frakulla (1685-1760), nje nga perfaqesuesit me te shquar te rrymes letrare te bejtexhinjve.

 
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Themi 24 August, 2009 07:14:40
Fieri, Berati, Kucova, Lushnja dhe gjithe Myzeqeja, ne te cilen gjendet Apollonia, Ardenica e shume vende te tjera te shenjta me prejardhje qe nga lashtesia pellazgo-ilire, kane nje histori te ndritur. Kjo pasuri e madhe e me vlera kolosale kombtare qe fle gjume ende, duhet kerkuar dhe zbuluar neper arkivat e Turqise, Italise, Vartikanit, Greqise, per ta ringjallur qe te mos humbe(vdese), duke ja u lene ata trashgim brezave te ardhshem dhe kombit tone.

Ka ardhur koha qe te shkruhet Historia e ndritur e Frakulles, Savres, Fierit, Beratit, Kucoves, Lushnjes dhe Historia e Myzeqese e lene qellimisht ne harrese nga ishe Mbreteria e Zogut (ne shenje hakmarrje per 1935-en) dhe nga Qeveria e Diktatures Komuniste qe drejtohej nga antifieraku, antimyzeqari dhe antikombtari me i madhe, Mehmet Ismail Shehu.
avatar
avram mitro xhumara 01 January, 2011 06:13:41
E nderuara redaksi, po ta shikoni te arsyeshme botojeni ne organin tuaj kete shkrim qe mendoj se ka vlera per gjith lexuesit shqiptare per nga kend veshtrimi qe na shohin te huajt ne si vend e si popull.
Te fala Avram Xhumara Nju Xhersi ShBA

“ NJË DRITARE E VOGËL E CILA DO TË FUTË KAQ SHUMË DRITË…”
Ph.Winn
Mendime lidhur me Studimin:

«Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët»
me autor
PIRO TASE


Shoqeria “Tomorri Legjendar” e emigrantëve shqiptarë në Nju Xhersi të SHBA-së, ka kohë që ka nis
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00