Ngjarje te vrullshme

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ngjarje te vrullshme

Çdo qyteti fati i percakton nje ecuri te tille zhvillimesh ekonomike-politiko dhe shoqerore qe e dallojne ate prej simotrave te tjera. Keto veçori Apolonise ja percaktuan dy shkaqe. Pozita gjeopolitike dhe rendesia ekonomike. Si rezultat i ndikimit te tyre qyteti u perfshi ne nje sere ngjarje, qe me te drejte mund ti quajme “te vrullshme”. Ne vitet 431-404 pk do te shpertheje lufta e Peloponezit. Kjo lufte nga me te medhate dhe me te rendesishmet ne historine e Greqise se vjeter u zhvillua ndermjet dy aleancave kundershtare. Lidhjes se Peloponezit nga njera ane dhe asaj te Delosit nga ana tjeter.

Si preteks i kesaj lufte sherbeu konflikti qe shpertheu ne qytetin e Epidamit(Dyrahu)2 ne vitin 436 pk, midis Korkyres dhe Korintit. Perfaqesuesit e Demosit(Demokratet) u ngriten kunder aristokrateve ne kete qytet dhe iu morren pushtetin duke i rrezuar ata nga pushteti. Aristokratet e debuar gjeten stehe tek Iliret Taulante, te cilet u perzien ne konflikt, duke rrethuar nga toka qytetin e Epidamit.

1.Sculacis, PERIPLUS, ILYROI 26

2.Epidami u themelua si qytet ne vitin 627 pk nga Korkyrasit dhe Korintasit. Kolonistet te drejtuar nga kryetari i tyre, i biri i Korintasit Eratokel, u vendosen ne nje vendbanim prane detit qe u perkiste Ilireve Taulante. Apiami citon nje legjende te tille: Mbreti Ilir Epidam ndertoi prane detit nje qytet qe i vuri emrin e tij. Dhenderi i tij Dyrrahu ndertoi ne pjesen jugore te qytetit nje port me emrin e tij. Me kalimin e kohes qyteti fitoi emrin e dyte, Dyrrah.

 

Ne ndihme te aristokrateve Epidamas erdhi flota Korkyrase. Korkyra nuk mund te pajtohej me faktin qe sundimin mbi Dyrrahun mund ta merrte Korinti1, kundershtari i saj, i cili ishte mbeshtetes i Demokrateve. Gjate zhvillimit te ketyre ngjarjeve Apolonia u kthye ne aleate te Korkyres, fakt qe tregonte se ky qytet anonte me simpatite politike. Nje repart me ushtare korintas te perforcuar me Leukadas dhe Ambrakas erdhi ne Apoloni dhe pasi u plotesua me ushtare vendas u nis per ne Dyrrah.

Tuqiditi2, historiani Athinas i luftes se Peloponezit, tregon se: “Korintianet derguan me kenaqesi ndihme ne Epidam.....Njesia ju drejtua me ane te tokes, Apolonise, qe ishte ngulim i korintasve, nga frika se mos e zinin detin Korkyrasit dhe i pengonin per ne Epidam”. Ne vitin 314 pk Apoloniatet provuan shijen e hidhur te rrethimit te qytetit te tyre prej mbretit Ilir Glaukias. Por rreziku kaloi shpejt dhe qyteti nenshkroi me Glaukian nje traktat paqeje nuk eleminoi rreziqet mbi qytetin. Pa kaluar kohe e gjate, ne muret e qytetit u shfaqen ushtrite maqedonase te mbretit Kasander. Ai pushtoi qytetin dhe krahinen. Pushtimi maqedonas zgjati deri ne vitin 312, kur u detyrua te largohet nga nje kryengritje popullore, qe shpertheu ne qytet dhe u perkrah nga Glaukia dhe Korkyra. Perseri Kasandri me forca te medha pas disa muajsh do te rrethoje Apolonine, por deshtimi do ta shoqeroje perseri, per ti lene vendin sundimit te Pirros se Epirit.

Nje rrezik i ri do te shfaqet ne vitin 230 pk. Kesaj rradhe shteti Ilir dhe mbreti Agron i dinastise Ardiane do te kerkoje qe te vendose hegjemonine e tij ne Adriatik. Kete politike do te perpiqet ta shfrytezoje e shoqja, Teuta, e cila tentoi por pa rezultat te pushtoje edhe Apolonine. Kjo tentative do ta trembe qytetin sepse ne vitin 229 pk, Teuta pushtoi Korkyren dhe nenshtroi Epirin. Keshtu Apolonia3 ju bashkua kerkeses se Dyrrahut dhe Ises(Dalmaci), te cilat kerkuan mbrojtjen e Romes, sepse Teuta mund ta shihte veten zonje te qytetit. Polibi thote e ftesa ndaj Romakeve nga Apoloniatet u be me qellimin “Per te mos lejuar Iliret qe te shkaterronin qytetin e tyre”. 

1.        Korkyra u krijua nga korintasit si koloni e tyre ne vitin 734 pk. Kolonistet e pare erdhen nga Korinti te drejtuar nga Kersekrati.

2.        Tuqiditi “Lufta e Peleponezit” fq.30, Tirane 1986.

3.        T. Zavalani, Historia e Shqiperise, fq.22, Londer 1957

 

Roma ju pergjegj ketyre qyteteve duke derguar kunder Ilireve dy konsujt, Gnej Fulvin dhe Aul Postumin, te cilet menjehere nisen veprimet e tyre. I pari me 200 anije u nis ne drejtim te Korkyres. Korkyrasit i priten me gezim romaket dhe ne marreveshje me komandantin e flotes Ilire, Demeter Farin, ja dorezuan atye ishullin. Konsulli i dyte u nis nga Brindizi me 20 000 kembesore dhe 2000 kalores1. Ai mberriti ne Apoloni, nepermjet Otrantos dhe lumit Vjose. Kesaj here Polibi pohon se “Qyteti i priti me gezim dhe u vu nen mbrojtjen e tyre”.

Ketu keto trupa u bashkuan me floten qe erdhi nga Korkyra dhe vazhduan sulmin ne veri ndaj territoreve te shtetit Ilir. Pas perfundimit te luftes se pare Iliro-Romake(229-228 pk), Apolonia u kthye ne protektorat romak dhe se bashku me Orikun2, u shnderrua ne baze te flotes romake qe patrullonte Otranton, dhe Adriatikun e jugut. Apolonia perseri do te behet qender e pregatitjeve te Romes kunder shtetit Ilir. Kesaj rradhe ne luften e dyte Iliro-Romake kur konsulli Luc Emili e theu Demeter Farin ne Dimal3 rreze Shpiragut, 30 km ne lindje te Apolonise. Por qetesia e Apoloniateve do te prishej serish, kur dy vjet me vone mbreti Filip i V i Maqedonise, u perpoq te pushtonte qytetin e tyre. Ai arriti ne grykederdhjen e lumit Aos(Vjose) me qellim sulmin ndaj portit te Apolonise. Sapo mberriti ketu Filipit i erdhi lajmi i prapitur se ne ndihme te qytetit po vinte flota romake. Me ndjenjen e frikes dhe i zemeruar nga fati, Filipi i V u terhoq per tu rikthyer perseri nen muret e Apolonise ne vitin 214 pk, me 120 anije lufte. Ndersa ngriti ndaj saj rrethimin ai nisi floten kunder Orikut dhe e pushtoi ate, siç pohon Tit Livi4: “Me sulmin e pare”. Megjithese Apolonia ishte qytet i mbrojtur me mure te fuqishme, banoret e saj i kerkuan perseri ndihme Romes, nen te cilen e ndienin veten me te mbrojtur. Trupat maqedonase kishin grumbulluar per te sulmuar qytetin mjete rrethimi si: katapulta, balista etj, por ata nuk i perdoren dot keto arme sepse romaket, pasi rimoren Orikun derguan dymije ushtare ne ndihme te Apolonise.


Keto trupa u futen naten fshehurazi ne qytet, kaluan ledhet pa u diktuar dhe sulmuan kampin maqedonas. I zene ne befasi Filipi u terhoq drejt grykes se lumit, por kur e pa qe edhe kete pozicion e kishin zene romaket, i vuri zjarrin anijeve te veta, duke u kthyer ne atdhe nepermjet territoreve Ilire: “me nje ushtri te zhveshur e pa arme”5.

1.        Polibi, Historiale, Lib I, 10

2.        T. Zavalani “Historia e Shqiperise”, fq. 22, Londer 1957

3.        Dimali ndodhet ne fshatin e sotem Allambrez te Beratit.

4.        Tit Livi XXIV, 40,1

5.        N.Ceka, “Apolonia e Ilirise” fq 27-28

                                                  

Ky mbret asnjehere nuk hoqi dore nga deshira per ta pushtuar Apolonine. Ne vitin 205 pk ai ndermori nje fushate te re pushtuese, por pasi e pa veten te pafuqishem perballe mureve te qytetit, u largua duke plaçkitur territoret perreth, si shenje e hakmarrjes, ndaj asaj qe nuk arriti. Ne vitin 200 pk ushtrite romake zbarkojne perseri ne Apoloni, duke e kthyer ate ne nje baze te perhereshme per pushtimin e Ballkanit. Nje vit me vone 199 pk, konsulli Suplici niset nga Apolonia dhe pushton me legjonet e veta Dasaretin dhe nje pjese te Maqedonise perendimore.

Ne vitin 189 pk konsulli tjeter romak Fulvi, niset po nga ky qytet kunder territoreve te shtetit te Epirit. Megjithe pranine romake ne qytet mbreti i Ilireve Genti do ta perfshije ate ne planet e veta te pushtimit. Ai mendonte se Apolonia do te sherbente si mjet per te forcuar shtetin Ilir, nepermjet venies nen kontroll te bregdetit. Gjate operacioneve ushtarake qe ai zhvilloi ne luftimet me romaket ne vitet 168-167 pk (Lufta e III Iliro-Romake), Genti nisi kunder Apolonise nje skuader detare prej 40 anijesh. Forcat e qytetit ne bashkepunim me ato romake i bene balle ketij sulmi Ilir. Dorezimi i Gentit perballe Pretorit Luç Anicius Galiusit solli renien e shtetit Ilir. Apolonia u bashkua me tokat Ilire dhe u integrua ne jeten ekonomike te Republikes Romake1.

Qyteti bente pjese ne provincen romake te Maqedonise, e cila shtrihej prej lumejve Drin dhe Vjose. Kjo province administrohej nga Senati. Ajo kishte te drejten e vetqeverisjes, njesoj si provincat Italike. Autoritetet vendase ishin ngarkuar me mbledhjen e taksave te cilave ja dorezonin nenpunesit kompetent ne Rome. Perfaqesuesit e çdo krahine rurale mblidheshin rregullisht ne kuvendet krahinore(Conventus). Kurse perfaqesuesit e ketyre kuvendeve mbidheshin nje here ne vit ne keshillin e provinces (Consilium), nen drejtimin e Guvernatorit (Prokonsullit).

Por qetesia e paqes nuk do te vazhdonte perjetesisht. Luftrat do te rifillojne perseri duke futur nen vorbullen e tyre edhe Apolonine.    

1. T.Zavaliani Histori e Shqiperise, fq.35

Kesaj rradhe do te jene romaket njeri kunder tjetrit, ku perreth mureve te qytetit do te ndeshen Çezari1 dhe Pompeu2. Pershkrimin e tyre na e jep vet Çesari ne vepren e vet “Lufta Civile”, ku pas zhvillimeve ne Rome teatri i ngjarjeve zhvendoset ne Ballkan. Ishte fundi i vitit 49 pk kur Çesari zbarkoi me floten e tij nga Brindizi ne Palase(Paleste). Qe ketu duke kaluar nepermjet Orikumit ai u shfaq perpara mureve te Apolonise, e cila ndodhej si i gjithe rajoni nen kontrollin e Pompeut.

Komandant Luç Staberi, qeveritari i qytetit dhe besnik i Pompeut, urdheroi te sillnin uje ne Akropol, ta fortifikonin ate dhe njekohesisht per garanci, u kerkoi pengje Apoloniateve. Keta te fundit nuk pranuan dhe vepruan me mjaft zgjuarsi duke i hapur Çezarit portat e qytetit te tyre.

Çezari u fut ne Apoloni dhe la aty kater kohorta ndersa me trupat e tjera ju drejtua Dyrrahut, kryeqendres te trupave te Gnej Pompeut. Nderkaq Pompeu i cili ishte duke ardhur nga Maqedonia kur mori vesh se Çezari kishte pushtuar Orikun dhe Apolonine, shpejtoi me nje marshim te sforcuar ushtrine e tij per ti prere rrugen Çezarit, drejt Dyrrahut.

Ishte arritja e shpejte e tij ajo qe e detyroi Çezarin te ndalte marshimin dhe te ngrinte kampin ne bregun e lumit Aps (Seman), ne kufi me Apolonine prane fshatit te sotem Kuç. Perballe tij ne anen tjeter te lumit, ngriti kampin e tij Gnej Pompeu, aty ku sot ndodhet fshati Kosove e vogel(Lushnje).

I vendosur ne jug te Semanit Çezari kontrollonte Apolonine, luginen e Devollit, Osumit, Keshtjellat e Thronit(Treportit), Kanines, Amantias, Orgesos(Margelliçit)4, Tyarkanos(Cakran), Tithyra(Cfir), Peleon(Mbolan), Apis(Mjeshtove), Kethreon(Krotine), etj.

1.    Kaj Jul Çezari (100-44 pk). Burre shteti ne Romen e vjeter. Ne vitin 60 perfundoi nje marreveshje me Pompeun dhe Krasin, duke ndare pushtetin (TriumviratiI). Ne vitin 59 pk u zgjodh konsull. Kur mbaroi koha e konsullatit u ngarkua me qeverisjen e Galise. Qe ketej u nis per ne Rome drejt marrjes se pushtetit. Por per kete u ndesh me Pompeun. Pasi theu Pompeun ne vitin 48 pk  ne Farsala te Maqedonise ai u kthye ne Rome, duke e shpallur veten diktator dhe çensor te perjetshem. U vra ne vitin 44 pk ne Rome nga nje grup senatoresh komplotiste.

2.    Pompeu i madh (106-48 pk). Burre shteti dhe strateg Romak. Ne vitin 60 pk mori pjese ne triumviratin e I bashke me Çezarin dhe Krasin. Ne vitin 48 pk pasi u thye ne betejen e Farsales, iku ne Egjipt ku dhe u vra.

3.     JUL CAESARIS. BELI CIVILIS. LIB III

4.    I kesaj kohe mund te jete edhe toponimi Mallakaster. Studiusi Pal Nikolli argumenton se ky emer vjen nga latinishtja d.m.th Malla- e keqe dhe kaster-fortese, kamp, kampe te keqinj. U quajt keshtu sepse shtepite ishin te vendosur ne maje kodrash dhe ishte e veshtire pushtimi i tyre. Pukevili e ka hedhur i pari kete hipoteze qe permendem me siper. I kesaj ideje eshte edhe studjuesi Hysen Emiri

Te dy ushtrite qendruan ne keto pozicione gjate gjithe dimrit. Pasi Çezarit i erdhen perforcime nga Italia dhe Mark Antoni zbarkoi ne Shengjin, kampet u zhvendosen drej veriut ne lumin Genesis(Shkumbini). Ishte e thene qe keto ngjarje te beheshin subjekt i poezive te Lukianit. Ne vargjet e tij ai shprehet keshtu, duke mos e ditur se ato do te shfrytezoheshin si dokumente me vone.

“Per here te pare pashe romaket qe ndeshen ne kampet armike
Lumin e Genusus me rryme te vershueshme
Dhe te butin Apsus, i pershtatshem per lundrimin e anijeve te vogla”.

Prane Bashtoves ne Asparagum1 do te zhvillohet beteja midis ish dy triumvirve, ku Çezari do te thyhet. Pompeu fitues do ta ndjeke ate deri ne muret e Apolonise, por pa e kapur dot armikun e tij. I mbrojtur ketu Çezari priti perforcimet e reja qe i erdhen nga Roma. Se bashku me to ai u nis prej Apolonise per ta thyer perfundimisht Pompeun2.

Biografi I Çezarit, Seutoni3 thote se, mbas luftes civile Çezari dergoj ne Apoloni per te studiuar Oktiavianin4, nipin e vet. Ky i fundit, ishte student ne shkollat e qytetit, kur komplotistet te drejtuar nga Bruti dhe Kasi do te vrasin Çezarin. Kete fakt na e pershkruan Nikola i Damaskut, ne vepren e tij, “Mbi edukimin e Oktavianit”, ku thote5: “Apoloniatet te mbledhur qe te gjithe i luteshin Oktiavianit me dashamiresi qe te qendronte prane tyre, duke i premtuar t’i vinin ne sherbim qytetin ... Por ai qe deshironte ta pergjonte rastin, duke qene prane ngjarjeve, nuk hoqi dore nga mendimi qe te nisej me det”. Oktaviani kthehet ne Rome per te marre pjese se bashku me Antonin dhe Lepidin ne triumviratin e dyte dhe nis luften kunder republikaneve.

Gjate ketyre luftrave civile Mark Antoni do te kapet rob ne akropolin e Apolonise nga republikani Brut. Me vendosjen e diktatures se Oktavianit, Apolonise iu shperblye besnikeria. Ajo mori statusin e autonomise duke u çliruar nga detyrimet fiskale. Qyteti tanime shnderohet ne municip(bashki), ku kultura romake do te leshonte rrenjet e veta.

1.        Fshati i sotem Ballaj, rrethi i Kavajes

2.        Ne betejen e Farsales.

3.        N. Ceka “Apolonia e Ilirise” fq.34

4.        Oktavian Augusti (63pk-14pk) nip i Jul Çezarit, trashegimtar politik i tij. Si perfundim i nje lufte te gjate civile ne vitin 30 pk Augusti mori pushtetin prishi regjimin republikan dhe vendosi perandorine.

5.        Nicolai Dalmascesi, fragmenta17, fq 105

6.        T. Zavalani “Histori e Shqiperise” fq 37
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0