Rrjeti Rrugor

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rrjeti Rrugor

Gjate antikitetit ne treven e Fierit kryqezohej nje rrjet i dendur rrugor i cili lidhte te gjitha qendrat qytetare me njera-tjetren.Rruget ishin me kalldrem dhe ishin te pajisura me gure miljesh, stacione per nderrimin e kuajve dhe bujtina. Qendra e kryqezimit te tyre ishte qyteti i Apolonise si metropoli me i rendesishem ekonomik i Ilirise jugore. Nga ky qytet dilnin nje sere rrugesh qe perhapeshin ne prapatoken Ilire.

Rruga me kryesore ishte rruga Egnatia1 e cila ishte vazhdimi i rruges Apia. Apolonia ishte fillimi i kesaj rruge qe ekzistonte perpara pushtimit Romak. Nga qyteti dilnin dy deget jugore te Via Egnatia. E para dhe me kryesorja qe kalonte prane bregdetit dilte nga veriu dhe kalonte prane fshatit Mbrostar2, ne te cilin jane gjetur gjate vitit 1962 disa gure miljesh qe mbanin mbishkrime latine. Me pas kjo rruge kalonte pergjate kodrave te Libofshes dhe kalonte lumin Aps(Seman), ne bregun e djathte te te cilit ndodhej stacioni i dyte i saj, Arnisa.

Ne kete kohe Semani kalonte midis kodrave te Ardenices dhe atyre te Divjakes derdhej ne lagunen e Karavastase. Me tej rruga vazhdonte ne Sulzotaj, qe ishte stacioni i trete. Me pas diku ne veri kalohej Shkumbini me ane te nje ure ndertuar me gure. Rrenojat e kesaj ure ndodhen prane Bashtoves se sotme dhe i takojne shekujve II-I pk3. Diku ketu prane kjo rruge bashkohej me degen veriore te Egnatias qe vinte nga Dyrrahu dhe te dyja bashke drejtoheshin si nje dege e vetme pergjate Shkumbinit per ne Selanik, duke arritur gjatesine e pergjithshme 267 milje(395 km)

Straboni tek Gjeografia e tij na ben kete pershkrim4: Qe nga Apolonia fillon rruga Egnatia per ne Maqedoni drej lindjes. Kjo rruge eshte e matur ne milje dhe e shenuar ne shtylla. Gjatesia e saj eshte peseqind e tridhjete e pese milje(1 milje= 8 stade).....Ata qe nisen nga Apolonia dhe Epidami(Dyrrahu), piqen ne nje pike te rruges qe ka largesi te njejte nga keto dy qytete...... Autori tjeter Skylasi5 jep nje te dhene tjeter interesante. Ai thote se nga Apolonia ne Epidam rruga zgjat dy dite.

1. Via Egnatia. Rruga me e rendesishme antike qe lidhte bregdetin e Ilirise se jugut me lindjen. Si rruge e rregullt me trase, ura dhe stacione u ndertua ne gjysmen e II-te shek I pk nen drejtimin e prokonsullit te Maqedonise Gnejus Egnatius prej te cilit mori edhe emrin

2. H.Ceka “Dega jugore e rruges Egnatia”,Monumentet 2, fq.25-31, Tirane 1971
        3. N.Ceka Apolonia e Ilirise, fq 98.
        4. Strabonis, GEOGRAPHICA,Lib. VII,4
        5.  Sculacis, PERIPLUS, ILYROI 26

Nje ide interesante per rrugen Egnatia na jep TABULA PEUTINGERARIANAS(Tabela e Peuntingerit)1, nga spjegimi i se ciles nxjerrim skemen e meposhtme te rrugeve qe dilnin nga qyteti i Apolonise dhe drejtoheshin per ne destinacionet e percaktuara.

Tabula na jep kete skeme te 4 rrugeve qe dalin nga Apolonia:

I. MIL XVIII                 XII                   XIII             XIII                     XV

 APOLONIA  - STEFANAPHANA  - ABSOS – MARUSIA  - KLODIANA
                          (Roskovec)            (Kuçi)      (Golemi)           (Peqini)

    II.   XVIII                                XII               XII

    APOLONIA – STEFANIA – AULON                         

                          (Levan)     (Vlore)

             III.   XV                         VIII                                    XX                        XV

           APOLONIA – HAPSUM FLUMEN – GENESIS FLUMEN -   DYRRAH

                                  (Babunja e re)                ( Bashtova)                  (Durres)

            IV.   XXX                       LV                          

             APOLONIA – AMANTIA – HADRIONOPOL                       

Shifrat pas emrave te qyteteve tregojne miljet e largesive te distancave midis tyre. Rruga e pare qe ishte dega Egnatia, dilte nga lindja e qytetit te Apolonise dhe kalonte ne Radostine, Fierin e sotem, dilte ne Stefanaphana(Roskovec), kalonte mbi Aps(Seman) ne Kuç dhe qe andej ndiqte luginen e Devollit drejt veriut, per te kaluar Shkumbinin ne uren e Topçiasit, ku takohej me rrugen Egnatia.

Gjate luftes se dyte Boterore, arkeologu Austriak Prashniker zbuloi prane Fierit dhe fshatit Grize-Godolesh nje segment te kesaj rruge. Ne te shihej ndertimi i plote i saj, ku traseja ishe 6.70m e gjere dhe perbehej nga 3 shtresa. E para ishte kalldrem mbi te cilin ishte hedhur zall lumi, i mbuluar siper me nje çakell te holle. Zbulimi i kesaj traseje ne segmentin Fier-Grize, çoi ne lindjen e nje prej hipotezave me interesante te origjines se qytetit te Fierit. Sipas autorit te saj Jakov Milaj, fieri nuk eshte veçse stacioni i pare i deges jugore te Egnatias, qe niste prej Apolonise, AD NOVAS. Ndersa emri i stacionit Stefanaphana ruhet edhe sot ne periferi te Roskovecit ne formen qafa e Stefanit.

1.        H. Ceka, Iliria II. Fq 29.

Tabula Peuntigerana eshte nje rulon pergameni i shekujve XII-XIII. Ajo eshte formuluar nga nje harte antike e shekullit te III e cila jep rruget e Ilirise. Quhet Peuntigeran per shkak te Pronarit te saj Konrad Peutingerit.

Rruga e dyte kalonte nga jugu ne kodren e Shtyllasit per ne Stefana(Levan) dhe shkonte per ne Aulon(Vlore).
Rruga e trete ndahej nga e para ne Fier (AD NOVAS) dhe ndiqte rrezen e kodrave te Petoves, Libofshes, siç e kemi pershkruar ne fq 19.
Rruga e katert nisej drejt fushes se Frakulles e dilte pergjate Vjoses. Ketu rruga ndahej ne dy drejtime. Njera dege kalonte Vjosen dhe mberrinte ne Amantia me pikesynim Hadrionopolin ne jug.

Skylaksi1 Per rrugen nga Apolonia ne Amantia jep shifren prej 320 stadesh. Ndersa dega tjeter e kesaj rruge ndiqte ne krahun e djathte te Vjoses dhe nisej drejt veriut per ne Gurezeze(Cakran). Ketu ajo bashkohej me rrugen tjeter qe vinte nepermjet kodrave te Peshtanit nga Apolonia. Nga Gurezeza ajo nisej drejt Nikajes dhe Bylisit per te komunikuar me tej me Epirin. Ide te tjera mbi rrjetin rrugor japin edhe dy itinerare te tjere si ai Antonin  II dhe ai Hierosomilitan
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Mihal Jano 30 August, 2011 03:33:29
Udha Mbretrore dhe rruga e Drejpërdrejtë Apolloni-Durrachium

Udha Mbretërore në kohët vjetra kalonte nëpër teritorin e Myzeqes, emrat e disa perandorve të dëgjuar romak me origjinë ilire i gjejmë jo rastësisht në Gurët miliar të Mbrostarit dhe Sulzotaj
Rrugët e antikitetit janë dëshmi e zhvillimit të teritoreve tona në kohët e vjetra. Udha e lashtë nga Apollonia për në Durrachium shkonte pranë kodrave të Ardenicës dhe Divjakës duke kapërcyer edhe mbi shtratin e dy lumenive antik të zonës Apsusin dhe Geniusin.
Të moshuarit ruajnë të trashëguar nga të parët e tyre kujtimin dhe krenarin se nëpër Myzeqe ka kaluar një rrugë me emer kuptimplot për nga përmasat dhe rëndësin që kishte në ato mote tepër të largët. Përveç kujtimit të mjergulluar janë edhe mjaft legjenda e gojdhëna që kanë përshtjelluar fantazin në ambjentet popullore.
Guri antik milier i Grykës së Gradishtës dëshmi me interes studimi për kohët vjetra.
Vetëm gjatë shekullit të XX-të studjues të huaj dhe shqiptar kanë mundur të hedhin dritë dhe të përcaktojn konturet e kësaj rruge ku kanë kaluar banorët e lashtë, karvanet e tregtarve, misjonar të ndryshëm religjionar e dipllomat, tribu të egra dhe vandale nga të gjitha drejtimet, mbretër dhe perandor si edhe ushtri nga më të shumtat.
Por edhe fatkeqsit natyrore kanë qenë kurdoher shoqëruese në këtë rajon të pa stabilizuar gjeologjik, ku tërmetet dhe fundosjet e shpeshta kanë rrafshuar qendra të dëgjuara e vende të begata. Të gjitha këtyre ju shtohen edhe në vazhdimsi acarimet sociale e politike të lidhura edhe me lakmit e popujve barbar që me shpat e drun e zjarrit në dorë kanë vrare, rrënuar, djegur dhe përmbysur çdo vlerë. Kohët e reja gjurmojnë dhe kanë nxjerë në dritë mbas mijra vjetësh përshtjellim, bukurinë dhe famën e dikurshme të jetës së këtyre trojeve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fillimet e jetës qytetare mesdhetare e botërore.
Kjo rrugë toksore e kohrave antike në Myzeqe ishte drejtimi i levizjes me të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë që lidhte Apollonin me Durrachiumin dy qendrat kryesore më të rëndësishme të Adriatikut Ilirik.
Thuqiditi një ndër historianët më të respektuar të botës antike shkruan se kjo rrugë ka qënë e rrahur që në shekullin e V para Krishtit.
Disa studjues këtë rrugë të drejtpërdrejt e quajnë edhe si rruga, dega jugore e Via Egnaties së mëvonshme. Straboni shkruan se skaj perëndimor ku niste rruga Egnatia ishte qyteti i Apollonisë. Këtë rrugë e përmend Polibi edhe Tit Livi. Por a është kjo vërtet dega jugore e Via Egnaties. Për mendimin tonë me argumenta të arsyeshme që na vijnë nga të dhënat e Itinerareve të Antoninve dhe Tabula Peutigeriana si dhe objektet në terenin e sotëm kjo nuk është dega jugore e rrugës Egnatia por thjesht Rruga më e vjetër dhe e drejtpërdrejt që lidhte Apollonin me Durrachiumin. Kjo rrugë do të kishte në kohën perandorake lidhje me rrugën Egnatia që u ndërtua me vonë kur kalonte lumin e Geniusit (Shkumbinit) por nuk është kjo Dega jugore që shkruajn autorët antik.
Për shkak të mungesës se dekumentave të vjetra si dhe të interpretimit jo të drejt që i është bërë ndonjë informacioni nga antikiteti sot ende vazhdojnë diskutimet për variante të ndryshme të degës jugore të Via Egnatia.
Janë disa mundësi që duhen marë parasysh kur trajtojm këtë problem. Nuk mohohet se në kohët antike ka patur disa rrugë levizjeje midis zonave e qendrave të banimit në territorin e taulantëve. Që rruga e drejtperdrejt ka ekzistuar tashmë kemi dekumenta të shumta dhe objekte të gjetura konkretisht në këtë teritor.
Skylaksi një tjeteë autor antik që jetoi në shekullin e VI-V para Krishtit na jep të dhënën me mjaft interes për rrugën ai shkruan se … nga Apollonia në Epidaum rruga zgjat dy ditë.
Por nuk vihen në dyshim edhe ekzistenca e rrugve të tjera që shkonin nga Apollonia për në lindje të vendit apo dhe për në jugë të Epirit. Dihet se lumenjtë tanë në rrjedhën e poshtme kanë ndryshuar drejtimin dhe shtratin duke mbuluar e zhdukur mjaft objekte që sot na vështirsojnë njohjen e rrugëve dhe qendrave të banimit. Njëra kalonte nga Radostina, Driza, Mbyeti, Portëza, Griza, Qafa e Stefanit (Zharrez), lumi Apsues prane Mazhajt ku një drejtim shkonte për në Antipatrea dhe grykave të Tomorrit për të dalë në lindje. Po në këtë rrugë kishte dhe drejtime për në Marglliç, Cfir dhe Dimal.
Vija tjetër nga Apsus (Mazhaj-Cukas) shkonte në Chrisandio pranë Barbullinjes në drejtim të Korragumit (Karbunarës) e më tej në Kerinium-Gerinium (Konjat-Golem) dhe dilte në Klodiana (Peqin) për të vazhduar në Skampa.
Po kështu nga Chrisandrio një rrugë të çonte për në Partha (Opidium Parthum, Albanapolis, Belsh i sotëm) grykës së Dragotit dhe shkonte nëpër luginën e Sulovës, kalonte urën e Topçinit apo të Zaranikës dhe bashkohej në Skampa me vijën Egnatia që vinte nga Durrësi.
Gjatë lumit Shkumbin kalonte rruga e vjetër ilire që vinte nga Durrsi dhe Apollonia dhe mbi këtë në kohët romake ajo do të plotsohej dhe kolaudohej dhe quhej Egnatia. Një tjetër rrugë që në disa raste është quajtur edhe dega veriore e Egnaties niste nga Durrësi, grykës së Erzenit, Baldushk, malsin e Krrabës për të dalë në Fikas të Bradasheshit jo larg Elbasanit ku takohej me degën jugore të Egnatias. Kjo rrugë njihet që në kohën e Cezarit dhe deri në mesjet ku kaluan edhe ushtrit bizantine me vet perandorin Aleks Komneni gjatë luftrave me normanët e Robert Guiskardit.
Emrin Egnatia rruga e mori sipas një tradite që njihet tashmë në kohët romake nga personi që drejtoi punimet e saj. Egnatio ishte një inxhinjer i aftë dhe nga familje e një drejtusi të shtetit romak. Ka të tjerë që emrin e lidhin me qytetin Egnatia të Italis nga ku fillon kjo rrugë.
Por nga sa kemi parë sidomos nga shkrimet e gurve dhe shtyllave miliare mjaft perandor kontribonin për ndërtimin dhe mirmbajtjen e rrugve dhe ato mbanin emrat e tyre. Kështu vetëm nga gurët e gjetur në Myzeqe si në ato të Mbrostarit edhe në atë të Sulzotajt gjejmë emrat e perandorve romak si Antoninët midis tyre Elegabali, Carakalla, më vonë Daza, Markos Aurelius, Julianit, Konstantinit i madh, fëmijet e tij Jul Krispit dhe Klaud Kostandinit e tjerë.
Emri i Klodianës, Colodiana që mbante qyteti i Peqinit në kohët e vjetra mendohet se është dhënë sepse në këtë vend filloi nga romakët, në gjysmën e dytë të shek. II-të para Krishtit përshtatja e rrugës sipas nevoja imediate të kohës kur levizjet, aktiviteti ekonomik dhe luftrat kërkonin edhe mundsira veprimi të shpejta. Kolodiana është emër latin, që do të thotë, rregullim, përshtatje për funksionim. Në kohët antike kjo rrugë quhej Kandavia sot ka ngele emri në formën Darsia që është me etimologji të plotë me Kandavia. Këtë emër e mban zona kodrinore në të majtë të derdhjes së mesme të Shkumbinit, përball Peqinit.
Kjo qendër takimi diku pranë Klodianës është e barazlarguar nga Apollonia dhe Durrachiumi dhe duhet ta marim të vërtet pohimin e Strabonit kur flet për këtë rrugë dhe jo hamendjet e tjera që nuk na ndihmojn në arsyetim me dekumenta dhe matje reale. Ne mendojmë se stacioni i Bradasheshit është vendi që rruga i ka dy pjesët, jugoren dhe verioren të barabarta.
Edhe studjuesi ynë arkeologu i njohur Hasan Ceka dikur u mundua ta zgjidh këtë problem por nuk arriti ta çoj më tej njohjen për këtë enigmë. Ai jep mjaft detaje dhe me një shpjegim të arsyeshëm hedh posht me të drejt mjaft nga konkluzionet e historianve Camilio Prashnikerit në librin Myzeqeja dhe Mallakastra dhe kolonelit Georg With në studimin mbi Teatrin e veprimeve e ushtrive legjeonare romake gjatë luftës civile në territorin e Myzeqes ku u ndeshën forcat e Cezarit me ato të Pompeut. Këto studime janë bërë sipas sondazheve të kryera prej tyre gjatë luftës italo-austrohungareze në territorin shqiptar në vitet 1916 -18.
Ne kemi lexuar me vemendje studimet e Prashnikerit dhe Withit për territorin tonë dhe kemi parë se shumë konkluzione nuk qendrojnë, mjaft gjykime ata nuk i kanë të drejta për çfare kanë parë e gjetur në këto anë. Zbulimet e mëvonshme janë një dëshmi tjetër përmbi ato që kemi shkruar ne për këtë temë të preferuar nga mjaft ushtarak të huaj, studjues me emër të Akademive të ndryshme.
Por arkeologu ynë Hasan Ceka edhe pse i njeh të dhenat e Itinerarve të Antoninit mer më tepër në konsiderat të dhënat e Tabula Peutingerianas dhe kufizohet vetëm në rrugën Apolloni-Ballaj dhe Durachium-Ballaj për të na dhënë distancën e njëjtë duke bërë disa ndryshime shifrash me pretendimin se dekumentit origjinal i vjetër është kopjuar gabim dhe të dhënat janë deformuar. Po kështu edhe hulumtuesit e tjerë si Prashniker, Fajtin dhe With të nisur nga të dhënat e Tabulas mendojn se vendtakimi i rrugës midis dy qyteteve bëhet diku pranë Harizajt afër Gosës dhe se shifrat e Tabulës mund të jenë kopjuar gabim.
Këta autor këtë rrugë e quajn dega jugore e Via Egnatias. Por ne mendojm se e dhëna e Strabonit nuk është për këtë pjesë rruge por për rrugën tjetër që është me të vërtet rruga ose dega jugore e Egnaties nga Skampa … Clodiana, Marusio (Konjat), Apsus Cukas (lumi Apsus pranë Mazhait), Stefanafana (Qafa e Stefanit ose Mbrostari) deri në Apolloni. Kështu konkluzionet e nxjera janë hipoteza dhe dëshira për këtë variant të rrugës Apolloni Durrachium dhe mendojm se nuk na japin asnjë zgjidhje reale për atë që kërkojm sepse është kuptuar gabim Straboni për thënien e tij në këtë rast.
Ne mendojm se mjaft studjues nuk i kanë mare të sakta shifrat e distancave, bile ata vet e kanë kopjuar gabim si Prashniker dhe With dhe të tjerët më vonë duke u bazuar në shifrat e tyre nxjerin konkluzione jo të sakta dhe ngren mjaft hipoteza që nuk qendrojn. Kështu distancën nga Apollonia deri në Apsus që në skic është XVIII milje ata e kanë marë sikur të jet deri në lumin Genius që kushdo do ta kuptonte se vetëm kjo shifër është mjaft e vogël për këtë distancë. Duke parë origjinalin e Tabulas gjejmë edhe shifrën që të tjerët nuk e kanë parë dhe me këtë hidhen posht hipotezat dhe konkluzionet e nxjera prej tyre. Kështu shohim se distanca Apsus deri në Genius është XX milje shtoi edhe XVIII të pjesës Apolloni-Apsus dhe kemi XXXVIII milje.

Harta skicë e Tabula Peutingeriana sipas origjinalit te Bibliotekes Augustina

Kemi distancat e rrugës antike sipas Tabula Peutingeriana midis stacioneve nga Auolona (Vlora) 16 milje larg nga Apollonia (Pojani) 18 milje larg nga lumi Apsus (Mbrostar), 20 milje larg nga lumi Genisus (Skumbini), 15 milje larg nga Durrachio (Durresi), 41 milje larg nga Klodiana (Peqini).
Në këtë skicë dallohet qartë distanca nga Apsues deri në Genisus që është 20 milje. Në skicat e përdorura nga studjuesit Prashniker, With dhe Hasan Ceka kjo shifër ka munguar dhe kanë dale konkluzione të gabuara për rrugën

Sipas të dhënave reale të Tabula Peutingeriana kemi këto shifra të distancave të shprehura në milje dhe në kilometra

Apolloni deri në lumin Apsus XVIII milje ose 27 km
Lumi Apsues deri në lumin Genius XX milje ose 30 km
Lumi Genius deri në Durrachium XV milje ose 22,5km

Distanca e rrugës së Drejtpërdrejt Apolloni deri në Durrachium është 53 milje ose 79,5 km.

Sipas Itinerarit të Provincave (Itinerari i Antoninve) kemi këto shifra të distancave.

Apollonia deri Ad Nova (pranë Noves) XXIIII milje ose 36 km
Ad Nova deri në Klodiana XXV milje ose 33,5km
Distancën e Durrachiumit nuk e kemi sepse itinerari ndjek rrugën për në lindje, atë të Kandavias.
Ne mendojmë duke u nisur nga shifrat se të dhënat e Itinerarit janë më të hershme se të dhënat që përmban Tabula. Rruga e Tabulës është më e mëvonshme dhe është me përfshirëse duke kaluar edhe në qendra të tjera në jug lindje të Apolonis dhe jo e njëjtë në disa sektore sepse ka ndjekur drejtim tjetër nga ajo e Itinerarit.
Tabula ndjek drejtimin Apolloni-Radostin, Drize, Sheq, Mbrostar ku kalon lumin Apsus. Deri këtu kemi shifrën prej XVIII miljesh të rrugës. Kjo distancë është e njëjtë me atë që na jep dhe Itinerari i Burdigalës nga Apollonia deri në Stefanafan. Ajo sipas Tabulas shkon anës perëndimore të kodrave të Gurzës (Ardenicës) drejtim të Daulies pranë Vanarit dhe ndiqte drejtimin e vjetër. Për këtë rrugë dëshmi janë edhe gurët milier të gjetur në Mbrostar që përkojnë edhe me kohën e shkrimeve të Tabulas. Nga Mbrostari (Apsus) deri në Genius distanca jepet me shifrën XX milje.
Për ne rruga e Itinerarit të Antoninit është Rruga e drejtpërdrejt dhe më e shkurtër nga Apollonia për në Durrachium, mendojmë se kalonte direkt nga Apollonia përmes fushës nëpër Havaleas, Dermënas drejt Cipllakës, Rreth Libofshës, Shën Gjergjit, Vanarit dhe kalonte lumin pran Babunjës ku bashkohej edhe me drejtimin e Bitajt për të vazhduar drejt veriut.
Edhe drejtimi i rrugës së selvive të manastirit Ardenicës tregon se kishte një pikë takimi pranë Rreth Libofshës me rrugën që vinte nga Apollonia apo të rrugës që vinte nga bregdeti ku ishte në mesjet dhe limani i Spinaricës. Ne vitin 1951 kur punonim për ndryshimin e shtratit të lumit Seman pran Kolkondasit në thellsin nën 2 m gjetëm gjurm të rrugës së gurtë që vinte nga Apollonia si dhe të asaj që vinte nga Spinarica diku pranë fshatit Shterpas.
Në mjaft shkrime e dekumente të vjetra si dhe në tabulat e udhëtimit në kohët e lashta gjendet në të djathtë të rrjedhjes së poshtme të lumit Apsus (Osumi i sotëm) sipas Tit Livit qyteti i Daulias (pranë Vanarit), kurse Cezari na jep vetëm kalim të lumit Apsus dhe limanin ku i hipi anijes lumore për të shkuar në Itali. Më vonë pas 200 vjetësh Ptolemeu na jep jo larg nga lumi qytezën e Arnisës e një rëndësie të veçantë dhe me posht pran grykderdhjes kemi një qender tjetër të fortifikuar me kala Musioni (Babunja) në kohën e Justinianit që mbronte grykën e lumit dhe zhvillonte tregti me vëndet e Mesdheut meqenëse kishte pranë limanin dhe Skelën e Karavastasë.
Këtu kalonte rruga e drejtpërdrejt Apolloni-Durrachium që në popullin e krahinës ka mbetur kujtimi i emrit të ruajtur si Udha Mbretërore e në disa harta antike si Udagrande (Udha e madhe). Nga hetimet e bëra në këtë teritor duke parë pozicionin strategjik të vëndit si dhe objektet e shumta arkeologjike që nga nekropoli me një inventar te pasur i cili zë një sipërfaqe mbi 30 hektarë në faqen veriore të rrugës Fiersemanit dhe rrënojat në kodrën e kalasë, gurët e shtëpive të vjetra, qeramika e shumtë me stampa greke, romake e vëndase si dhe objektet e kultit të shkatrruara tregojnë për një shkallë të lartë zhvillimi të kësaj qendre banimi në kohët antike.
Kjo qytezë sipas mendimit të specialistëve shtrihej dhe në anën jugore të lumit pranë fshatit Bitaj ku dhe janë gjetur mjaft objekte arkeologjike e sidomos tubacionet e ujësjellsit që i përkasin kohës para Krishtit. Objekte të shumta arkeologjike gjenden edhe në këmbët e kodrës së fshatit Gur ku kthen rruga për në Remas.
Në pronat e Zabit Xhavit Rrushos gjatë gërmimeve bujqësore janë gjetur disa gurë me shkrime të vjetra si dhe amfora të mëdha tonelatëshe por që nuk janë konfirmuar nga studjuesit tanë.
Emri Bitaj që mban fshati ka etimologji nga sllavishtja që do të thotë kalim-rrugë. Ky emër i kohve të pushtimit bullgar në këto anë po ashtu edhe emri Mbrostar që mban një fshat pran lumit Apsus në jug të kodrave të Ardenicës ka etimologji nga bullgarishtja që do të thotë urë. Këto dy të dhëna na tregojnë se këtej ka kaluar një rrugë në kohët e vjetra. Për mendimin tonë kjo rrugë ka kaluar nga Mbrostari drejt kreshtës së Vargut të kodrave mbi Petove ku gjenden rrënojat e gurta të një qendre banimi antike (emër që vjen nga greqishtja me kuptimin gurë dhe këtë emër Gurza do të mbajnë deri në fillim të shek. XX-të edhe gjithë ky masiv kodrash që tani quhet Ardenicë).
Rruga vazhdonte drejt Metoqit, qytetit të vjetër të Lonës pranë manastirit të Ardenicës dhe zbriste vargut verior të kodrave e delte në Bitaj. Kjo është një rrugë e kuptueshme që lidhte këto qytete në kohën e pushtimeve bullgare. Një mbishkrim më i mëvonshëm në një nga gurët miljar të gjetur në Mbrostar na jep edhe inicialet e një stacioni apo qyteze prej 3 miljesh larg nga guri shtyllë, ky mbishkrim mban edhe emrin e perandorit romak Julianit (361-363). DN IVLIANO A GBRN III M P
Stacioni me inicialet GBRN sipas Hasan Cekes mund të plotësohet e të jetë GABRAION emri i një kështjelle në epirin e ri që na përmënd Prokopi i Çezaresë por për ne mund të jetë Abrioni ose Avrion i lashtësis.
Gazeta Shqiptare që delte në Bari të Italis në numrin e katërt të 4 janarit 1930 ndërmjet të tjerave shkruan...në vendin ku gjendet Manastiri ka qenë ngritur qyteti i moçëm i Epidhavrit, qyteti që gjendej në krahinën e Taulantëve i rrënuar nga sulmet e barbarve. Ai na del në mjaft dekumenta të antikitetit dhe se për të mos humbur shënjtërimin e vendit, në kohën e krishterimit u ngrit kisha e Shën Triadhës dhe Manastiri i Shën Maris mbi gërmadhat e faltores së perëndeshës Artemis (Perëndesh që kishte mjaft atribute por në këtë rast si mbrojtjes të émigruesve, të ardhurve, ardheas-Ardenic)
Por është edhe një mundësi tjetër për të përcaktuar vendin e stacionit që është 3 milje larg nga guri. Duke u nisur se guri i gjetur në Mbrostar mban emrin e perandorit romak Marko Aurelius, kuptohet se ai në kohën e vet e ndërtoi këtë rrugë dhe kulti i tij ruhet diku pranë një tempulli të lashtë afër Bubullimës. Në manastirin e Shën Todrit në Kadipashaj gjenden edhe sot dëshmi të pa studjuara por që kuptohet kanë edhe misterin e madh. Kur isha i ri në vitet 30-të shpesh herë shoqëroja tim atë Kozma Janon në aktivitetin e tij tregtar në panaire të shumta të Myzeqese. Mbaj mend mjaft të dhëna interesante nga bisedat e mësuesve vendas Jovan Ndrekos, Rrapi Mërtirit, Tun Gjergjit, Thanas Boçovës, Lluke Karafilit e Marko Kushit mësues nga Shkodra për këtë vend të shenjtë.
Ky tempull është rindëtuar nga fundi i shekullit të XVIII-të dhe në vitin 1801 aty kanë punuar afreskët e kishës manastirit piktorët e njohur vlleh Johan Cetriri dhe nipi i tij Nikolla prej qytetit të Grabovës. Në pjesën e jashtme pranë derës së kishës gjenden të murrosura dy statuja të mermerta, kuptohet punime të bukura të kohve të vjetra, janë realizime mjaft të mira të artit të epokës Greko-Romake. Njëra paraqet një burrë që i përgjan Perandorit romak Marko Aurelit thoshte Luka Karafili që kishte njohje të mirë historike kurse statuja tjetër është pak e dëmtuar paraqet një femër me tipare Hyjneshe. Themelet e kishës manastirit duken se janë tepër të lashta mbase të kohës se vet perandorit Aurel, dikur ky tempull i shënjt kishte mjaft prona dhe ishte vend i begatshëm. Thuhej se ishte një vend i shënjt e çudibërës dhe për këtë vinin besimtare të shumtë nga zonat e Mitropolis së Beratit, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës. Besimtarët vinin dhe qendronin disa ditë para festës së Shenjtit Todër ku dhe bëhej një panair i madh dhe tregtarët nga gjithë vendi kryenin aktivitetin e tyre. Me inisjativën e banorve besimtare kjo kishë e vjetër dhe ky teritor i shënjt u kthye në manastir nga mezi i shek. XIX-të shkruan mitropoliti i Beratit të asaj kohe Aleksudhi. Kjo traditë vazhdoi deri në kohën kur u ndaluan me ligj shërbesat fetare në mbarë vendin tonë.
Ky fshat ishte dhe qendra më e madhe e bejlerve të Myzeqes dhe gjenden përreth mjaft mëhalla të tjera me familje të besimeve të ndryshme. Pronat e Manastirit kishin vetëm tre familje bujqërish orthodhoks që punonin se bashku me priftin tokat e manastirit, familjet e tjera ishin bejler të rënë nga vakti dhe jetonin në varfëri.
Jo larg prej këtej ndodhet fshati Eskaj që ka etimologji nga turqishtja e do të thotë vend i vjetër si dhe fshati Mazhaj që nga etimologjia e emrit do të thotë në shqip Meza, Kuaj. Kuptohet se këtu dikur ka qenë një qendër mutatia, stacion rrugor për ndërrimin e kuajve dhe pushimin e udhëtarve. Në dekumentat e regjistrimit të parë turk më 1431-32 gjejmë emrat e fshatrave Kamçisht dhe Gjaz por kishte dhe mëhalla të shumta që sot janë fshatra. Kjo zonë ka qenë kurdoher e begatshme dhe e populluar më shumë se çdo vend tjetër jo vetëm në Myzeqe por në gjithë Shqipërin e mesme sepse ndodhej midis dy lumenjve Devoll e Osum. Në këtë teritor nga Mbrostari deri ne Kozare ku kalon lumi i Semanit gjejmë të regjistruara edhe në vitin 1850 sipas dekumentave turke dhe të Mitropolis Beratit rreth 70 fshatra ose mëhalla të mëdhaja.
Në kohët e vjetra këtej anës brigjeve të Apsusit kanë kaluar rrugët antike për të dalë në rajonin e Cukasit, në Chrisadian antike e për të vazhduar për më në lindje në Belësh (Albanopolis) dhe në Berat (Antippatrea).
Në këtë zonë është dhe një vend i shenjt i njohur si Mekan pranë fshatit Mekisht të Kamçishtit ( Kamçisht do të thotë gurishte e në rastin konkret kripore) si dhe një hapsirë rrugore mbi shtresa të ngurta kripe nga ka marë dhe emrin fshati Ngurrës. Vendi ishte i begatshëm por edhe i dëmtuar nga vërshimet e lumenjve mbas vitit 1800 kur u bashkuan Devolli dhe Osumi. Nga ky vend mendohet se ishte kleriku i njohur i kuvendit të Arberit Nikolla Mekashi. Nga ky fshat kanë dalë disa drejtues të lartë të mitropolis së Beratit dhe peshkopatave të vendit në kohët e vjetra si Joosafët e Bubullimes e tjere. Këtej e kishin origjinën dhe disa familje bejlerësh që bënë emer si drejtes të Beratit si Ahmet Kurt pashe Ngurza, Abaz bej Lushnja, inxhinjeri i urave ne perandorin turke Hasan Hasanbejlliut nga Imshta, sot disa ura ne zonën e Beratit njihen si Ura e Hasan beut, mjaft punime të tij ndodhen në Stamboll e në vende të tjerë. Po kështu në tokat e begatshme të kësaj zone ishin edhe fshatrat më të dëgjuar dhe me shumë familje bejlerësh si Ngurzë, Imshtë, Eskaj, Kadipashaj, Kamçisht, Bubullimë. Një studjues ish banor i kësaj zone Petrit Belliu na tregonte se në vitet 60-të kishte gjetur gjatë punimeve bujqsore në disa vende të fshatit mjaft material arkeologjik. Në anë të rrugës afër mullirit të beut nga ngrënia e dheut vura re gjurmët e një varri antik nga i cili rezultuan dy ene të thyera dhe një monedhe e Apollonis e shek. III para Krishtit. Sipas Hasan Cekës njera nga enët ishte e prodhimit tipik apollonian, ndërsa tjetra e prodhimit vendas, çka provon jo vetëm për pranin e një vendbanimi të hershëm dhe të zejes së poçeris në Bubullim por dhe lidhjen tregtare me Apollonin. Këto gjetje u dorzuan në muzeun e Beratit por mjerisht ta pa trajtuar shkencërisht deri më sot.
Po kështu sipas këtij studjusi duke hulumtuar në shtratin e vjetër të lumit Seman në tetor 1961 mjaft fshatar tregonin se janë gjetur në zonën e Allkajt dhe fshatrat përrrth deri në koder maja shigjetash e ushtash, fragmente shpatash, enësh qeramike dhe monedha të ndryshme bronxi. Me interes ishin disa mbeturina në gjendje jo të mire e një perkrenareje romake dhe një togëz oficeri në gjendje të mirë.
Të gjitha këto që shkruam më sipër na japin të drejtën të themi se në këtë rajon pa tjetër ka kaluar një rrugë antike dhe duhet të jetë mbase ajo që na vjen nga Itinerarët Provinciale si ai i Burdigalës.

Itinerari rrugor nga Skampa në drejtim të Aulonës simbas Burdigalës
Sipas origjinalit që njohim kemi këto të dhëna për këtë Itinerar

Muatatio Ad Quintum stacion VI milje në perëndim të Skampas

Mansio Clodiana deri në mansio Marusio XV milje
Mansio Marusio deri në mansio Absos XII milje
Mansio Absos deri në mutatio Stefanaphana XIIII milje
Mutatio Stefanaphana deri në civitas Apollonia XVIII milje
Civitas Apollonia deri në mutatio Stefana XII milje
Mutatio Stefana deri në mansio Aulona treiecetum XII milje

Disa studjues ngatërrohen me shifrat dhe stacionet që jep Itinerari. Shifra XV milje nuk është gabim distance por gabim vendosje dhe i përgjigjet rrugës nga Ad Quitum deri në Clodiana dhe jo ashtu siç e kanë marë disa studjues si distancë Clodiana deri në Marusio.
Kemi marë pjesën nga stacioni Ad Quintum që është 6 milje në lindje të Clodianës afërsisht pranë fshatit të sotëm Fikas në Bradashesh kur zbret rruga nga Kërraba. Këtë rrugë mund ta marim si rrugë që vjen nga Durachion e cila kalonte brigjeve të Erzenit, Baldushk drejt Petrelës, Kërabës dhe Fikasit ku takohet me rrugën Egnatia. Kjo për mendimin tonë është dega veriore e Via Egnatias dhe mbase në këtë stacion qendron mendimi i Strabonit për largësit e barabarta nga Apollonia dhe Durrachiumi.
Shifrat XV milje dhe VI milje përkojnë plotësisht me distancën Clodiana deri në Skampa. Distancat e tjera janë në rregull por stacionet nuk janë lokalizuar drejt për mendimin tonë që kemi bëri një hetim të kujdesshëm të territorit dhe objekteve të tij nga Peqini deri në Apolloni.
Për ne mansio Marusio është stacioni pranë Gerinusit qytetit antik që përmend edhe Tit Livi të pushtuar nga romakët. Rrënojat e tij ndodhen në Konjat pranë luginës së Shegasit. Në vendin që quhet Kuç pranë Golemit jo larg nga rrënojat e Konjatit ne dallojmë edhe gjurmët e bujtinës (Kuç sllavisht quhet bujtina, grehina, ndërtesa) dhe që përkon me distancën XIII milje. Vet emri Gerinium apo Marusio është emër ilir që do të thotë Maz, Mez, Kal dhe sllavët do ta quajn Konjat qe ka po atë kuptim Kuaj. Pra ky është stacioni i rrugës ku ndërroheshin kuajt dhe pushonin udhëtarët. Në përforcim të këtij mendimi na vjen edhe emri i pyllit aty pranë që quhet pylli i Mazanit, pra pylli i mëzave, i kuajve.
Nga Kuçi i Golemit në drejtim të Lushnjes dhe udhës e urës të Tomorrit pranë Karbunarës rruga shkonte në Barbullinj, Biçakaj, Toshkëz dhe në Mazhaj pranë lumit Apsus. Emri i Mazhanit, kishat pranë dhe fshatra të shumta të lenë të kuptosh se këtu ka qenë mansio Apsumi që na jep Itinerari. Emri Mazhaj kuptohet është me kuptim shqip vend i mëzave, i kuajve pra këtu dikur ka qenë një qendër, stacion pushimi dhe ndërrim për kuajt në kohët e vjetra dhe distanca XIIII milje ose 21 km deri këtu është e justifikushme.
Distanca nga mansio Apsus deri në mutatio Stefanaphana është XII. Këtë distancë dhe emrin e stacionit e kanë marë si të mundshme deri në Qafën e Stefanit pranë Zharrzës (etimologjia e këtij emri është vend i djegur, shkatërruar nga sllavishtja) ku vertet ka gjurmë të një qendre të vjetër antike. Për mendimin tonë emri Stefanafaja dhe Stefana që i gjejmë në Itinerar duhen kuptuar më drejt nga etimologjia e tyre. Ky emër vjen nga helenishtja dhe do të thotë Kurore, Kthese në rastin tonë në të dy mutationet e Itinerarit si ai i Qafës së Stefanit edhe ai Kthesës së Levanit janë të kuptueshëm.
Por ne mendojmë se në rastin konkret kemi të bëjmë me Mbrostarin si stacion që tashme njihet pa kundërshtim nga gurët milier të gjetur në këtë vend. Distanca prej XII miljesh ose 19 km i përgjigjet distancës Mazhaj-Mbrostar. Ky vend ishte edhe një kurore ku ndaheshin rrugët e veriut me atë të lindjes. Por kjo distance prej 19 km është afërsisht edhe me drejtimin Mazhaj deri në Qaf të Stefanit. Nuk përjashtohet mundësia sepse ka mjaft trakte rrugësh të tjera që dilnin nga Apollonia dhe shkonin siç kemi shkruar më lart drejt lindjes në kohët e vjetra por edhe në mesjet kur kish humbur jeta në Apolloni dhe rrugët nga Vlora kalonin brigjeve të lumit Apsus për në Berat por kishte dhe rrugë malore që kalonin nga Mallakastra dhe Sinja për në Berat.
Shikojmë dy mundësi të distancës për në Apolloni të mara nga Stefanaphana kur ky stacion meret si Qafa e Stefanit të sotëm dhe kur meret pranë Mbrostarit ku janë gjetur gurët miljar.
Distanca nga Stefanaphana (Qafe Stefanit) deri në Apolloni që është XVIII milje ose 27 km ne mendojmë se është rruga që kalon anës lindore të kodrave nga Apollonia, Radostina, Vadhiza, Driza, Mbyet, Griza, Zharrza deri në Qafë të Stefanit.
Po kështu distanca nga Mbrostari ku rruga kalonte nëpër Sheq, kodrat e Fierit, Driz, Vadhiz, Radostin deri në qytetin e Apollonis i përgjigjet shifra e dhënë në Itinerarin e Burdigalës. Të dy rrugët nuk mohohen se kanë ekzistuar por ne jemi të prirur të mendojm se në rastin e Itinerarit kemi të bëjmë me rrugën që kalon në Mbrostar, kurse rruga tjetër ekzistonte edhe më herët nga Apollonia për në rajonet e Sinjës dhe Beratit drejt rrugës së lug nave të Tomorrit për të dalë më në lindje.
Kjo rrugë është për ne që e ndoqëm në teren rruga e mundshme që njihet si dega jugore e vijës Egnatia. Ajo shkonte nga Clodiana duke kaluar lumin hidhej në Darsi delte pranë qytezës së rrënuar të Marusios (Konjati i sotëm pranë Shegasit) vazhdonte anës perëndimore të kodrave të Lushnjes, Barbullinjë deri pranë Cukasit në Mazhaj (stacion ndërrim kuajsh) ku kalonte Absusin dhe drejt buzës së kodrave të Roskovecit arrinte në Stefanafan (Qafa Stefanit në Zharrzën e sotme) duke vazhduar brigjeve të kodrave të Portzës, por dhe mundësia e rrugës tjetër nga Mazhaj, Mbrostar kodrat e Fierit dhe Radostinës dilte në Apolloni e që prej andej vazhdonte anës kodrave të Levanit për të vazhduar më tej deri në Novesel pran lumit Vjosë. Disa distanca nuk korespondojnë plotësisht me shifrat e sotme mbase edhe nga devijimet e lumenjve që tashmë njihen.

Kemi dhe një itinerar që quhet i Provincave i cili na jep të dhëna me interes studimi.

Ky fillon nga Hydranti (Otranto e sotme) dhe delte në Aulona
Aulona deri në Apollonia e matur me milje passum XXV milje
Apollonia deri në Nova (Nova pran Shkumbinit) XXIIII milje
Nova deri në Clodiana (Peqini i sotem) XXV milje
Clodiana deri në Skampa (Elbasani i sotëm) XXII milje

Ky itinerar deri më sot nga disa studjues është marë si rruga që bënte dega jugore e Via Egnatias por që në të vërtetë është pjesë e rrugës së vjetër që shkonte nga Apollonia për në lindje të rajonit. Kuptohet se në të përfshihen edhe disa shifra distancash të rruges së drejtpërdrejt nga Apllonia deri në Durrës
Kurse rruga antike e drejtpërdrejt për shumë arsye është e qartë se kalonte pranë brigjeve perëndimore të vargut të kodrave. Këtë konkluzion e nxjerim edhe nga udhëtimi me karrocë që ndërmori Cezari kur shkoj nga kampi ushtarak pranë kodrave për në limanin e varkave që ishte pranë Absusit në Daulia të Vanarit.
Dy gurë të mëdhenj të kohës së Cezarit që shërbenin si shtylla porte gjendeshin deri në vitin 1970 pranë kishës së Shën Gjergjit të Libofshës dhe godinës romake që u përdor për shkollën e parë shqipe te Myzeqesë. Gurët i përmend edhe Gjon Muzaka kur tregon teritoret e principatës tij në Myzeqe. Por dy gurë si pozicjon të pronave të Muzakajve mund të meren edhe emrat e dy fshatrave që kanë të njëjtën etimologji siç është Guri dhe Kamenica dhe jo larg prej këtu ishte skela e Pirgut të Muzakajve.
Mjaft autorë të antikitetit, historianë e poetë romak kur përshkruajn fushatën luftarake pranë lumit Apsus tregojn edhe për një aventur të Cezarit kur pa se anijet e Mark Antonit që po i priste për ndihmë, era që frynte po i dërgonte për në veri. Ai la ushtrin pranë fushimit, vet shkoi me karrocën luftarake dhe hipi një natë me stuhi në një anije lumore jo larg kampit romak dhe u nis për të mbledhur ushtri në Itali që të vazhdonte lëvizjen drejt Durrësit. Por erërat e forta e përplasën anijen nëpër disa shkëmbenj anës lumit Apsus dhe ai siç shkruan në ditarin e tij vet Cezari, përpak do të ishte kapur nga ushtarët e Pompeut që ishin në anën tjetër të lumit Apsus. Kjo ngjarje aventur e njohur është kënduar nga Luciani në një poemë të tij kushtuar Cezarit. Për vet ndodhinë e fatin e Çezarit është komentuar edhe nga mjaft poetë e historian të antikitetit por studjuesit e mëvonshëm mendojnë se kjo mbase është ndonjë ngatrresë me ndonjë vënd tjetër sepse ata në këtë teritor nuk gjejne shkëmbenjt e gurtë. Por ata gabojnë dhe janë vrojtues të pa kujdesshëm kur dhe një njeri i thjeshtë i shikon kodrat e gurta që i kanë dhënë edhe emrin fshatit Gurë dhe fshatit Kamenicë që janë pranë njëri tjertit në të djathtë të rrjedhës së poshtme të Apsusit antik (Kamenic sllavisht do të thotë Shkëmb, Gurë).
Straboni që jetoj në kohën e modernimit të rrugës Egnatia në librin e tij Gjeografia na jep këtë të dhënë…që nga Apollonia fillon rruga Egnatia për në Maqedoni drejt lindjes. Kjo rrugë është e matur në milje dhe e shënuar në shtylla. Gjatësia e saj është pesëqind e tridhjet e pesë milje (një milje = 8 stade)…konstatohet se udhëtaret që nisen nga Apollonia ose Epidamni duhet të përshkojnë të njëjtën distanc për tu takuar në të njëjtën rrugë…
...në se emri i rrugës Egnatia përdoret për tërësinë e rrugës, trungu i parë quhet Rruga e Kandavis, nga emri i një mali të Iliris. Kur ndiqet kjo rrugë duke ardhur nga rajoni i Epidamnit dhe i Apollonis, në anën e djathtë janë fiset e Epirit.. në anën e majtë janë malet e Ilirisë…
Kuptohet se Via Egnatia ishte rruga më e rëndësishme antike që lidhte bregdetin e Ilirisë së jugut me Lindjen, si vazhdim i rrugës Apia në Itali pjesa e parë e rrugës kalonte në luginën e Shkumbinit nëpër rrugën e vjetër e të lashtë ilire, nëpër Kandavi. Rruga niste nga bregdeti i Adriatikut nga dy portet më të mëdhenj të kohës në Adriatikun lindor nga Apollonia dhe Durrësi. Kjo rrugë u bë moderne për kohën me ura, stacione e hane të shumta në gjysmën e dytë të shekullit të I-të para Krishtit nën drejtimin e prokonsullit të Maqedonisë G.Egnatius nga mori edhe emrin.
Në shekujt e mëvonshëm ajo u zgjat deri në Bizant duke u ndërtuar dhe mirëmbajtur disa herë për vet pozicionin që kishte deri sa e humbi rëndësinë e saj mbas shek. të IV të pas Krishtit. Gjurmë traktesh rrugore të saj gjejmë jo vetëm në luginën e Shkumbinit por edhe në Myzeqe si në Kryevidh, Divjakë, Babunjw, Petovë, Mbrostar apo Golem Shegas, Karbunarë, Cukas, Kuç e tjera që njihen si dega jugore të rrugës Egnatia.
Këtë gje na e përforcojnë edhe gjetjet e trakteve të kësaj rruge ne lindje të Portzës, pranë Grizës drejt në Qaf të Stefanit në Zharrëz e shkonte pranë Rroskovecit, Kutallisë dhe dilte në Poshnje për tu bashkuar me rrugën që vinte nga ura e Kuçit për të shkuar në drejtim të Beratit apo për të vazhduar për në veri të vendit.
Për rrugën e drejtpërdrejt Apolloni-Durrachium e forcojnë arsyetimin tonë më tej edhe gurët milier të gjendur më 1962 pranë Bregut të Madh në Mbrostar dhe në kodrën e Sulzotaj më 1933 të shkruara latinisht. Mbi këto të dhëna e mbështet studimin më 1971 arkeologu shqiptar Hasan Ceka që është më në avantazh në krahasim me Prashnikerin dhe Within që nuk i kishin njohur këto objekte.
Por ne sjellim edhe një të dhënë tjetër për të vertetuar se kjo rrugë e vjetër ka kaluar edhe në grykën e Gradishtës. Në vitet 70-të gjetëm pranë Babunjës një gurë mermeri të gdhendur bukur në pamjen e kokës së luanit me mbishkrime latine të pa studjuara dhe publikuara deri më sot. Ai ishte Gurë miliar i rrugës Mbretërore që lidhte Apollonin me Durrachiumin në kohët e vjetra. E ruajtëm për ta ekspozuar bashkë me disa objekte të tjera në Muzeun e krahinës së Libofshës.
Po të shikosh vëndet ku janë gjetur këto shtylla kilometrike rezulton se pranë ka objekte të shumta të qeramikës, varreza të vjetra pranë shtëpive të ciganëve në Mbrostar ku kalon treni të gjetura gjatë ndërtimit të transhesë hekurudhore më 1967 si dhe nga gërmimet fortifikuse në vitet 80-të. Po kështu janë gjetur gjatë gjithë anës perëndimore të kurrizit të kodrave të Ardenicës e Divjakës si në Petovë, Rreth Libofshë, Libofshë, Babunjë, Kryekuq, Xëng, Gërmaçok e Sulzotaj dhe objekte të tjera çka tregon se këtu kanë qenë qendra të banuara në lashtësi.
Pozicioni dhe ndërtimi gjeologjik e mundësonte që ky varg kodrash të ishin në çdo kohë stine apo moti të hapur për një komunikacion më të shpejtë e të sigurtë dhe te ishte rruga më e shkurtër për lidhjen Apolloni Durrachium. Gurët kilometrike të gjetur kanë shkrime latine të periudhave të ndryshme dhe janë të fillimit të shekullit të III pas Krishtit të ndërtuar në kohën e perandorit romak Elegabalit që sundoi në vitet 218-222.
Guri i parë i gjendur në Mbrostar është i kohës së sundimit të Antoninve dhe midis të tjerave shkruhet IMP. CAES. M.AVRELIVS ANTONINVS
Por ne kemi tashmë të dhëna për Itineratin e Antonineve dhe le të shohim dekumenta të tjera të antikitetit për rrugët e vjetra
Itinerari i Antoninit është i kohës së sundimit të Augustve, perandorve Antoninve kur drejtonte Kalakula në vitet 212-218 mbas Krishtit.
Në të dhënat e Itinerarve të Antonineve kemi të shënuar distancat në milje, qytete, vend kalimi lumenjsh, stacione të ndërmjetëm si Mansio dhe Mutatio
Milje passum është një njesi matje me hapa çift. Kështu një milje pasum është e barbartë me 1500 m.
Mansio janë vendbanime të veçanta, stacione që u krijuan pran arterieve të rrugëve ku udhtarët kalonin natën.
Mutatio ishin qendra banimi, stacione për pushim, ndërrim kuajsh dhe objekte për të pushuar udhtarët. Këto vend banime nuk rrethoheshin me mure për vet paqen dhe sigurin që kishte jeta në përputhje me ligjet perandorake.
Kjo rrugë për nga emrat që kanë qendrat dhe distancat midis tyre kuptohet se është pjesë e njohur e rrugës së drejtpërdrejt Apolloni Durrachium që vinte prej Avlonës në qytetin Apollonia shkonte nëpër fushë dhe dilte pranë kodrave të Ardenicës dhe Divjakës në Novë pranë Sulzotajt kalonte lumin Genius dhe vazhdonte anës lumit për në Clodiana e më tej në Skampa.
Distancat në këtë Itinerar janë gati të përafërta edhe për kohën e sotme midis këtyre qendrave por duhen parë drejtimet e lëvizjes të cilat janë të ndryshme në kohë e situata të tjera.
Por le të shikojm edhe një tjetër itinerar rrugësh të vjetra që ka interes njohës për ne edhe pse mjaft studjues nuk e kanë studjuar si duhet.
Tabula Peutingerarianas e cila është një skicë rulon pergameni i shekujve XII-XII. Ajo është formuluar sipas një harte antike e shekullit të III e cila jep rrugët e Ilirisë. Ajo quhet Peuntigeran për arsye të pronësis se saj nga koleksionistit të hartave e skicave të vjetra Korad Peutingerit
Edhe në itinerarin e Tabula Peutingeriana kemi të dhëna të përafërta me ato që na sjellin edhe Itinerarët e Antoninve.

Avlona - Apolloni XVI milje
Apolloni - Genesis XVIII milje
Genesis - Klodiana XXVI milje
Klodiana - Skampis XX milje

Shumë studjues kanë punuar me këto të dhëna por sa të sakta janë këto do ti shikojmë edhe me dëshmi të tjera si dhe me objekte që lidhen me këtë rrugë.
Po kështu kemi edhe të dhënën tjetër në hartën Tabulas që nuk e kanë Itineraret që nga Durrachiumi deri sa bashkoheshin këto dy drejtime si ai i Apollonis dhe ai për në Klodiana një distancë prej XV miljesh.

Harta skice e Tabula Peutingeriana sipas originalitit të Bibliotekës Augustina

Po të marim distancën e rrugës Durrachium, deri në pikën e takimit me atë të Apollonis të shtojmë edhe distancën deri në Clodiana sipas të dhënave të Tabulas kemi XV milje + XXVI milje=XXXXI milje po ta llogarisim miljen me 1,5 kemi shumën e distancës 62 km.
Le ta shikojmë sa është shuma nga Clodiana deri në Apolloni të mara nga shifrat që jep Tabula.

Kemi shifrat XXVI+XVIII=XXXXIIII .1,5KM = 66 km sipas Tabulas

Sipas të dhënave të Tabulas del se të dy distancat nga Apollonia dhe Durrachiumi deri në Clodiana janë gati të përafërta dhe i afrohet njoftimit të dhënë nga Staboni. Mos këto shifra janë vënë të tilla nga hartuesi i saj për të vertetuar thënien e Strabonit sepse realisht me sa njohim kemi mjaft pasiguri për ato që janë dhënë në shifra se nuk i përgjigjen terenit konkret.

Itinerari i Provincave na jep distancën nga Apollonia deri në Nova (Sulzotaj) XXIIII milje që është 6 milje më e gjatë se shifra e Tabulas. Kurse rruga nga Nova deri në Clodiana është në të dy rastet gati e njejtë, Tabula e jep XXVI milje kurse Itinerari e jep XXV milje. Pra kemi këtë distanc nga Apollonia në Clodiana 49 milje sipas Itinerarit kurse distanca nga Clodiana ne Durrachium mund te meret XXV duke i shtuar edhe XV milje distancën nga Nova deri në Durrachium dhe del shifra 40 milje. Kuptohet që diferenca është 9 milje dhe nuk përkon me mendimin e Strabonit për distanca të barabarta.
Ndryshimet qe shohim midis shifrave të Itinerarit dhe Tabulas lidhen edhe me kohët e ndryshme kur janë bërë matjet. Kjo kuptohet edhe nga shkrimet që përmbajnë gurët miliar gjetur në këtë rrugë kalimi si në Mbrostar edhe në Novaj (Sulzotaj).
Këta janë gurë të vendosur mbi shënjat më të vjetëra të dëmtuara prandaj në to shkruhet si riparim rruge dhe kuptohet që rrugët janë shumë më të vjetra se viti i gurëve të rikonstruktuar. Po kështu edhe për shkrimin tjetër të mëvonshëm po të kësaj shtylle kemi dedikimin e perandorit me origjinë ilire i quajtur Daza jo më parë se viti 305 kur ai u bë perandor edhe mbishkrimi i tretë i të njëjtës shtyllë që tregon kohën dhe emrin e perandorit romak më vitin 306 Konstandini i Madh. Edhe në gurin tjeter shtyllë të Sulzotajt shkruhen latinisht emrat e të dy djemve të perandorit Konstandin dhe shkrimi mund të jet para vitit 326. Ne zonën e Divjakës është gjetur edhe një portret bust ne gurë i Konstandinit të madh që ruhej në kishën e Divjakës por deri më sot nuk i është dhënë ndonjë shpjegim përse gjendej këtej ky bust dhe emrat e djemve të tij në gurin milier.
Një nga gurët miljar të Mbrostarit ka shënimin DOMINO NO GALERIO VALERIO MAXIMINO NOBILISSIMO CAESARI.
Kuptohet që i kushtohet perandorit me origjin ilire Galer Valer Maksiminit i quajtur edhe Daza, shkrimi është mbas vitit 305 kohë kur Daza bëhet Cezar.
Po në këtë shtyllë kemi edhe përkushtimin për Konstandinin e madh
DN. FL. VAL. CONSTANTINO NOB. CAES
Në gurin miliar ndër të tjera shkruhet latinisht DN CRISPO ET CONSTANTINO CAES dhe është punim i shek. të IV pas Krishtit kushtuar fëmijve të Konstandinit të madh Jul Krispit dhe Klaud Konstandinit.
Që rruga është më e vjetër sesa është shkrimi kjo kuptohet lehtë nga studiusit sepse në radhë të parë janë objektet e materialet e shumta arkeologjike të gjetura në këtë zonë të rrugëkalimit. Dy qytezat një në Novë (Irmanove) pranë Sulzotajt ku janë gjetur gurët miliar që mendohet të ketë qenë Asparagusi antik dhe qyteza e Babunjës që njihet dhe identifikohet me Daulien antike kurse në intenerarin e Tabula Peutingeriana nuk është shënuar me emër por si breg i lumit (Apsus flumin) që ja didikon jetën dhe lulëzimin pozicionit në këtë rrugë midis Apollonisë e Durrahut por edhe krejt kësaj krahine.
Tit Livi na bie dëshmi të tjera më të hershme sesa periudha perandorake, kështu ai shkruan për ngjarjet e vitit 200 para erës sonë se konsulli romak Sulspici e kishte vendosur kampin e tij ndërmjet Apollonisë e Durrahut, pranë lumit Apus. Dhe me të vërtete pika e Apsusit ku u përqendrua ushtria romake për të grabitur e për të shfarrosur popullatën që pa tjetër duhet të kenë qenë të pasura e me popullsi të dëndur pra siç duket në pellgun fushor e kodrinor u shkretuan tokat si dhe shumë qytete ilire. Pika është pranë qytezës së Daulias në jug perëndim të Babunjës sotme. Për vet madhsinë e kampit të legjioneve të Cezarit në perëndim të kësaj qyteze dhe sot ekziston emri i fushimit romak në toponimin që mban fusha Bedat (kamp, fushim ushtarak) dhe emrin që mban fshati Remas ku dikur aty pranë kalonte lumi Apsus.
Këtu nuk është fjala për qytete të largëta por për qytetet e kësaj zone dhe të Dumres, Darsis e Sulovës e jo për ato të Mallakastrës e Grykës së Shkumbinit kur për to kishte pikë të tjera të rëndësishme për tu drejtuar. Te mos harrojme se Apolloniatët dhe Bylynët në këto luftra ishin aleat të romakve dhe nuk bëhet fjalë për pushtimin e qyteteve të tyre. Prandaj për të kryer veprimet luftarake romakëve përveç pozicionit të përshtatshëm i ka shërbyer edhe rëndësia e rrugës.
Duke lexuar shënimet dhe komentet për Luftën Civile midis legjioneve të Çezarit e atyre të Pompeut që u zhvilluan në vitet 49-48 para Krishtit në rajonin e Ilirisë së jugut, kuptohet se ushtria e Çezarit nxitonte të zinte Durrësin para se të vinte Pompeu pranë lumit Apsus. Ai ndali se ju prish plani nga përballja e papritur me ushtrinë e Pompeut e të dy ushtritë ngritën fushimet pranë njëri tjetrit në të dy anët e lumit Apsus. Më tej duke ju ruajtur ndeshjes direkte pa ardhur forcat e Mark Antonit për te krijuar raportin e duhur ndeshës, Çezari u ndal pas një marshimi dhe manovre taktike e teknike në drejtim të krahut lindor të veprimeve pranë qendrës së Parthëve, shkoj pranë brigjeve të Geniusit në Fikas të Bradasheshit për tu takuar me forcat e Antonit që vinin nga Shëngjini në rrugën e Kërrabës. Ky vend është për mendimin tonë pika ku bashkohen dy degët e barabarta të Via Egnatias që vinin nga Durrësi dhe Apollonia dhe që e përmend Straboni. Pas bashkimit të forcave Cezariane kundërshtari i tij Pompeu tërhiqet për në rajonin e Asparagumit ku kishte ndërtuar më parë mbrojtjen për pengimin e Cezarit i cili do të vinte në të majtë të lumit Genius (Shkumbinit) përballë me ushtrinë e Pompeut pranë qytezës së Asparagusit. Për mendimin tonë e të mjaft studjusve ky vend është qyteza e zbuluar në Novaj të Divjakes dhe jo Rrogozhina që mendojnë disa. Asparagum është emër latin kurse emri i mëvonshëm me të njëjtin kuptim në sllavisht është Divjakas.
avatar
MIHAL JANO 30 August, 2011 03:37:24

komi 25 April, 2012 10:49:19
S'ka gje me te bukur se te lexosh per historine e vendit , e treves e fshatit tend.Kjo eshte nje mrekulli.E para falnderoj te gjitha ata intelektual fierak dhe jo vetem qe na percjellin nje kanaqesi por dhe nje informacjon te domozdoshem per kulturen ,per jeten per historine ,per vendin per doke e zakone e gjithçka qe e perbene jeten e popullit ne breza mbi trojet e tyre shekullore .Te nderuar miq dhe bashkeqytetaret e mij ,krahas fanderimeve te pakufishme , qe per mua te demonstrosh qofte dhe fragmenete nga historija e vendit tend eshte nje perrl , dua te nenvizoj se ne kete linje ka shume per te bere.Pasi s'ka vend qe eshte nje toponim me vete ,qe s'ka nje histori ,prandaj dhe une bashkohem qe bashkarisht te veme nje gure me murin e historise tone te pa shkruar . P sh Semani si fshat i ka dhene emrin :zones,komunes, bregdetit ,plazhit ,skeles rruges ( Semanit),batalionit Seman dhe lumit Seman por po te kerkosh ne inernet nuk gjene asnje te dhene .Vetem ky fakt tregon sa shume kemi per te bere .Uroj pune suksese dhe perkushtyim .jame i gatshem te kontribuoj pasi jame bashkeqytetar .
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00