Historia e Fierit nder vite!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Historian: Ilirian Gjika

Materiali i Publikuar ne Fieri.com mbi "Historine e Fierit" eshte shkruar nga historian Ilirian Gjika. Ne kete informacion te vlefshem historik do te gjeni te ndara me periudha detajet dhe ecurine historike te zhvillimit, shoqeror, ekonomik, kultor e me gjere te zones se Fierit.

   * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Emri: Ilirian Gjika
Profesioni: Historian
Lenda e trajtuar: Historia e Fierit nder vite!
Publikues: Fieri.com
Shenim: -Materiali i publikuar ne "Historia e Fierit" eshte grumbulluar, shkruar dhe derguar ne Fieri.com nga z. Ilirian Gjika

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (5 postuar)

avatar
anxhela 25 February, 2009 05:54:06
fieri eshte nje qytet shume i bukur dhe i hershem
avatar
Mirela 11 March, 2009 01:10:21
Fieri eshte vertete nje qytet shume i bukur dhe shue i hershem. Pergezime dhe falenderime per punen e Ilirjanit.
avatar
mihal jano 22 November, 2009 07:41:03
.. pjese shkrimi mbi historine e krijimit te qytetit te Fierit
Fieri është një ndër qytetet e rinj por nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë. Zanafillën si qëndër urbane e ka mbas shkatërrimit të parë të Voskopojës më 1769 që ishte një ndër qytetet më të mëdhenj e metropol i madh tregëtar e kulturor i Ballkanit për shumë kohë. Banorët e larguar duke qenë mjeshtër të profesioneve të ndryshme dhe tregtar të njohur të organizuar në esnafe e të respektuar jo vetëm në perandorinë turke por edhe ne Mesdhe e ne Europe. Ata per punerat artizanale dhe aktivitetin tregtar qe kryenin ne ato kohe te veshtira per Ballkanin kishin fituar përkrahjen dhe mbështetjen direkte të Sulltanit. Qyteti administrohesh në mënyrë të organizuar me rregulla të admirushme e të avancuara për kohën. Por lakmia e pangopur e bejlereve te Myzeqese dhe malsise se Korce Kolonje cuan ne rrenimin e ketij qyteti te madh e te lulzuar sa qe ngjalli dhe protesta te perendimorve. Për aftësite, talentin dhe admirimin që kishin treguar per zhvillim si dhe per te qetesuar perendimoret qe kishin protestuar per kete shkatrrim dhe per ti dhene nje zhvillim me te madh jetes ne krahinen e Myzeqese qe ishte prone shteterore ne pergjithsi atyre do tu krijoheshin disa kushte. Ata me dekret sulltanor dhe nën kujdesin e Kurt Pash Ngurzës të Beratit u stabilizuan në qendrat e banuara të vëndit. Në Myzeqe ata krijuan lagje më vete në qytete e në shumë fshatra ashtu siç i gjejmë edhe sot. Ata nuk ishin as bujqër e as blegtorë por mjeshtra zanatçinj e tregtarë të shkathët që i dhanë një shtytje e zhvillim të madh jetës ekonomike, kulturore e shoqërore të vëndit gati ne te gjitha qytetet e vendit dhe ne fshatrat e medhenj por edhe ne ngritjen e mjaft qendrave te reja prodhimi e tregtie sidomos ne Myzeqe. Në Myzeqe u krijuan mbi shtatë qendra të reja për aktivitete prodhuese e tregtare në pika kyçe të rrugëve që lidhnin zona të ndryshme të vëndit sidomos kodrat me fushën e madhe. Këto vënde quhen Fiere që latinisht arumanisht do të thote panair ose treg. Nga kjo kohë kemi pazaret ose tregjet e degjuara qe ne ato kohra si Fier Murriz, Fier Mimar ne Kozare, Fier Shegan, Fier të ri, Fier Seman, Fier Çifçi, Fier Frakull dhe Fier i madh që sot njihet si qytet i Fierit. Po me kete kuptim si qender panairi ose tregtie e pagezuan ne gjuhen bullgare Celigrad nje lagje aty prane edhe tregtaret voskopojare qe erdhen mbasi kishin qendruar disa kohe me aktivitet ne zonen e Maqedonise. Kodiku i kishes se Shengjergjit eshte nje dekument me vlere qe tregon mjaft per banoret e pare qe u vendosen ketu, kontributi i tyre i madh per ngritjen e tregut ne tokat shteterore. ngritjen e kishes dhe ngjarje te tjera te kohes. Nuk kane fare kontribut Vrionasit per ngritjen e kesaj qendre banimi, lexoni shenimet e ambasadorit te Frances Pukivill prane Ali Pashe Tepelenes te bera ne vitin 1806 kur Vrionasit dihet se ishin aso kohe ne ekspeditat kunder mamllykeve te Egjypit. Ata qe andej krahas pasurive te rrembyera prune edhe nje haneme te pasur mamlyke qe e beri grua te vet pashai i mevonshem i Beratit Omer pasha dhe djalin qe ajo pruri me vete eshte egjyptiani Karahman pasha, njeri i perbuzur nga te afermit prej pjelles se mevonshme te nenes me Vrionasin e Beratit. Ky u largua dhe me parate e trasheguara dhe ndimen e pashait plak erdhi dhe u vendos ne Fierin e porsa ngritur ku e bleu sipas njohjes dhe lidhjes qe kishte me lart ne oborr te Sulltanit.
Per cka shkruaj mos i besoni shume genjeshtrave qe na ka lene nje pinjol i familjes Vlora, Ekrem Bej Vlora njeriu i gjith flamujve. Ai qellimisht e ka ngaterruar historine per te fshehur origjinen e vet jo shqiptare duke sajuar gjeoneologjira te ndryshme per ti vene ne qender te historise kombetare. Por dekumentat sidomos ato turke, greke, italiane e tjera flasin ndryshe.
avatar
avram mitro xhumara 25 May, 2010 04:22:35
Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano

Historia dhe etimologjia e emrit te qytetit te Fierit

Qyteti i Fierit dhe dhjetra qendra banimi me emrin Fiere ndodhen ne krahinen e Myzeqese, ato u ngriten dhe lulezuan mbas ardhjes se Voskopojarve ne keto ane.
Eshte diskutuar shume per etimologjine dhe historine e emrit te qytetit te Fierit. Shpesh here ne keto komente ka zene vend trajtimi vulgar popullor dhe nje fare mendimi jo shkencor por edhe nje arsyetim “nacionalist” jashte realitetit historik sic ndodh edhe ne trajtimin historik e etimologjik te emrave te qendrave te tjera ne vendin tone. Kush e njeh historine e ka me te lehte per te kuptuar mjaft nga keto trajtesa gjuhsore, gjeografike e shoqerore.
Fieri është një ndër qytetet e rinj por nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë. Zanafillën si qëndër urbane e ka mbas shkatërrimit të parë të Voskopojës më 1769 që ishte një ndër qytetet më të mëdhenj e metropol i prodhimit zejtar dhe aktivitetit tregëtar e kulturor per Ballkanin për shumë kohë. Banorët e larguar duke qenë mjeshtër të profesioneve të ndryshme dhe tregtar të njohur të organizuar në esnafe ishin të respektuar jo vetëm në perandorinë turke por në gjithë Europën e në Mesdhe. Ata kishin fituar përkrahjen dhe mbështetjen direkte të Sulltanit e te disa qendrave te medha te Europes. Voskopojaret administroheshin në mënyrë të organizuar dhe me rregulla të admirushme e të avancuara për kohën.
Shkaterrimi dhe djegia e qytetit nga banoret myslimane shqiptare te zonave malore per rreth Voskopojës më 1769 i detyroi mjaft banore voskopojare zanatcinj dhe tregtare te njohur te emigronin drejt vendeve me te sigurta qe ata i njihnin qe me pare ne aktivitetin e tyre. Ata u shperndane neper te gjitha qytetet e Ballkanit e te Mesdheut si dhe ne qendra te medha te Europes fal aftesive te tyre te njohura.
Po perse u dogj dhe u shkaterua Voskopoja ky qytet me keto vlera te medha per kohen. Jane shkruar dhe vazhdohet te shkruhet edhe sot per kete qender e njerez, jane dhene mendime te ndryshme te arsyeshme dhe justifikuese politike, ekonomike dhe kulturore por harrojne te permendin edhe shkaqe te tjera te rendesishme.
Myzeqeja si i gjithe vendi yne ne ato kohra ishte e renduar nga masat e politikes shtypese te shtetit osman, bejlerve dhe administrates turke. Ekonomia e varfer e nje vendi me teper djerr dhe i permbytur nga ujrat e pa disiplinuara te lumenjve, te rrenuar nga levizjet e ushtrive turke si dhe te ndeshjeve midis dy besimeve atij vendas orthodhoks te trasheguar dhe atij islam qe impononte pushtuesi turk kishin prure nje situate teper te veshtire ekonomike, kulturore dhe politike. Kishin mbetur fshatra te rralluara e te braktisura dhe krahina te tera te varferuara ku behej nje jete e nje ekonomie te mbyllur dhe te nje tregtie ne natyre ne panairet prane kishave tashme te rralla dhe festave te shenjtorve. Nder arsyet e shumta qe suallen rrenimin e Voskopojes eshte edhe fakti tashme i njohur se kjo i interesonte bejlerve dhe autoriteteve turke qe neper qendrat dhe fshatrat e krahines te vendoseshin familjet e zanatcinjve Voskopojare e Grabovare si mjeshtra me aftesi dhe talent per rimekembjen e ekonomise se vendit. Me dekret te posacem te Sulltanit dhe nën kujdesin e Kurt Pash Ngurzës të Beratit keta banore u vendosen ne te gjitha qendrat e banuara te krahines kryesisht ne pronat kishtare duke formuar lagje, mehalla me vehte sipas tradites se tyre qe quhen stane ku zhvilluan zejet e tyre dhe cuan ne ngritjen e shume qendrave te vogla te tregtise ne vendet me te favorshme ashtu siç i gjejmë edhe sot mjaft prej tyre.
Ata, voskopojaret nuk ishin bujqër e as blegtorë sic mundohen ti quajne disa shkrues perrallash por ishin mjeshtra zanatçinj e tregtarë të shkathët që i dhanë një shtytje e zhvillim të madh jetës ekonomike, kulturore e shoqërore të vëndit. Në Myzeqe u krijuan mbi dhjetë qendra të reja për aktivitete prodhuese e tregtare në pika kyçe të rrugëve që lidhnin zona të ndryshme të vëndit sidomos kodrat me fushën e madhe. Këto vënde quhen Fiere në latinisht, ne gjuhen e arumunve voskopojare qe do të thote e kuptuar si panair, pazar ose treg. Nga kjo kohë kemi qendrat tregtare ne Fier Murriz, Fier Kozare, Fier Mimar, Fier Havaleas ne zonen e Beratit ku bashkohen lumente Qsum dhe Devoll, Fierz te Dumres, Fier Shegan, Fier të ri, Fier Seman ne zonen e Lushnjes, Fier Çifçi, Fier Frakull dhe Fier i madh që sot njihet si qytet i Fierit.
Me kete kuptim si qender panairi, si treg ishte edhe emri Celigrad qe mban edhe sot nje lagje ne qytetin e Fjerit, dikur ishte nje fshat i vogel por kuptimi i saj vjen nga sllavishtje sepse banoret qe u vendosen ketu ishin voskopojare qe kishin shkuar me pare ne teritoret e Maqedonise dhe pastaj ishin vendosur ketu duke krijuar mehallen e tyre me emer Celigrad.
Ndoshta si piknisje e këtij vendbanimi që do te quhej Fier i madh, ishte ndërtimi i urës së gurtë më 1777 që bëri më të lehtë komunikimin nëpërmjet dy brigjeve te lumit Gjanice. Ura u ndertua nga Rrapushja e bija e Ahmet Pashë Ngurzës, pashait te Beratit. Ajo ishte martuar me Ibrahin pashe Vloren duke refuzuar doren e Ali Tepelenes dhe shtuar keshtu hakmarrjen e tij te njohur ndaj saj dhe te njerzve te tjere te saj pavarsisht se ishin lidhur edhe miqsira te vjetra e te reja midis ketyre familjeve te medha te kohes.
Por nuk duhet te harrojme se prej shekuj neper keto teritore tregojne dekumentat e vjetra kishin qendrimet sezonale te pervitshme edhe banoret e tjere vllehe blegtore te malsise se Dangellise qe quhen Frasheriote, te Kolonjes, Struges e Ohrit, te Pindit e Konices. Rreth 200 stane qendra vllehesh blegtore sezonale ishin prane fshatrave te vjetra te krahines Dumre, Darsi, Myzeqe, Mallakaster. Kurse mjeshtrat zejtare e tregtare voskopojare krijuan lagje me vehte prane qyteteve te medha por edhe neper qendra te tjera te njohura te zones duke i quajtuar ato qyteza stane, stacioni te perhershme si ne Lushnje, Elbasan, Berat, Fier, Korce, Pogradece, Oher, Struge, Manastir, Durres, Kavaje, Shijak, Tirane, Shkoder, Ballsh, Permet, Konice, Gjirokaster, Delvine, Janine e ne qytete te tjera.
Pashai i Beratit Ahmet pash Ngurza e zbatoi me korrektesi urdherin e sulltanit per sistemimin e voskopojarve dhe grabovarve ne tokat e shtetit dhe ne qendrat e tjera te banuara se dhe ja dinte vleren kesaj pune. Po kete politike ndoqi me vone edhe Ibrahim bej Vlora dhe Ali pashe Tepelena me keta banore.
Jane te teperta mendimet e hedhura se emri i qytetit te Fierit vjen gjoja nga bima e fierit qe rritet brigjeve te lumit Gjanices, nuk dihet se sa qendron kjo hipoteze kur ne fakt kjo bime ketej eshte e rralle ne krahasim me vende te tjera. Edhe hipoteza tjeter se ne keto zona eshte tradite ne vendosjen e emrave te fshatrave nga flora dhe fauna e vendit me emra bimesh e pemesh nuk qendron shume per argument. Por edhe mendimi se ky emer eshte qe nga mesjeta kur vepronin venedikasit ne keto ane nuk qendron se nuk kemi asnje fakt dekument konkret per vervec Spinarices ne Grykas dhe Tregishtes ne qytezen e skeles se Pirgosit ne Libofshe.
Në shënimet e tij konsulli frances pranë Ali pashë Tepelenës do të shkruante me 1806 edhe për fshatin e atëhershëm të Fierit “një fshat i madh me 200 shtëpi”. Udhëtarë dhe kronikanë të tjerë këtë shifër do ta ulnin siç është rasti i Aravantinos (1809-1870) i cili pas 50 vjetësh na thotë tek “Kronollogjia e Epirit” botuar në Athinë në vitet 1856-57 se “(Φιε´ρι Με´γα) Fieri i Madh është një fshat me 36 shtëpi 24 shtëpi muslimane dhe 12 të krishtera” dhe me shënimin anash “të ardhur” domethënë jo vendalinj që është i veçantë në krejt Myzeqenë së bashku me Topojën.
Kjo e dhene nuk qendron, nuk e dime se ku ai bazohet e jep keto shifra por i te njejtes kohe eshte edhe libri i Mitropolitit te Beratit qe na e jep Fierin dhe enorite e bashkuara kristiane te zones me nje numer te pergjithshem prej 238 shtepi kristiane. Vetë vendi që u zgjodh per Fierin e madh ishte në kryqëzim të rrugëve për në jug dhe lindje, nga skelat e bregdetit per në brendësi te vendit prane qendres se re qe po rritej. Ai tashme ishte pjese e bashkesise kristiane te enorise se bashkuar te mehallave perreth si Mbrostar, Balteza, Celigradi, Daullasi, Bishanaka, Qenasi, Ure e gurte, Vadhiza, Driza, Zhupani, Radostina, Sheq i madh, Sheq i vogel, Metalli, Shkoza, Krapsi, Porteza dhe Mbyeti. Keto fshatra ose mehalla kishin tashme nga pak shtepi kristiane kryesisht te shperndara. Ritet fetare keta banore i kryenin ne kishat enorike te shen Nikolles ne Mbyet, ne kishezat e shen Theodhorit dhe shen Thanasit ne Radostine dhe asaj te ShenGjergjit qe u ngrit e re ne pronat kishtare te Shkozes prane tregut ne Fier dhe vizitoheshin nga kater prifterinj. Ne fshatin Fier nje here ne jave behej pazar i madh ku vinin banore te zones perrreth por edhe nga Vlora, Berati e qytete te tjera te vendit shkruan ne librin e tij Mitropoliti Beratit Anthim Dh. Aleksudhi ne vitin 1855.
Mendimi i hedhur se qendren e re te banimit te quajtur Fiere e ngriten Vrionasit nuk qendron dhe nuk ka baze sepse kur erdhen ata ne vitin 1847 qendra ekzistonte si nje fshat i ri dhe ne rritje per shkak te aktivitetit prodhues te banorve te tij. Ndikimi i tyre lidhet me modernizimin dhe fizonomine qe i japin jetes, aktivitetit dhe ambientit kulturor duke i siguruar edhe emeritimin qytet per administrim.
Nga mjaft te dekumenta te vjetra por edha nga rrefimet e shumta qe kam degjuar per bejleret e deres se Vrionasve kam pare edhe mjaft mashtrime te qellimshme qe i bejne historise si shume familje te tjera te dyshimta bejleresh per perkatesine kombtare shqiptare. Edhe studjuesi, intelektuali myzeqar Jakov Milaj kishte bere nje punim me vlere per pinjollet e kesaj dere qe kane vepruar ne Fier e Myzeqe qe mendoj se ka vlera se eshte i bazuar me dekumenta historike dhe nga njohes te afert te kesaj dere gjate viteve kur ishte ne burg ne kohen pas Kryengritjes se Fierit me 1935 me disa nga keta pinjolle. Ekrem bej Vlora na sjell te dhena per kete dere duke i hedhur lart vellon e bukurise per te fshehur mjaft ligesi te kesaj dere ne jeten shqiptare ashtu sic zbukuron e mashtron jo pa qellim gjithe gjeneologjite e oxhakeve qe i sherbyen me fanatizem pushtetit te sulltaneve ku pjesa me e madhe e tyre kishin dhe lidhje te forta gjaku me sulltanet, veziret e pashallaret te medhenj te turqis. Koha ja kerkonte ashtu si dikur qe keta e mbanin vehten ashtu sic ishin ne pergjithsi turq ne gjak, tradite dhe psikologji dhe tani kur kohet nderruan na bien lloj lloj mashtrimesh gjoja per origjinen e tyre te paster nga dyer te medha e te njohura fisnikesh te Arberit ne mesjete.
Ai shkruan per nje pinjoll te families feudale Vrioni i cili ja rriti me tej shkallen shoqerore dhe poziten shume me te rendesishme ekonomike kesaj familjeje. Ai ishte djali i dyte i Omer pashe Vrionit te Beratit i quajtur Karahman dhe lindur nga martesa me haneme Ruhajet Qylimi, vejushe e nje komandanti mamlykesh nga Egjypti.
Ky feudal sic tregojne te vjetrit ishte me tipare te plota fizike esmere, i zi si egjyptian se ngjante nga e ema por edhe nga shpirti dhe karakteri ishte mjaft i ashper e mizor, po keshtu ishte dhe pjella e tij ne vazhdim. Per arsye te ketyre vetive ai shikohej edhe si i huaj ne mjediset e Beratit gje qe e detyruan te largohet dhe te shkoje ne qendren e re te Fierit e cila tashme kishte vite ne zhvillim.
Ndikuan ne keto kohera permbytja e tokave te fshatrave perrreth nga bashkimi i dy lumenjve Osumit dhe Devollit qe i detyruan mjaft banore te afrohen ne qendren e re. Po keshtu ndikuan levizjet e medha antiturke te reformave te Tanzimatit ku u ngriten Myzeqaret dhe Mallakastriotet me Alush Frakullen, Trifon Lalen, Gor Myzeqarin, Ahmet bej Kurtin nga Ngurza, Rrapo Hekali e te tjere. Ne keto luftra u kapen e u vrane mjaft turq, ju prene veshet dhe u vra Jusuf beu i vellai i Karahmanit ne Qafen e Sinjes, u rrethua keshtjella e Beratit dhe u bene ndeshje te shumta te ushtris turke me kryengritesit. Karehmani ishte ndër të paktët që shpëtoi nga hakmarrja e kryengritjes më 1847 ndonse mori pjesë në të e sipas burimeve te kohes ai ishte njeriu që përgjigjej për qetësinë në qytetin e Beratit.
Karahmani erdhi ne Fier ne vitin 1847 dhe fale njohjes dhe miqesis me pashallare me detyra te larta, te gjakut te tij ne Stamboll, me ane spekullimesh e manipulimesh te shumta arriti te shumoj pasurine e families duke mare mjaft edhe nga pronat e cifliqeve te shtetit, te sulltanit dhe te feudalve te deres se Vlores, Patosit, Frakulles e te Alltuneve te Kavajes qe kishin hyre ne merine e Portes se larte.
Ne vitin 1880 i biri i Karahmanit, Omer pash Vrioni i lindur me 1839 ashtu si i jati i tij me dhune e punera te shumta angari nga bujqerit e cifliqeve dhe me forma te tjera mjaft te egra e te dhunshme zuri dhe ndertoi me mjaft vrull qendren e re te Fierit me godina solide dhe te mira per kohen.
Vendosja e të ikurve Voskopojare dhe Grabovare ne Fier kishte disa perparsi sepse kishte kushte te mira per jete dhe aktivitet prodhues.
Se pari aty prane tokat ku ngriten shtepite dhe punishtet shtepijake te zejeve te ndryshme ishin shteterore dhe kishtare.
Se dyti aty kalonte fare prane lumi i Gjanices aq i domosdoshem per jetesen e do te sillte nje zhvillim te kesaj qendre te re.
Se treti nje shtytje ishte edhe ndertimi i Ures Gjanices ne vitin 1777 si dhurate nga Rrapushja e bija e Kurt Pashe Ngurzes qe u martua me Ibrahim pashen e Vlores.
Se katerti duke u pasuar me tej me ndërtimin e kishës së Shën Gjergjit më 1781-1786 ne territorin e mehalles perballe qe quhej Shkozes.
Se pesti ndertimi i nje hani aty midis kishes se shenGjergjit dhe ures se Rrapushes do te krijonin kushte edhe per udhetaret e ndryshem qe kalonin ketej.
Keto do te ishin faktoret qe ndikuan ne ngritjen e qendres se re qe mban deri me sot emrin Fier. Tokat per rreth ishin shteterore dhe jo prone e bejlerve apo pashallarve sic shkruajne per historine e Fierit disa shkrues. Banoret e dikurshem voskopojare kane edhe sot pas kaq vitesh njerzit e tyre por tre dëshmite monumentale që e meritonin të ishin në këmbë dhe në ditët e sotme Ura, Kisha dhe Hani i dikurshem u shkatrruan ne kohra dhe fatkeqsi te ndryshme.
Nga familjet e para voskopojare qe u vendosen ne Fier ishin Xoxajt, Shkurtet (Xeget), Demajt, Natet, Papucinjte, Verriat, Povet, Belet, Porot, Pogacet, Dhimait, Kilicet, Papait, Janot, Bufet, Lipet, Kallogjeret, Dobroniket, Lakot, Bozdot, Gjerazet, Llazot, Gallanet, Gerrot, Andonet, Tashkot, Mocet, Semanjaket, Verot, Jorgaqet e tjere.
Lagjet e para te qytetit ishin lagja Shkoze, lagja Kisha ne pronat kishes e shenGjergjit, lagja Belik qe ishte toke shteterore, lagja Pasha e cila ishte e shtrire deri ne fshatin Qenas ne tokat shteterore qe administronte Kapllan pasha i Patosit te cilat i humbi kur ishte ne aleancet me Alltunet bejlere te Kavajes dhe i mori Karahman pasha Vrioni.
Qytetin e Fierit e ngriten voskopojaret ashtu sic ngriten me dhjetra qendra te tjera sic e shpjeguam me lart me emrin baze Fier ne Myzeqe dhe ne zonen kodrinore te Dumrese.
Emri Fier vjen nga gjuha neolatine e banorve arumune voskopojare qe do te thote panair, pazar, vend tregtie.
Me kete kuptim ne gjuhen bullgare eshte edhe emri Celigrad qe mban nje mehalle aty prane e formuar nga voskopojaret arumune qe kishin ardhur ketu pas disa kohrash qendrime ne teritoret e Maqedonise.

Vazhdon me historine e rritjes se qytetit dhe rendesine qe kishte ai ato kohera.
avatar
avram mitro xhumara 25 May, 2010 04:25:43
Historia e emrit te Lushnjes
Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare
te autorve Llaqi dhe Mihal Jano
Etimologjia e emrit te qytetit te Lushnjes.

Nje dite, shume kohe me pare ju drejtova miqesisht dhe mesuesit myzeqar, sot Mesues i Popullit zotit Jani Zegalit (Nushi) kur doli ne qarkullim libri i tij Folklor nga krahina e Myzeqese. Pasi e urova per punen e bere ne te mire te njohjes se kultures e traditave historike i bera edhe ndonje verejtje qe ja argumentova se nuk e kish trajtuar drejt ne liber. Ai pranoj por me mendimin se i kam shkruar se keshtu eshte vjele e mare folklor nga populli, por i thashe me dashamiresi se duhet ti seleksionosh me pare nepermjet studimit dhe argumentit pastaj ta hedhesh per njohje te gjere publike ndonje trajtim.
Ne trajtesen Gojdhenat shkruani i them se emri i qytetit te Lushnjes vjen nga qe dikur ka ekzistuar nje Han per udhetaret qe kalonin ketej dhe e administronte nje grua me emrin Salushe e se nga ajo Sa-Lushe na vjen emri Lushie, Lushnje. Kjo mendoj se nuk ka asnje baze dhe i shpjegoj se ky emer eshte i kalendarit turko-arab, po ashtu eshte mu pergjigj mesuesi. Por si shpjegohet qe emri Lushnje ka ekzistuar para pushtimit turk, bile i tregova edhe dekumentin e regjistrimit te pare te vitit 1432 te kryer nga administrata turke dhe qe figuronte emri Lusnie (Lushnje) fshat me 15 hane (shtepi te medha dhe kryefamiljare). Dhe nje argument tjeter se ne mesjete rrall gjeje per hire te zakonit e tradites jo vetem ne krahinen tone por ne gjithe vendin qe ndonje femer te administronte nje han te rendesishem, aq me teper qe te ishte dhe muhamedane. Mund te jete kjo mbase e vertete per nje katund apo mehalle me emrin Lushja me 4 shtepi te besimit muhamedan ne vitet e fillimit te shekullit te XX-te ne rrethin e Permetit. Ka nevoje per nje studim njohje edhe ngjashmeria e emrit te Lushnjes me nje emer fshati te madh ne malsine e Lumes sic eshte katundi Lusna apo me ate te fshatit Luzi, Lusi ne zonen e Kavajes. U ndame me nje mendim te perbashket per mjaft probleme te tradites e kultures se vjeter se shikonim mjaft gjera qe duheshin trajtuar drejt nga ne qe i kishim jetuar apo degjuar nga me te moshuarit. Gabime te tilla per te ardhur keq eshte se benin edhe nga te tjere qe ishin me shkolle e pervoje por qe nuk thelloheshin ne arsyetim e ne argument per mjaft probleme kulturore e historike.

Hipoteza rreth etimologjise se emrit Lushnje.

Ka shume hipoteza per emrin e qytetit te Lushnjes. Disa nga keto hipoteza jane ngritur e shpjeguar sipas kuptimit vulgar, popullor sic e shpjegova me lart per Hanin e Salushes qe rrezohen shpejt nga llogjika e thjeshte dhe argumentet e ngritura.
Pleqte e vjeter tregonin si legjende edhe historine e Engjelushes, nje vajze te vogel qe kishte shpetuar nga vrasjet dhe shkaterrimet e para ne territorin tone te forcave osmane prane Lushnjes. Vajza ishte fshehur e vetme ne pyllin prane ku ndodhet sot kisha e qytetit dhe lutej qe te shpetonte nga menxyra e madhe qe kishte rene ne familien e saj dhe te banorve te tjere te krishtere. Per nder te kesaj Engje-lushe thoshin pleqte edhe katundit ju vu emri Lushje si dhe kisha qe u ngrit me vone u vendos po ne ate vend ku lutej vajza e mjere. Selvite e kishes se Lushnjes ishin shume me te vjetra se koha e ndertimit te kishes se Shengjergjit te Lushnjes dhe asaj te ShenePremtes prane rruges per ne Ndermarjen e prodhimeve.
Ka edhe ndonje mendim tjeter se emri eshte vene si kujtim te nje princi, pinjoll nga fisi feudal i Materengeve qe zoteronin keto teritore ne mesjeten e hershme. Pas vrasjes se Vlash te II-te te Matrengajve sipas Shuflait zoterimet e tyre me ane krushqish e aleancash rane nen vartesine e Muzakajve dhe nje pinjoll i ketyre te fundit, qe zoteronte zonen, kishte mbiemrin Lussi, ai quhej Mentulus Lussi dhe ishte vella i Gjonit qe zoteronte teritoret mbi derdhjen e Vregos (Shkumbinit). Po keshtu shpjegohet edhe emri qe mban Lussi, Luzi fshat ne fushen e Kavajes dhe mendohet se e ka mare emrin nga princi qe ishte pinjoll i Materengeve.
Por nga na vjen ky emer Lussi, Luzi, Lussie qe mbante ky feudal vendas ne ato kohra.
Une mendoj se tashme dihet se emri Lusin, lusian, lusien eshte nje emer qe vjen nga gjuha latine lux, lucios me kuptimin shqip drite, i ndritshem. Nga kjo fjale mendohet se ka ardhur emri i Lushnjes, kete mendim ma perforcoi kohe me vone edhe nje inxhinjer lushnjar (Naun Bica) mbas viteve 90-te kur me tregoi se kur ishte ne Cekosllovaki per biznes, nje studjues cek kur kish pare targen e makines se Lushnjes ishte interesuar per qytetin dhe kishte shpjeguar se emri vjen nga lux, lucios pra nga latinishtja. Kete emer e shpjegojne me pamjen e bukur te siperfaqes se gjere plot drite te fushes se madhe.
Por te mos harrojme kronikat e vjetra se emri Lusie, Lusnie, Lushnie mbahet si emer pellazgjik nga oborri i perendive te lashta ilire. Eshte emer qe i atribohet perendeshes se lutjeve nga iliret. Ky emer i shqiperuar nga latinishtja kuptohet se eshte i njejte me emrin tjeter po me te njejtin kuptim por ne formen shqip Deshirat (Deserat) qe mbante nje fis i degjuar ilir ne kohet e vjetra qe shtrihej prane Taulante dhe Partheve dhe kishte shtrirje nga mali i Tomorrit (Te mirave), sepse tomorri ishte mal i shenjte, ishte tempull i degjuar me mjaft plaka orakull (njerez fatshpjegues) ku vinin peligrine te shumta nga gjithe iliria dhe me larg qe donin (Dodonin) dhe luteshin per te realizuar deshirat dhe kerkesat e tyre. Ne vende te ndryshme te territorit kishte edhe tempuj te tjere ne natyre ku njerzit vinin dhe blatonin dhurata dhe luteshin sic eshte tempulli i liqenit te Deshirajt (plotesoheshin deshirat), i liqenit te Seferajt (kuptimi nga greqishtja me prure dhurata), tempulli i Mbrakulles (Orakull) ne zonen e Sinjes ku realizoheshin mrekullite nga lutjet e njerve, ne Frakull prane Cakranit dihet se ishte ne kohet e vjetra sic shkruajne autoret antike nje Orakull fatshpjegues.
Por tashme me te vemendshem ndaj dekumentave dhe objekteve qe njohim ne mund ta gjejme emrin Tomorr dhe Deserat ne mesjete e ne vazhdimsi akoma edhe sot ne forma te ndryshme jo vetem prane Tomorrit por edhe me larg ne Darsi, Dumre, Sulove dhe Myzeqe qe ne mesjeten e hershme do te quheshin Timoriza (te mirat me ne shqip) kete emer e mbante e gjithe kjo zone. Ne ndihme te kesaj na vijne edhe disa harta skematike te mesjetes ku gjejme te shenuar qendra te tilla si Carvunara (Karbunara), Coniati (Konjati), Eordeti, Arnisa, Pirgus, Vregos, Tomoritza e tjera. Do ta gjejme edhe ne gjuhen sllave ne emrin Dumre (Dobre-te mirat) qe mban nje rajon mbi kodrat e Lushnjes, apo nje zone prane malit Tomorr ne formen sllave Dobrenj pa harruar edhe emrin qe mban nje liqeni i Deshirajt ne Dumre qe ka qene tempull pagan ne kohet e vjetra. Me kete arsyetim studimi kemi percaktuar edhe etimologjine e emrit Lushnje (ne formen Lusnje gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432), ne nje shkrim me mjaft vlera te reja njohese.

Vazhdon me shkrimin Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes
----------------------------------------------------------------------------------------
Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare
te autorve Llaqi dhe Mihal Jano

Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes

Mbi qytetin e Lushnjes ne pjesen ballore te malit te Kasharit, ne vendin me dominues ku syri te kap qarte jo vetem fushen e madhe Shqiptare por nje teritor mjaft te gjere nga Vlora ne Durres, nga Tomorri deri ne Krrabe dallohen edhe sot qarte themelet e nje tempulli te vjeter e te madh qe banoret e quajne kisha e kuqe per shkak te tjegullave te shumta qe ekzistojne ne rrethinat e saj si dhe varreza e vjeter mbi guroren e Lushnjes. Ne vitin 1920 kemi nje proteste te banorve orthodhokse te Lushnjes qe kerkonin nga qeverria e pas Kongresit te Lushnjes te mos vihet dore per te mbjelle peme ne territorin e rrenuar te faltores se vjeter qe ata vazhdonin ta nderonin sipas tradites se mocme. Edhe sot ai vend ruhet nga tradita dhe nuk eshte fshfrytezuar per mbjellje. Kur vjen nga rruga e Kolonjes per ne Lushnje dallohen nga nje sy i kujdeshem konturet dhe hijet e themeleve te Tempullit te kodres se Lushnjes.
Gjate aksionit per taracimin e kodrave mbi Lushnje ne vitin 1968 dualen ne drite mjaft material arkeologjik nga nekropoli i Lushnjes mbi guroren e qytetit. Por mjerisht askush nuk u interesua per to per ndonje studim historik edhe pse kishim njerez me mjaft deshire e njohje per studime. Nje mjek i qytetit i ardhur nga Vlora mblodhi me interes njohes si intelektual mjaft nga keto fragmente dhe objekte me vlere si monedha te vjetra kryesisht te mesjetes dhe figuracione stolish argjendi e bronci te hershme por asgjekundi nuk pame ndonje botim informues per gjetjet.
Hyjneshes se lashte te drites Lusie (latinisht, rumanisht-lusi) i drejtohen lutje. Lutia quhet akoma edhe sot lusia dhe pergjerimi luseia. Une mendoj dhe kete e shpjegoj ne nje nga hipotezat qe kam ngritur se dhe emri i qytetit te Lushnjes duhet kerkuar se vjen nga kjo fjale. Ne kohet e vjetra zona e Myzeqese se bashku me zonat Darsi, Dumre dhe Sulove quhej zona e Erditit ose e me shqip e Aferdites qe eshte hyjni pellazgjike e Drites. Per nder te saj ishte edhe qyteti i Chrisandrios ne Cukas prane Fiersheganit qe e gjejme shpesh edhe me emrin Oineo qe eshte i njejti ne kuptim qe ne shqip kuptohet Dielli i arte, ashtu si helenet respektonin hyjne Apollon me atributet e Diellit pra kemi te bejme ne kete rast me traditen e Partheve ilire. Ne zonen kodrinore kemi mjaft gjurme te respektimit te kesaj perendie sic eshte rasti i tempullit ne natyre ne liqenin e Seferajt dhe ate te Deshirajt ku jane gjetur mjaft objekte dhurimi per nder te kesaj hyjnie. Kete mund te themi edhe per tempujt qe ishin ngritur me vone ne Cukas dhe ne Vanar te Libofshes me emrin Shendiela.
Mendohet se sipas tradites dhe pervojes ne tempujt e tjere perreth edhe mbi tempullin e vjeter pagan te perendis se Lutjes eshte ndertuar me vone me ardhjen e kristianizmit kisha e Shen Prashqevise ose sic thohet ne gjuhen tone kisha e Shen Premtes (Premtimit) qe mbahet edhe simbol i plotesimit te lutjeve. Kjo kishe e vjeter u rrenua nga banoret fanatike muslimane te Lushnjes te mbeshtetur nga myftiu turk i Elbasanit dhe bejleret e Kavajes mbas viteve 1700. Ishte koha qe me dhune po ktheheshin ne besim mjaft fshatra te zonave kodrinore, ne rastin tone kemi fshatrat Karbunare, Kasharaj, Hajdaraj. Ne shkrimin per historine e Karbunares dhe Kasharanit e kam trajtur me gjere kete problem sipas mjaft dekumentave qe disponojme dhe kujtimeve te moshuarve te Sinanajve (keshtjellarve nga sllavishtja) dhe Kasharajve (shtepijave nga latinishtja). Kisha e Shekollit ne Karbunare ishte dhe qender peshkopale qe ne kohen e Simonit dhe parandorit bizantin Vasili te II-te ne shekullin e XI-te dhe quhej Peshkopata e Chernikut.
Per here te pare emri na del ne vitin 1019 ne Diplomen e perandorit bizantin, Vasili i II-te drejtuar kryepeshkopit te Ohrit, Joanit kur jep numrin e klerikeve per cdo peshkop ku permenden kleriket e Cernikut (Karbunares, Qerretit).
Guret e ketij tempulli te Lushnjes i muaren fshataret e Balajt, Kupajt dhe Zgjanes si dhe banoret myslimane te Lushnjes. Po ne keto kohra mjaft banore qe nuk u kthyen ne besim shkuan ne Kavaje e ne rrethinat e saj dhe te tjere erdhen ne qytetin e Lushnjes ku gjenden edhe sot. Ata ndertuan kishen e re me te njejten emer Shene Premte (ShenPrashevija) ne Lushnje e cila ndodhet prane kishes se madhe me te njejten emer qe ka edhe sot qyteti i Lushnjes. Po keshtu banoret e larguar ndertuan me kete emer edhe kishen ne qytetin e Kavajes dhe ne vendet e tjera ku shkuan.
Nje perforcim te ketij mendimi per kishen tempull ku rrenojat edhe sot jane te dukshme na vjen edhe nga emri qe mban sot perroj qe vinte nga lart kesaj kodre dhe kalonte prane Tempullit dhe sot njihet me emrin Krakulli. Ky emer eshte nje deformim i ndodhur gjate kohrave por kuptohet se behet fjale per Orakullin e Tempullit te Lutjeve mbi kodren e Lushnjes.
Ne mesjeten e hershme kur mendohet te kete mare kete emer Lushnje, qendra e banimit ne njohin sipas mjaft dekumentave te asaj kohe se kjo zone ishte ne administrimin e latineve qe zoteronin dhe kalan e Tomorrit (Karbunares) e qe nga ajo periudhe kemi edhe emrat latine te zones si Karbunare, Goldaraj, Kasharajt, Lushnje, Saver, Sarave, Arbore e tjera.
Karbunara ishte deri ne shekullin e XVII-te qender administrative e Myzeqese se Madhe dhe e humbi rolin e saj kur doli ne skene familja Kurti nga Lushnja dhe nje pinjoll i saj u be pasha i Beratit dhe gjithe Myzeqese dhe vendlindjes se tij i dha nje mbeshtetje me te madhe. Per kete familje sipas dekumentave qe ekzistojne dhe thenieve te me te moshuarve kam shkruar nje shkrim me interes njohjeje.
Ne vitin 1927 qyteti i Lushnjes kishte 1861 muh dhe 393 orthodhokse pa lagjen Stan Lushnja qe ishte nje nder lagjet me te medha te qytetit e vendosur prane kodrave dhe ne dy anet e perroit te Krakullit. Dikur ketu para 300 vjetesh ngriti kampin ushtarak turk Mehmet pasha dhe qe nga ajo kohe mori kete emer lagjia. Dekumentat dhe pershkrimet e udhetarve flasin se aty prane ishte nje Han i mire dhe ju sherbehej udhetarve dhe tregtarve qe shkonin e vinin nga vende te ndryshme per ne Berat qe ishte nje qender e rendesishme ekonomike, tregtare e kulturore dhe qender administrative per krahinat perrreth. Emri i hanit ishte Kalifa qe do te thote Ushqim i mire nga gjuha bizantine. Pozicioni i pershtatshem per fushim ushtarak, perroi i Krakullit qe kalonte permes, Hani i mire dhe Rruga e Tomorrit qe kalonte aty krijuan mundesite qe pashaj te vendosej aty. Emrin Stan e mori kjo mehalle me vone mbas vitit 1769 me vendosjen e zanatcinjve dhe tregtarve Voskopojare me dekret te Sulltanit kur qyteti i tyre i degjuar u shkaterrua dhe u dogj nga fanatiket e malesive perrreth saj te nxitur edhe nga bejleret e Myzeqese. Nga pleqte me te vjeter te fiseve Spiro, Golgota, Xhorxhi, Lipe, Prifti, Kazinjeri, Shandro, Sinjari, Bello, Lena, Dushi, Haxhiu, Xhafa, Krakulli, Turku, Kondakciu, Papai, Gogu dhe Kurti kam mare mjaft material per historikun e kesaj lagjeje dhe te Lushnjes. Ne vitin 1927 kjo lagje kishte 137 banore muh dhe 196 orthodhokse.
Banoret e hershem te Lushnjes, fiset dhe teritoret me te vjetra, banoret e ardhur neper shekuj, ekonomia, aktiviteti patriotik, traditat, kultura dhe njerzit qe kane lene emer qe nga mesjeta sipas dekumentave qe disponojme.

Llaqi Kozma Jano shkruar me prill 1994


Vazhdon ne shkrimin qe vijon.
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.29