Rezistenca antifashiste

Font size: Decrease font Enlarge font

Italia fashiste nuk gjeti perkrahje te madhe ne Shqiperi. Nderkohe vetem disa intelektuale, kolaboracioniste dhe disa figura te degjeneruara te regjimit monarkist u bashkuan me autoritetet e pushtimit.

 Fyerja e ndjenjave kombetare rriti pakenaqesine duke krijuar kushtet per te nisur veprimtarine e saj  rezistenca antifashiste e popullit shqiptar. Per te drejtuar perpjekjet e organizimit dhe bashkimit te popullit ne luften çlirimtare antifashiste do te krijohen edhe forcat politike. Organizata e pare qe nisi verpimtarine e luftes çlirimtare ishte PKSH1. Ajo perfshiu te gjitha shtresat e popullsise dhe u rreshtua perkrah aleateve te medhenj antifashiste. Objektivat e saj ishin: Clirimi i Shqiperise nga fuqite fashiste dhe ngritja e nje shteti demoktratik dhe te pavarur. Duke sakrifikuar gjithcka me bindjen se vetem ajo mund ti realizonte keto qellime. PKSH-ja nisi ngritjen e degeve te saj lokale ne qytetet kryesore te Shqiperise. Ne vijim te kesaj politike ne 8 shkurt 1942 do te krijohet ne kushtet e ilegalitetit, organizata lokale e PKSH-se per Fierin, qe atehere quhej celule. Diten e krijimit te saj nga Tirana si i deleguar i Komitetit Qendror te PK erdhi Kristo Themelko. Mbledhja themeluese u zhvillua ne shtepine e Jorgji Kovaçit ne lagjen Shkoze. Ne te moren pjese komunistet: Kristo Themelko, Rafael Petro, Asaf Dishnica, Sokrat Bufi, Llazar Suku, Miço Kallamata, Rauf Nallbani e Jorgji Kovaçi. Ne kete mbledhje u percaktua edhe platforma e celules komuniste. Ne ditet e ardhshme ne zbatim te saj kjo organizate ngriti edhe organizmat ndihmese si: grupet edukative te punetoreve, te te rinjve, te grave dhe ate te aktivisteve shofere. Keto grupe do te sherbenin per organizimin e aksioneve kunder pushtuesve italiane.  E gjithe kjo veprimtari ilegale behej me dijenine e autoriteteve Kuislinge shqiptare, te cilat shpeshhere heshtnin duke bere te paditurin rreth veprimtarise antifashiste.  Njekohesisht me krijimin e celules komuniste u organizua edhe njesiti gueril i qytetit, si formacioni i pare ushtarak ne qytet dhe rrethinen e tij. Prilli ishte muaji qe konsolidoi levizjen komuniste me nje sere veprimtarish. Ne daten 16 prill vjen nga Tirana Qemal Stafa, sekretar i rinise komuniste. Ne prani te tij dhe 45 te rinjve nga qyteti, ne kodren e Shkozes do te themelohet organizata e te rinjve komuniste, me drejtues Miço Kallamaten dhe Hysen Emirin. Tre dite me vone do te krijohet Keshilli Antifashist Nacionalçlirimtar.  1. Grupet komuniste shqiptare u bashkuan ne 8 nentor 1941 duke krijuar PKSH. Ne mbledhjen themeluese mernin pjese edhe dy perfaqesues te Partise Komuniste te Jugosllavise te cilet ndikuan ne orientimin pro jugosllav te vijes se saj. Organizimi i PKSH u be sipas parimeve bolshevike me nje disipline te rrepte te anetareve  Te gjitha keto organizata ne bashkeveprim me njera tjetren filluan punen per ngritjen e keshillave ne fshatra, te njesiteve guerile, çetave partizane etj. Gjate veres te vitit 1942 do te ngrihet njesiti partizan i Mallakastres, i cili do te shnderrohet pak me vone ne çeten e quajtur “Plake”. Disa muaj me vone pikerisht ne 27 nentor 1942 krijohet nje tjeter fromacion partizan, çeta e Krapsit. Ajo kishte nje efektiv prej 30-40 vetash dhe perbehej nga 3 skuadra.Ne keto formacione partizane u futen edhe mjaft te rinj antifashiste te moshes nen 18 vjeç, te cilet u liruan nga burgjet italiane prej amnistise se 28 nentorit 1942. Ngritja e formacioneve partizane do te marre perpjestime te medha sidomos gjate vitit 1943, kur do te krijohen me rradhe disa njesi ushtarake. Ne prill 1943 ngrihen çeta e Kafarajt dhe njesiti partizan i Semanit1. Me 16 mars krijohet batalioni partizan “Ismail Qemali” me partizane nga fshatrat: Dukas, Verbas, Zharrez, Frasher, Kraps, Plyk, Lalar, Reres dhe Marglliç. Nderkohe ne 5 gusht ne pyllin e Poçemit krijohet Batalioni “Ismail Klosi”, nga bashkimi i çetes “Plake”, batalionit “Ismail Qemali” dhe i cetave territoriale te Mallakastres. Ndersa po kete muaj ne fshatin Sheq Marinas njesiti partizan i Semanit u kthye ne çete, e cila ne 23 shtator u shnderrua ne batalion. Po ne shtator 1943 do te krijohet batalioni partizan i Kafarajt, qe do te kishte si detyre kryesore goditjen e armikut ne rrugen automobilistike Fier–Vlore. E keshtu ky proces do te vazhdoje perseri, kur me 3 nentor ne Sheqishte krijohet batalioni “Petro Sota” i perbere nga bashkimi i njesiteve partizane te zones. Baza me e rendesishme e rezistences antifashiste per Fierin u be Mallakastra2. Ajo favorizohej nga terreni i pershtatshem per nje veprimtari te tille dhe traditat e vjetra luftarake. Levizja antifashiste ne Mallakaster kishte nisur qysh gjate vitit 1942. Impuls te madh kesaj levizjeje ne kete krahine i dha nje personazh, qe do te behet shume emer i njohur dhe i lakuar per 40 vitet e ardhshem ne vendin tone.  Ai ishte Mehmet Shehu, Kryeministri dhe njeriu i “forte” i diktatures se proletariatit, qe u vendos pas luftes ne Shqiperi.  1.  Njesiti partizan i Semanit perbehej prej 22 vetash me komandant Halit Kaçanollin.2.  Ne zonen e I-re operative te LNC ekzistonin pese grupe luftimi: Berati, Mesapliku, Kurveleshi, Mallakastra, Zagorija.  Ne vijim te kesaj veprimtarie ne 4 shkurt 1943 ne Klos te Mallakastres krijohet çeta “Plake” me komandant Mehmet Shehun1. Menjehere pas krijimit te saj ajo se bashku me çeten “Plake” te Vlores do te organizoje ne 10 shkurt aksionin mbi garnizonin italian te Patosit. Ne Patos ndodhej nje garnizon i perbere nga nje kompani mitraliere dhe 100 karabiniere, te cilet garantonin sigurine e kompanise se naftes AIPA, e cila kishte filluar shfrytezimin e naftes prej nentokes tone. Te dy çetat partizane u takuan ne Hekal ne daten 8 shkurt dhe udhetuan ne fshehtesi drejt Drenoves2 dhe Belishoves, ne te cilat u perqendruan ne 9 shkurt. Goditja kunder garnizonit italian filloi ne oren 600. Pas dy ore e gjysme luftimi italianet u detyruan te dorezohen se bashku me te gjithe armatimin dhe materialet ushtarake. Luftime te tjera u zhvilluan edhe ne qafen e Reresit midis partizaneve qe siguronin prapavijen e dy çetave dhe raparteve te kembesorise ne dhe bersaliereve, qe nen drejtimin e kolonelit Enriko Kualia, erdhen ne ndihme te garnizonit te Patosit nga Fieri. nderkohe dy çetat partizane u larguan duke u terhequr ne drejtim te Drenoves, pasi dogjen depozitat e naftes, disa puse dhe centralin elektrik. Te tilla aksione te organizuara nga njesitet, çetat dhe batalionet partizane do te vazhdojne mbi trupat pushtuese italiane deri ne 8 shtator 1943 diten e kapitullimit nga lufta te Italise. Aksionet kishin si objektiv goditjen e veprimtarise se pushtuesit dhe drejtoheshin kunder: postave ushtarake, autokolonave, bashkepunetoreve te italianeve3 dhe garnizoneve te tyre. 1.Mehmet Shehu (1913 – 1981) lindi ne Çorrush te Mallakastres ne familjen e nje shehu mysliman te sektit bektashi. Studimet e mesme i kreu ne Tirane ne shkollen teknike amerikane, ndersa te larten ne Akademine Ushtarake te Napolit nga ku u perjashtua. Ishte komandanti i batalionit te IV te brigates nderkombetare Garibaldi gjate viteve te zhvillimit te Luftes ne Spanje. Vitet 1939 – 1942 i kaloi ne nje kamp perqendrimi ne France ku anetaresua ne rradhet e Partise Komuniste Franceze. Me tu kthyer ne Shqiperi ne gusht te vitit 1942 u be nje nga drejtuesit e rezistences antifashiste shqiptare ku drejtoi formacione te ndryshme ushtarake. Drejtoi çeten Plake, grupin e III te Mallakastres si dhe Brigaten I-re te UNÇSH-se qe nga formimi i saj ne 15 gusht 1943 deri ne çlirimin e Tiranes ne 17 nentor 1944. ishte komandanti ushtarak me me pervoje dhe me i efektshem i njesive partizane.2. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell II fq 32-37.3.Nje prej elementeve qe bashkepunoi me italianet gjate periudhes se pushtimit fashist ishte dhe Isa Toska. Baza e Isait ishte fshati Luar ku u ngrit edhe keshtjella e tij. Italianet i dhane graden e kolonelit dhe e armatosen edhe me autoblinda. Veprimtaria e Isa Toskes u drejtua kunder levizjes antifashiste ne Mallakastren e Bute dhe nje pjese te Myzeqese se Vogel. Trupat e tij ndermoren nje sere aksionesh ndeshkimore ndaj partizaneve dhe atyre familjeve patriotike qe i sherbenin levizjes antifashiste. Te tilla veprime u shoqeruan me nje terror te jashezakonshem dhe skena jonjerezore. Shembulli me i keq ishte eleminimi i familjes Klosi ne Zharrez. Isa Toska u vra ne Fier ne 13 shtator 1943.  Nje veprimtari e tille ndonese me e kufizuar zhvillohej edhe ne Myzeqene e Vogel. Ketu vepronte njesiti partizan i Semanit, i cili ne 1 prill 1943 goditi me arme posten e karabinjerise se ketij fshati. Ne muajin korrik ky njesit kreu aksionin kunder postes se marines te dislokuar ne manastirin e Ardenices. Ne muajin gusht çeta partizane e Semanit kapi dhe çarmatosi efektivin e rojeve te finances dhe postes ushtarake ne skelen e Semanit. Pas kapitullimit italian te 8 shtatorit 1943 kjo çete bere çarmatosjen dhe marjen nen kontroll te garnizonit ushtarak te qytetit te Fierit. Ne zonen Patos–Cakran ushtroi veprimtarine e saj gjate vitit 1943 çeta Ismail Qemali, çetat territoriale te Cakranit, Buzmadhit si dhe njesiti partizan i Plykut. Ne muajin prill 1943 çeta partizane Ismail Qemali rrethoi dhe çarmatosi ne fshatin Plyk nje toge xhandarmerie te karabinerise se Fierit, e cila do te kryente kunder popullsise vendase nje operacion ndeshkimor. Ne mars 1943 ky formacion1 zhvilloi luftime ne sektorin Luar – Siqece – Gjinoqare kunder forcave italiane. Ne keto luftime moren pjese edhe çetat e Myzeqese dhe te Skraparit. Ndersa ne daten 15 qershor kjo çete sulmoi dhe asgjesoi posten e milicise ne fshatin Levan. Aksion tjeter i kesaj çete ishte goditja e italianeve ne fshatin Grize Godolesh. Ai do te pasohet nga luftimet e 30 qershorit te kryera gjate operacionit te zhvilluar nga trupat pushtuese ne zonen e Cakranit, qe ishte baze e fuqishme e luftes antifashiste. Ne zonen Levan – Kafaraj ushtroi veprimtarine e saj çeta territoriale e Kafarajt. Disa perj aksioneve te saj ishin: sulmi mbi rrugen Levan – Ure e Mifolit, ku ne 8 maj u godit nje autokolone italiane. Gjate operacionit te italianeve mbi Cakran partizanet e kesaj çete moren pjese ne luftimet e zhvilluara ne qafen e Shkozes. Ndersa nje dite pas kapitullimit ajo mori pjese ne çarmatosjen e garnizonit te Patosit, se bashku me batalionin Ismail Klosi. Dobesite ushtarake te italianeve u duken shume shpejt perballe levizjes antifashiste. Si rezultat I veprimtarise se formacioneve partizane u arrit clirimi I Mallakastres qysh ne prill 1943. Ne muajin qershor levizja antifashiste ne Mallakaster numeronte 1800 luftetare te inkuadruar ne formacionet ushtarake te mesiperme.  1. Mimi Dema “Kur te çlirohet Shqiperia” fq 20 – 21. Fier 2000  
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
ervin cepele 05 June, 2010 01:03:39
...................
avatar
avram mitro xhumara 01 February, 2011 06:03:16
Duke ndjekur endren e parealizushme

Shkrime kujtime per Llaqi Janon, njeriun qe ndiste zjarri mbi lume
Avram Mitro Xhumara




Jane ne qarkullim disa libra te autoreve nga treva e Myzeqese por ka edhe nga krahina te tjera te vendit qe kane shkruar e trajtuar ne forme dekumentare, episodike apo fragmentare edhe per kontributin e Llaqi Janos ketij qytetari te njohur e te nderuar te Myzeqese per te mire te vendit e te shoqerise ashtu sic jane te shumta shkrimet e tij dhe per te ne organe te shumta te shtypit shqiptar neper vite, te shoqatave te ndryshme si edhe nga ndonje i huaj qe e ka njohur ne jete.
Sipas kujtimeve dhe duke pergjithesuar aktivitetin e jetes se tij mjaft autore, publiciste kane shkruar tregime si historiani Nase Guga ne emisionet ne radio per deshmoret, aktori Ilia Shyti ne disa tregime per luften i referohet deshmive te Llaqi Janos, publicisti Jovan Buli ne disa tregime si ai Vdekja e njeriut te mire i referohet idealit, perkushtimit dhe ndergjegjes se Llaqi Janos, gazetari Bujar Xhaferri ne artikuj mbi perkushtimin e luftetareve veteran ne jeten e perditshme, shkrimtari Stavri Madhi ne romanin Pranvera e Tokes qe do te sherbente per skenaristin Vath Korreshi per realizimin e filmit per Hamit Matjanin, Irakli Bozo si konsulent ne filmin Pylli i Lirise mbeshtetet mbi ngjarjet qe i perkasin jetes se Llaqi Janos e familjes se tij, tregimtari ushtarak Hilli Liko i rreferohet tek libri Llazar Bozo, po keshtu e permendin dhe vlersojne ne librat e tyre historik mjaft autor si Koli Bozo, Xhorxhi Robo, Riza Taullau, Uani Hila, Kliti Nushi, Mimi Dema, akademiku Mentor Permeti, Kostandin Bocova, Tashko Lako, italiani partizan Etore Bonavolta, Thoma Bardhi, Naunka Lengu, Kalo Plaka, Mina Bardhi, Gjergj Kola, Jorgji Muzaka, Bektash Zhite, Foto Malo, Paulin Shestani, Dhimiter Shtembari, Themie Thomai, Faslli Haliti, Xhorxhi Karai, Dhimiter Xhoga, Kastriot Lekdushi e mjaft te tjere.


Janul Jovan Leshi (Kristo) ish partizan nga nje familje e njohur per tradita patriotike ne Myzeqe, baze e rendesishme e luftes antifashiste nder te parat ne vend. Gjate luftes ne kete shtepi jane strehuar shume drejtues te luftes qe nga Major Spiro Mojsiu e deri ne mjaft kuadro te rendesishem te luftes si Miti Bozo, Xhorxhi Robo, Skender Libohova, Pipi Bakalli, Rrahman Ruci, Llazar Bozo me djemte e tij Alekon, Irakline dhe Kolin. Kjo shtepi si dhe ajo e Kozma Janos dhe Gaq Ferres ne zonen e Myzeqes se Poshtme do te kujtohen per kontributin e gjithanshem moral dhe material qe dhane per luften.
Januli per disa vite punoi ne krahinen e Libofshes dhe qytetin e Fierit. Per neglizhence dhe gabime ne pune u denua nga organet e drejtesise.
Ndermjet kujtimeve te kohes se luftes shkruan… isha i ri dhe duke pare ambjentin patriotik qe ekzistonte ne miqsine e shoqerine e families sime edhe une u angazhova si i ri antifashist, duke bere prapagande dhe sherbesa te tjera per te ndihmuar luften deri sa mora armen e dola partizan. Kam njohur shume drejtues te luftes qe kane ardhur e qendruar ne shtepine tone dhe per sejcilin pavarsisht si erdhen kohet per mua dhe per ata, kam formuluar bindjen dhe ne nje fare menyre kam vlersuar karakterin dhe dinjitetin pavarsisht pozicionit politik, economik e shoqeror qe ata arriten.
Te gjithe bejne gabime ne jete por kur jane te ndergjegjshme eshte per te mbajtur qendrim edhe une gabova nga nje sere faktoresh dhe rrethanash qe na impononte koha ca nga niveli kulturor imi qe duke mos njohur mire proceset dhe pozicionin politik e shoqeror qe gezoja. Shkolla eshte mbi te gjitha, mua mu dha mundesia per shkolle brenda dhe jasht vendit por ishte mendesia dhe psikologjia, ekonomia dhe tradita familjare qe mbase me penguan me shume.
E kam thene kudo e kurdohere dhe askush nuk me ka kundershtuar se ne Myzeqen e poshtme Llaqi Jano eshte njeriu me kontribute me te medha ne te gjitha drejtimet, me trim, me patriot e me i vendosur per te vene te drejten ne vend, nuk kishte familje qe Llaqi Jano te mos kishte hyre per tju gjendur prane njerzve ne hall e ne nevoje ne ditet e veshtira. Nuk kishte drejtues pushteti ne krahine qe te mos kerkonte mendimin e Llaqit per probleme te ndryshme. Trim ishte dhe Uani Tiko por ai shkoi ne Vlore dhe jeta e tij mori tjeter drejtim.
Babain e Llaqit xha Kozmain e kam njohur te moshuar mbi te tetedhjetat gjate luftes, nje plak i urte e i respektuar ne krahine, nje jete te tere kish bredhur fshatrat e Myzeqese, Kavajes e Dumres si tregtar bagetish dhe kish rritur dhjete femij djem e vajza me dy barqe. Ai ishte ne moshe me i madh se gjyshi im Ikonom Leshi por kishte kujtime interesante sidomos mbas vitit 1900 nga Ikonomi. Llaqi tani ne kete mosh eshte njelloj ne tipare me te jatin, shikoji dhe krahasoji te dy ne fotografi ne te njejten moshe. Nena e Llaqit ishte Katerina, nga Kosova e Lushnjes, ajo ishte shume trime dhe kapedane matej pa frike me kedo burre, bej apo aga, prift apo hoxhe, xhandar apo nenpunes, ishte e dyfekut e hapnin udhe te gjithe, nuk trembej nga asgje kish ardhur ne Libofshe mbi 40 vjece dhe kish kaluar mjaft vuajtje dhe veshtirsi duke mbetur jetime mbas koleres se vitit 1918 qe mori shume jete ne anet tona.
Llaqi dhe vellai me i vogel i tij Mihali vinin shpesh ne shtepine time ku rrinin mjaft ilegale per problemet e luftes antifashiste. Ata kishin krijuar nje emer te mire si antifashiste duke treguar guxim dhe trimeri ku Llaqi u burgos ne Libofshe kur nxiti paraushtaraket te hidhnin poshte flamurin Italian dhe te ngrinin lart flamurin kombetar, kurse Mihali qe punonte ne Durres e me vone ne Tirane u lidh me shume te rinj antifashiste dhe merte pjese ne grupet komuniste dhe njesitet guerile te Tiranes ku dhe u arrestua ne prill te vitit 1942 nga autoritetet fashiste qe pasi e denuan e perzune edhe nga Tirana. Erdhi ne Krahine dhe u zgjodh kryetar i grupit edukativ komunist dhe ne detyra te tjera, u rreshtua ne ceten e pare partizane te Myzeqese dhe ne formacione te tjera gjersa dha jeten heroikisht ne luftimet e operacionit te Dimrit ne janar 1944 ne malsine e Gor Oparit ne Cemerrice te Ostrovices bashke me shtate shoke te tjere Myzeqar ku dhe sot ju eshte ngritur nje lapidar.
Llaqi e respektonte dhe e degjonte shume tim ate Uan Leshin si nga mosha por edhe nga karakteri e kontributi patriotik qe kish im ate. Kete e dinin mire dhe kundershtaret politike te luftes, ballistet dhe te tjere dhe kur kishin ndonje problem qe i nderlikonte per veprimet e bera ndaj popullit dhe perkrahesve te luftes antifashiste vinin per te mare fjalen nga babai im se Llaqi qe ishte komandant i vendit mund te vepronte per ato qe ata kishin bere.
Nje dite vjen mbasi ishte vrare nga partizanet Ibrahim Cela komandant ballist i vellai i tij qe komanda e ballit e kish bere me zor komandant ne emer te vellait qe te merte dhe hakun e tij. Por koha vepronte shpejt dhe lufta tashme dihej si do perfundonte dhe i lutet babait, xha Uni te kam mik te vjeter dhe kam nje hall te madh si te veproj se do te me denojne dhe Llaqi nuk te fal ne keto raste. Babai e degjoj e qortoi dhe e keshilloj, kthehu ne shtepi e mos zbras arme se do ta rregulloj une kete pune. Dhe vertet e rregulloj se kishte mjaft mundesi ta qetsonte Llaqin dhe te tjeret ne kete problem se gjerat dhe ishin mpleksur majtas e djathtas. Kishte familje qe nje djal e kishin partizan e nje me ballin, kjo kryesisht tek elementi mysliman i vendit, prandaj edhe beu Ibrahim dhe i vellai i tij kishte ndonje njeri te tij apo nga te gruas nga Skrapari partizan dhe shok me Llaqin. Dhe per kete do te jape edhe rastin qe shoku im i feminise qe kishte zbritur nga Skrapari ishte lidhur me miqsi me beun Ibrahim dhe aktiviste me te per mjaft marifete bile edhe ne vjedhje shtepish fshataresh te thjeshte, kurse i vellai i tij partizan, mbas luftes shoku im i feminise (Z.Sh) bente tregti me rrobat qe dikur kishte vjedhur Ibrahim beu (nga Bubullima kete problem e ngriti Tonc Pambuku me shume force por atij se ku i gjeten nje sebep dhe e bene kulak), bile me vone ai moshatari im se ku beri dhe nje krushqi e mbaroi dhe shkolle te madhe dhe u be i njohur dhe ishte ai qe me denoi me vone per gabimet qe bera, keshtu e ka jeta jane gabimet qe kemi toleruar vet e qe te bejne nje dite te keqen e madhe.
I tregova nje dite nje gazetari te njohur, Foto Malos disa te verteta te kohes se luftes e te pas luftes i duheshin per te bere nje liber sic me tha pergjithsues per njerzit gjate 60 vjeteve nga koha e Zogut deri ne tranzicionin e gjate qe po ndodhte dhe kish mare si model jeten e Llaqi Janos qe e kish njohur ketu ne Emigracion dhe shoqata Myzeqeja kishte bere nje aktivitet perkujtimor per jeten dhe kontributin e njohur e te vlersuar te Llaqi Janos.
Per mua qendron ajo shprehja e bukur qe tha ai plaku arsimtar nga Imshta e Lushnjes qe Llaqi Jano ishte nga ata burra qe ndizte zjarrin mbi lume ne cfaredo lloj rrethane apo sic e percakton xha Murat Daliani plaku nga Kurveleshi qe banon prej kohesh ne Libofshe.
Une do te shtoj ate qe thoshte kurdohere Major Spiro Mojsiu ne takime shoqerore apo familjare dhe marje vendimesh te ndryshme ne Myzeqe se Llaqi Jano eshte me trimi qe kam njohur ne gjithe Myzeqene e me gjere si gjate luftes edhe ne ndertimin e vendit, i zgjuar, i ndershem trim i prere dhe i vendosur deri ne fund te zgjidhjes se problemit te ngarkuar.
I them nje dite Presidentit te Republikes Alfred Mojsiut si shok e mik nga feminia se kam ardhur te uroj detyren e madhe dhe mbeshtetjen qe ke nga ne per te punuar per vendin dhe popullin, sot si une qe jam ne emigracion ka me mijra dhe te dergojne pershendetjet me te mira per mbarevajtjen e shtetit Shqiptar me ty ne krye qe je dhe perfaqsues i nje dere te njohur ne shekuj per kontribute kombetare. Me kujdes i parashtrova nje kerkese timen te imponuar nga ndergjegja dhe jo ndonje shtyse tjeter qe edhe mund te ishte e arsyeshme qe ne emigracion ka mjaft njerez patrijote, te afte e me kontribute te shumta mos i lini ne harrese se kan bere e bejne punra te medha per popullin e vendin tone, e me kete rast i permendt Mihal Janon djalin e Llaqi Janos. Ai nuk e kishte te veshtire te jepte nje zgjidhje te deshiruar ndaj ketij aktivisti dhe intelektuali, por u ndal dhe tha jo nuk e bej per Llaqi Janon se me ka thene oportunist tradhtar dhe bashkepuntor me Azem Hajdarin, se ke shkelur idealet e luftes e te babait, jam i ofenduar nga ai prandaj mos ma ze ne goje, Por une i thash qe familja juaj eshte ndihmuar gjate luftes nga Llaqi Jano dhe babai jua major Spiro Mojsiu ka patur tjeter vlersim per Llaqi Janon e families e tij, po, po me tha por ai me ka ofenduar shume dhe ne prani te te tjerve ne nje takim qe kemi bere vite me pare per nje unifikim te veteranve te luftes antifashiste. (Une Janul Leshi per kete takim kisha degjuar nga Pasho Ruci djali i Daj Rrahmanit komandant partizan myzeqar dhe i denuar politik si dhe une. Kish ardhur nga qendra, Tirana Alfred Mojsiu, Rrahman Perllaku, Irakli Bozo, Koli Bozo, Josif Zegali dhe nga Lushnja Llaqi Jano, Kozma Zegali, Riza Taullau dhe Pasho Ruci te gjithe kuadro te vjeter te luftes per mohim dhe mbrojtje te idealeve te luftes antifashiste ne kuadrin e proceseve demokratike, ata nga lart mbase dinin me shume nga konjekturat ku ishin trazuar kurse keta posht ne baze ruanin me po ate fanatizem ate ideal te larte qe i mblodhi dhe drejtoi ne lufte e ne jete per nje jete me te mire e me te ndershme shoqerore)




Maskarallek ballistash, suallen Nazistet ne mehallen tone

Ishte duke hyre vera e vitit 1944, lufta vazhdonte dhe hovi i ushtris antifashiste national-clirimtare ishte rritur shume, per dite fshataret shtonin rreshtat partizane, Miti, Koli Bozo dhe Llaqi Jano drejtonte veprimet e amatosura dhe pushtetin e keshillave ne zonen e Myzeqese se Poshtme, babai im Jovani ose Uani sic e therrisnin ishte kryetar i Keshillit antifashist te krahines Karatoprakut dhe antar i Keshillit te Myzeqese.
Ne zone kishte te dislokuar mjaft reparte te vogla te ushtris gjermane ne Ardenice, prane Ciflikut, Ndernenas, Divjake, Mbrostar, Bashtove, Pojan e ne pika te tjera,per rreth tyre shkonin shpesh here trupat balliste te zones per tu mbrojtur nga sulmet e partizanve,
Nje dite babai nuk gjendej ne shtepi, kish shkuar ne pazarin e Fierit per te rregulluar ca pune dhe per te blere disa materiale qe na duheshin. Ne ishim shtepi e madhe dhe perbenim nje mehalle me vete, kishim nje ekonomi te mire, nje ferme ne mes te nje pylli te dendur, me mjaft krahe pune jo vetem te familjes sone por edhe hyzmeqar e argate te tjere te ndare sipas punrave ne bujqesi, blegtori, shpezeri e sherbyes te tjere. Papritur vjen neper vapen e madhe nga nje rrugice e fshehte nje toge ushtaresh gjerman dhe mjaft forca balliste te Hyqmet bej Meces nga Fiersemani. Ky kishte edhe nje vella fashist dhe Prefekt ne Durres qe drejtonte edhe reaksionin ne zonen tone, kishte mobilizuar gjithe njerzit me te keqinj hajdute dhe kriminela me damke qe kishin vite qe jetonin ne anet tona si kosovar, jevgj dhe muhamedan te tjere. Beu kishte intriguar ne komanden gjermanene se ketu prane eshte nje familje e rrezikshme komuniste dhe duhet eleminuar se kane shkuar edhe disa komunista te rrezikshem ne ato caste. Fakt ishte qe te ne vinin lloj lloj njezish partizane e ballista, te mire e te keqinj, spiuna dhe dallaverexhinj se ishim dhe dere e hapur per te gjithe por dinim te mbanim qendrim edhe ndaj te liqeve.
Pasi rrethuan pyllin dhe mehallen erdhen dhe rrethuan shtepine, nxuaren te gjith te medhenj e te vegjel jashte kontrolluan shtepine ane e kend dhe nuk gjeten asgje. Nena ime ju nxori per tu freskuar leng trendafili qe e mbanim ne nje shteme ne pus si dhe dhalle te ftohte. Gjermani ju drejtua me radhe te gjithe njerzve qe ishin mbledhur dhe perkthyesi nje kosovar i vjeter jo nga anet tona perkthente. Pyeti nenen se ku ndodhet burri jua, ajo i tha se ka disa ore qe ka shkuar me dy hyzmetqar deri ne pazar te Fierit per te mare ushqime dhe kthehet shpejt se ka ndare punet per argatet, me tej gjermani pyeti me radhe cben ti i tha nje sherbetori, une i tha ai tani u ktheva nga mulliri dhe blova bereqetin, nje tjeter i tha se kam ardhur tu coj buken ne are argateve ne tokat e Dellit, nje tjeter tha se jam argat druvar per kete shtepi dhe thurr edhe lesat e oborrit, kurse grate e vajzat e tjera i thane se meremi me gatimin dhe punet e shtepise. Gjermani qendroj nje cast u kthye nga beu dhe ballistet e tha prere, ju me genjeni mund te keni arsye te tjera se keta nuk jane komunista kete e tregon edhe ekonomia e tyre e mire dhe organizimi qe i kane bere punve, komunistet nuk mbajne argat e hyzmeqar ne punet e tyre. Keshtu iken gjermanet pa bere asnje te keqe, kohe me vone me thosh nje ish ballist qe kishte qene bashke me gjermanet ne shtepine tone se beu donte qe te perfitonte nga nderhyrja e gjermaneve duke bere rreprezalje e vet te dilte i pa implikuar ne kete konflikt por gjermani sikur e lexoj ne balle qe kjo ishte nje maskarade shqiptaresh.

Tregim lufte nga Janul Uan Leshi

Nje dite ne prite me ballistet e cetes UFA

Ishte muaj qershor 1943, kish dite qe kish mbaruar takimi i perfaqsuesve te popullit te Myzeqese dhe zones per rreth, te Partis komuniste dhe te Ballit kombetar te mbledhur me 12 maj ne shtepine e Kozma Koci Janos ne lagjen Stan Libofshe me inisjativen e Partise Komuniste per te bashkevepruar ne lufte kunder fashisteve. Ishin mbledhur nen drejtimin e Major Spiro Mojsiut, Xhevdet Nepravishtes, Rrahman Rucit, Llazar Bozos, Miti Bozos krere te njohur si nacionaliste te zones nga Lushnja, Fieri dhe krahinat perreth Myzeqese si dhe ballistet Tefik Cfiri, Hajdar Cakrani, Ibrahim Cela, Bexhet Qafa, Myfit Ngurza e tjere. Mbas dy dite diskutimesh dhe debatesh kuptohet qe reaksioni deshte privilegje, tituj dhe rroga te lidhej ne kete beselidhje gje qe u kundershtua si te pamundura nga nacionalstet patriote dhe komunistet e zones.
Ballistet e zones se Semanit ishin hedhur e perhapur te organizuar neper fshatrat qe nga Pojani deri ne vij te ujit duke bere reprezalje, vrasje, grabitje e perdhunime ne familjet qe ishin te lidhur me luften antifashiste. Ata i prinin elemente me te ndyre te vendit qe nga Rexhep Kosova qe me shume fije ishte i lidhur me fashizmin duke mare ndihma ne arme, florinj e informata te shumta per te shkaterruar luften antifashiste.
Keto forca balliste hodhen lumin ne Alibeas dhe po benin terror fshatrave te bregdetit dhe kishin ndaluar ne Cakajas dhe Mucias dhe ja kishin shtruar me te ngrene e me te pire. Lajmin e afrimit te forcave balliste me ne krye komandantin e tyre e muarem vesh shpejt nga korieret tane.
Ne mengjes heret ata derguan nje lajmetar ne shtepine tone per te bere nje dreke te madhe nderi se do vijne forcat e ballit. Babai se bashku me Llaqi Janon qe ishte pergjegjsi per ruajtjen shokeve te shtabit partizane dualen dhe e priten diku para Dellit te vjeter, degjuan personin lajmetar qe ishte dhe vrojtues e zbulues i ballit. Lajmetarit nuk i ra ne sy asgje e dyshimte se ne mehalla ishin disa partizane. Ata i thane se nuk eshte momenti, eshte kohe punresh te shumta ne bujqesi dhe se kemi ngene te meremi me dreka por qe per ndonje kafe te urdheroni kur te doni.
Ne shtepine tone ne Rrungaje ishin mjaft nga kreret e levizjes antifashiste qe mereshin me mobilizimin dhe organizimeve te batalioneve te reja partizane si dhe disa partizane djem ne ruajtje te ketij shtabi. Major Spirua i tha babait ne po largohemi qe te mos ndodhe gje families nga zjarri i armeve, por ku donte tja dinte babai, jo tha ai flaka le ti vihet shtepise po ju afrua ai fundrina i Cetes bashipozuke Rexhep Ufa,. Kjo shtepi ju e dine se asnje here nuk eshte dorzuar prandaj te gjithe sa jemi neper vende dhe gati armet.
Qe do vinin patjeter ballistet kete askush nuk e vinte ne dyshim. Kjo sepse dihej kapadailleku i tyre per tju bere ndere te tjeret per veprimet qe ata kryenin aq me teper nga pergjigja qe ju dha lajmetarit. Nga larg nuk vonoi te vinin te shtenat e armeve kuptohet se ballistet po afroheshin.
Major Spirua, Llaz Bozo, Rrahmani Ruci dhe Koli Bozo ben planin e veprimit dhe dhane porosira per te gjithe se cduhej te benin. Dualen me kujdes dhe shkuan tek vendi me i pershtatshem per prite qe ishte ura e Rrungajes ku mund te futej ne nje dare rrethimi ceta balliste. Major Spirua, Koli Bozo dhe babai Uani zune pozicion prane ures dhe po rrinin me gishtin ne kembes, ne mezhden e korijes prane Dellit ne pararoje ishte Miti Bozo, Daj Rrahmani, Llaqi Jano me te vellane Mihalin, Sadik Koprencka, Nikoll Kule e disa partizane te tjere per tju mare krahet ballistave. Pritej afrimi qe partizanet po e ndiqnin me dylbi nga meni i madh i oborrit tone ku diku 500 larg ballistat ndalen dhe po benin potere me njeri tjetrin per objektin e sulmit. Nje nga ballistet hezitonte te merte pjese ne diegien e shtepine tone sepse ai ishte borxhli ndaj ndereve qe i kish bere dera jone ne vite dhe thoshte se nuk eshte e ndershme qe te djegim shtepine e nje njeriu qe na ka dhene buke e duhan, prandaj po guxuat te shkoni une per fjale te burrit do ju kthej armet juve dhe vertet ashtu beri. Zhurma e potereve vinte deri tek ne, dukej se kercenimi i tij i nderroj edhe fatin e ballistave qe ju ishte bere prita. Te rinjte donin te shkonin dhe te hapnin lufte por nderhyri Major Spiro dhe nuk lejoj te derdhej gjaku kot vecse po erdhen per te djegur shtepine ne atehere do tju tregojme vendin.
Keshtu na shpetoj nga kjo prite komandanti i ballit me turmen e tij qe me vone beri mjaft vrasje ne zone sidomos ne vrasjen tragjike, teper barbare ndaj keshilltareve te fshatit Shenpjeter me urdher te beljerve Cakranjote per te mbjelle terror neper fshatrat e lidhur me luften.
Nje dite shtatori te vitit 1944 kur ne kodrat e Ardenices zhvilloheshin luftime te ashpra me gjermanet qe tentonin te largoheshin per ne veri, komanda e vendit bente mobilizimin e te rinjve, ne Libofshe kishte ardhur Sedat Ruli, Andrea Durri, Fato Ahmeti dhe komandant vendi ishte Llaqi Jano. Ne lartesi te ulta fluturonin avionet angles qe shpesh benin bombardime vend e pa vend duke vrare dhe banore te pafajshem ne pazarin e Libofshes. Kishte mjaft ballista qe vinin ne shtepine tone per te dorzuar armet dhe te mernin garancine per te qendruar, gjate nates grupe te ndryshme ikanakesh te perlyer tentonin te shkonin per ne veri por binen ne zjarrin e pritave te patrullave partizane, ishte problem i madh se nuk kishim mundesi ti mbanin te mbyllyr neper objekte, midis tyre kishte dhe mjaft spiune e kriminele por nuk i njihnin se vinin nga jugu.
Kur dola nga cairet e barit ato dite per te pare barin e korrur nga argatet vura re se ai ishte rrembyer me qerre per tere naten nga disa muhaxhir magjyp te Gungasit, i fola te kthejne barin po ku degjonin ata e do komandanti i ballit thoshin, shkoj takoj Llaqin si komandant vendi dhe i tregoj ngjarjen, mos u merakos me tha per tere naten ata barin do ta bjene ne shtepi se bashku me komandantin e ballit dhe armet qe kane. Te nesermen heret degjuam zhurme ne oborr, kishin ardhur muhaxhiret e ashper po kesaj radhe me koken varur e mustaqet rrezuar, ishin njerez te neveritshem, dallkauke por edhe te genjyer, ju luten babait me lot se kishin frike nga ndonje denim, por ikni ju tha babai pergjigjem une per ju ne komande tek Llaqi se nuk eshte faji juaj por i atij qe ju urdheroj te rrembeni barin tim ne caire.

Kur dola nga burgu nuk kisha ku te shkoja me vinte turp e zore nga te njohurit e dikurshem, familja kish hequr ngushte ne ato vite te mungeses sime, miqte e vjeter te familjes qendronin kurdohere prane por kishte edhe mjaft te tjere qe ishin trembur dhe nuk afroheshin. Si tja beja mora guximin dhe shkova takova Llaqin qe banonte ne Lushnje se njerzit e shtepise me thane vetem Llaqi na ka ardhur vazhdimisht ne familje dhe ka pyetur per hallet tona. E takoj me ndrojtje se e dija tipin e tij, nuk me pyeti per fajin dhe burgun e bere por thjesht se c’ke ndermend te besh tani, dua pune dhe shtepi i thash se jam jashte. Erdhi vete disa here ne Fier takoj mjaft te njohur dhe me sistemoi ne ndermarjen e naftes se bashku me Myzafer Trebeshinen, me ndihmoi edhe per shtepi por nje gje me tha keshtu eshte jeta tu dhane mundesite por gabove, mbase ke vene mend e shyqyr qe yt ate nuk e mori vesh denimin tende se e mori vdekja me qete para burgosjes tende. Ai e donte dhe e respektonte shume tim ate per qendrimin e larte patriotik dhe shoqeror qe kishte mbajtur ne jete dhe ne cdo pozicion qe te ishte per respekt te kujtimit te tim eti e families sone ai sakrifikonte ashtu sic dinte ai e sic e njohim te gjithe ne shoket e miqte e tij.
I shkoj nje dite ne zyre Xhorxhi Robos ish sekretar i Frontit Demokratik te Shqiperise i kerkoj ndihme per disa probleme, me priti ne posicion zyrtari dhe u justifikua se nuk mund te bente asgje sepse isha nje i denuar i pushtetit. Me kujtoj mjaft merita e ndere te families ne vite te luftes e te punes por ja qe ketu ndaheshin rruget. Qendrova ashtu ne kembe e i thashe se cdo gje e kemi bere me zemer e me nder por ky denimi im nuk eshte kaq i rende sa e beni ju, kur te tjere me te medhenj se ty si Shefqet Peci disa here e kane nxjere nga burgu nje njeriun e tyre te denuar rende per politike, po keshtu eshte se po te kishim mbajtur ndonje lafshprere do te shikoje se sa do interesoheshin ata per te mirat e dikurshme, e pashe qe si erdhi mire por edhe mua nuk me rrihej pa ja thene kete, ika me tej tek Miti Bozo i cili me degjoj dhe me tha ti ke gabuar por je njeriu yne i mire i provuar heret dhe tashti qe ke ti nevoje ne do te ndihmojme ,kjo eshte edhe detyra e parties per te sistemuar dhe per te hyre edhe ti ne jete, ne po edukojme dhe armiqte jo ty qe ke qene dhe je i joni. Irakliu ishte me pune ne Fier dhe mundohesh te me ndihmonte kurse Koli vinte por nuk kishte pozicion per te me ndihmuar.
Spiro Mojsiut i shkoja ne shtepi si dikur ne vitet e para te clirimit kur me shetiste neper rruget e Tiranes me shoferin e tij dhe me mbante ne shtepi bashke me djemte e tij, i kisha mbaruar ndonje porosi sekrete te atyre viteve kur une vet isha i ri komunist dhe im ate nje patriot i njohur me te gjithe udheheqjen e partis, bile Mehmet Shehu kish kthyer disa here ne shtepine tone kur delte ketej per gjah si miq te Spiro Mojsiut dhe i jepte kurajo babait per situatat qe kalonim.





Petraq Doko ushtarak i larte ne garnizonin e Fierit, lindur ne Libofshe

Njeri i afert nga fisi me patriotin e demokratin Naum Grigor (Doko) Priftin, komunistin e pare te Myzeqese dhe rektor i Universitetit Ekonomik ne Tiblis te Gjeorgjise deri sa vdiq me 1936, ndermjet kujtimeve te shumta per aktivitetin dhe kontributin e Llaqi Janos tregonte ne vitin 1987.
Llaqi eshte nje nder burrat e rralle jo vetem te zones por te gjithe krahines se Myzeqese qe ka punuar e kontribuar si asnje tjeter per te ndricuar mjaft ngjarje te rendesishme historike te jetes, te punes e te luftes te banoreve te krahines por ai ishte edhe nje nder luftetaret dhe organizatoret e pare te rezistences antifashiste, familja e tij ka mbajtur nje peshe dhe ka dhene nje kontribut te madh ne kete lufte si baze e rendesishme antifashiste, si spital partizan, si familje deshmori dhe mbetet nje dere e madhe e hapur e dashur dhe e nderuar nga te gjithe.
Banoret kishin besim dhe kan besim edhe sot tek aftesite e Llaqit, tek trimeria dhe guximi i tij, tek vlerat morale qe ai ka manifestuar e mbart ne jete. Me te ke deshire te bisedosh se ka nje edukate e kulture te admirueshme e shoqeruar kjo me vetite e tij te mrekullueshme fizike, me nje ecje krenare dhe teper burrerore.
Qe kur ishim te vegjel ne bangat e shkolles kemi ndjere nga afer kujdesin e tij per arsimimin tone te metejshem. Shume shoke qe shkuan ne shkollat e larta brenda e jashte vendit kishin patur kurdohere kujdesin, ndihmen e pa kursyer te ketij njeriu fisnik. Si kudo edhe ne zonen tone do te kishte njerez te prapaskenave qe pengonin ecjen perpara por kembengulja e Llaqit, aftesite e tij dhe mbeshtetja e madhe qe ai gezonte me te drejte ne popull kishin bere qe punet te shkonin mbare.
Mbaj mend takimet qe bente ai me te moshuarit, pyetjet e shenimet e shumta sic mbaj mend dhe kam qene deshmitar i mjaft zgjidhjeve e realizimeve te premtimeve qe kish bere para popullit.
Nje dite ne pranveren e vitit 1959 duke punuar e grumbulluar mjaft materiale per Revolucionin demokratik te Qershorit 1924 me rastin e 35 vjetorit te tij ai nxori dhe evidentoi nje material te pasur per bashkefshatarin tone, patriotin dhe revolucionarin Naun Grigor (Doko Priftin) e shoket e tij te atyre koherave, pyeti miq, shok bashkeluftetar te Naunit si Zog Bardhin, Miti Puken, Jakov Milaj, Rrapi Mertirin, Bush Natin, Kozma Comon, Gori Cukon, Jovan Leshin, Taq Semen, baban tim dhe mjaft te tjere nga fisi yne. Te shkruaje liber sidomos bibliografi duhej kujdes e devotshmeri por mbi te gjitha duhej autorizim nga lart ne ato kohera.
Me njoftoi nje dite qe te dy bashke, ai vazhdonte shkollen e larte te Parties V.I.Lenin ne Tirane kurse une isha student ushtarak se jemi caktuar nga partia e pushteti ne Libofshe te shkojme ne K.Q te Partise per te mare takim me Koco Tashkon qe dikur si anetar i KONARES dhe i Komiternit ti mernim kujtime per shokun e tij te aktivitetit komunist ne Bashkimin Sovjetik Naun Doko Priftin.
Koco Tashko na priti dhe biseduam per inisjativen tone si nje detyre e shtruar nga lart per ngritjen e figurave me kontribute te medha shoqerore e politike ne te mire te popullit e atdheut. Ai na dha disa kujtime por ne to dallohej dhe nje fare megallomanie ne lidhje me konkluzionet e pershtypjet qe ai kishte per shoket dhe kohet qe kishin kaluar e qe ishin tipike per karakterin e tij.
Nauni ishte pak me i madh se une ne moshe por jo ne trup tregonte Kocoja, ishte i zgjuar por me thene te drejten pak kishim biseduar bashke sidomos kur krijuam KONAREN. Ai me qe kishte deshire te vazhdonte shkollen e larte duke i pelqyer edhe situata ne Bashkimin Sovjetik, interesi i Kominternit qe te pergatiste kuadro per te ardhmen e shoqerise sidomos per ne Ballkan por edhe me qe ishte i semure nga nje ftohje e vjeter qendroi atje, mesoi dhe u kualifikua e per aftesite qe kish treguar u caktua dhe profesor ne universitetin ekonomik te Gjeorgjise ku per disa vjet drejtoi edhe nje kateder sic na kane thene shoket sovjetik deri sa semundja ju rendua dhe pse kujdesi ishte i madh nga autoritetet e vendit ai vdiq jashte si emigrant politik i krahut revolucionar. Me teper nuk mbaj mend tregonte Kocoja, se ne ishim shume ne emigracion, punonim te shperndare dhe me grupe, eshte si ajo puna e komandantit qe nuk i njeh mire gjithe ushtaret e repartit te madh perfundoj Kocoja.
Me vemendje e degjonim dhe Llaqit nuk ju durua e i tha po mire more shoku Koco se komandanti nuk i njeh mire te gjithe ushtaret por oficerat e kuadrot e tij nuk i njeh. Kocoja e kuptoi se gaboi por ju drejtua Llaqit dhe i tha ke te drejte, ne shoket e idealit do ti vlersojme e partia e ka shtruar kete problem dhe une kujtimet e mija per ate kohe qe i kam te shumta do ti shkruaj dhe se shpejti, ju me nxitet per kete teme se dhe punet e tjera i kemi te shumta ne kete kohe.
Nuk vonoi dite nga takimi qe beme me Koco Tashkon dhe ne gazeten Zeri i Popullit doli nje shkrim i gjate kujtime dhe reflektime per jeten e Naun Priftit nga Koco Tashko. Me porosi te K.Q te Partise materialet qe mblodhi Llaqi Jano ju dhane nje historiani ne aparatin e K.Q te Partise ( ) i cili mbasi punoi e erdhe ne disa takime me te moshuarit e fshatit per ndonje verifikim, mblodhi e shkruajti nje liber te thjeshte informative per komunistin e pare te Myzeqese.
Edhe librin “Ajo dite nuk eshte larg” kushtuar ne forme letrare artistike patrijotit demokrat, komunistit revolucionar Naun Grigor Priftit nga mesuesi i zones sone Naun Kule edhe pse ishte nje nisme e mire kishte edhe nje ser mangesish qe me mire se kushdo tjeter ishte Llaqi qe e njihte mire historine e zones dhe qe ja vuri ne dukje autorit per nje preference familjare e miqsore te nje kontributi ne fakt te munguar per disa te afert te autorit.
Do te kujtoj dashamirsine por edhe besimin qe kishte e ka Llaqi ne familjen tone e ne mjaft familje te tjera duke kerkuar mbeshtetjen ne vitin 1965 per nje relacion qe u pranua dhe u firmos nga mjaft banore te zones drejtuar Kryeministrise dhe Kuvendit Popullor per ti dhene mundesine zones sone qe per kontribute te shquara atdhetare por edhe ekonomike ti jepej mundesia qe te viheshin ne sistemin e linjes hekurudhore dhe kjo u be realitet qe treni te shmanget nga drejtimi i Kolonjes e te kalonte ne Libofshe.
Llaqi po punon pa pertuar per te bere Historikun e krahines, ka kontribuar shume per Muzeun e saj qe deri tani eshte nder me te miret e rrethit e te krahines, ka qene kembengulja dhe kujdesi i tij per rregullimin e qendres se Libofshes, ngritja e pallatit te kultures, ndertimin e godines se madhe per shkollen, objekteve tregtare bashkekohore, po lidh stacionin e trenit me qendren dhe pse ka hasur ne mjaft veshtirsi nga burrokratet e pushtetit ne Libofshe, ka siguruar bazen materiale dhe ka filluar punen per ndertimin e ujesjellsit te ri te zones, ka kontribuar si asnje tjeter per Lapidaret dhe Pllakat perkujtimore dhe bazat e luftes antifashiste, sistemimin e rrugeve te fshatit e mbi te gjitha qe meriton nderim te vecante sot jane perpjekjet e tij per te restauruar kishen e Shen Gjergjit dhe varrezat e Libofshes qe jane dhe monument kulture.
Dhe do te vecoja respektin qe ka krijuar shoku Llaqi, me dashurine e madhe qe ai tregon per zonen e njerzit e saj, luften e madhe, sakrificat e shumta qe ai ben me burrokratet, indiferentet pushtetare lokale e qendrore qe jane dhe te zones sone e nuk interesohen aspak per vendlindjen e tyre, per njerzit e tyre kur gjithkush e di qe nga fisi dhe te afermit e Llaqit nuk ekziston as edhe nje ne Libofshe.
Ai eshte nje njeri me kujtese te madhe, me shpirt te gjere, trim dhe guximtar per te miren dhe me kontribute te jashtezakonshme per Myzeqene, ne per cdo problem qe nuk japim rruge zgjidhje shkojme pa drojte e plot besim e kerkojme ndihmen e tij dhe ajo nuk ka munguar asnjehere nga ana e tij.







Bisede me intelektualin Lili Doko instruktor, punonjes partie prane Komitetit te parties rrethit Fier ne qershor 1988.

Kam punuar prej shume vitesh ne Komitetin e parties te rrethit Fier. Me eshte dhene rasti te njoh mjaft materiale deri ne ato te arshives, per disa probleme me eshte dashur ndihma e Llaqit si per trajtime historike por edhe politiko-shoqerore. Llaqi ka nje memorje te mrekullueshme e mjaft te sakte ne dije e dekumenta. Ne jemi krenar per kete njeri qe ka bere aq shume per njerzit e thjeshte jo vetem te krahines sone por edhe nga zona e krahina te tjera te vendit. Llaqi eshte nje shok i rralle, nje qytetar shembullor, nje komunist i perkushtuar i idealit te larte. Ai nuk i trembet askujt dhe asgjeje ashtu si dje ne lufte edhe sot kur eshte i bindur se ka te drejte dhe eshte ne te mire te popullit, partis e atdheut.
Na vjen keq per gjithe sa ka hequr ai ne jete nga intrigat dhe prapaskenat e pushtetareve aparatcike, burrokrateve e servileve te neveritshem. Disa here kane ardhur nga lart per te vertetuar letra te ndryshme nga intrigante e anonime nga njerez te skutave e shpirtvegjel qe perpiqeshin te njollosnin sadopak karakterin e forte te Llaqit. Por asnjehere ata nuk ia arriten qellimit.
Ne vitin 1967 mbaj mend ne nje buletin Teper sekret te Komitetit Qendror, mund te kete qene i gushtit, ndermjet te tjerash Enver Hoxha i terheq vemendjen Komitetit Parties te rrethit te Lushnjes per qendrimin e mbajtur ne nje plenum rrethi duke i hequr te drejten e diskutimit komunistit Llaqi Jano, bile me e keqja theksonte se kane mare masa partie e shteterore ndaj tij e ndonje tjetri pa te drejte, ndaj ketij njeriu qe kurdohere me kurajo ka ngritur probleme qe shqetesojne partine e shtetin tone.
Me kujtohet nje dite me porosi te sekretares se pare te rrethit shoqes Naunka Bozos u zhvillua nje takim me pjesmarje te gjere te punonjesve te artit e kultures ne sallen e teatrit “Bylys” per disa probleme e shqetesime qe kish ngritur shoku Llaqi Jano per denigrimin e figures te banorit te myzeqese ne art e letersi qe eshte ne kundershtim me realitetin historik, me edukimin e moralin e traditave tona me ideologjine e parties e te shtetit tone.
Llaqi si qytetar me guxim ngriti mjaft shqetesime te drejta, qe te gjitha cfare parashtroj qendronin, ai argumentoi dhe i ballafaqoi me fakte te shumta historike qe jane unikale per nga mesazhet qe percjellin ne breza e jo te banalizohen me nje humor pa moral, qe nuk i sherbejne kurkujt.
Lufta e myzeqareve ne shekuj eshte e lavdishme trajtonte Llaqi, per te mos shkuar me tej por qe nga rezistenca antiturke, ruajtja e besimit fetar e bashke me te e traditave te tjera te mrekullueshme te popullit tone, lufta me bejleret sidomos ajo e prijsave te kryengritjeve antiturke te viteve 1835, 1848 e drejtuar nga Alush Frakulla, Lipe Zhuka, Trifon Lala e Abaz Lushnja, Gori Myzeqari, Jorgji Perriu, Rrapo Hekali me mallakastriotet, nga Tafil Buzi me trimat dhe mbeshtetesit e tij ne keto ane kunder reformave te Tanzimatit, per shkollen shqipe te 1905 e 1908 qe eshte nje nder te parat ne vend, per kontributin e patrijoteve myzeqare e cetave te tyre per pavarsine kombetare, per shoqerimin e plakut Ismail Qemali ne rrugen per ne Vloren e flamurit, per kontributin ne Kongresin historik kombetar te Lushnjes, per ndihmen qe dhane per Revolucionin e Qershorit dhe qendrimin heroik ne luften e Tujanit te bijeve te Myzeqese ne dhjetor 1924, per guximin dhe qendrimin antizogist ne Kryengritjen e Fierit me 1935 per luften e madhe antifashiste qe krijuan nje nga cetat e para partizane shqiptare, per heroizmin masiv te bijve te myzeqese martire ne ate lufte te perbotshme per qendrimin heroik te keshilltareve te ShenPjetres ne vjeshte te vitit 1943, per betejat e luftrave te partizaneve ne prill, maj, qershor 1943 ne Karbunare, fshat qe u dogj tre here gjate luftes e asnje shtepi nuk ngeli ne kembe, kur dihet se ky fshat ka 28 deshmore te luftes e asnje banore nuk u lidh me pushtuesit e ballistet, per luftrat me bandat kriminale te Isa Toskes, Hamit Matjanit, Rexhep Kosoves, Hajdar Cakranit e tjereve, per vrasjet, djegiet e persekutimet qe kryen gjermanet ne Ngurze, per familjen e Llazar Bozos qe i dha luftes si askush tjeter ne vend, kater djem kuadro te larte te luftes dhe gjithe familja e madhe me arme ne dore doli maleve, dalja partizane e 68 vajzave fierake menjehere ne mal ne nje dite ne veren e vitit 1943, per luften heroike te skuadrave partizane te formacioneve partizane myzeqare ne malet e Skraparit e Gor-Oparit ne operacionin nazisto-ballist te dimrit 1943-44, per luften disa javore ne kodrat e Ardenices, Levanit e te Cukasit, vdekja heroike e Loni Dhamos, Skender Libohoves, Liri Geros, Naun Kacakut, Rrauf Nallbanit e dhjetra shembuj e raste te mirenjohura ne histori nga keta njerez myzeqare, banore puntore, te ndershem, shpirtgjere e tolerante, sa te edukuar aq dhe progresiste per nje jete qytetare sa me dinjitoze.
Shoku Llaqi vlersoj punen dhe lojen e mire te mjaft aktoreve por u ndal tek pjeset e perzgjedhura e te vene ne skene mbase dhe qellimisht nga autoret e regjizoret qe u justifikuan sikur nuk e njohin si duhet historine dhe realitetin e njerzve te krahines sepse pak eshte shkruar per ta. Askush nga te pranishmit nuk e kundershtoj per ato qe ngriti e trajtoj me argument, edhe ndonje foles qe u perpoq te justifikonte teorikisht e artistikisht humorin dhe dimensionin e gjithashem te tij, nuk i beri ndot rezistence moralit te prapshte qe ne fakt perconte ndonjehere ky humor jo vetem banal por edhe djallezor.
Probleme te tilla me force e kurajo ai kish ngritur edhe me pare ne Lushnje por edhe ne takime me shkrimtare e personalitete politike e artistike si me Dritero Agollin, Manush Myftun, Foto Camin, Pipi Mitrojorgjin, Vath Korreshin, Stiljano Sallabanden, Themie Thomain, Lenka Cukon, Iliaz Reken, Vlash Priftin, Rrapi Gjermenin e tjere.

Miti Sema shok feminie dhe lufte me Llaqi Janon, interviste e mendime te mara me 26 gusht 2006 ne shtepine e tij ne fshatin Agim.
Vjen pleqeria dhe nuk ke ci ben, keshtu qenka jeta por per Llaqi Janon nuk kish pleqeri. Ai iku i nderuar sa me s’ka ne kete jete. Punoi e luftoi ndershmerisht gjate gjithe jetes, ishte njeri me karakter te forte, i dashur me shoket, i dhemshem per te gjithe, sakrifikonte shume per te gjithe njerzit ne hall e ne nevoje.
I tille ishte qe ne bangat e shkolles, rigoroz dhe kurajoz. Une me kushuririn tim Jovan Semen mesonim bashke me Llaqin ne nje klase, ai dallohej ne mesime, rebelohej ndaj padrejtesive. Ne moshe te re i ra barra e shtepise, prinderit ishin te moshuar dhe ai duhej te administronte ekonomine shtepijake. Qe diten e pare te sulmit fashist ndaj vendit tone 6-7 prill1939, Llaqi me te vellane me te vogel Mihalin ishin nder te paret qe rrembyen armet, ne te gjithe si krahine u armatosem, me cfar kish mbetur nga mbreti tradhetar dhe zume pozicjonet ne bregdetin e Libofshes e ne drejtim te Durresit e Vlores ku pritej zbarkimi i madh. Ne lufte Llaqi u lidh heret bashke me te vellane e tij Mihalin, te gjithe si familje e ema Katerina, vellai i madh Marci qe punonte si infermier por edhe xha Kozmai qe ishte plak i vjeter. Ata te gjithe kontribonin per luften jo vetem moralisht por edhe materialisht e fizikisht dhe ishin nje baze e rendesishme e luftes antifashiste ku u strehuan shume udheheqes te luftes, ishte nje spital partizan me kontributi te njohura ne Myzeqe.
Ai ishte partizani i pare i krahines sone, luftetar trim e sy patrembur edhe kur e arrestuan bashke me disa bashke fshatare si protestues ne demostrimin antifashist te paraushtarakeve diten e flamurit ne 28 nentor te vitit 1940 ne qender te Libofshes ku dhe une isha i pranishem ne revolte. Brodhi shtepi me shtepi ne gjithe fshatrat e krahines duke cuar lajmin e madh te organizimit te luftes antifashiste, beri per vete gjithe rinine e krahines deren e kishte te hapur ne cdo kohe.
Me arme ne krahe luftoi ne Myzeqe e Mallakaster, Dumre e Darsi, Tomorrice, Dangelli, Skrapar, Sulove deri ne malet e Gor Oparit te Korces, ndau me shoket kafshaten e fundit, ju gjend shokeve ne frymen e fundit, ruajti te paster idealin dhe amanetin e te reneve ne beteja, ju vra vellai por nuk u ligeshtua, shkaterroi shtepi e humbi katandi ne emer te atij ideali por gjithmone perpara shkoi.
Kreu me nder e devotshmeri detyrat qe i ngarkoi atdheu, nuk u terhoq para veshtirsive te shumta qe koha i imponoi. Sa telashe kaloi ne jete, intriga e kurthe nga ata qe kishin gjynahe ne te kaluaren ndaj popullit por qe koha ju dha pozicione sa nga miqsia e krushqia po aq edhe nga servilizmi. Kishte edhe nga ata kuadro qe kishin bere prapsira dikur dhe i trembeshin atij se ai ja u thoshte troc e ne sy kujdo, per kete nuk e donin por kur vinte puna per ate qe ai kish bere si askush tjeter per kete krahine sic thoshin shpesh Th.K, K.L, Th.G e ndonje tjeter, une personalisht nuk e kam dashur, por per cfare ka bere ne jete per njerez te ndryshem anekend vendit dhe krahinen tone, per sakrificat dhe perkushtimin ndaj Libofshes, per zgjuarsine, trimerine e karakterin e forte e respektoj dhe i heq kapelen.
Vinte e na takonte shpesh, merte pjese ne hallet e shqetesimet tona, ju dhimbeshin shoket qe vuanin e do ti respektonte me prezencen e fjalen e tij ne lamtumiren e fundit.
Keshilli i komunes Libofshes i dha atij titullin me te larte qe disponon, veteranet po keshtu, keshilli i qarkut te Fierit e renditi ne njerzit e shquar te krahines por populli i dha mirenjohjen me te madhe ne ate Lamtumiren e fundit ne ate dite dimri te ftohte janari, toka e vendlindjes e mori ne gjirin e saj te ngrohte per ne pavdekesi. Une jam plak e ditet po me afrojne por kam hedhur edhe disa shenime qe i kam shkruar me dashuri e dhimbje te thelle per vellain tim te shtrenjte, Llaqin e pavdekshem te Myzeqese.

Lili Sheqi fshatar i thjeshte dhe i ndershem nga nje familje e vjeter myzeqare nga Rreth Libofsha.

Jam shume me i vogel nga Llaqi, ndonje shkolle te madhe nuk kam bere, kam punuar mendoj me nder mbi 25 vjet ne hekurudhe. Familja ime eshte e vjeter ne fshat por dhe nje nder me te medhajat, patriarkale si i thone ne krahine, jemi shperndare tani ne demokraci kudo neper bote. Une kam shume femij, niper e mbesa te gjith puntore dhe te dashur me fshatin dhe bashkefshataret, nje pjese kane mare rruget e kurbetit per nje jete edhe me te mire, jam me shprese se ata do te kthehen ne vatren e te pareve
Kam ardhur shpesh sipas zakonit te mortit ne shtepine e xha Llaqit ne Lushnje. Ai ishte njeri i rralle, se ben kush ate qe bente ai, linte familjen, shtepine, rehatin e tij e vinte me gjithe ato shpenzimet e kohes, ne mote te mire e te keqe per te kontribuar per shoket, per fshatin, kur ne fakt ai nuk kish asnje nga gjaku i tij ne fshat por te gjithe i quante te tij dhe ju gjendej. Shpesh ndalej, ulej e bisedonte me te gjithe, degjonte dhe ndihmonte me sa te mundte. Kishim vene re se ai i njihte te gjithe, ai e bente mikun ne udhe sic i themi ne ketej. Njihte mjaft mire problemet dhe shqetsimet e banoreve e te ekonomise ne pergjithsi. Per dashurine e respektin qe kishte per zonen e donin dhe e respektonin te gjithe.
Kushdo qe vjen ne kishen e ShenGjergjit menjehere con urimin mirenjohes per ate pune te madhe e te lavderueshme qe ka bere xha Llaqi per fshatin dhe kishen monumentale. Pashe keto dite nje emision italian per vendin tone fliste per krahinen tone, per natyren dhe punet e njerzve ne keto kohera dhe kur folesi ju drejtua nga ajri pamjes se Parkut monumental te kishes se ShenGjergjit theksoi, ju pate shume rrenime te natyres se virgjer e te bukur te Myzeqese por ja nje vend i ruajtur cuditerisht mire, nje vend qe tregon se ketu ka kulture. Gjithkush qe e pa ate emision shprehu kenaqesine por edhe ndenjen e respektit per ate njeri, per Llaqi Janon qe e ruajti dhe e mirembajti me aq sakrifica ne ato kohera te veshtira. Ai njeri per punerat e mira te shumta qe beri ne jete meriton me teper se mirenjohje.

Stefan Llamber Como, mesues Fani i njohur nga Libofsha tregonte

Per P.B (Peco Bardhin) kryetarin e keshillit popullor per shume vite ne Libofshe qe ishte njeri dembel dhe i pa afte per te drejtuar flisnin te gjithe banoret e zones. Ishte nje njeri pushtetar qe e kishte leshuar veten sa qe talleshin me te per mungese korrektesie e inisjative. Nga mjaft prej atyre qe e njihnin mire ishte Fani Como mesues i perkushtuar i biologjise ne fshatrat e krahines se Libofshes i cili tregonte. Njerzit e mire u larguan me punera te ndryshme ne te gjithe anet ku kish nevoj atdheu. Te shumte ishin kuadrot qe mbanin edhe pozicione te mira shteterore e shoqerore por ate aftesi e kontribut qe ka dhene Llaqi Jano nuk gjendet njeri per tu krahasuar.
Mblidheshim shpesh ne mbremje ne kafene apo ne sallen e kultures per te ndjekur televizorin, bisedonim e debatonim per probleme te shumta te jetes e keshtu kalonim kohen. Nje dite ne kafene plasi debati per disa probleme te ngritura dhe kishte kohe qe Llaqi vinte per dite qe nga nga larg, nga Lushnja apo Fieri ku kishte femijet, pa hyre ne kompetencat e kryetar Peco Bardhit por me kujdes e dashamiresi e ndihmonte dhe i qendronte prane per te zgjidhur problemet, por Pecoja ishte dembel e mosmirnjohes jo vetem ndaj punes se xha Llaqit por edhe besimit te banoreve qe e kishin zgjedhur kryetar. Ishte bere i bezdisshem dhe qylaxhi deri sa per nje gote caj e ngacmonin. Llaqi kish gjetur si nga hera nje fond per te bere disa punera te mira ne fshat por duhej firma dhe prezenca e kryetar Pecos ne dikaster ne Tirane. Koha nuk priste se po mbarohej afati i perdorimit, disa here ishin djegur fonde te shumta se pertonte te shkonte ne Tirane kryetari. Pecoja e shtynte me genjeshtra me sot e me neser, i shkreti Llaqi iu lut i nxori lek nga xhepi i tij per rrugetim dhe ngrenie por kryetari sish per ate pune dhe nuk ishte hera e pare qe digjte shuma te medha fondesh qe ishin aq te domosdoshme per ate qender te madhe banimi sic ishte Libofsha me histori te nderuar ne shekuj.
Ne bisede kishte edhe ndonje servile te kryetarit qe pergojonin punen e nderuar qe kish ndermar Llaqi, bile ndonje thosh ci duhet atij qe vjen nga Lushnja, ketu ai nuk ka njerez te tij, pse na trazon si gjenerali i ushtris se vdekur ose pse mer kopetencat e te tjereve me keto veprime qe kryen. Edhe Pecoja me ate formimin e tij te dobet kur dhe punet i ishin bere lesh e li si i themi ne ketej, foli kunder Llaqit ne mungese te tij, per te justifikuar mangesit e veta. Mjaft te tjere me fakte e argumenta vleresonin ndihmen dhe kontributin e Llaqit, vetite e karakterin e tij te larte, perkushtimin dhe fjalen e dhene per ti cuar gjerat deri ne fund por sikur e pruri zoti per ate situate kur erdhi dhe hyri Llaqi e i pershendeti e takoj me radhe dikush i tha Pecos he mor burre pse nuk ja thua ne sy ato qe the pak me pare.
Por Llaqi me mjaft takte ju drejtua te gjitheve, per moshen qe kam dhe per nder te fshatit une di te veproj edhe ndryshe por une per ju kam ardhur tju gjindem prane si bashkfshatare e besoj se me kuptoni, keshtu nuk shkohet para, shume nga drejtuesit tuaj i ka pare shkolla dhe jo ata shkollen, keta jane per tu ngrohur ne diell e per tju vene kapister. Shikojeni si genjejne e shfaqesohen, i kullojne hundet jo se eshte dimer sic thone, se ata keshtu i kane patur edhe ne vere por se ky Pecoja po te ishte me i mire turperonte me tej babane e vet. Kaq e gjithekush e kuptonte se Pecos i kishin gjetur gabimisht e padrejtesisht vendin prandaj dhe punet kishin koh qe kishin filluar mbrapsh ne krahine.
Per shume investime si dhe fondin komunal te varrezave une kam qene deshmitar se si ka punuar per ti nxjere Llaqi. Siguroj fondin per shkollen por e pengonin me justifikimin se na mjafton shkolla e vjeter nje kateshe dhe se nuk kemi fond te mjaftueshem per shkolle shumekateshe.
Qe insistimi i Llaqit ne rreth deri ne ministrine e kultures qe te siguroj fondin e nevojshem e te ndertohej shkolla qe kemi sot, po keshtu beri edhe per Shtepine e kultures dhe Qendren tregtare qe tani per arsyet qe dihen nga proceset e reja ka ngele pa u dorezuar. Per materialet e varrezave ndoqi disa procese gjyqesore qe i fitoi. Me shumat nga demshperblimi i dhene nga reparti ushtarak prane kishes, u interesua ne Elbasan dhe siguroi cimento e hekur kur dihet sa e veshtire ishte sepse punohej me te madhe per fortifikimin, ne Berat mori gure te mire e nga Lushnje siguroi transportin e materialeve, futi dhe mbajti ne pune nje brigade me dite pune mjaft te mire. Kishte qe i vononin dhe pengonin projektin e zgjeruar te rrethimit, i vidhnin materialet, por ai prapseprape vinte vet shpesh here edhe dite per dite nga Lushnja me tren dhe kthehej vone ne shtepi duke mos harruar moshen dhe semundjen qe e rendonte por edhe karakterin e tij te forte per tju mos ju rene ne qafe shokeve ne ate kohe te veshtire ekonomike.
Mbaj mend qe me mjaft kujdes e takt filloj te mare aty nga viti 1987 disa angazhime qe mendoj se i realizoi me perjashtim te rruges nga Stacioni i trenit e drejt per ne qender te Libofshes si dhe ate nga kisha e ShenGjergjit ne drejtim te rruges se Agimit qe i zgjeroi, pruri materiale dhe e shtroi por e penguan per nje cope te vogel rruge prane brylakut te mullirit Dylit qe nuk donin se prishej kopshti e nje te afermi te nje pushtetari ne Fier. I derguan anonimet qe dihej kush ishin, letra kryeministrit te kohes Adil Carcanit per shperdorim materialesh te rrugeve sepse filluan te mernin reren bituminoze qe Llaqi kish siguruar e prure me tren ne stacion. E thirren ne kryeministri dhe kur degjuan per punen e mire te bere dhe arsyetimet qe ai i beri kesaj veprimtarie e falenderuan per aktin e kryer, per mundimin dhe perkushtimin e treguar.
Po keshtu pa shkelur ligjet e shtetit duke njohur dhe situaten se bashku me mjaft specialiste te naftes nga zona e Libofshes si inxhinjerat e naftes specialistet Todi Sema, Kristaq Jano, Sotir Guxo e tjere si Bejo Sejdini, Vlash Nakuci bene te mundur qe pusi i shpimit eksperimental te naftes te mos behej ne zonen e Semanit qe ishte e kontrolluar nje here por te realizohej kontrolli ne Ndernenas te zones se Libofshes dhe kjo do te kishte mjaft efekte pozitive per zonen si shtrimi qe ju be rruges se gurte, lidhja me e plote me qytetin, punesimin e fshatarve ne kete ndermarje e tjera perfitime.
Edhe ne keto vite te ndryshimeve politike ne e kemi patur prane Llaqi Janon, fjala e tij degjohet dhe respektohet, populli e kerkoj per te paraqitur kandidaturen per deputet ne Parlamentin shqiptar, ai spranoi hyrjen ne loje ne partite politike edhe pse bindjet e tij ishin te majta. Ne votime ai ne mjaft zona te Libofshes mori maksimumin e votave te banorve, por vjedhjet dhe marifetet e tjera qe kryen ne bashkepunim disa komisjonere kur ai skishte asnje perfaqsues ne komisione cuan ne djegien e kesaj kandidature mjaft te kerkuar, pyesni per kete qe them disa antar komisioni se cfare tregojne per numerimin dhe djegien e votave te zones sone. Kjo eshte nje democraci e mbrapshte dhe ne me keto veprime vonojme te arrijme kohen e humbur.
Stefan Llamber Como Prill 1994


Gazeta Draper e Cekan e dates 11 Maj 1988 ne shkrimin. Te jesh i lidhur me fshatin tend qe mban emrin e poetit dhe gazetarit nga Libofsha, Aleksander Bardhi ndermjet te tjerash shkruan
Pensionisti Llaqi Jano, banues ne Lushnje vjen shpesh ne Libofshe me te cilen e lidh nje pjese e jetes se tij. E gjen ate midis moshatarve, te rinjve e te rejave ne zyrat e pushtetit e te ekonomise. I njeh dhe e njohin te gjithe.
Gezohet per nje objekt social-kulturor, sugjeron dhe jep mendimet per ndonje problem qe nuk ecen. Nuk u lodh per gati dy vjet duke u interesuar gjer edhe per bazen materiale per ndertimin e murit rrethues te nje objekti te rendesishem sic eshte kisha e ShenGjergjit (momument kulture).
Nuk e bezdis as balta, tek shkon cdo dite deri ne Vanaj, ku u mbollen fidane pishash per te krijuar nje mjedis clodhes e te kulturuar. Interesimi dhe kembengulja e tij bezdis vetem ndonje burokrat.
Dikush mund te pyese:
C’fare e detyron Llaqi Janon te prishe qetesine vetiake ne kete moshe te thyer? Pergjigja eshte e thjeshte. Dashuria per fshatin per bashkefshataret por edhe perkushtimi i tij si militant si qytetar dhe si altruist.

Rrapi Seqellari gjurmues i traditave historike e folklorike te zones se Myzeqese se Poshtme.(1927-2005)
Lindur ne Kolkondas ne nje familje te degjuar dhe vlersuar per kontribut patriotik, ishte i apiasionuar mbas studimeve dhe gjurmimeve historike dhe prapagandues i vlerave kulturore te spikatura te krahines. Ka punuar per mjaft kohe drejtues kulture ne zone ka bashkepunuar me organe te ndryshme te shtypit dhe sektore te kultures e te muzeve te vendit dhe jetuar ne Rreth Libofshe ka shkruar dhe dhene disa vlersime per jeten dhe punen e Llaqi Janos per te mire te shoqerise ne drejtimin te evidentimit te mjaft ngjarjeve historike te ndodhura ne treven e myzeqese, dashurine e tij per te ruajtur te pastra traditat e mrekullueshme te krahines ne shekuj, mbrojtjen e luftes antifashiste e gjakun e derdhur per vatanin dhe per cuarjen perpara te zhvillimit ekonmik e shoqeror te vendit.

Mihal Mina Sema ish kryeplak ne fshatin Agim te Libofshes

Une dhe familja jone e madhe e Semeve ne Ciflik te Libofshes e themi me plot bindje ashtu si gjithe ata qe e kane njohur nga afer se Llaqi Jano ishte dhe mbetet mik i gjithe vegjelise ne radhe te pare.
Babai dhe nena ime ishin fshatare te varfer, njerez mjaft te mire, te urte, puntor e te ndershem. Ata linden shume femij dhe i rriten me mjaft sakrifica ne jete.
Babai nuk hyri ne kooperative dhe ne shikoheshim shtrember nga pushteti, nuk na jepnin ate qe na takonte dhe shkollat e larta ishin te ndaluara si njerez me biografi te keqe. E pse e gjith kjo, kur dhe vet partia kerkonte bindje e vullnet te lire pa imponime ne procesin e kolektivizimit e ligji nuk jepte detyrime kaq te renda sic muaren ne. Kjo ishte me teper keqdashja e mjaft kuadrove ekstremiste, servile dhe hakmarres ndaj njerzve te ndershem. Ne e dime se si jemi rritur, babai rrinte dite e nate prane nje lundre i thenshin e bere me disa trupa te prera pemesh e te lidhura keq e mos me keq, kalonte rrugtaret ne kohe te mire e te keqe per nje cope buke, apo mblidhte zhuka ose zinte peshk per te mbajtur familjen. E kjo e ardhur ekonomike nuk mjaftonte per te ekzistuar e jo te behesh i pasur, por ku te linte syri e mendja e dashakeqe.
Qe te vegjel luanim si camarrok por dhe punonim per te lehtesuar barren e prinderve dhe xha Llaqit i pelqenin femijet e shkathet na shoqeronte me femijet e vet e te lagjes Stan, na besonte punera te ndryshme qe i benim me gjithe deshire, kujdesesh per mbarevajtjen tone ne shkolle, interesohej per ushqimin tone.
Kur u largua familjarisht nga fshati Llaqi shperndau pasurine ne njerez fukarenj, ne na fali tufen prej mbi 50 dhenesh. Po rriteshim e kishim nevoje per shoqerine, por edhe vazhdonin te na denigronin ne fshat kurse qeverria lart na kishte e na mbante per aftesi e ndershmeri dhe na conte ne repartet me te mira te forcave te armatosura si ne kufi, zbulim artileri, marine dhe vertet ishim te gjithe mjaft te devotshem. Por ne fshat nuk na respektonin, ne mjaft raste nderhynin e na prishnin me miqsine apo per te prishur lidhjet si ato shoqerore por edhe ato njerezore te marteses.
Do te ishte Llaqi ai burre qe do te na vinte ne ndihme nga larg, na jepte krahun dhe mundesine per te kaluar cdo dhimbje. Do te atakohej edhe me ata shpirtvegjelit e pushtetit por ai ishte trim dhe ecte drejt pa ju dredhur qerpiku se i njihte ligjet, vendimet dhe urdheresat shteterore. Me vjen keq kur shoh marjen e pozicjonit te ri sot nga ata qe deri dje nuk linin gje pa bere, duke shkelur ligjet dhe normat elementare shoqerore e cirren si te persekutuar
Xha Llaqi mbeti deri ne fund nje njeri fisnik dhe teper i nderuar per banoret e zones sone por edhe per kedo qe e njohu ne pune e ne shoqeri. Nuk ka njeri midis nesh qe se ka njohur ate pune e perkushtim te Llaqit per mbarevajtjen e ekonomise te jetes e te kultures. Edhe ne vitet e pluralizmit vazhdonte te punonte me ate deshire qe i ishte perkushtuar idealit te tij qe nuk e braktisi asnje here ne jete. Edhe demokratet e kane perkrahur e mbeshtetur ne punerat e tij edhe kur ju dha titulli ne komunen e Libofshes te gjithe folen fjalet me te mira, vlersimet me te larta, u gezuan dhe e uruan se ai e meritonte ate titull. Por Llaqin te flasin mire jo vetem ketu ne fshatrat e Libofshes por edhe ne Lushnje e ne Fier ku ai kujtohet e respektohet.

Kujtim Xhevit Rrusho arsimtar nga Babunja nga nje familje me kontribute patriotike te njohura ne krahinen e Myzeqese se Poshtme.
Ne si familje mendojme se Llaqi Janon e kishim me teper se mik. Njeriu nuk vlersohet ne dite te mira por ne dite te renda. Familja jone ne shekullin e XX-te ka kaluar mjaft peripeci dhe nje nga njerzit e vecante qe na ka qendruar kurdohere prane ka qene Llaqi Jano dhe familja e tij.
Gjyshi im Jashar Rrusho njihet ne Myzeqe per nje aktivitet te vlersuar atdhetar qe ne organizimin e ceteve te para dhe aksionet antiturke ne vitet 1905 e ketej.
Ai do te ishte nje luftetaret qe mori pjese ne mbrojtjen e punimeve te kongresit te Lushnjes dhe sidomos nje aktivist i njohur i shoqates Bashkimi, nje Fanolist dhe mbeshtetes i ideve demokratike gjere ne vrasjen tradhetisht qe ju be e organizuar me 1927. Si nje demokrat i njohur ai gezonte respektin e forcave perparimtare dhe te vegjelise e cila e ruante dhe e mbronte.
Babai im Xheviti ishte pak me i madh se xha Llaqi por ata shkonin shume mire bashke jo si shok por si vellezer e miq. Kjo lidhje e miqesi ishte e vjeter, vinte nga e kaluara dhe ne ato kohera krijoheshin jo pa qellim lidhje burazerlleku apo qethje femijesh muhamedanesh meqenese ne ishim me besime te ndryshme, por dinim te krijonin mjaft mire maredhenie te tilla sigurie qe na impononte koha e jeta. Babai i Llaqit, xha Kozmai dhe te paret e tij mereshin me tregti ne zone kurse njerzit e mi mereshin me punet e ndryshme ne ato pak prona qe kishin.
Kur gjysh Jashari ndiqej nga xhandarmeria e Zogut ai shpesh kishte ndihmen dhe perkrahjen e xha Kozmait babait te Llaqit i cili shfrytezonte gjithe njohjen qe kishte ne krahine per te mbrojtur gjysh Jasharin, nena gjyshja ime thoshte kur ishim te vegjel shpesh here se Jashari kishte mjaft miq e shok te mire qe e ndihmonim, bile ajo tregonte se kur ishim te internuar ne vitin 1926-27 ne Libofshe, na vinte dy here ne jave mishe per te ngrene pa e ditur se kush e dergonte por qe ne e kuptonin se ishin miqte qe na gjendeshin prane.
Shume kohe me vone nga dita e vrasjes ne pabesi ne fshatin Shterpas ne dhjetor 1927 te gjysh Jasharit, ne vitet e luftes antifashiste kur filloi dhe organizimi i saj, miqsia e vjeter doli edhe me ne pah, kur xha Kozmai midis shume aktivisteve ne takimin e 12 majit 1943 qe organizohej nga fronti NA-Cl e P.K.SH ne shtepine e tij nen drejtimin e Spiro Mojsiut e te Xhevdet Nepravishtes pa dhe njohu edhe baban tim Xhevitin ju be qejfi per rrugen qe kish mare bashke me te bijte e tij Marcin, Llaqin e Mihalin dhe e porositi se duhej te ruhej nga ata nacionaliste qe me sa diheshin kishin qene vegla te Zogut dhe kishin thurur aq intriga ndaj xha Jasharit e familjes se tij, ishin ata qe kishin paguar per vrasjen e tij.
Clirimi i vendit mbante edhe kontributin e njerzve te familjes sone ku babai respektohej e vlersohej dhe si anetar i keshillit krahinor e kenaqsia shtohej se dhe ekonomia po forcohej, ne ishim nder te paret te lidhur me pushtetin dhe kontribonim per perparimin e metejshem te jetes.
Nje urdher apo direktive e trajtuar dhe zbatuar shtrember ne baze do ta vinte ne dileme rrugen e jetes se gjithe familjes sone, tufezimi i bagetise do ta rendonte baban tone tashme ne brezin e trete me shume femij, niper e mbesa kur do ti burgosnin djalin e madh, kujtimin e plote te babait te tij Jasharin e ri e femijet shikonin ne sy e ne pritje gjyshin e tyre patriot qe pa hezituar me mencurine e guximin e trimit do ti dergonte vetem nje rresht leter Enver Hoxhes dhe te fitonte te drejten prej tij, por jo prej njerzve te liq e intrigant te parties e pushtetit ne rreth qe nuk rreshten se shternguar rrezen tone.
Une kisha mbaruar pedagogjiken dhe nuk me lejonin te shkoja me lart per studime, keshtu edhe per motrat e vellezerit e tjere qe ishin aq te dalluar ne mesime por edhe ne punet e ndryshme do te ishin rekordmene te njohur ne shkalle vendi.
Ndryshimet demokratike ishin teper te mirepritura per te gjithe por ne do te ruanim me mjaft dinjitet traditen e shtreses se kahershme tonen dhe pse i pa organizuar populli i zones mua me zgjodhi kryetar te komunes se Gradishtes detyre qe e kreva mjaft denjesisht dhe ku do te merja dhe merine e demokratesve, mjaft prej tyre qe dikur me kishin denigruar por te pakorigjuar ndryshuan pozicjon ne kete tranzicjon te tejzgjaur. Nuk ka neveri me te madhe kur shikon nga ata burra te dikurshem qe benin krimin ne emer te ligjit e sot kane ngelur te braktisur nga shoqeria e rrine nen shoqerine e ndonje qeni qe terheqin me rrip rrugeve te qetyteve te medha. Takova nje dite nje te tille P.N ish sek.komitetit te parties ne rreth qe dikur perdori format dhe menyrat nga me absurdet ndaj njerzve te thjeshte. Me pyeti nga je dhe me se merresh. Kur i thashe se jam nga Babunja dhe quhem Kujtim Xhevit Rusho dhe jam kryetar i P.S ne rrethin e Lushnjes, u shtang dhe terhoqi me nervozizem qenin dhe nen shoqerine e tij iku e humbi ne qarkullimin e madh te rruges anes lumit te Lanes.
I tregoj te gjitha keto per te bere edhe dallimin e njerzve dinjitoz qe e ruajne dhe dine ta mbrojne idealin e tyre qe i udhehoqi ne jete.
Kisha degjuar shume per xha Llaqin jo vetem nga ata qe e njihnin por edhe nga ata qe kishin degjuar per te, kish edhe nga ata qe nuk e donin per arsyet e tyre me teper por kur e njeh vet dhe nga afer eshte dhe me i forte e me i bazuar mendimi e vlersimi per te.
Te gjithe qe e njohen edhe kundershtaret vlersonin pasionin e punes se tij, kembenguljen, seriozitetin, guximin dhe trimerine per tu perballuar me kedo ne te mire te punes, respektin per njerzit puntore e te thjeshte per vegjeline e ndershme te shoqerise shqiptare.
Ai ishte rigoroz dhe sistematik edhe ne regjimin ditor te punes. Kishte nje shendet te mire, nuk abuzonte ne ngrenie e pije, kete e kisha vene re ne dasma e gezime si njeri i njohur ai dinte te respektonte normat dhe zakonet tradicionale si ato kulturore edhe ato te besimeve. Ai lexonte mjaft sidomos libra historike, kishte nje biblioteke te pasur, ruante me kujdes shume dekumenta historike te pa ekspozuara, fotografi, leter kembime te hershme me njerez e personalitete te ndryshme, shenime historike e relike te vlefshme dhe midis tyre nje dite me tregoi nje leter qe une i dergoja para dyzet vjetesh kur isha ushtar qe kerkoja mendime nga ai per te ardhmen time dhe familjes, ishte nje kohe kur nje drame e luajtur nga trupa teatrale e Fierit ku flitej edhe per gjyshin tim Jasharin u hoq nga qarkullimi. Ai e ruante ate leter per problemet qe shtroja, per stilin dhe kaligrafine e bukur qe ajo kishte.
Me interes ishin studimet e tij per historine e zones sone, disa here e kam shoqeruar ne takime me te moshuar per te vjele material te panjohur dhe isha ne dijeni te punimit te tij historik per Babunjen e vjeter dhe skelen e Diabolit, Daullasit ku shume fragmente te kesaj skele ai i kish identifikuar ne pronat e famijes sime prane gureve te varrezave te vjetra te myslimaneve jo larg nga rrenojat e kalase se Babunjes.
Edhe ne proceset e reja Llaqi Jano do te ruante po ato vlera te idealit e karakterit te tij burreror. Do te kishim kurdohere ndihmen e pa kursyer te tij edhe ne organizimin e socialisteve jo vetem ne Lushnje por ne tere Myzeqene. Drejtuesit ne qender e ne baze kurdohere i mernin mendimin duke njohur aftesite dhe reputacionin qe ai gezonte ne popull. Deputetet e zones e respektonin ate si nje deputet te pashpallur per atributet qe kishte ne te mire te vendit e progresit shoqeror. Kur isha emigrant ne Greqi per arsye politike njoha me nga afer punen dhe dashurine e xha Llaqit me njerzit te cilet e nderonin ne te gjitha drejtimet per urtesine, guximin dhe kurajon qytetare ne mbrojtje te demokracise, dergova dhe nje shkrim per te ne Zerin e Popullit. Por jeta ben te sajen, kohet shkojne dhe Llaqi Jano u largua nga kjo jete i rrethuar nga miq e shoke te shumte qe e nderonin per punen e madhe qe beri per vendin dhe popullin. Ate dite te ftohte Janari te vitit 2005 kur e percillnim per ne banesen e fundit ne varrezat e Libofshes isha me deputetin e Lushnje Vath Korreshin i cili e vlersonte Llaqin per aftesite dhe karakterin qe e karakterizonte, ishte i semure me zemer por nuk mund te rrinte pa ardhur dhe nderuar kete njeri te cilin e quajti njeri me mjaft kontribute dhe atribute si Deputeti i pa shpallur i Myzeqese

Duke lexuar monografine Dasma ne Myzeqe te autoreve Naunka Lengu e Majlinda Shapka
Duke folur per detaje historike ne faqen 11 te librit autoret ndermjet te tjerash kur shkruajne per devijimin e lumit te Semanit prane Kolkondasit me 1951 me ane te kanalit 1800 metra te gjate, 5 metra thellesi dhe 10 metra gjeresi se ky kanal u hap nga fshataret e zones se Seman, Mujalli dhe Libofshe ne muajt maj-tetor me inisjativen e zotit Llaqi Jano, sic tregojne vet fshataret.
Po keshtu n
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Arben Alliaj - Ben ART Studio