Emigrantët, t'i njohësh për të larguar frikën

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Duket si një modë, por nuk është. Flitet gjithandej me tone të larta dhe të pashpresa. Nuk ka diskutim apo debat ku ata të mos përfshihen. Problemi i emigrantëve, i racizmit dhe i raporteve me krimin, po tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe episodet e fundit kanë nxitur një përplasje të re politike e gjyqësore. Fenomeni i emigracionit, i lidhur me fakte të ndryshme, sjell për pasojë tendencën e kriminalizimit të të huajve në Itali.

Në orët e fundit është dëgjuar shumë, madje edhe si një "gjueti" ndaj të huajve dhe të ndryshmes së përgjithësuar, siç bënin dikur popujt europianë për të mbrojtur identitetin nga të tjerët, që ishin fajtorë vetëm sepse kishin tradita të tjera. Vala kolektive i lidh, emigracionin, racizmin dhe kriminalitetin, duke shkaktuar përgjegjësi të drejtpërdrejta.

Që fenomeni i emigracionit shkakton disa ndryshime dhe përplasje psikologjike dhe sociale, kjo është e pamohueshme, por është gjithashtu e vërtetë se nuk mund të thuhet se ekziston një lidhje e ngushtë mes vështirësisë së adaptimit të të huajve dhe kriminalitetit. Nuk është vërtetuar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë mes problemeve me gjuhën dhe atyre sociale, që të huajt kanë me episodet kriminale.

 Natyrisht, niveli i kriminalitetit të të huajve nuk e kalon atë të vendeve ku ata emigrojnë. Është një e dhënë që del nga studimet e bëra së fundmi në disa prej vendeve europiane. Emigracioni duhet parë në lidhje me vendet ku ai është i përqendruar, e këto vende kanë karakteristika të ndryshme mes tyre. Në shumë prej këtyre vendeve, integrimi është natyrisht më i lehtë, sepse ata e marrin shumë shpejt shtetësinë, ndërsa në Itali, ka ende kontraste dhe sjellje të ndryshme kundër pranimit të të huajve, bazuar mbi frikën e ngjyrës së ndryshme të lëkurës, racës dhe kulturës. Në rastin kur ndodh një krim, emigranti duhet konsideruar si një subjekt, dhe jo si një i huaj.

 Ai është një person njësoj si të gjithë të tjerët. Emigrantët dhe të rinjtë veçanërisht, tentojnë të rrinë së bashku, të jenë të bashkuar, sepse kanë nevojë t'i përkasin grupit të origjinës për të pasur identitet dhe autonomi. Brenda tyre mund të ketë pakënaqësi dhe probleme që bëhen më evidente për shkak të diversitetit. Ne vetë mund të kemi krizë identiteti në prani të të huajve, diversitetit që ata paraqesin, ndihemi të kërcënuar në strukturën sociale apo në jetesën e përditshme dhe në gjërat të cilave u besojmë.

Duhet kuptuar se emigracioni është traumatik dhe i ndërlikuar, imponon ndryshime radikale të identitetit dhe rrënjëve. Emigranti është në kërkim të mundësisë për ruajtjen e vetvetes, përpiqet të mbahet fort pas origjinës së tij kulturore dhe sociale, për të jetuar në një botë të ndryshme dhe armiqësore, që nuk e kupton përpjekjen e tij për t'u përshtatur në realitetin e ri social. Shpesh ne i akuzojmë ata, i përçmojmë dhe i keqtrajtojmë, i shohim si pushtues, njerëz që duhen larguar, sepse nuk i përkasin kulturës sonë.

 I shohim me sy armiqësor, sepse jemi të bindur se ata do të marrin punën, shtëpitë e gjithçka tjetër. E kemi harruar se edhe italianët dikur kemi përjetuar në tokë të huaj të njëjtën lloj dhune dhe jemi përballur me të njëjtat probleme. Emigrantët tanë kanë fjetur dhe kanë jetuar në vagonë trenash, në baraka, ashtu siç bëjnë emigrantët në Itali tani. Natyrisht, jo të gjithë të huajt janë njerëz të ndershëm e të respektueshëm, ashtu siç nuk ishin edhe shumë prej italianëve që emigruan shumë kohë më parë, por nuk duhet t'i paragjykojmë ata për këtë arsye.

 Bindja apriori; "emigrantët kanë lidhje me krimin", duhet të fshihet nga mendja jonë dhe dyshimet duhet të zhduken gjithashtu. Duhet të dalim nga stereotipat e atrofizuara, edhe pse është më komode të mbetemi të lidhur me to. Racizmi dhe paragjykimi nuk të çojnë askund: janë vetëm fryt i frikës së pandërgjegjshme. Duhet të rritemi në planin shoqëror dhe atë politik, nëse duam të emancipohemi dhe të bëhemi një vend shumetnik, njësoj si vendet e tjera të industrializuara. Nuk duhet të dënojmë të gjithë të huajt për krimet që pak prej tyre kanë bërë, por duhet t'i gjykojmë ata për mënyrën se si sillen dhe si përfshihen në shoqërinë tonë.

 

 * shkruar nga: Nunzio Smacchia "Gazzeta Del Mezzogriono"

Burimi Informativ: GAZETA SHQIPTARE

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
bledi 21 March, 2009 06:42:43
une mendoj qe ne itali me shum jerat i fryn media....duket sikur politika qe perdorin mediat ne itali jane kundra te huajve dhe po rrisin racizmin ne kete shtet......mos te harojm qe te mir e te keqinj ka ne te gjith boten....dhe per kedo qe ben nje krim,ekziston nje ligj qe e ndeshkon...keshtu qe nuk duhet te shihen me si krime qe i bejn te huajt apo italianet.....e perseris qe per mendimin tim kundra te huajve ne itali eshte pierisht media pasi i zmadhjn shum gjerat .
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.50