Imagjinoni një Greqi pa emigrantë...

Font size: Decrease font Enlarge font

Imagjinoni një Greqi pa emigrantë! Imagjinoni sikur në muajt dhe vitet e ardhshme do të detyrohen emigrantët me shumë mënyra të largohen nga Greqia.

Çfarë do të ndodhte? Me dy fjalë Greqia do të ishte në prag të falimentimit social dhe ekonomik. Le të përpiqemi ta argumentojmë këtë gjë. Cilat shtresa të popullsisë dhe cilët sektorë të ekonomisë do të prekeshin drejtpërdrejt nga largimi i emigrantëve, të cilët do të detyroheshin të largoheshin?

Si dhe sa do të ishte papunësia dhe xhiroja e njësive tregtare, ndërtimit, turizmit, bujqësisë?


***

Problemi më i ashpër do të ishte fati i të moshuarve, të sëmurëve dhe invalidëve, për të cilët përkujdesen e i kurojnë ushtritë e grave nga vendet e Lindjes, të cilat kanë braktisur në vendet e tyre të afërmit, gjithashtu të pamundur. Shoqëria greke "bleu" përkujdesje dhe shërbime, të cilën nuk mundej ta ofronte nga shoqëritë e tjera. Ku do t‘i gjente tani infermieret e posaçme për spitalet dhe shtëpitë. Pleq dhe të sëmurë do të stivoseshin të mjerë, të pandihmuar e të braktisur në azile dhe spitale po aq të braktisura e të mjera. Godinat publike e private, ministritë dhe spitalet, aerodromet e trenat, zyrat dhe shtëpitë, pastrohen nga të huajt. Çfarë do të ndodhte sikur për magji të zhdukej edhe kjo kategori?

Jo vetëm niveli i pastërtisë, por edhe nivele të tjera të shëndetësisë do të mbyteshin e binin menjëherë. Do të duheshin vaksina të posaçme që ndokush të vizitonte Greqinë. Do të duhej që më parë të imunizohej nga të gjitha llojet e mikrobeve.

Prodhimi bujqësor, nga njëri cep i Greqisë deri në tjetrin, u mbështet në duart e emigrantëve, fillimisht të shqiptarëve, e tani, vitet e fundit në punën e emigrantëve kryesisht nga Pakistani e Bangladeshi. E imagjinoni çfarë çmimesh stratosferike do të kishin ato në ditën e nesërme të deportimit të detyruar të emigrantëve apo të largimit të tyre? Po qe se do të largoheshin emigrantët, do të bëhej edhe më defiçitar sistemi ekzistues po aq defiçitar i arkave të sigurimeve shoqërore, po aq problematik do të ishte ekuilibri ndërmjet punëtorëve aktivë të cilët me punën dhe detyrimet e tyre sigurative mbajnë e paguajnë pensionet e një pjese jo të vogël të shoqërisë. Sistemi i pensioneve në Greqi në një masë të madhe mbështetet në të ardhurat që fusin nëpër arka nga pagesat e sigurimeve të emigrantëve. Jetëgjatësia e këtij sistemi të sigurimeve shoqërore do të ishte shumë e dyshimtë. Vetë emigrantët në Greqi zor se do të përfitojnë ndonjëherë pensione për vitet e punës në emigrim.

Edhe të ardhurat nga taksat do të pakësoheshin ndjeshëm, pasi emigrantët janë shumë më korrektë në krahasim me vendasit për sa u përket pagesave të detyrimeve të tyre. Nuk ka nevojë për shumë fjalë që të mbështetet fakti se dita e nesërme e një Greqie pa emigrantë do të nënkuptonte gjithashtu një rënie të menjëhershme të të gjithë treguesve ekonomikë dhe se punësimi do të zvogëlohej edhe më shumë, pasi do të humbnin veprimtari të cilat mbështesin zinxhirin e ciklit ekonomik. Një largim i emigrantëve do të çonte në një krizë ekonomike, pasi emigrantët përbëjnë 30% të fuqisë blerëse në Greqi. Humbja e një fuqie të tillë blerëse dhe xhirimi të parave do të ishte katastrofike për Greqinë.

Por nuk është vetëm kjo. Largimi i emigrantëve do të çonte në falimentimin e mijëra ndërmarrjeve dhe sektorëve të tërë të ekonomisë greke, duke bërë që jo vetëm papunësia të rritej në mënyrë galopante, por edhe sigurimet shoqërore të falimentonin brenda vitit.

Një largim i emigrantëve do të sillte edhe një numër të jashtëzakonshëm banesash, të cilat do të boshatiseshin dhe do të ngeleshin të braktisura për vite të tëra. Nënkupton më pak të ardhura për individët, por edhe më pak të ardhura për shtetin, taksat bashkiake, dritat, ujin, etj., etj...

Sektori privat do të ishte në prag të falimentimit. Nuk do të kishte fuqi punëtore, por as edhe klientë. Shembulli më i qartë është ai i telefonive celulare, të cilat nuk pranojnë që mos t‘u japin numra personave të paidentifikuar e jo të ligjshëm, sikundër kërkon qeveria, pasi në këtë mënyrë do të humbnin si klientë qindra-mijëra emigrantë pa dokumente.

Po qe se do të largoheshin, do të merrnin me vete edhe fëmijët e tyre. Shkolla do të mbylleshin, mësues e pedagogë do të humbnin punën e tyre. Një Greqi pa emigrantë do të ishte një Greqi e plakur, pasi emigrantët janë një popullsi kryesisht e re, dinamike, vizionare...

Dhe shembuj të tillë mund të jepen pa fund...


***

Po qe se Greqia, politika dhe shoqëria greke e kupton se emigrantët përbëjnë tashmë një pjesë organike të shoqërisë dhe të historisë, do të thotë se duhet të vendosin t‘i integrojnë në një projekt kombëtar të shpëtimit të vendit nga kriza. Ç‘do të thotë kjo? Krijimin e një harte të të drejtave të emigrantëve, të cilën do ta respektojë edhe shteti, edhe pushteti lokal, edhe policia, edhe sipërmarrjet. Në nivelin ku emigrantët mbahen në një gjendje gjysmë-ilegaliteti, ngrihet rreth tyre një rrjet i paraekonomisë së vërtetë, korrupsionit e burokracisë, e cila e çon mbrapa shoqërinë greke dhe vë në rrezik fitoret e shtetit të së drejtës, të shtetit social dhe të kulturës.

Çështja e emigrantëve nuk i përket vetëm një pjese të popullsisë greke, u përket të gjithëve. Nga viti 1990 e këtej, historia greke ka një njollë të errët, poshtë së cilës gjendet problemi i emigracionit. Raste emergjente, sikundër është kriza e tanishme ekonomike ose do të zmadhojnë njollën e errët dhe, pas pak vjetësh Greqia do të ketë turp për këtë situatë, ose do të detyrojë Greqinë që ta pastrojmë njëherë e mirë. Shpesh herë shtrohet pyetja për kufijtë e jashtëm të politikës së emigracionit në mënyrë fobike. Çfarë do të ndodhë me emigracionin? Do të vazhdojë me ritme kaq të mëdha vala e emigrantëve nga vendet e varfra në ato të pasura? Si do të duhej që të reagonin shoqëritë tona? Por emigracioni nuk është një valë e verbër. Po qe se papunësia do të përgjithësohet në vendet e pasura, kjo valë do të përmbahet. Por po qe se ndiqen emigrantët nga vendet e pasura dhe ndërpriten ndihmat financiare të tyre në vendet e varfra, atëherë katastrofa e atyre vendeve do të krijojë valë e dallgë të mëdha refugjatësh të dëshpëruar, të cilët vështirë se do të përmbahen. Ndryshimi i krizës së sotme ekonomike me të mëparshmet gjendet në faktin se globalizmi nuk mundet të anulohet. Çdo shoqëri tashmë është e lidhur në një sistem nga ku, ajo çfarë mendon se ke fituar nga njëra anë, e ke humbur nga ana tjetër.

Dhe diçka tjetër. Nuk është një e drejtë themelore e demokracive liberale dhe parlamentare ajo që kushdo që paguan taksat duhet të ketë të drejtën të votojë për të ndikuar në mënyrën me të cilën përdoren paratë e tij? Vlerë e vjetër dhe e kuptueshme. Ndaj nuk do të ishte normale që çdo emigrant që merr dokumentin e legalizimit dhe numrin personal të pagesës së taksave, të merrte në të njëjtën kohë edhe librin e zgjedhjeve, e thënë shqip, të drejtën e votës?...

 

 

Burimi Informativ: SHQIP

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Tim Mukaj 15 April, 2009 02:49:39
Po eshte e vertete, sikure te ndodhe?
Duhet te ndodh sepse 90 perqint e tyre nuke e kuptojn rendesine e emigrantrve.
avatar
Sokol 16 April, 2009 11:13:57
Nuk ka per te ndodhur sepse nuk kane ku te vene emigrantet, ku te kthehen: ne Shqiperi? E ç'fare do ti priste atje? shume me keq do jetonin sepse Shqiperia nuk ofron dot vende pune per ata shqiptare qe jane aty dhe jo me te priste edhe (te pakten) 700.000 emigrantet nga greqia.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00