Italia hap 80 mijë vende pune sezonale. Përfitojnë dhe shqiptarët. Kuotat e pranimit, sipas rajoneve
Qeveria italiane i ka hapur dritën jeshile punësimit sezonal të rregullt të shtetasve nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian. Të drejtën për të aplikuar për një kontratë pune në shtetin fqinj, në mënyrë legale, e gëzojnë edhe të gjithë shqiptarët e interesuar. Specialisti i Drejtorisë së Emigracionit, në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, informon se "është hapur rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, pas miratimit të kërkesave të paraqitura nga punëdhënësit italianë". Por këtë vit, ndryshe nga më parë, aplikimi për punësim sezonal në shtetin fqinj do të jetë krejtësisht individual. Nuk do të jetë më Ministria shqiptare e Punës ajo që do të negociojë me palën italiane për të garantuar këtë punësim sezonal të shqiptarëve në përputhje me kuota fikse. 80 mijë vendet e punës të miratuara përmes dekret-flukseve nga qeveria italiane këtë vit nuk janë të kufizuara në numër për secilin shtet. Gjithsecili qytetar nga vendet e rajonit tonë dhe më gjerë mund të konkurrojë për një kontratë pune, krejt individualisht dhe të përzgjidhet nga punëmarrësit italianë.
Afatet
Në Gazetën Zyrtare italiane të 10 prillit 2009 u botua i plotë Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga vende jo anëtare të BE-së. "Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Duke nisur nga 11 prilli, punëdhënësit që dëshirojnë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen, duke filluar nga ora 8:00 e 15 prillit 2009", saktëson specialisti i Emigracionit, Durim Hatibi.
Duke iu referuar dokumentit të miratuar dhe që aktualisht ka marrë formë zyrtare të zbatueshme, Hatibi sqaron më tej se "sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Kjo nuk do të thotë që një shteti jo anëtar të BE-së, apo institucioni të tij, i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit". Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontrata pune nga një punëdhënës italian.
Si të gjitha kërkesat e deritanishme, edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve, etj.
Siç del edhe nga përmbajtja e dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008.
Sipas Hatibit, e gjithë kjo paketë informative bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin kryesor në ofrimin e informacionit të saktë, të shpejtë dhe në shërbim të shtetasve. Ai shton se ka pasur shumë kërkesa të shtetasve shqiptarë, që rëndom pyesin: edhe pse njohim punëdhënës që janë të gatshëm të na sigurojnë një kontratë pune, sipas procedurave të vendosura nga shteti italian, nuk dimë si dhe kur të fillojmë procedurat dhe si të veprojnë. "Në këtë këndvështrim e menduam të dobishme të pasqyrojmë edhe ndarjen sipas rajoneve dhe provincave, të bërë nga Ministria e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale të Italisë", pohon specialisti Hatibi.
Aplikimi
Ky nis me procesin e regjistrimit. Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme italiane: www.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinore 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit. Më tej kalohet në krijimin e moduleve. Duke futur adresën e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi i mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë. Hapi i tretë lidhet me domosdoshmërinë e shkarkimit dhe të instalimit në kompjuterin personal të softuerit të Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI-t për Windows, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhëzimeve. Pas
aktivizimit të softuerit SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë i lidhur me internetin dhe klikohet në "importa i moduli elettronici nel programma". Këtu duhen futur sërish e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë tek www.interno.it, do të kalojnë te kompjuteri personal.
Hartimi i kërkesave
Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh i lidhur me internetin. Nga faqja kryesore e SUI-t, klikohet te "visualizza domande da compilare" dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.
Gjatë hapit të fundit të aplikimit, punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek "visualizza domande da inviare", pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8:00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.
Dekreti
Neni 1 i këtij dekreti saktëson se "në rrugë të programimit kalimtar të kuotave maksimale të hyrjeve të punëtorëve, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së për vitin 2009, pranohen në Itali për motive të punës stinore, si punëmarrës, shtetasit e huaj, nga shtete jo anëtare të BE-së, që qëndrojnë jashtë Italisë, kjo brenda një kuote 80 mijë, kuotë që do të shpërndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome, nën kujdesin e Ministrisë së Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale. Mes punëtorëve stinorë nga Shqipëria pritet të përfitojnë edhe nga vende të tjera të rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Qëllimi i miratimit të këtij dekreti nga qeveria italiane lidhet me mundësimin e punëtorëve të domosdoshëm për kërkesa specifike të sektorit turistik dhe për vjeljen e produkteve bujqësore. A.Rr.
Flukset stinorë.
Kuotat për çdo provincë italiane
Në zbatim të detyrimit ligjor, Ministria e Punës ka shpërndarë tashmë 80 mijë kuotat për punëtorë stinorë, të programuar për vitin 2009. Më poshtë janë të gjitha këto kuota:
Rajoni Liguria
Provincat
Xhenova 100
Imperia 250
La Specia 50
Savona 400
Totali 800
Rajoni Piemonte
Provincat
Alesandria 450
Asti 450
Biela 20
Kuneo 2000
Novara 50
Torino 800
Verbania C.O. 15
Verçeli 15
Totali 3800
Rajoni Val d‘Aosta
Provincat
Aosta 50
Rajoni Lombardia
Provincat
Bergamo 90
Breshia 550
Komo 20
Kremona 100
Leko 20
Lodi 100
Mantova 2600
Milano 200
Pavia 200
Sondrio 100
Vareze 20
Totali 4000
Provinca Autonome Trento
Trento 3000
Provinca Autonome Bolcano
Bolcano 1000
Rajoni Veneto
Provincat
Beluno 150
Padova 450
Rovigo 600
Trevizo 160
Venecia 1000
Verona 5500
Viçenza 90
Totali 8000
Rajoni Friuli Venecia Xhiulia
Provincat
Goricia 50
Pordenone 150
Trieste 50
Udine 450
Totali 700
Rajoni Emilia Romanja
Provincat
Bolonja 400
Ferrara 400
Forlì - Çezena 2000
Modena 600
Parma 200
Piaçenca 300
Ravena 2500
Rexhio Emilia 100
Rimini 1500
Totali 8.000
Rajoni Toskana
Provincat
Areco 250
Firence 180
Groseto 2500
Livorno 115
Luka 110
Masa Carrara 60
Piza 90
Pistoia 80
Prato 5
Siena 510
Totali 3900
Rajoni Marke
Provincat
Ankona 550
Askoli Piçeno 450
Maçerata 400
Pezaro-Urbino 450
Totali 1850
Rajoni Umbria
Provincat
Peruxhia 270
Terni 80
Totali 350
Rajoni Lacio
Frozinone 100
Latina 6530
Rieti 90
Roma 1000
Viterbo 180
Totali 7900
Rajoni Abruco
Provincat
Kieti 400
L‘Akuila** 3500
Peskara 300
Teramo 300
Totali 4500
** Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.
Rajoni Molize
Provincat
Kampobaso 440
Izernia 60
Totali 500
Rajoni Kampania
Provincat
Avelino 80
Benevento 750
Kazerta 2500
Napoli 1250
Salerno 2520
Totali 7100
Rajoni Pulja
Provincat
Bari 700
Brindizi 250
Foxhia 4500
Leçe 700
Taranto 350
Totali 6500
Rajoni Bazilikata
Provincat
Matera 300
Potenca 950
Totali 1250
Rajoni Kalabria
Provincat
Katanxaro 400
Kozenca 1450
Krotone 2900
Rexhio Kalabria 600
Vibo Valentia 50
Totali 5400
Rajoni Siçilia
Provincat
Agrixhento 50
Kaltaniseta 140
Katania 300
Ena 150
Mesina 180
Palermo 180
Raguza 3100
Sirakuza 1500
Trapani 100
Totali 5700
Rajoni Sardenja
Provincat
Kaljiari 130
Nuoro 500
Oristano 20
Sasari 50
Totali 700
Burimi Informativ: SHQIP























Komente (19 postuar):
jam i interesuar per pune sezonale ne itali.kam njohori te mira te gjuhes italiane dhe angleze.
Faliminderit.
du te punoj ne itali prefesioni im eshte pizza bek kuzhinier italiane
por du me punu me
familjen faliminderit
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!