Zgjedhjet, Greqia hap kufijte per emigrantet

Font size: Decrease font Enlarge font

Vendi fqinj, Greqia, ka vendosur që të “hapë” kufi jtë e saj me Shqipërinë, për të lejuar kalimin e lirë dhe pa probleme të të gjithë emigrantëve, që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.

Një lajm i tillë konfirmohet përmes një vendimi të fundit të lëshuar nga autoritetet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit helen. Por nuk do të mungojë edhe një tjetër lehtësi e krijuar për atë kategori emigrantësh, të cilët nuk kanë mundur që të rinovojnë dokumentet dhe aktualisht i kanë lejet e qëndrimit jashtë afatit të përdorimit. Të gjithë këta emigrantë do të mund që të rikthehen sërish në Greqi pas zgjedhjeve të 28 qershorit për të rinovuar në muajin korrik lejet e punës. Dhe nëse dëshirojnë kufi ri sërish do të jetë i hapur për ta që të rikthehen në atdhe edhe për pushime.

Vendimi

“Emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk janë pajisur me leje të rregullt qëndrimi, mund të shkojnë në atdhe, duke filluar që nga data 19 qershor deri më 30 shtator”. Kështu bën të ditur Ministria greke e Punëve të Brendshme, duke publikuar vendimin, i cili u mundëson emigrantëve pa dokumente, që të shkojnë në atdhe e të kthehen në Greqi pa hasur në probleme me autoritetet kufi tare. Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, kur ata mund të udhëtonin vetëm një herë, emigrantët tashmë kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre. Përfi tues Nga vendimi përfitojnë të gjithë emigrantët, të cilët kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë. Klauzola që u referohet zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ka gjasë të jetë miratuar pas kontakteve me palën shqiptare dhe interesimit të kësaj të fundit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit.

Nga ana tjetër, pala greke nuk do t’i privojë emigrantët nga leja e zakonshme e punës, që në Greqi fillon të jepet në mesin e muajit korrik. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, ata që shkojnë të votojnë më 28 qershor, gëzojnë të drejtën edhe të një udhëtimi tjetër, brenda periudhës 19 qershor-30 shtator 2009. Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri hëtimi tjetër, brenda periudhës 19 qershor-30 shtator 2009.

Fushata

Partitë politike shqiptare ndryshe nga herët e tjera kanë intensifi kuar fushatën e tyre edhe në drejtim të përfi timit të votës së emigrantëve. Shumë udhëtime janë kryer drejt Greqisë, vendit fqinj, nga ana e drejtuesve të forcave politike në vend. Aty jetojnë e punojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, votues potencialë, të cilët me votat e tyre mund të bëhen faktor determinant në këtë proces elektoral.

Të dhëna

  • AFATI Ata që nuk janë pajisur me leje të rregullt qëndrimi, mund të kthehen në atdhe, duke fi lluar nga data 19 qershor deri më 30 shtator
  • KALIMET Ata që votojnë më 28 qershor, gëzojnë të drejtën edhe të një udhëtimi tjetër, brenda kësaj periudhe, për të rinovuar lejet e punës
  • VOTAT Partitë politike shqiptare në këtë fushatë kanë intensifi kuar përpjekjet e tyre në drejtim të përfi timit të votës së emigrantëve
  • MUNDËSIA Ministria greke e Punëve të Brendshme, përmes një vendimi të posaçëm, u mundëson emigrantëve pa dokumente, ta kalojnë kufi rin pa probleme.

 

Burimi Informativ: SHQIP

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0