Nje vështrim i shkurtër mbi politikën e emigracionit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Në vitin 1995 hyri në fuqi Kontrata Schengen në bazë të nënshkrimit të po këtij Traktati  më 14 Qershor 1985 midis pesë vendeve-anëtare të Evropës së Bashkuar (Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Luksenburgut dhe Hollandës), Traktat i cili kishte si qëllim shpërbërjen graduale të kufijve brenda territorit evropian, lëvizjen e lirë për qytetarët e këtyre vendeve si edhe bashkëpunim në kuadrin juridik dhe policor.

 

Që nga viti 1990 filluan ta nënshkruajnë këtë Traktat edhe vendet e tjera të Evropës dhe midis tyre Greqia në vitin 1992. Me hyrjen në fuqi të kontratës, pavarësisht qëllimit pozitiv që ishte shprehur për bashkëpunim të mëtejshëm midis vendeve-anëtare, fillon të zbatohet në rang Evropian një politikë e dyfishtë duke iu referuar emigrantëve që gjendeshin brenda kufijve të Evropës si edhe rrymave të reja emigrantësh që vinin kryesisht nga vendet e Azisë dhe të Afrikës. Traktati Schengen përbën një pikënisje të veçantë për politikën që do të ushtrohet nga vendet Europiane përsa i përket kontrollit të flukseve emigrues.

 

Konkretisht krijohet Evropa-Fortesë që nga njëra anë synon të kontrollojë dhe të mbikqyrë mobilitetin punëtor brenda kufijve të Evropës dhe nga ana tjetër të vendosë një perde për rrymat e reja.

 

Duhet të theksohet se përsa i përket politikës ndaj emigracionit, një nga kushtet kryesore që u vendos nga Traktati në drejtim të vendeve-anëtare ishte regjistrimi i popullsisë emigruese në mënyrë që të njihej numri i saktë dhe të dhënat personale të emigrantëve që jetonin dhe punonin brenda kufijve të Evropës, si edhe inkuadrimin e kësaj popullsie në strukturat sociale dhe politike, gjë që bën të mundur fillimin e proçesit të legalizimit të paktën në ato vende-anëtare që tradicionalisht nuk njiheshin ose njiheshin shumë pak me fenomenin emigracion dhe nëpër të cilat nuk ekzistonte një legjislaturë për inkuadrimin e fenomenit në strukturat institucionale. 

 

Evropa e Bashkuar de jure  nuk përcaktonte, Urdhëresat Presidenciale, Dispozitat, Nenet,  Paragrafet e ligjeve dhe në përgjithësi mënyrën e proçesit të legalizimit që do të aprovoheshin nga shtetet-anëtare në  veçanti. Këto do të vendoseshin nga legjislatura e shteteve- anëtare në bazë të interesave politiko-ekonomike dhe sociale të shteteve në fjalë. P.sh. fakti se në shumë vende-anëtare brezi i tretë legalizohet në bazë të bashkimit familjar me fëmijët që janë në marrëdhënie pune dhe në disa vende të tjera nuk merret parasysh legalizimi i kësaj kategorie është një politikë shtetërore për të cilën strukturat Evropiane nuk mund të ndërhyjnë.   

 

Kjo praktikisht do të thotë se edhe Greqia ashtu si vendet e tjera anëtare të Evropës së Bashkuar duhet të marrë masa politike integruese sociale. Gjatë dhjetëvjeçarit të 90s me eksodet masive të emigrantëve nga “ish vendet e bllokut socialist” në epiqëndër të interesimit të opinionit publik, të mas medias, të mekanizmave reprezal shtetëror gjendeshin emigrantët Shqiptar të cilët përbënin shumicën e emigrantëve. 

 

Në këtë perriudhë ushtrohej në politikë jo administrative-zyrtare, jo integruese dhe për më tepër raciste dhe ksenofobike. Ishte perriudha e punës së zezë e cila shfaqej me morfoma të skajshme pasi emigrantët punonin rreth 12 orë në ditë, me një ditë rroge poshtë minimumit mesatar, pa të drejta sociale duke u ekspozuar kështu në shfrytëzimin e egër të krahut të lirë të punës. Mjetet e informacionit paraqisnin pamjen e emigrantit Shqiptar si të rrezikshëm për rendin publik, si mbartës të kërcënimit kombëtar,  barbar dhe kriminel gjë që krijoi një klimë ksenofobike e cila shumë herë kalonte në praktikat e dhunës raciste.

 

Kjo klimë ndikoi në krijimin e stereotipave negativë kundrejt këtij grupi social. Politika praktike e shtetit ishte ajo e kërbaçit pasi në epiqëndër të kësaj politike ishin masat e rrepta policore, operacionet “fshesa” ekstradimet dhe pogromet në masë. Nga ana tjetër fenomeni tërhiqte vemendjen e shoqërisë Greke pasi rrymat ishin masive dhe të dukshme (sheshe, parqe, rrugë.) por edhe sepse shoqëria Greke nuk ishte e ambientuar në të kaluarën me këtë fenomen. Greqia ishte një vend që deri në vitet 80të dërgonte emigrantë në vendet e zhvilluara. Emigracioni u konceptua si një fenomen kalimtar, provizor dhe i rikthyeshëm.

 

Tashmë praktikat politike që ndiqen janë më të sofistikuara dhe fleksible, më rezultative për të ardhmen e afërt por edhe më të qëndrueshme përsa i përket qëllimit bazë: nga njëra anë  kontroll dhe mbikqyrje e rreptë në kuadrin juridik dhe në rregjimin punësor në mënyrë që emigracioni të jetë një faktor i rëndësishëm për të ardhurat financiare shtetërore, dhe në një aspekt tjetër synohet edukimi dhe disiplinimi i sjelljeve në jetën shoqërore.

 

Viti 1998 parashtroi për herë të parë piketimin e morfologjisë politike të hartës së emigracionit për të realizuar këtë qëllim. Me ligjet e emigracionit që janë aprovuar që nga viti 1998 deri tek  i fundit 2007 (l. 3536) shteti dhe qeveritë që kishin ardhur në pushtet synonin të paraqisnin një profil human, një llogjik antiraciste me kryerjen e një vepre shoqërore, faktorë të cilët ngjallën shpresa për një pjesë të madhe të emigrantëve të cilët ndjeheshin të pasigurt për të ardhmen. Në thelb synimi i shtetit ishte paraqitja e një plani të llogaritur hollësisht për kontrollin rezultativ të fenominit.

 

Sipas këtij plani emigracioni duhet të jetë një fenomen e kontrollueshëm, i llogaritur dhe rentabël (fitimprurës) nga mekanizmat burokratik dhe institucional si një dinamizëm i cili duhet të kufizohet brenda kufijve institucional. Kërkohet aplikimi i një llogjike për shfrytëzimin më të madh të mundshëm të këtij dinamizmi njërëzor përsa i përket interasave ekonomik të shtetit dhe pakësimin e dhunës së paqëllimtë për sigurimin e kontrollit social, rendit publik dhe sigurisë sociale. Ky qëllim nuk arrihej nëse përdorej gjithmonë politika e kërbaçit, por  krahas saj duhej përdorur edhe politika e kulaçit. Për këtë arsye kontrolli social dhe institucional nuk mund të arriheshim nëse nuk parashtrohej një kuadër me  “të drejta dhe detyrime”, kuadër në të cilin duhet të integroheshin emigrantët.

 

Kështu që lëshimi i minimumit të të drejtave, edhe nëse ato mbeten nëpër shkresat e ligjit, krijoi tek emigrantët një ndjenjë sigurie. U përgatit terreni i përshtatshëm në mënyrë që të sigurojnë në një farë mënyre një vend pune, strehim në kushte më njerëzore dhe të mos kërcënohen vazhdimisht duke qënë të “paligjshëm”. Duke siguruar minimumin e të drejtave, emigrantët e kishin më të lehtë të shkëputeshin nga ambientet publike (rrugë, sheshe, etj) dhe të synojnë një jetë individuale jashtë marrëdhënieve të komunitetit.

 

Në këtë mënyrë ajo çka u arrit për shtetin ishte qetësia dhe siguria e rendit publik. Është e qartë se  të gjendurit në “rrugë” kërcënon dhe të gjithë ata emigrantë që deri dje nuk kishin çtë humbisnin, sot me ato të drejta sociale që “gëzojnë” mund të jetojë urtë dhe të bindur. Në këtë kuadër u krijua një klimë që i izoloi emigrantët në llogjikën e ruajtjes me çfarëdolloj çmimi të të drejtave që iu dhanë duke i zhvendosur ata nga realiteti në të cilin nuk kishin se çhumbisnin në një realitet tjetër që u “premton shumë” dhe që mbart të paktën disa “mundësi” dhe “shpresa”. Ky realitet synon të imponojë situatën e inkuadrimit dhe të asimilimit.

 

Kjo perriudhë, të cilën mund ta quajmë “perriudha e legalizimit” shpreh filozofinë politike për emigracionin nëpërmjet vendimeve të ministrive përkatëse, dekreteve presidenciale, qarkoreve që çdo herë rinovoheshin dhe ndryshonin në bazë të interesave politike shtetërore. Konkretisht, kur një pjesë e madhe e emigrantëve nuk kishin mundësinë të ruanin legalizimin e tyre dhe të familjes për arsye të ndryshme ligjet aprovonin herë pas here shtyrje të afatit ose klauzolat e tij linin një dritare hapur për kategori të ndryshme emigrantësh.

 

Duke e parë më esencialisht, gjithmonë emigranti ishte dhe është i detyruar të paguajë shtrenjtë për sigurimin e tij social, të gjendet vazhdimisht në marrëdhënie pune, të grumbullojë pullet siguruese(ensima) të domosdoshme, të parapaguajë, të justifikojë një shumë të caktuar të të ardhurave vjetore për bashkim familjar, të mos rëndojnë kundrejt tij vendime gjyqësore, etj. Mosrealizimi i këtyre kushteve do të thotë të gjendesh jashtë proçesit të legalizimit. Në këtë mënyrë emigrantët gjenden vazhdimisht nën një rregjim pengu në emër të të “drejtës së legalizimit”. Është karakteristike se të gjitha ligjet e aprovuara lidhin të drejtën e legalizimit me rregjimin e punës. Mesazhi që kalon është tepër i qartë: kush paguan dhe punon mund të qëndrojë.

 

Mosha e tretë është jashtë proçesit, pasi rëndon sistemin shëndetësor dhe nuk është në marrëdhënie pune gjë që do të thotë se nuk furnizon me të ardhura sigurimet sociale. Në bazë të këtyre fakteve mund të konkludojmë se filozofia e politikës për emigracionin ka për qëllim të ruaj karakterin provizor të emigracionit në Greqi dhe me mbylljen e proçesit të legalizimit nuk u hap rrugën për legalizimin rrymave të reja që vijnë. Këtu mund të përjashtojmë një pakicë të emigrantëve që janë pajisur me leje qëndrimi afatgjate gjë që e bën më të lehtë asimilimin e tyre në trungun kombëtar.

Vitet e fundit, ashpërsimi dhe keqësimi i problemeve ekonomike, politike dhe sociale të vendeve të Botës së Tretë, konfliktet luftarake të jashtme dhe të brendshme të këto vende ka shtyrë me mijëra njërëz të braktisin vendet e tyre për të emigruar në vendet e Evropës Perëndimore.

 

Pozicioni gjeopolitik i Greqisë, kufizimi i saj sinorik me Turqinë dhe vendet e Lindjes së Mesme bën të mundur kalimin e mijërave emigrantëve nga vendet e Azisë dhe të Afrikës në Turqi e mandej në Greqi për të kaluar më tej në destinacionin e tyre përfundimtar. Për këta emigrantë Greqia është një vend tranzit pasi shumica e emigrantëve synojnë të shkojnë në vendet e tjera të Evropës Qëndrore. Edhe  nëse shumë prej emigrantëve arritën pas shumë peripecive të shkojnë në vendet e tjera të Evropës, janë të detyruar të kthehen përsëri në Greqi në bazë të Rregullores së Dublinit pasi detyrohen të ekstradohen në vendin i parë Evropian në të cilin kanë shkelur.

 

Përsa i përket kushteve që përjetojnë këta emigrantë gjatë kalimit në parajsën evropiane, sipas të dhënave, pothuajse12.000 gjenden të vdekur në dhjetëvjeçarin e fundit në fortesën evropiane dhe 400.000 janë viktima të torturave. Vetëm më 2008 1.502 emigrantë dhe refugjatë humbën jetën në det, ndërsa nuk dihet numri i saktë  i anijeve të mbytura. Në Greqi 257 emigrantë dhe refugjatë humbën jetën në luftën e pashpallur të Egjeut vetëm gjatë vitit 2007, 181 në vitin 2008 dhe mbi 1000 në dhjetëvjeçarin e fundit. Në të njëjtën perriudhë, 50 prej tyre u vranë nga policia, oficerat e trupave limanor dhe nga “banorë vendas të revoltuar”, pa llogaritur goditjet dhe dëmtimet  në ambientet e punës për shkak të mungesës së masave siguruese (13 emigrantë të vdekur në veprat olimpike).

 

Në këtë perriudhë Evropa e Bashkuar ka vendosur ta intensifikojë politikën ndaj emigracionit, nëse marrim parasysh “Paktin për Emigracionin dhe Azilin”, i cili u ratifikua në Sesionin e Evropës së Bashkuar në Bruksel më 15-16 Tetor - 2008. Pakti ka qëllim sipas Komisionit Evropian “harmonizimin e politikave kombëtare për emigracionin” dhe përmbledh 5 tematika: Kontrollin e kufijve, ekstradimin e emigrantëve pa dokumente, legalizimin e emigrantëve, azilin politik, dhe bashkëpunimin e Evropës së Bashkuar me vendet e pikënisjes dhe të kalimit.

 

Teksti u përpilua më 24 Shtator 2008 në Komisionin e Ministrive të Drejtësisë dhe të Brendshme në Bruksel dhe ndër të tjera parashikon:

  • “Përgjegjësi e përbashkët për kontrollin rezultativ të kufijve” Krijimi i FRONTEX, (Organizmi i Koordinimit të Kontrollit të Kufijve Evropian), dhe  Përdorimin e sistemeve të teknollogjisë së lartë për kontrollin e kufijve. Grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë (Rapid Border Intervention Teams – RABITs) ndërmarrin inisiativa në çdo pikë kufiri që tju kërkohet me vendosjen e tyre përkohësisht ose definitiv. Krijohen degë periferike të FRONTEX dhe hapet rruga për krijimin e trupit evropian të ruajtjes kufitare, ndërsa i jepet përparësi përdorimit të sistemeve të sofistikuar teknollogjik për kontrollin e kufijve (psh, radar, satelit, helikopterë, etj)

Që nga 1 Janari 2012 do të vihet në zbatim viza me të dhëna biometrike(shenjat e 10 gishtave që nga mosha 6 vjeç) për emigrantët dhe do të importohet teknollogji e re në aeroporte dhe porte për kontroll automatik.  Të gjithë qytetarët e vendeve të treta që janë të detyruar të pajisen me vizë duhet të japin të dhënat biometrike gjatë aplikimit të kërkesës në ambasadat përkatëse. Pikat e kalimit kufitar dhe doganor do të jenë të pajisura me aparaturën e nevojshme për konfirmimin e identitetit të interesuarit i cili është mbartës i vizës në bazë të këtyre të dhënave.

 

Sistemi i parashikuar i hyrje-daljes do të regjistrojë datën e saktë dhe pikat e hyrjes në Evropën e Bashkuar. Do të lokalizojë të gjithë ata persona që shkelin kohën e duhur të qëndrimit, duke informuar automatikisht kontrollin kufitar çdo herë kur një qytetar i vendeve të treta ka  kapërcyer kohën e qëndrimit të tij. Në fund parashikohet eksporti i pajisjeve, armatimeve dhe njohurive teknollogjike nëpër vendet e pikënisjes dhe kalimit të emigrantëve.

 

  •  “Riatdhesim  i të gjithë emigrantëve të “paligjshëm” në vendet e tyre dhe në ato të kalimit” “Të huajt e paligjshëm duhet të largohen dhe të braktisin Evropën e Bashkuar”, referohet katigorimatikisht pakti, i cili njejtësohet me direktivën e cila u aprovua më 18 korrik 2008. Le të shikojmë më konkretisht se çfarë parashikon kjo direktivë:
    • arrest 18 mujor për emigrantët që “shkelin kufijtë e Evropës”.
    • mundësinë e burgimit dhe ekstradimit të emigrantëve pa dokumente që bëjnë pjesë në grupet e personave me nevoja të posaçme (gratë shtatzëna, të moshuar, viktimat e torturimeve, fëmijë nën moshë).
    • shmangien e proçeseve ligjor, pasi burgimi e emigrantëve pa dokumente mund të vendoset nga institucionet administrues dhe jo vetëm juridik.
    • mundësia e ekstradimit në vendet e treta duke përmbledhur edhe fëmijët nën moshë. (një fëminë refugjat nga Afganistani mund të ekstradohet në Turqi apo Libi.
    • ndalohet kalimi në kufijtë e Evropës për 5 vjet për personat e ekstraduar.

Ky pakt gjithashtu ndalon legalizimin në masë të emigrantëve pa dokumente, ashtu si u veprua në Spanjë dhe në Greqi disa vite më parë. Megjithëse parashikohet realizimi i udhëtimeve të përbashkëta ajrore ekstraduese, nuk këshillohen ekstradimet drejtpërdrejt (pasi kushtojnë shumë) - përkundrazi i jepet prioritet negociatave të vendeve të Evropës me vendet e pikënisjes dhe të kalimit që gjenden më afër kufijve të Evropës për dërgimin e emigrantëve në këto vende. Pavarësisht nga kostoja e lartë, konkretisht në Greqi perriudhën e fundit janë ekstraduar drejtpërdrejt nëpër vendet e tyre nëpërmjet udhëtimeve të përbashkëta ajrore shumë emigrantë kryesisht nga Afganistani. Gjithashtu, sipas një dekreti të fundit të ministrisë së brendshme u premtohet emigrantëve një shumë prej 1000 euro plus biletave të udhëtimit të largohen me dëshirën e tyre vetëm në ato raste që nuk është arrestuar.

 

  • legalizimin e emigrantëve. Pakti shpreh qartësisht se legalizimi duhet ti shërbejë ekskluzivisht tregut të punës. Prioritet i jepet punëtorëve të vendeve anëtare të Evropës kryesisht nga vendet e Evropës Lindore. Nga vendet e treta preferohen kuadrot me arsim të lartë dhe emigrantët që nuk janë stabilizuar plotësisht. Pakti paralajmëron vendet anëtare të Evropës të  jenë të kujdesshëm përsa i përket legalizimit për arsye të bashkimit familjar dhe vendosjen e familjes së emigrantit në vendet e Evropës gjë që konsiderohet e padëshirueshme për arsye të kostos së lartë të arsimit dhe kujdesit shëndetësor.

Që nga viti 2011 do të vihet në fuqi karta blu për emigrantët me arsim të lartë, personat me studime universitare trevjeçare. Karta blu do të jetë ekuivalente me lejen e qëndrimit dhe të punës nga një deri në katër vjet. Pas 18 muajsh personi mund të lëvizë në një vend-anëtarë tjetër në një vend pune përkatës, nëse ka ofertë. Në këtë mënyrë krijohet nocioni i “emigracionit qarkor”: vendi i punës do të jetë i njëjtë kurse punëtori ndërrohet çdo katër vjet.

 

  • Ndërtimi i Azilit Evropian. Që nga viti 2010 deri në 2012 do të formohet dhe zbatohet proçes i përbashkët për azilin politik, me harmonizimin e një të vetmi kuadri institucional të të gjitha vendeve anëtare, në mënyrë që tju shmangen diferencimeve dhe pasojave konfliktore midis shteteve. Për këtë qëllim krijohet brenda vitit 2009  “Qëndra Mbështetëse Evropiane” e cila do të japë informacion për gjëndjen që mbizotëron në venden e prejardhjes së personave që kërkojnë të aplikojnë për azil, për të parandaluar dhe drejtuar vendimet për lëshimin ose jo të azilit. Përsa i përket Greqisë, Komisioni i 24 Shtatorit ritheksoi për herë të fundit kërkesën për të funksionuar në Pire Qëndra Koordinuese për Kontrollin e  Kufijve Detar të FRONTEX. Për këtë arsye Ministri i Brendshëm propozoj vendosjen dhe funksionimin e Qëndrës Mbështetëse Evropiane në Greqi. Le të theksojmë se Greqia do të ketë Kryesinë e Paktit të 3të të Forumit Botëror për Emigracionin dhe Zhvillimin që do të zhvillohet të Vjeshtë të 2009, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar krijimin e 12 kampeve të izolimit.

Gjithashtu, propozohet kalimi i oficerëve nga një vend në vend tjetër si tregues i ndihmesës reciproke në ato vende ku fluksi është më i madh.

 

  • “Pakte të veçanta midis vendeve të pikënisjes dhe kalimit të emigrantëve dhe inkurajim të bashkëpunimit midis emigracionit dhe zhvillimit”. I referohet krijimit dhe transportit të kampeve jashtë kufijve të Evropës, në Turqi, Marok, libi, vendeve Aziatike dhe Afrikane, eksportin “teknollogjik” dhe arsimimin e trupave të ruajtjes kufitare në vendet e prejardhjes dhe kalimit të emigrantëve. 

Përfundimisht mund të konkludojmë se shtetet – anëtare evropiane po e intensifikojnë politikën e tyre konservatore ndaj emigracionit. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e fundit evropiane në të cilat dominuan forcat konservatore të djathta dhe neo-liberaliste shohim se në shumë vende të Evropës ndiqet një politikë aftarqike, antinjerëzore, jo inkuadruese dhe jo intergruese në strukturat politike dhe sociale të shteteve evropian. Duke iu referuat të dhënave të lartpërmendura është e qartë se nuk ekziston vullneti politik për zgjidhjen humane të problemeve të emigracionit.

 

 

 

 

 

Fieri.com / Ervin Shehu  (nga Forumi i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi)

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
erjus 20 September, 2009 11:37:12
kalimera
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67