Delegacioni bashkiak fierak takohet me komunitetin e Klevelandit ne SHBA

Font size: Decrease font Enlarge font

U zhvillua sot ne qytetin e Lakewood-it, te Ohios ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje takim pershendetes ne vazhdimesi te nje grupi takimesh pune midis perfaqesuesve te bashkise se Fierit dhe asaj te Klevelandit,  si  rrjedhoje e binjakezimit te ketyre qyteteve 3-vjet me pare. Ne kete takim ishin te ftuar kryetari i Bashkise se qytetit te Fierit, Z. Baftjar Zeqaj si dhe anetari tjeter i delegacionit fierak z. Flamur Mato. Gjithashtu ne kete takim pershendetes moren pjese edhe shume anetare te komunitetit shqiptaro-amerikan te Klevelandit.

Fjalen e hapjes e mori z. Drini Mezini i cili pasi i uroj mire-se-ardhjen delegacionit, prezantoi ne menyre te permbledhur edhe qellimin e vizites se bashkiakeve fierak.  Ne fjalen e tij z. Zeqaj shprehu mirenjohje dhe falenderim ndaj realizmit te vargut te takimeve konstruktive midis krereve te bashkise se Fierit dhe perfaqesuesve te bashkise se Klevelandit, duke mos harruar te permendte per te pranishmit edhe projektet, dhe planet e shumta te bashkise se  ketij qyteti per vitet e ardheshme. Temat me te diskutuara ne kete takim ishin ato mbi sistemin shendetesor, mjedisin dhe planin rregullues te qytetit, tema keto  per te cilat kryetarit te bashkise se Fierit, z. Baftjar Zeqaj ju desh t’ju pergjigjej edhe me konkretisht, si rezultat i disa nga pyetjeve te dala nga te pranishmit.

Z. Zeqaj nuk harroi te falenderonte  edhe znj. Dona Brady, anetaren e Keshillit Bashkiak te Klevelandit, per ndihmen e saj ne finalizimin dhe berjen realitet te binjakezimit te dy qyteteve, Fier dhe Kleveland.

Mbi te gjitha ne deshirojme, - e mbylli fjalen e tij z. Zeqaj, qe nga keto hapa te bera keto dite ketu ne Kleveland, te krijojme lidhjet e sigurta te nje bashkepunimi konkret dhe me rezultate te dukshme, per nje te ardhme sa me te aferm. Ka akoma shume per te bere, per te forcuar kete ure lidhese te krijuar 3-vjet me pare, por ne jemi te sigurte se edhe me ndihmen e komunitetit tuaj do te arrijme te realizojme planet tona per nje Fier sa me te fuqishem ekonomikisht, sa me te bukur dhe sa me mikeprites.”

 

Fieri.com / Indrit Sulaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00