Amnistia, qeveria ‘gjuan’ emigrantët

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Zv/ministri Rushaj: Fushatë e posaçme për tërheqjen e parave nga jashtë

Efektet e amnistisë fiskale nuk janë ndjerë ende, pavarësisht se ligji ka dy muaj që ka hyrë në fuqi. Tatimet dhe doganat, dy institucionet kryesore për mbarëvajtjen e procesit, janë duke punuar ende për ngritjen e strukturave dhe verifikimin e subjekteve që kanë detyrime dhe që janë pjesë e ligjit “Për faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.

Debati më i madh qëndron në faktin e mundësive reale që ka administrata e fiskut për të tërhequr sa më shumë të ardhura nga emigrantët. Kërkesat e vazhdueshme të ekspertëve të fushës lidhen me strategjinë e fortë që duhet të ndjekë qeveria në mënyrë që të bindë emigrantët e shumtë shqiptarë t’i riatdhesojnë kapitalet në vendin e tyre.

Sipas zv/ministrit të Financave, Alfred Rushaj, do të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që emigrantët t’i rikthejnë paratë në Shqipëri. “Padyshim që na intereson shumë thithja e sa më shumë kapitaleve nga jashtë, në rastin konkret edhe të emigrantëve. Për të arritur objektivin kemi menduar të ndërmarrim një fushatë të gjerë informuese në mënyrë që emigrantët ta kenë të qartë procedurën që duhet të ndjekin”, - tha zv/ministri në televizionin publik, i ftuar në studio.

“Komisioni që duhet paguar në bankë është 3 për qind, tarifë që lehtësisht nxit emigrantin të legalizojë të ardhurat e siguruara nga puna si emigrant. Mjafton të plotësojë një formular te sporteli i bankës dhe veprimi mbyllet shpejt, pa komplikime”, - tha Rushaj. Zv/ministri nuk ishte në gjendje të përcaktonte qartë rrugën që do të ndiqte emigranti deri në dorëzimin e parave në bankat vendase, duke qenë se në shtetet ku jetojnë ka rregulla të forta për transferimin e parave të palegalizuara. Megjithatë, Rushaj tha se çdo veprim i mëtejshëm do të sqarohet, duke pasur parasysh deklarimin e çdo shume të transferuar në pikën e doganës.

Qindra mijëra emigrantët që jetojnë anembanë botës shikohen nga qeveria shqiptare si mundësi reale për të rritur gjendjen likuide në sistemin bankar. Duke shfrytëzuar situatat aspak komode financiare që janë duke përjetuar disa vende të BE-së, sidomos Greqia, qeveria shqiptare shpreson të përfitojë sa më shumë nga ligji i amnistisë fiskale. Por Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrias, thotë se qeveria është duke u vonuar me ndërmarrjen e iniciativës. Sipas tij, jemi në kulmin e sezonit turistik dhe ende nuk ka një platformë të saktë sesi do të bëhet e mundur tërheqja e parave të emigrantëve në bankat tona.

Nga ana tjetër kemi një situatë jo fort të këndshme me emigrantët tanë, të cilët çdo vit po shtrëngojnë dorën e transferimit të parave për familjet e tyre.

Të dhënat e fundit tregojnë se remitancat kanë arritur nivelin më të ulët të shtatë viteve të fundit. Emigrantët sollën 153.1 milionë euro gjatë periudhës janar-mars, nga 170 milionë që patën sjellë gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2010 dhe 183 milionë të sjella në 2009. Ky është viti i pestë radhazi që remitancat janë në rënie. Në rastin e Shqipërisë vërehet se remitancat janë, në fakt, një lloj pensioni që fëmijët ia dërgojnë prindërve në atdhe. Sipas një studimi të institutit ‘Agenda’, në Tiranë, në mbi 60 për qind të rasteve emigrantët që kthejnë para në shtëpi janë fëmijët dhe përfituesit janë prindërit, gjë që i bën remitancat një lloj skeme të sigurimeve shoqërore. Skema shtetërore e sigurimeve shoqërore në Shqipëri falimentoi në vitin 1994, kur qeveria deklaroi se nuk kishte ndër mend të njihte kontributin e qytetarëve në këtë skemë gjatë kohës së komunizmit. Qeveria ofroi pensione shumë të ulëta, me të cilat qe e pamundur të jetohej. Për pasojë, të ardhurat e pensionistëve në një numër të madh rastesh u plotësuan nga kontributet e drejtpërdrejta të fëmijëve. Studimi i institutit ‘Agenda’ grumbulloi të dhëna duke intervistuar 1200 familje me emigrantë në të gjithë territorin e vendit. Sipas studimit, 42 për qind e shqiptarëve emigrantë jetojnë në Greqi, afro 39 për qind në Itali dhe 8.5 për qind jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Burimi Informativ: Shqip

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0