"NY TIMES": FBI tradhtoi familjen shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font
image

NJU JORK- Rreth një dekadë më parë, një prokuror federal në Teksas i kërkoi Edmond Demirajt të dëshmonte kundër një shqiptari të akuzuar për trafik qeniesh njerëzore. Demiraj e kishte këtë informacion: Ai kishte punuar me trafikantin Bill Bedini në një biznes ndërtimi dhe kishte dërguar para jashtë shtetit për të. Prokurori kishte një propozim të leverdishëm: Zoti Demiraj, qytetar shqiptar, ndodhej në SHBA ilegalisht. “Të dyja palët bënë një marrëveshje”, - pohon tani Demiraj.

Në këmbim të dëshmisë së tij, ai dhe familja do të ishin të sigurt. Por Bedini u lejua të paguante garancinë dhe menjëherë shkoi në Shqipëri. Ndërsa dëshmia tashmë s’kishte vlerë, autoritetet amerikane e kthyen edhe Demirajn në Shqipëri. Bedini ishte duke pritur. Ai rrëmbeu, rrahu dhe qëlloi z.Demiraj, plumbi për pak sa nuk i kapi veshkën. Bedini nisi të kërkonte edhe familjarët e Demirajt, duke rrëmbyer dy mbesat e tij dhe duke i detyruar ato të prostituonin në Itali. “Ky është shpërblimi për atë çfarë më ka bërë xhaxhai juaj, Edmondi, kur ishte në SHBA”, - kishte thënë ai ndërsa rrihte vajzat, njëra 19 dhe tjetra 21 vjeçe.

RREFIMI
I gjithë ky rrëfim i dhimbshëm është pjesë e deklaratës së vendimit të autoriteteve federale amerikane në dokumentat gjyqësore. Vendimi i dhënë në janar, përmbante një lajm pozitiv: Demiraj i mbijetoi sulmit me armë dhe mbesat e tij arritën të shpëtojnë falë fatit të mirë dhe një taksisti që i ndihmoi. Demiraj dhe mbesat e tij ndodhen tashmë ligjërisht në SHBA. Ai ka një kompani të vogël që merret me lyerjet e shtëpive në afërsi të Hjustonit. Por, vendimi i dhënë në janar përmban edhe një lajm të keq për zotin Demiraj.

Ai urdhëron dëbimin e bashkëshortes së tij, Rudina dhe djalit adoleshent Rediol, që kanë jetuar në SHBA që prej kohës kur erdhën ilegalisht aty në vitin 2000. Dy fëmijët më të vegjël të familjes kanë lindur në SHBA. Ideja që anëtarët e familjes së tij mund të dëbohen nga Amerika e tmerron Edmondin. “Bill Bedini është një njeri i rrezikshëm”, - thotë ai në telefon. “Me siguri, ai ka për ta vrarë djalin tim dhe gruan time do ta vrasë ose do ta detyrojë të prostituojë”.

DEKLARATAT
Autoritetet nuk kontestojnë asnjë prej deklaratave të tij. “Ka një mundësi që zonja Demiraj të persekutohet”, - thotë Jennifer R. Khouri, një juriste e Departamentit të Drejtësisë. “Nuk po them se ajo nuk rrezikohet në Shqipëri, por po them se ajo nuk është përballur me problemet ligjore kur vjen puna tek azili”, - shton ajo. Në një vendim tjetër, një panel prej tre gjyqtarësh federalë në një gjyq në Nju Orlins, ranë dakord të mbrojnë një tjetër shtetas duke mos e dëbuar familjen e tij. “Është e vërtetë, - thonë ata, - një ligj federal thotë se azili mund të jepet kur ka rrezik persekutimi ndaj anëtarëve të familjes në vendin ku ata do të dërgohen”. Por gjykatësit në rastin e Edmondit, thanë se gruaja dhe djali adoleshent i tij nuk mund të kualifikohen në këtë rast.

Arsyetimi i tyre ka nevojë për t’u kuptuar. “Zonja Mrs. Demiraj është në rrezik sepse Bedini kërkon të lëndojë z.Demiraj, duke persekutuar atë, jo vetëm sepse ka një dëshirë të përgjithshme për ti bërë keq familjes Demiraj”, thekson gjyqtarja Catharina Haynes në vendim. “Zonja Demiraj nuk do të ishte më e sigurt në Shqipëri nëse do të divorcohej nga zoti Demiraj dhe do të hiqte dorë nga anëtarësia në familje dhe as nëse ajo do të ishte e dashura e tij për shumë vite”, - shton ajo. Kjo është logjike, mendoj. Por, nuk është se thua më pak nëse pranon se Bedini kërkon të persekutojë zonjën Demiraj si dhe djalin e saj për shkak të lidhjes së tyre familjare me Edmond Demiraj. Kjo është mënyra se si gjykatat federale të apelit e kanë interpretuar ligjin për azilin.

GJYKATA
Gjykata e Lartë ka shumë mundësi të vendosë nëse do të dëgjojë edhe vendimin e apelit lidhur me këtë çështje gjatë vjeshtës së këtij viti. Avokatët e familjes thonë se ata kanë me vete ligjin e më shumë se të. “Në vend që ta falënderojnë Edmondin që rrezikoi jetën e tij për të dëshmuar kundër një trafikanti, qeveria do që familja e tij të bjerë në kthetrat e këtij trafikanti”, - thotë E. Joshua Rosenkranz, një avokat i kompanisë “Orrick, Herrington and Sutcliffe”, që përfaqëson familjen. “Është e pamoralshme dhe e paligjshme. Por, është edhe pa shpresë. Nëse kjo është mënyra se si ne i trajtojmë miqtë tanë, atëherë s’do kemi më miq që të na mbrojnë”. Autoritetet e drejtësisë kanë marrë një sërë rekomandimesh nga ana e grupeve për të drejtat e njeriut dhe profesorët e së drejtës që janë në mbështetje të rishikimit të vendimit.

Por, rekomandimet më interesante në mbështetje të çështjes ishin ato të paraqitura nga rreth 40 ish-zyrtarë të drejtësisë përfshi këtu edhe Dick Thornburgh, që ka qenë prokuror i përgjithshëm në kohën e presidentëve Ronald Reagan dhe George Bush si dhe William S. Sessions, që ka qenë drejtor i FBI-së në tri administrata. Vendimi i apelit, thonë ata, i bën njerëzit e brendshëm që janë shumë të rëndësishëm për luftën ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar më pak të predispozuar për të bashkëpunuar. Demiraj tha se Marina Garcia Marmolejo, një asistent prokurore e SHBA-së, kishte bërë një premtim për ta mbajtur të sigurt familjen e tij. “Kjo grua më del në ëndërr, sepse ajo po vendos në rrezik jetën time dhe të familjes”, - thotë ai duke u emocionuar edhe më shumë. Marmolejo, tashmë kandidate për t’u bërë gjyqtare federale, nuk deshi të bënte asnjë koment dhe më këshilloi të flisja për këtë me zyrën e Prokurorisë së SHBA-së. Një zëdhënëse atje nuk deshi të bënte komente, gjithashtu. Demiraj e vlerëson situatën kështu. “Ata mund të të shfrytëzojnë dhe më pas të të hedhin në plehra”.


Burimi Informativ: New York Times

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0