Mbremje madheshtore e Keshillit Shqiptaro-Amerikan ne nderim te z. Blair dhe Ambasadorit Holbrooke

Font size: Decrease font Enlarge font

Falenderoj nga zemra zonjën e nderuar Kozeta Zylo që na dha bashkëlidhur një njoftim të hollësishëm lidhur me mbrëmjen madhështore të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan. Njoftime të tilla të gëzuara i duhen medias shqiptare, në vend të mbushjes së tyre me tema "horreur" (në frëngjisht- tmerri) për vrasje, grabitje, prostitucion, fenomene që janë edhe në vende të industrializuara, por që u jepet pak vend.
E kam ngritur disa herë në shtypin shqiptar këtë fenomen negativ që gazetarët tanë e kanë më të lehtë të priren për dhënien e këtyre temave se sa temave të bukura për veprimtari në Diasporë, për gjithë ata shqiptarë qèë e nderojnë Atdheun e tyre jashtë kudo që ndodhen. Sot rastësisht pashë se sa bukur shtypi zviceran nderonte ata shtetas të Zvicrës (Zvicra e pestë) që e nderojnë këtë vend të vogël dhe janë vendosur jashtë: profesorë, punëtorë, shkencëtarë, gazetarë, shkrimtarë, mësues e të profesioneve të tjera.
Zvicra në tetor hap dyert për muzeun e ndërtuar enkas për Zviceranërt që janë vendosur jashtë kufijve të saj dhe që janë "ambasadorë të denjë" të saj. Natyrisht, dëgjova nga zonja Kozeta se edhe kryeministri Berisha kishte ngritur lart rolin e Diasporës shqiptare në Amerikë, por a reflektohet kjo më gjerë në shtypin tonë apo në institucionet tona. T'u jap vetëm një fakt: tenori ynë me famë botërore Saimir Pirgu mbushi këto ditë 30 vjeç dhe aktualisht është në Los Anxheles. Shtypi ynë apo Ministria e Kulturës nuk u kujtuan të shkruanin apo të organizonin një veprimtari qoftë edhe të thjeshtë. Shkroi Presidentja e "Opera sans Frontières" Edlira Dedja një shkrim për të që po ju a nis bashkëlidhur dhe asnjë gazetë shqiptare, përveç websideve "Zemra Shqiptare" dhe "Fjala e Lirë", nuk denjuan ta botonin.
Pse, sepse atyre u intereson më tepër të japin njoftime për vrasje, bombastike, për vjedhje etj., që e përsëris ndodhin çdo ditë edhe në vendet më demokratike të Europës apo të botës, por atje zënë pak vend. Më tepër duhet folur për veprimtari të bukura për ruajtjen e gjuhës sonë, për kulturën tonë, për botimin e librave nga shkrimtarë në Diasporë, për fëmijët shqiptarë në Amerikë, Zvicër e kudo që krahas gjuhës angleze, frënge, gjermane, mësojnë dhe nuk harrojnë gjuhën shqipe, për zakonet tona të bukura që mbahen gjallë edhe atje larg në Argjentinë, në Australi, në Itali me arbëreshët, në Zara të Kroacisë me Arbanasit, arvanitasit në Greqi, shqiptarët në Rusi, në Egjipt e kudo që ndodhen...
 
Ka ardhur koha që kultura demokratike të zerë vend edhe në mediat tona, ashtu siç duhet të rrënjoset edhe në Parlamentin tonë, apo në institucionet tona demokratike: Shoqëria shqiptare, edhe pse në tranzicion, pas 20 vitesh, duhet të kapërcejë cakun e gjuhës meskine, sharjeve, etj. Të gjithë në unison duhet të luftojmë që t'i tregojmë botës, ashtu siç dëshmojnë qëndrimet në përgjithësi të shqiptarëve të mirë në Diasporën e largët në Amerikë, në Europë e kudo, se jemi të qytetëruar dhe e meritojmë të bëjmë pjesë në familjen e madhe të Brukselit, ashtu siç jemi në Nato apo në një numër të madh organizmash ndërkombëtare.
 
Respekte për zonjën Kozeta Zylo, për stafin vullnetar të TV Alba Life dhe gjithë atyre shqiptarëve që na japin mesazhe inkurajuese.
 
Të mirë u dëgjofshim
Alfred Papuçiu
Gjenevë, më 27 shtator 2011
Fieri.com / Alfred Papuciu


Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00