Në rrugën e prostitutave në Athinë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Në rrugën e prostitutave në Athinë

Vajzat shqiptare të rrugëve të mëkatit. Bisedë me njërën prej tyre, dhe jeta e pistë e rrugicave pranë sheshit të njohur, "Omonia"

Afër sheshit "Omonia" në Athinë, janë dy rrugë dytësore "Zininos" dhe "Zheranues", që të dyja me dalje në dy rrugët kryesore të kryeqytetit helen, në "Agjikonstandino", dhe "Pireus". Këto dy rrugë janë të famshme për vajzat që ushtrojnë aty atë që quhet "zanati më i vjetër në botë".
Ka rumune, bullgare, greke, ruse, vajza me ngjyrë, e për fat të keq, nuk mungojnë as vajzat tona. Qëndrojnë në të dy anët e rrugës, të mbështetura në ndonjë pemë ose tabelë, në pritje. Dallojnë menjëherë, për shkak të veshjes provokative dhe vështrimit joshës. Flasin dhe komunikojnë me gjuhën greke me këdo që u afrohet, pavarësisht se janë nga kombe të ndryshme .


Sapo gjejnë një klient dhe bien dakord për çmimin (zakonisht 25 apo 30 euro për 30 minuta), ato nisen përpara dhe klienti u shkon pas. Dy hotele shumë afër këtyre rrugëve të mëkatit, e kanë ngritur begatinë e tyre pikërisht mbi këtë "zanat". Njëri është "i pastër dhe me komoditet", ndërsa tjetri "nuk ka dush", - na thotë shoqëruesi ynë (S.R. emigrant nga Fieri), që e njeh mirë zonën.
Sipas vajzave, "kjo është një punë si të gjithë të tjerat". Edhe S.R. është dakord: "Mbajnë familjen që kanë në Shqipëri, ndonjëra ka edhe tutorin në kurriz, po jo të gjitha".
Jemi në një të shtunë të muajit shkurt. Me shoqëruesin tim (aty e thërrisnin të gjithë Sotir, por në Shqipëri kishte emër tjetër), jemi futur në një kafene. Pronari i lokalit, i quajtur Jani, ishte ulur pas banakut. I thirrëm për të na shërbyer, por nuk morëm përgjigje. Paralel me ne hyn dhe ulet një i njohur i Sotirit, shtetas grek. "E ka zënë gjumi në karrige, - thotë ai për Janin, që nuk dëgjon kur e thërrasim, punon deri vonë dhe nuk ka kohë që të shkojë në shtëti".
"Janë qenër të elkut", - shton Sotiri në shqip. Gjithsesi, Jani u çua dhe na serviri ato që porositëm. Dera kërciti me zhurmë. Kthyem kokën dhe pamë të futen brenda tri vajza të reja. Hodhën sytë nga tavolina jonë dhe njëra prej tyre u shkëput nga shoqet dhe u drejtua për aty. Ajo kishte njohje me Sotirin. Na përshëndeti shqip dhe tha se, "na merr malli të flasim gjuhën tonë". E kuptova edhe nga theksi se vajza ishte korçare.
"Edhe dy vajzat e tjera janë shqiptare, - tha ajo, - njëra nga Elbasani dhe tjetra nga Berati". Greku ngjitur me ne, po fliste greqisht me beratasen. Shoqet e thirrën "Maria". E kotë të pyesnim, sepse ishte e sigurt që kishte emër tjetër. Vajza nga Korça, (këtë e thërrisnin Kristina), na sqaroi se po bënin pazarin. Fillimisht, Maria ka debatuar me të, pas pak është çuar nga tavolina dhe pas saj doli edhe greku.
Nuk duhet ta marrin vesh se kanë të bëjnë me një gazetar, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në pyetje.
Korçarja vijonte të fliste e të tymoste. Na thotë se si një shoqja e saj (lushnjare), i kërkonte pagesat para se të shkonin në hotel. Vajza që shkon të prostituojë, nuk i merr vetë të gjitha eurot. "Sa herë që shkojmë në hotel, 5 euro ose 10 euro i merr hotelxhiu dhe të tjerat i marrim ne".
Kristina është e zemëruar me disa tipa që, sipas saj, "janë drogaxhinj", "nuk bëjnë dot seks" dhe pastaj "nuk japin lekët". "Para së gjithash, i shikojmë se mos janë të pirë", - shton ajo. Pastaj hedh sytë nga Sotiri dhe më drejtohet mua: "Ky shoku yt po më pëlqen, në rast se është dakord, do t'i marr vetëm 20 euro me gjithë hotelin. Do të mbetet i kënaqur, di gjëra që ai nuk i ka bërë asnjëherë".
Sotiri qeshi, por ishte aty për tjetër punë. Sipas marrëveshjes sonë, nuk duhej të thoshte që ishte me një gazetar. Ndaj, nisi t'i shmangej si mundte.
"Mos ki merak, se unë jam e pastër dhe nuk kam sëmundje", - përsëriste "Kristina". Sotiri vijonte të bënte shaka, duke i thënë që "do binte dakord vetëm me një kusht, që ajo, para se të shkonte, t'i tregonte se çfarë ishte ajo që unë nuk e kisha bërë ndonjëherë. Vajza qeshi më të madhe.
Pas pak minutash arriti të gjente një klient, që sapo kishte hyrë në lokal. I pamë që dolën të dy, si zakonisht, ajo para dhe klienti pas.
"Është e zonja, - tha vajza, e cila mbeti vetëm me ne në tavolinë. Ka fituar shumë baste, klientët e saj nuk i mban më shumë se 10 minuta. Ajo është nga Elbasani". Por, Sotiri më thotë më vonë që ato gënjejnë për emrin, qytetin dhe për gjithçka tjetër. Dukej rreth 23 vjeçe, kishte ardhur në Greqi me familjen. Ishte e pamundur t'i haje kohën me pyetje. Atëherë, i propozova diçka. I thashë që do t'i paguaja 20 euro, por doja vetëm të më fliste dhe të më tregonte rreth jetës që bënin ajo dhe shoqet e saj. Më pa me shumë çudi. Njëherë u çua të ikte, duke thënë, "nuk kam kohë të merrem me këto gjëra", pastaj, kur Sotiri nxori lekët, u ul dhe tha: "Mirë, por vetëm 30 minuta".
Bisedën me të, po e sjellim më poshtë:


Në këto dy rrugë ka shumë vajza shqiptare?
Në rrugë ka shumë vajza të huaja. Shqiptare janë pak. Më pak nga të tjerat. Mund të jenë 6 ose 7 në të dyja rrugët.


Cila është mosha e tyre?

Nga 20 në 25 vjeç janë shumica, mund të ketë disa edhe më të reja. Ndonjë nga këto të rejat, që është në urgjencë për lekë, e ul pazarin ndonjëherë. Por, nëse diktohet, e mjera ajo. Ka disa vajza që janë rrahur paq nga vajzat e tjera për këtë shkak.

Nga janë kryesisht dhe ku rrinë?
Nuk tregojmë për këtë dhe nuk ka nevojë të tregojmë. Adresat e shtëpive përpiqemi t'i mbajmë
të fshehta. Por nuk kemi patur ndonjë sherr, apo problem me shqiptarët që vijnë këtu.


Keni shumë klientë? Ti vetë p.sh..?
Kjo për mua është shumë e lehte si pyetje. Ka konkurrencë të madhe dhe klientët pretendojnë vajza të reja në moshë. Unë, falë moshës dhe bukurisë që kam (qesh, por në fakt ishte vërtet vajzë e hijshme, aq sa të dhimbsej që bënte atë punë), nuk largohem pa 5 ose 6 klientë. Dita e shtunë dhe e diel është më e lodhshme për ne, pasi ka më shumë punë.


Klientët janë të huaj apo shqiptarë?
Unë preferoj shqiptarë, se janë pa llafe dhe nuk bëjnë pazar dhe paratë t'i japin në vend. Ka raste ku unë nuk prezantohem si shqiptare, flas greqisht, ndërsa klienti, kur mbaron punë, më shan shqip, pa ditur që e kuptoj. Më vjen keq, por këtë punë kam zgjedhur unë.


Keni dokumente, ndonjë licencë?
Çfarë licence thua!! Këtë punë e bëjmë fshehurazi nga policia. Licencë kanë ato të dritave të kuqe, ne rrimë me frikë. Në mbrëmje, kur puna jonë është më e madhe, ata vijnë dhe të shikosh se si largohemi me vrap, ka raste që kontrollojnë hotelet. Këtu e kemi punën më keq, se nuk largohemi dot. Ndonjë e kanë kapur, por vajzat shpëtojnë, se shumica janë me dokumente të rregullt, ashtu dhe klienti, dhe na lënë kur prezantohemi si të dashur. Ndonjë ha edhe gjobë, por ama të madhe. Ç't'i bësh?

Si arrini të mbroheni nga sëmundjet?
Marrim masa mbrojtëse me të gjithë. Ka klientë (kjo më ka ndodhur edhe mua), që kanë dëshirë ta bëjnë pa prezervativ, por unë nuk e kam lejuar. Është më mirë për të dyja palët.


Paratë i mban vetë të gjitha?
Ne marrim më shumë se ato të dritave të kuqe. Ato marrin 15 euro, kurse te hoteli ne paguajmë 30 euro, 10 prej tyre i paguan klienti për hotelxhiun, ndërsa të tjerat janë të miat.


Ke tutor?
Nuk është nevoja të shprehem për këtë. Kam të dashur dhe jo ndonjë që të më kërcënojë pse nuk kam zënë para. Kam dhe familjen time, dhe me këto lekë mbahen të gjithë.


Po të tjerat kanë tutor?
Pak njoh që kanë tutor. Nja dy vajza që largohen me makina, i kam parë që vijnë të nesërmen të nxira në fytyrë. Ato duhet të kenë.


Vajza pa orën dhe si me komandë u çua në këmbë. "Ciao", - më tha, dhe pasi rregulloi fundin e shkurtër dhe pak flokët, doli jashtë me nxitim. Pas pak, lokali u mbush me vajza dhe me klientë të tjerë. Sotiri më rreh shpatullat dhe më thotë të dalim: "Nuk të pashë që të mbaje shumë shënime, vetëm mos i jep të tëra në gazetë, pasi këtu unë jam i njohur", - më thotë duke qeshur.

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
xhoni kotorri 28 July, 2010 05:06:32
un dua nje vajz te 17 vjec nga greqija te jet e bukur faleminderit per mirkuptimin faleminderit
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.33