Greqia leje emigrantëve pa dokumente të festojnë Pashkët në Shqipëri

Font size: Decrease font Enlarge font
image

ATHINE-Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi por që iu ka skaduar leja e qëndrimin në shtetin helen mund të lëvizin lirshëm gjatë muajit mars që përkon me festën fetare të Pashkëve, katolike dhe ortodokse. Siç bën të ditur media greke, ministri i Brendshëm grek ka firmosur urdhrin që lejon lëvizjen e lirë të të gjithë emigranteve, që u kane skaduar lejet e qëndrimit dhe janë në pritje të rinovimit të tyre. Në shtetin fqinj jetojnë afro 100 mijë emigrant shqiptarë, një pjesë e mire e tyre me dokumente të rregullta që i rinovojnë sipas afateve të parashikuara nga ligjet greke.

Kështu të gjithë ata emigrant që kanë dorëzuar dokumentet për të rinovuar lejet e qëndrimit, me anë të dokumentit që disponojnë mund të lëvizin lirshëm nis nga dita e sotme 14 mars. Greqia lejon lëvizjen e lirë të emigrantë për plot 3 muaj deri më 14 maj. Sipas qarkores së firmosur dje nga ministri, Prokopis Pavllopullos, emigrantet duhet të paraqesin në pikën e kalimit kufitar pasaportën, vërtetim se kanë dorëzuar dokumentet për rifreskim të lejes së qëndrimit, lejen e skaduar dhe numrin e kodit fiskal. Po në bazë të këtij urdhri, mësohet se emigrantët nuk kanë të drejtë të lëvizin në vendet e zonës Shengen. Pra leje për të lëvizur pa leje qëndrimi është dhënë me rastin e festave në mënyrë që emigrantët të festojnë në vendin e tyre. Qarkorja e ministri së Brendshme është shpërndarë nëpër pikat kufitare të Greqisë. Këtë vit Pashkët Katolike janë më datë 12 prill, ndërsa Pashkët Ortodokse më 19 prill. Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik që simbolizon Ringjalljen e Jezusit të ndodhur tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
1.00