SHBA: Inagurohet Kopshti Kulturor Shqiptar, zbulohet statuja e Nënë Terezës

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Në një ditë me shi, më shumë se 300 njerëz u mblodhën në parkun “Rockfeller” të Cleveland-it, Ohio, të shtunën në mbrëmje për të festuar ngritjen e Kopshtit Kulturor Shqiptar. Një statujë e gjatë prej bronzi e bamirëses shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqen për punën e saj me të varfrit u zbulua midis shume emocionesh dhe krenarie patriotike. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe tre fëmijë muzikantë të cilët janë adoptuar nga jetimoret e ngritura nga Nënë Tereza.

Ne ceremonine me rastin e vendosjes se bustit te Nene Terezes e cila zgjati rreth 65 minunta morën pjesë edhe shumë shqiptarë të cilët kanë nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas viteve 90, studentë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, etj.. Mids te tjereve ishin te pranishem edhe presidenti i Shqiperise Z. Bujar Nishani, kryetari u bashkise se fierit z. Baftjar Zeqaj, Dona Brady, etj. Hymni Kombetar shqiptar i kenduar me vone nga kengetarja e njohur fierake Bruna Sota Hoxha ngriti ne peshe krenarine kombetare dhe i hapi rrugen festimeve. Një grup valltarësh me veshje popullore, kercyen para gjithe vizitoreve shqiptar e te huaj dhe paraqiten me dinjitet anen atistike te popullit shqiptar. Nje kenge polifonike nga grupi lab i Mallakastres u shoqerua nga zeri i kengetarit Gezim Nika etj.,.

Kopshti Kulturor Shqiptar ka ende edhe dy faza të tjera për të kaluar. Faza e dytë përshin ndërtimin e një shatërvani të madh. Ideja është që kjo pjesë e parkut të përdoret nga shqiptarët e Amerikës, për dasma, festa dhe piknik. “Ne duam që të përdoret dhe jo thjesht të shikohet”- thanë përfaqësuesit e Bashkisë së Clevelandit. Kështu edhe Shqipëria do të ketë kopshtin e saj kulturor në Cleveland, në një park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia, India dhe shumë vende të tjera.

Mbremja kaloj ne nje atmosfere te kendeshme ku Bruna me repertorin dhe zerin e saj melodioz kenaqi te gjithe pjesmaresit. Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.

 

Fieri.com / Indrit Sulaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.50