Timo Lule, kenga qytetare fierake po humbet origjinalitetin

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Timo Lule edhe pse ne moshen 86 vjecare  ka nje kujtese te admirueshme  nderkohe qe cdo mengjes e gjen te shetise trotuarit kryesor te qytetit Fier. Edhe pse 11 vjet larguar nga qyteti I tij shume i dashur, kjo per shkak te moshes, ai jeton ne Itali tek djali I tij por sa here qe kthehet ne vendlindjen e tij ndihet cdo here e me shume I deshperuar dhe kjo per shkak se nuk gjen  me bashkemoshataret e tij.

Timo Lule njihet ne Fier  pothuajse nga te gjithe dhe kjo per vet faktin se ka punuar ne arsim e kulture por edhe per vecantine e tij I apasionuar shume pas muzikes popullore qytetare fierake , per te cilen ka botuar edhe nje liber me 70 tekste kengesh  nderkohe qe te tjera kane mbetur pa u botuar po qe tashme kendohen nga te gjithe fieraket e vertete, pohon ai per GSH. Lule eshte I martuar dhe nga martesa ka dy femije, djal dhe vajze. Djali ka mbaruar Institutin e larte te arteve e jeton en Itali nderkohe qe vajza ka mbaruar kimiste e larte. Profesor Timon e takuam nje mengjes teksa po   kryente “ritualin” e mengjesit.

U takuam dhe u ulem ne nje kafene ne qender te qytetit, e fresket dhe folem gjate, folem gjate  ne teresi por per “brengen” e tij per kengen qytetrare fierake ne vecanti. Foli dhe na tregoi shume gjera rrethe saj, na tregoi edhe historine e vertete te goces se berberit qe I eshte ngritur edhe kenge nga kengetari i vjeter fierak Kiu Poro. Na tregoi edhe per Llazi Spiron te cilin e denuan ne burg  regjimi I Zogut ne Berat por  me pas e liruan fale nderhyrjes se gruas se nje tregtari te fuqishem ne Berat.

Profesor Lule  na foli edhe per tekestet dhe melodite e kenges popullore qytetare fierake qe tashme po humbasin origjinalitetin e tyre. Ai na pohoi se rrethe viteve 1985 ka derguar ne Institutin e folklorit nje doreshktim me 285  tekste kengesh qytetare fierake. Tre vjet me pare bashkia e qytetit Fier professor Timo Lules i akordoi edhe titullin “Qytetar Nderi”.

Profesor Timo, kur keni filluar per here te pare lidhjen tuaj me kengen popullore qytetrare fierake?

Qe ne moshen dhjete vjecare kur shkoja cdo darke tek njerezit e mi te afert, daja, tezja pra tek familja e gjyshit nga mamaja, familja e Buz Bogos. Ishte nje familje qe nuk kishte nate te mos kendohej. Ajo shtepi quhej edhe shtepia e haengut. Kenget I kam mesuar nga gjyshi dhe nga daja.

Ju keni botuar nje liber me tekestet e kengeve popullore qytetare fierake. Sa kenge behen afersishte?

Mosha ben te sajen por jam mire nga kujtesa. Ne kete liber kam botuar 70 tekeste kengesh. Por ka edhe shume te tjera pa u botuar. Fatkeqsishte nuk I hodha dote te gjitha ne liber. Prej kohesh ndjeja sit e domosdoshme berjen e ketij libri.  Me dukej sikur edhe ata qe I kane kenduar keto kenge me thoshin, he Timo, beje librin se do te na ringjallesh. 

Cilet jane disa nga kengetaret qe i mbani mend qe i kendonin ato kenge?

Vija shpesh tek gjyshja. Aty kendonin, bile gjyshja me thoshte  ata jane fukarenje e ti shkon dhe u bie havale. Po jo me gjyshe , ja ktheja, nuk shkoje per te ngrene por per te kenduar se aty ka kenge. Aty kendohej cdo nate nga ora 20 deri ne nje pas mesnate. Aty vinin edhe komshinjte si Verriajt, Palolajt etj.  Me kujtohen Kiu Poro, Llaz Spiro, Ilia Bele, Jan Paloli, edhe ndonje tjeter por qe sme kujtohen te gjithe ne keto moment.

Cila ka qene puna juaj?

Kam qene ne Gjirokaster ne vitin 1947  kur pas nje muaji me thane te transferohesha dhe shkova ne ansamblin e ushtrise e kam punuar deri ne 1950. Me pas u ktheva ne Fier dhe kam punuar mesues ne shkollen tete vjecare “Penallopi Piro” deri ne 1982 mqe dola ne pension. Aty rreth viteve 1985 dergova ne Institutin e studimeve folklorike 285 tekste kengesh popullore qytetare fierake.

 Kush e ka bere kengen “goca e berberit” dhe  cila eshte historia e saj e vertete ? 

Ate kenge e ka bere Kiu Poro bile e ka regjistruar edhe ne disk gramafoni ne ate kohe. Familja e saje ka ardhur nga shqiperia e mesme. Shtepine e kane pasur  diku aty tek ura me pasarela kur shkon nga fidanishtja e vjeter. Hajredin beriberi I thoshin te atit te vajzes. Ajo ka qene shume e bukur  sa qe kur kalonte rruges  te gjithe djemte e pelqenin e dashuroheshin pas saj. Kjo histori ka rrethe viteve 1930. Kenga me pas kur u be kendohej sin e Fier, berat, Lushnje, leskovik , permet etj. Bile permetaret preterndonin se e kane kengen e tyre por s’eshte e vertete. 

A do te na tregoni ndonje histori  mbreslenese te asaj kohe ?

Para viteve 1944 kengetari Llaz Spiro zihet me disa ne zonen e tij  ne Shenpjeter  dhe e fusin ne burg. Ne ate kohe fieri ishte nen vartesi te Beratit sepse edhe si qytet fieri u ndertuar nga tregtaret Vrionas te Beratit. Ne burg Llazi kendonte , kendonte aq bukur sa dilnin banoret ne dritare dhe e degjonin cdo darke apo paradiute. Nje here gruaja e nje tregtai ne Berat I thote te shoqit. Une e di qe ne burg futen ata qe vrasin e vjedhin jo ata qe kendojne. Gjynah qe mbani nje kengetar te tille ne burg. I shoqi I saj nderhyne dh e lirojne  Llazin nga burgu.

Cili eshte mendimi juaj rrethe kenges popullore qytetare fierake?

Sa vite po kalojne ajo  po deformohet. Kritiken tashme nuk e pelqejn keta te rinjte. U deformojne vargjet. Kenget po lihen ne harrese, po ndryshohen tekstet dhe melodite. Pershembull pot e sjell nje rast. Vetullat e tua kthyer si dere xheneti, o xheneti, qasu te te puthe nje cike se s’behet kiameti. Kete e kane ndryshuar dhe e kane bere: Tani qe u plaka si tia bej i shkreti, qasu te bejme dy fjale se s’behet kiameti.

Kam pasur raste qe kur kam shkuar edhe ne dasma tipike fierake  orchestra nuk ka kenduar nje kenge tamam fierake dhe kjo me ka indinjuar deri aty sa jam cuar, kam marr mikrofonin e ja kam mrre kenges vete si pershembull : E mo do te marrim nje kenge, mbani iso more shoke, per hater te zotit shtepise, djali na u trashegofste, A degjon moj e zonje e shtepise, na jep nje raki te forte, ta pime per shendet te ciftit, fare na u trashegofte. Kjo ka qene kenga e pare qe kendohej ne cdo dasem myzeqare. Sapo mbarova mu ngjit nje pellembe ne ball. Kish vene nje 10 mije lekeshe, me puthi e foli e po shyqyre qe degjuam nje kenge fierake. Kane qene vrejtje dashamrirese.

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
shaban ereqi 25 December, 2012 03:10:40
respekte profesor mandolinen se harojme kure
avatar
eriton 07 January, 2013 02:33:22
Eshte faqe shume e mire informacionesh.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00