RAT-i (Rete Albanesi in Toscana)

Font size: Decrease font Enlarge font
image

RAT-i  (Rete Albanesi in Toscana) –  është bashkim i disa shoqatave dhe grupeve shqiptare në provincën e Toscanës në Itali që fillimisht krijuan një rrjet për të mbrojtur të drejtat e 70 mijë shqiptarëve të arsimuar dhe të integruar në jetën shoqërore dhe ekonomike të provincës. President i rrjetit Ismail Ademi, ashtu si dhe miqtë e tij  inisiatorë i takojnë brezit të dytë të shqiptarëve të arsimuar në Itali, por që asnjëherë nuk e kanë ndjerë veten të  shkëputur nga tradita kulturore shqiptare.

Ndaj RAT-i  në bashkëpunim me OJF Agora shqiptare për të ruajtur identitetin kulturor të shqiptarëve emigrantë inicioi një projekt të gjerë për forcimin e lidhjeve kulturore  Itali - Shqipëri, binjakëzimin e institucioneve kulturore dhe administrative Toscanë - Shqipëri.

Faza e parë e projektit, sapo ka filluar dhe konsiston në dhurimin e librave për Bibliotekat Publike në Shqipëri, me synimin e qartë të pasurimit të fondeve në këto biblioteka me libra në italisht. Pedagogu i Universitetit UFO,  Arben Jaupaj – administrator i network-ut  online për Bibliotekat Publike në Shqipëri , ishdrejtor i Bibliotekës Publike të Beratit, është tashmë  kordinator i këtij projekti për Shqipërinë.

Takimi i parë është bërë në Bibliotekën Publike të qytetit të Vlorës, ndërsa takimi i radhës u bë në Bibliotekën e qytetit të Fierit, kordinuar nga Departamenti i  Koordinimit dhe Monitorimit të Strategjisë së Zhvillimit pranë Bashkisë së Fierit.

Në këtë ceremoni tepër modeste dhe humane të dhurimit të librit , si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shpirtërore , sepse prej aty fillon dija, morën pjesë Presidenti i RAT-it Ismail Ademi, Zv/ konsullja Claudia Giachetti, kordinatori për Shqipërinë Arben Jaupaj, përfaqësues nga Drejtoria e Artit dhe Kulturës, nga pushteti lokal, si dhe dashamirës të librit .

Fondi prej 100 ekzemplarë të dhuruar nga RAT-i është një fond i konsiderueshëm për pasurimin e sektorit të librit të huaj në Bibliotekën e Fierit, pasi edhe kërkesat e lexuesve në gjuhën italiane janë në rritje. Presidenti I.Ademi do të shprehej se ky është një hap i parë dhe sigurisht do të ketë projekte në vazhdim për të forcuar nyjen lidhëse të kulturës dhe traditës shqiptare , për të forcuar krenarinë e identitetit genetik.

“Jemi të hapur, - u shpreh Ademi,- për të pritur projektet tuaja, kërkesat tuaja, për t`u ardhur në ndihmë me dëshirën dhe mundësinë që nuk mungon në këtë inisiativë.“

Mendohej që institucionet në Fier, sipas numrit të popullsisë së qytetit, të binjakëzoheshin me institucionet në Lucca, përfshihej këtu synimi jo vetëm për institucionet kulturore, por edhe administrative si dhe shkollat e qytetit. Vazhdimësia e projekteve të rrijetit RAT synonte përveç ndihmës humane që mund të sigurohej ,  edhe shkëmbim eksperiencash në fusha të ndryshme që udhëheqin jetën ekonomike, social-kulturore të vendit. Ky takim është përshëndetur  nga Kordinatori Arben Jaupaj, Zv/ konsullja Claudia Giachetti , Drejtori i Artit dhe Kulturës në Fier Frederik Jorgaqi, Përgjegjësja e Bibliotekës Anila Lloshi si dhe nga lexues të pranishëm në auditor.

Në kokteilin e organizuar për një rreth të ngushtë u hodhën idetë e para të bashkëpunimeve në vazhdim të cilat do t`i shohim të realizuara së shpejti për t`i dhënë frymëmarje kësaj linje të re që sapo ka startuar. Falenderojmë ideatorët dhe mbështetësit për këtë akses të ri që u krijua.

    

Fieri.com / V. Dafa

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00